Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përfaqësimi “dinjitoz” i Haxhi Zekës nga pedofilët dhe kriminelët e UDB-së (5)
Publikuar më 13 dhjetor, 2017 në orën 13:15 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shërbimi i UDB-së në Istog ka nën kontroll çdo sferë të institucioneve publike, pikërisht përmes njerëzve të ish-UDB-së dhe familjarëve të tyre të akomoduar nëpër këto institucione. Të gjithë ju që shprehni pak habi se çka po ndodhë edhe me zgjedhjet politike në atë komunë, pse Istogu u bë rast sui generis ose e vetmja komune ku zgjedhjet duhet të përsëriten, ose pse KQZ solli një vendim në favor të LDK-së dhe diskriminues për AAK-në, nuk e keni ditur një gjë – se KQZ-në në Istog e kontrollon UDB-ja. Lexoni se sa problematik kanë qenë rasti i udnbashëve të Istogut sa që për ta, viktimat kanë shkuar dhe janë takuar edhe me Stane Dollancin.

Shpesh herë e dëgjoni shprehjen “udbash” si referencë ndaj njerëzve të ish-sigurimit shtetëror të Jugosllavisë, më së shpeshti ndaj shqiptarëve që kanë punuar për atë shërbim, ose ndaj atyre që edhe sot vazhdojnë me mision të saj. Në këtë vazhdim do t’u sjellim dëshmi se si funksionon ai mision shkatërrues në arsim, polici, komunë, gjykatë, shëndetësi, dhe më e rëndësishmja, në komisionin komunal të zgjedhjeve. Çdo gjë këtu është publike. Nuk ka nevojë të hulumtoni aq shumë. Kanë dalur në shesh haptas dhe mburren se po sundojnë.

Në vazhdimet e mëparme keni mundur të vëreni se si ish-funksionarët e UDB-së, në prag të shpërbërjes së këtij shërbimi i kanë futur familjarët dhe të afërmit e tyre nëpër institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës, ashtu që ta sigurojnë vazhdimësinë e misionit të UDB-së edhe në ditët e sotme. Njëri prej tyre në Istog ishte Hamdi Bujupaj, i cili kishte punësuar kushëririn e tij Januz Bujupaj. Së pari të shohim se kush ishte Hamdiu.

Kopja e dokumentit zyrtar të Hamdi Bujupajt



























Dokumenti që shihet nga fotografia e mësipërme nuk është letërnjoftim por librezë e UDB-së. Këtë na e vërteton edhe përmbajtja që shfaqet në faqen tjetër, ku thuhet (në serbisht dhe shqip): "Poseduesi i këtij legjitimacioni është i autorizuar që, në raste të parapara me ligj, të legjitimojë, të mbajë e shoqëroj personin gjer në organin kompetent, të hyjë në banesë të huaj e lokale tjera dhe të bëjë bastisje pa urdhëresë me shkrim, të bëjë shikimin e dokumentacionit të caktuar të organeve ose organizatave, të marrë përkohësisht sendet që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale, të shërbehet me mjet të huaj transporti e mjet të lidhjes, të bajë armë të zjarrtë e ta përdori, si dhe të ushtrojë punë tjera të parapara me ligj dhe dispozita tjera.”

Kompetencat e UDB-ashit Hamdi Bujupaj



















Ky është një dokument tipik i UDB-së me kompetenca të pakufizuara. Se çka ka bërë Hamdi Bujupaj, po ia lëmë të gjitha të kaluarës me përjashtim të një veprimi – punësimi i kushpëririt të tij Januz Bujupaj në të njëjtin sektor, i cili pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe largimit të Serbisë kur punonte në KOS (Kontra Obaveštenje Služba (Shërbimi i Kundër Zbulimit), vazhdon të punoj në policinë e Kosovës si hetues në Istog. Çka bënë Januzi në Kosovën e pas luftës duke punuar në sektorin e njëjtë por në kuadër të policisë së Kosovës, tash duhet të na interesoj shumë sepse ende është aty me detyrë. Januzi shtrembëron, censuron ose edhe i shkatërron sistematikisht rastet rastet që lajmërohen në polici në njërën anë, ndërkaq në anën tjetër monton, po ashtu sistematikisht, raste të cilat i dërgon në prokurorinë e Pejës. Në Pejë ekziston një prokuror me emrin Ardian Hajdaraj, i cili është familjar i Smajl Hajdarajt të vrarë. Ardiani nuk lejon kurrfarë padie kundër askujt të LDK-së. Me tjerët prokurorë në Pejë, Januzi e ka darsëm gjithmonë, që do të thotë se me ta i kryejnë dhe monitorojnë krimet që ndodhin në Istog. Çfarëdo rasti të raportoni në polici dhe çfarëdo padie të dërgoni kundër Januzit në prokurorinë e Pejës, Januzi nuk pjerdh për to hiç sepse e din se i ka argatët e tij aty. Mirëpo, Januzi filloj të shqetësohet shumë kur unë fillova t’ia bëjë publike disa krime të tij, dhe me dërgonte njerëz të më bëjnë presion që të mos e denoncoj publikisht. Njëri prej atyre njerëzve është Halil Zymberaj, i cili më ankohej që të mos shkruaj për Januzin sepse e paska mik. Pas disa ditëve, unë përsëri denoncoja publikisht Januzin, e Halili më ankohej:
- Aaa, qetash ma ke prish qejfin fort. The qe s’shkrun ma për Januzin, e m’kallxun djemt qe prap kishe shkru n’fejsbuk!
- Ani çka more?
- Paj unë e ti jemi jarana, e Januzin e kam mik. S’ka bre njeri ma t’mirë se ai!
- Po çka lidhje që e ki mik? Unë e ti jemi kanë, jemi edhe mbesim jarana deri n’pakufi. Me Januzin i kam raportet zyrtare dhe e kam paditur se m’i ka fallsifiku disa raste.
- Po n’rregull osht ajo që e ke paditë, le t’merret gjykata me të, po n’fejsbuk mos shkruj për të.
Qëllimi i Januzit pse po shqetësohet shumë kur unë shkruaj për të në fejsbuk dhe portale tjera, është sepse ai e llogaritë që gjykata është vetëm pjesë përbërëse e rrjetit kriminal të tij dhe jo vetëm që nuk e prekë kurrë, por shërben si pararojë e krimeve të Januzit, pra i kanë telat bashkë. Për këtë Januzi nuk mërzitet fare. Padite ditë e natë në prokurorinë e Pejës, dhe atij vetëm sa i bëhet qejfi më shumë, sepse aty ndodhë qysh don Januzi, pra rastet kundër tij hidhen poshtë, Januzi informohet me kohë kush po e paditë, e pastaj ky fillon ofenzivën. E tërë kjo mbetet e panjohur për publikun, dhe ju tani jeni në ndjekje nga Januzi, pra Januzi del fitimtar e ju i humbur dhe i përndjekur. Kur dikush merr guximin t’i raportoj publikisht krimet e Januzit dhe të tjerët vazhdojnë t’i sjellin rastet e tyre dhe ato bëhen publike, atëherë Januzi shfrytëzon rrjetin e tij për t’ia tërhequr vërejtjen dhe t’iu bëjë presion, si për shembull mua nëpërmjet Halil Zymberajt. Se sa njerëzve ua ka bërë kështu, nuk po i raportojmë këtu, por me rëndësi për publikun është që ta dijë, edhe ashtu publiku e di bukur në masë, se strumbullari i krimeve të UDB-së, censurimit të tyre, shtrembërimin e provave ose edhe shkatërrimin e tyre, është Januz Bujupaj. Ja për shembull, Januz Bujupaj ka shtrembëruar dhe neglizhuar rastin e një konflikti pronësor në Istog, ku në bashkëpunim me një serb të quajtur Novica Antiq (i njohur me pseudonimin Mallajci), gjyqtarin Daut Demiraj dhe pronarin e një parcele të tokës, kanë planifikuar dhe e kanë shantazhuar një pronarë biznesi t’i marrin haraç 150 000 euro, me pretendimin se matja kadastrale ka treguar kufiri ose mexha e pronës tani të shitur të serbit, duhet të jetë dy metra brenda territorit të pronës së shqiptarit, ose një sipërfaqe prej 2,5 ari. Për realizimin e këtij qëllimi, e nxisin Mallajcin të deklarohet rrejshëm se nuk ka problem për pronën në fjalë. Po ashtu, edhe Blerësit Enver Arifaj dhe Bashkim Arifaj deklarojnë rrejshëm para Noterit se nuk ka kurfarë problemi për pronën në fjalë. Mirëpo, familja Antiq, para shitjes së tokës kishte bërë një marrëveshje me dy pronaret fqinje të tokës, Rabe Rabaj dhe Shehrije Blakaj, për krijimin dhe asfaltimin e rrugës së përbashkët ndërmjet dy parcelave, fund e krye. Ajo marrëveshje ishte vërtetuar në gjykatë dhe të noteri, që do të thotë se është dokument që e ka fuqinë e plotë juridike. Rruga e përbashkët kalon 2 metra nëpër tokën e pronarit shqiptar të biznesit, por vetëm deri në gjysmë. Pjesa tjetër ka mbetur arë. Sipas marrëveshjes, ajo pjesë e arës ku ndërpritet rruga me asfalt, duhet të vazhdoj deri në fund, që do të thotë se ato 2,5 ari për të cilat kërkojnë 150 000 euro haraç, jo vetëm që nuk do t’i marrin, por duhet t’i lëshojnë edhe 2-3 ari deri në fund për ta vazhduar rrugën. Për këtë konspiracion në detyrimin e haraçit në vlerë 150 000 euro, është lajmëruar Zyra e Prokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, sepse në Pejë situatën e ka në dorë Januz Bujupaj. Ka edhe shumë e shumë raste të krimeve nga Januz Bujupaj, në mes tjerash për misterin e çantave me para, dhe masakrën e Banjës. Ju si publik ose si lexues, a keni ndonjë informacion se deri ku kanë shkuar hetimet lidhur me masakrën e Banjës? Normal që nuk keni, sepse Januzi me veprimet e tij u bënë të dyshoni nëse Nexhat Muzlijaj (i masakruari në Banjë) ka ekzistuar ndonjë herë. Për disa raste, ta zëmë ndonjë aksident trafiku apo kur dikujt i bie gripi, ju i mbani mend për një kohë të gjatë dhe interesoheni se çka u bë më tutje, dhe pse kishin ndodhur. Por masakra siç ishte ajo e Banjës, tash hamendeni nëse ka ndodhur apo jo. E po, i tillë është ky rrejt kriminal. Ta masakron njeriun ndër sy, e ti gradualisht shton dyshimin deri sa ta harrosh krejt, nëse ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është pspikologjia e UDB-së. Të bënë të dyshosh edhe në sytë tuaj. Komandant i stacionit policor në Istog është Enver Gashi nga Banja e Pejës. Enveri duhet të jetë vëllai ose familjar i Zymber Gashit. Shikoni në dokumentin e mëposhtëm të UDB-së kush ishte Zymber Gashi:

Një lutje në serbisht e Zymber Gashit nga K.K. i Istogut, me 7 taksa













































Sektorët tjerë të rrjetit kriminal: shëndetësia dhe arsimi

Kupola e rrjetit kriminal të UDB-së është e përqendruar në institucionet kryesore, me degëzime deri në punëtorët operativë. Në Istog kjo kupolë identifikohet me LDK-në ose partinë në pushtet. Përmes saj ndodhin punësimet ilegale, shantazhet, shpifjet, dezinformatat dhe krimet. Vesel Bujupaj është kushëri i Januzit. Veseli shkon në polici të raportoj se i ka humbur kartela e bankës, dhe se në të i kishte 380 000 euro. Policia bënë çmos t’ia gjëjë, por kur rasti shkon pak më lartë, si për shembull në Prishtinë, administrata tatimore e detyron t’i paguaj brenda dite 38 000 euro tatim. Kjo do të thotë se këto para kanë rrjedhë nga burime jo logjiore, prandaj kur shteti ka hasur në to, e ka detyruar të paguaj tatim urgjentisht. Po të kishte mbetur rasti për prokurorinë e Pejës, aty e kishte shkelur kushëriri i tij Januzi. Zize Blakaj – Bujupaj është gruaja e Veselit, që punon në administratën e komunës së Istogut, dhe i bënë dallaveret për tenderët. Para një jave, ose më 14 dhjetor 2017, ajo e ka punësuar vajzën e vet, Valjeta, si mësuese në shkollën fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc. Këtë e konfirmon edhe vetë Valjeta, si në fotografinë më poshtë:

Njoftimi publik nga Valjeta Bujupaj, e punësuar nga nëna e saj Ziza.




































Kjo që e shihni në foto, Valjeta Bujupaj, sipas shoqeve dhe shokëve të saj, ka qenë një ngelaqe, të cilës i ka ndihmuar Ziza (nëna e saj) përmës strukturës së UDB-së të instaluar në arsim, të marrë nota kaluese sepse nuk ka pasur shansë ta mbaroj shkollën vetë. Se çka zihet në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istogut, jeni njoftuar bukur shumë edhe në vazhdimet paraprake. Aty ndodhë lloj-lloj krimi, e kurrfarë cilësie e arsimit. Mbi të gjitha, Valjeta, siç tregon edhe postimi i saj në anglisht, është e dashuruar në qen, kur thotë: “There is no love, like a dog’s love!” që në shqip do të thotë: “Me dashuri t’qenit s’ka.” Nuk ka asgjë sensacionale me këto dashuri ndaj qenve, sepse arsimi përmes komunës së Istogut është kthyer në çerdhe të veprimeve shtazarake siç do të shohim edhe nga nëntitulli në vijim.

Çka t’doni keni, veç n’mujshit me ma qit qet qikë!

Ushtruesi aktual i detyrës së drejtorit, Ibrahim Bytyqi, njihet publikisht si ngacmues dhe keqtrajtues seksual i nxenësve të mitura. Tanimë keni dëgjuar se si pjesëtarët e UÇK-së, Emin Zagragjaj, Ramiz Kabashi dhe Shaip Çetta e kishin arrestuar pas luftës Ibrahimin dhe e kishin mbajtur në kamp-burg aty përballë gjimnazit, pasi një femër ishte ankuar se ky po donte me kapë me zor. Edhe për raste tjera të ngacmimeve dhe keqtrajtimeve seksuale jeni njoftuar, në mes tjerash kur policia e ka arrestuar Ibrahimin, por ka ndërhyrë gruaja e tij dhe e ka nxjerrë nga policia. Qysh e ka nxjerrë, jo po e dini. S’ka nevojë për komente të mëtejme.

Bokseri dhe pedofili i Haki Rugovës, Ibrahim Bytyqi

Ibrahimi me profesion është bokser sepse rrah nxënësit fizikisht, i ngacmon dhe keqtrajton femrat e mitura seksualisht. Kështu ai ka krijuar një diktaturë në gjimnaz. Një pjesë të nxënësve i zënë jarana, pinë cigare me ta zyre, dhe i angazhon në gjuetinë e shtrigave – spiunimin e profesorëve tjerë dhe angazhimin e tyre per me i qitë femra ose nxënëse të gjimnazit. Ndonëse janë të shpeshta rastet e tilla, do të shkëputim një emër e mbiemër. Në vitin e parë të gjimnazit sapo kishte ardhur njëra me emrin Ferdane Maloku nga Istogu. Po sa e sheh Ibrahimi, i angazhon dy nxënës spiunë të tij: “çka t’doni kini, veç n’mujshit me ma qitë qet qikë!” Po dihet për çka. A ka nevojë këtu t’ua sqaroj më tutje, apo ju e kuptoni shprehjen “me ma qitë qet qikë?” Ajo vazja, 14-15 veçare nuk dinte gjë. Shoqet e saj ishin tronditur kur kishin marrë vesh, nëpërmjet shokëve të tyre, se Ibrahimi po ka merak me ja qitë dikush qat qikë, sepse siç thoshin ato, Ibrahimi 50 vjeç, e ajo fëmijë. Në fakt, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ajo ishte e mitur. Shoqet e saj më njoftojnë se ajo (Ferdane Maloku) ka qenë shumë e bukur. Sidoqoftë, nuk ka rëndësi se a e sheh dikush të mirë apo të bukur, por me rëndësi është se një veprim i tillë nga Ibrahim Bytyqi paraqet vepër penale. Por Ibrahimi nuk shqetësohet aspak për këso gjëra, sepse ka tejkaluar raste edhe më të rënda sikur atë kur e arrestuan pjesëtarët e UÇK-së dhe ka mundur të pësoj shumë keq. Prej asaj kohe, Ibrahimi ka krijuar një lloj imuniteti ndaj ligjit, dhe këtë ia mundëson Januz Bujupaj në polici, Agim Haxhijaj dhe Haki Rugova në komune, e më tej rastet e tij nuk shkojnë.

Edhe KQZ-ja në duar të UDB-së

Është fjala për KQZ-në në nivel të Istogut, apo siç njihet shkurtimisht KKZ (Komisioni Komunal i Zgjedhjeve). KKZ duhet të jetë shumë neturale dhe e pavarur politikisht. Ju mund të mendoni se ndoshta po ekzagjerohet ky rrjeti i UDB-së, por pikërisht te puna e zgjedhjeve është më aktiv se në çdo punë tjetër. Për 15 vite, LDK në Istog i ka fituar zgjedhjet nga votat e serbëve të vdekur. Këtë e bëri edhe më 22 tetor 2017. Befasi në ato zgjedhje ishte se 795 vota për Haki Rugovën erdhën nga Serbia, kinse nga serbët e shpërngulur nga Istogu dhe fshatrat e tij. Haki Rugova ishte 671 para Gani Dreshajt. Hiqi 795 vota nga Serbia, dhe shiko se kush del fitues në raundin e parë. Është folur se Hakia para zgjedhjeve ka intervenuar me pare diku në Serbi për vota përmes një serbi, por këtë nuk mund ta besonim sepse s’kishim se si ta vërtetojmë. Vërtimi megjithatë erdhi kur u konfirmuan 795 vota nga Serbia, të cilat kishin ndodhur kështu: ka pasur mbushje në një apo dy vende në Serbi të fletëvotimeve. Në raundin e dytë të mbajtur 19 nëntor, serbi ose serbët (një grup i vogël) nuk do të ishin në gjendje të bënin mbushje masive nga një apo dy qendra të fletëvotimeve pa marrë para tjera prej Haki Rugovës. Ata nuk morën para Hakia, prandaj edhe votat nuk erdhën si herën e parë. Kur në raundin e dytë shumica e votave me kusht dolën në favor të gani Dreshajt, me çka edhe u përmbys epërsia e Haki Rugovës, Hakiu doli menjëherë me reagim dhe cilësime si manipulim mafioz nga Austria, Sllovenia, dhe Mali i Zi. Dikush do të thoshte se Hakia e kuptonte mirë këtë lojë sepse vazhdimisht ka bërë biznes të tillë me serbë, por në rastin e Austrisë. Sllovenisë, dhe Malit të Zi, është fakt se atje jeton diasporë më e madhe e shqiptarëve se në Serbi. Por për Hakinë rëndësi kanë vetëm votat e serbëve të vdekur nga Serbia, e jo të shqiptarëve nga diaspora. U konfirmua se mbi 50 vota me kusht për Gani Dreshajn ishin nga personat që tanimë kishin vdekur, dhe për këtë KQZ-ja shpalli rivotimin, por publikut nuk iu tregua se nga Serbia kishin ardhë mbi 500 vota të serbëve të vdekur ose 10 herë më shumë. Kush i ka fajet këtu? KQZ-ja, dhe personat kompetent do të duhej të burgoseshin për mos pastrimin e listave të votuesve për vite të tëra. Por pse nuk u pastruan listat, sidomos në Istogun sui generis dhe shumë problematik? Sepse, një gjë të tillë nuk e lejonte UDB-ja, të cilës i nevojiteshin emrat e personave të vdekur, sidomos të serbëve, për ta mbajtur në pushtet LDK-në me votat e njerëzve inekzistent deri në pakufi, ndërkaq shumica e shqiptarëve të gjallë le të vazhdojnë të votojnë kot – gjithmonë do të humbin. Kohëve të fundit, LDK ka dalur hapur duke kërkuar vota të serbëve të cilët këta nuk janë të interesuar t’ia japin masovikisht pa ryshfet, dhe pranojnë se serbët e Osejanit mund t’ia japin komplet votën Hakisë. Vështirë për t’u besuar sepse ata komplet nuk ua japin as kandidatëve të tyre serbë, por fushata e LDK-së është e përqendruar diku tjetër – në kërkimin dhe blerjen e letërnjoftimeve të serbëve të vdekur, me çmim ndërmjet 50 dhe 100 euro. Inicialet e një aktivisti të tillë të LDK-së janë I.S., shqiptar. Po e lëjmë me iniciale sepse i njëjti mund të ndiqet penalisht, prandaj nuk duam t’ia përmendim emrin e plotë sepse mund të ikë.
KKZ-në në Istog e kryeson Bashkim Ademaj, me email adresë: bashkim.ademaj@kqz-ks.org; bashkim.ademaj@hotmail.com, numër telefoni 044 393 723, ish-profesor i marksizmit në gjimnazin “Haxhi Zeka.” Ju do të dyshoni menjëherë se personi më kompetent nga KQZ-ja në Istog qenka nga LDK-ja, por prisni pak. Bashkimi është vëllai i Agim Ademajt. E dini kush është ky Agimi? Është ish-nënkryetari i Komunës së Istogut dhe njëherit edhe nënkryetar i degës së LDK-së në Istog, dhe ish-deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës (tash nuk është pas zgjedhjeve të qershorit 2017). Me këtë rast ju do të thuani: aiii, mjaft më se po shihet qartë dhe haptas se çka qenka puna e KQZ-së në Istog dhe pse Istogu po u sunduaka nga njerëzit që fitojnë me vota të serbëve të vdekur! Keni vetëm edhe pak durim se gati u kry vazhdim dhe kjo puna sui generis e zgjedhjeve në Istog. Bashkimi dhe Agimi janë të bijtë e Ramë Ademajt, ndryshe i njohur nëpër tërë rajonin e Istogut vetëm si Ramë Tulla. E tash, çka ka ki me na kallxu për këtë Ramë Tullën, se boll e morëm vesh punën e KQZ-së, LDK-së, UDB-së, gjimnazit, marksizmit, komunës, etj.
Ramë Tulla ishte nga fshati Lubovë. Profesionin dhe funksionin e tij do ta kuptoni më vonë sepse është e pamundur të përshkruhet me një fjali. Rama ishte i madh me shtat, i zi, me mustaqe, shumë i flliqtë prej goje, që ka toruturuar shumë shqiptarë sa që mediat e ndryshme të Jugosllavisë e kishin shpallur hero kombëtar të Jugosllavisë. Për Ramë Tullën edhe sot qarkullojnë shumë tregime, barcoleta, dhe humore, sidomos për fjalorin e tij të ndyrë kur ia rrafshitke nanën shumëkujt. Tregimi më i përhapur për Ramën lidhet me rastin e Haxhi Kajtazit, një mësues nga fshati Uçë, të cilin e kishte përjashtuar pa asnjë argument Ramë Tulla. Haxhiu vazhdon ankesat e tij të kota nëpër Istog, Pejë, Prishtinë kundër Ramës. Por nuk doëzohet dhe vazhdon ta shtyjë kauzën e tij deri në organet federative të Jugosllavisë. Aq larg shkon sa që më në fund i caktohet një takim Stane Dollancin, shefin e sigurimit të Jugosllavisë, faktikisht njeriu më i madh dhe më përgjegjës në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. Në vijim po su sjellim pjesën e bisedës ndërmjet Stane Dollancit dhe Haxhi Kajtazit,, e cila njihet bukur shumë tek gjeneratat më të vjetra nëpër Istog dhe rrethinë. Shumëkush e tregon në formë të humorit, madje edhe në serbisht (siç kishin biseduar ata të dy në Beograd), por ne po e sjellim të përkthyer në shqip. Pas fjalës dhe ankesës së Haxhiut, Dollanci duke qenë i befasur se si është e mundur të ndodhin gjëra të tilla në një fshat (atëherë ishte thuajse fshat) të quajtur Istog, mendon se duhet ndërmarrë masa, por duhet ta dijë se si, prandaj e pyet:
Stane Dollanci: Kush është kryetar i Komitetit në komunën tuaj?
Haxhi Kajtazi: Ramë Ademi.
Stane Dollanci: E kryetar i Lidhjes Komuniste?
Haxhi Kajtazi: Ramë Ademi.
Mendon njëherë Dollanci se është e mundur një person të ketë dy poste, por edhe se mund të ekzistojnë dy persona me emër e mbiemër të njëjtë, dhe vazhdon pyetjen:
Stane Dollanci: E kryetar i Sindikatës kush është?
Haxhi Kajtazi: Ramë Ademi!
Stane Dollanci: E i BVI-së (Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit)?
Haxhi Kajtazi: Ramë Ademi!
Stane Dollanci: E kryeshef i milicisë kush është?
Haxhi Kajtazi: Ramë Ademi!
Shtanget njëherë Stane Dollanci, dhe pyet pak me nervozë:
- E sa Ramë Adema i ka bre ajo far komune kaq e vogël e Istogut?
- Shoku Dollanc, atje ekziston vetëm një Ramë Adem, por ai vranë e kthjellë atje. Veç qysh t’i teket atij bëhet. Krejt veç një Ramë Adem i bënë!
E kuptuat tani funksionin dhe profesionin e Ramë Ademit? Në kuptimin figurativ, edhe sot në Istog sundon vetëm Ramë Ademi (UDB-ja), pavarësisht se ka disa emra, institucione, parti politike, kryeshefa të milicisë, etj. Ja analogjia e pyetje-përgjigjeve ndërmjet Stane Dollancit dhe Haxhi Kajtazit për ditët e sotme në Kosovë:
- Cila është partia më e madhe në Istog?
- UDB (LDK)!
- Kush është kryetar i komunës?
- UDB (Haki Rugova)!
- Kush është kryeshef i milicisë (tash i të ashtuquajturës polici)?
- UDB (Enver Gashi, Januz Bujupaj, Hysen Berisha, Izet Demaj)!
- Kush është kryeshef i KQZ-së në Istog?
- UDB (djali i Ramë Tullës)!
- Kush është drejtor i gjimnazit të vetëm?
- UBD (pedofili Ibrahim Bytyqi, ndërsa drejtor i drejtoratit për arsim Agim Haxhijaj)!
- Kush e udhëheq pedofilinë dhe ngacmimet seksuale në përgjithësi?
- UDB (Ibrahim Bytyqi, Arben Maxharraj, Xhevdet Zekaj, Izet Demaj)!
- Kush e pret malin më së shumti?
- UDB (Izet Demaj me tenderët e Haki Rugovës)!
- Kush e plaçkitë buxhetin e komunës dhe ia jep familjes si me kanë ai buxhet personal?
- UDB (Haki Rugova ia jep vëllait Haki Rugova, djalit Ilir (Haki Rugova), dhëndrrit Esat Bytyqi...
- E çka bënë me ato që mbesin?
- Pijavet aq shumë sa që edhe thyen shishet dhe pshurret n’pantolla, blenë vota prej serbëve të vdekur, angazhon aktivistë të blejë letërnjoftime të serbëve të vdekur....
- S’po të pyes më shumë se u bë tepër, por po çuditem se si është e mundur të ketë aq shumë UDB në atë Istog të vogël?
- Atje ekziston vetëm një UDB në praktikë, e cila e ka vetëm një mision, shtrihet çdo kund (edhe tek të vdekurit dhe tek ata që ende nuk kanë lindur), pavarësisht resoreve a është komune, shëndetësi, gjimnaz, polici, KQZ, shkollë fillore, pylltari, sheshe, tendere.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 926 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi