Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ali Meta – mėsues dhe patriot i madh (1925-2017)
Publikuar më 13 dhjetor, 2017 nė orėn 21:39 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mėsuesi dhe patrioti Ali Meta i pėrket familjes sė madhe fisnike shqiptare tė Alimetėve tė Gjurgjevikut nė Kosovė e fisit Berisha, me tradita e kontribute tė jashtėzakonshme pėr Ēėshtjen e Madhe Kombėtare tė cilėt kanė marrė pjesė nė tė gjitha ngjarjet mė madhore tė historisė sonė kombėtare pėr liri dhe pavarėsi tė Shqipėrisė dhe pėr Bashkim Kombėtar, ku po prej kėsaj familje tė Alimetėve lindi edhe tribuni i lirisė dhe pavarėsisė, Sadik Rama i Gjurgjevikut, bashkėkluftėtar i patriotėve tė tjerė tė mėdhenj si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem e Shote Galica etj.

Rrugėn dhe veprėn e madhe tė Alimetėve, tė nisur nga Tahir e Bali Fazlia si pėrkrahėsit dhe mbėshtetėsit e Isa Boletinit dhe tė Haxhi Zekės mė herėt, e vazhduan Sadik Rama me djemtė e tij Bajram, Zeqir,Ukė dhe Shaban Sadiku, nipat e tij, si dhe Met Ymeri, Nezir Balia, Ali Meta dhe kusherinjt e tjerė tė Sadik Ramės, dhe pėr nder tė prestigjit dhe tė respektit qė ai fitoi nė popull si luftėtar, strateg dhe vizionar pėr Ēėshtjen Kombėtare, Alimetėt e Gjurgjevikut filluan tė quheshin Sadikramėt e Gjurgjevikut.
E fillova me kėtė hyrje shkrimin kushtuar patriotit dhe intelektualit, mėsuesit dhe prindit tė shquar Ali Meta pasi kontributi i guximshėm patriotiko-kombėtar dhe intelektual i Profesor Aliut nuk erdhi si rastėsi por si njė traditė vijimėsie e mirėfilltė trashėgimie e familjes sė madhe patriotike e Alimetėve dhe Sadikramėve tė Gjurgjevikut.
Ali Meta ka lindur nė vitin 1925 nė Krumė tė Hasit ,pasi prindėrit e tij u detyruan ta lėnė Kosovėn kreshnike nga presioni dhe pėrndjekja qė regjimi serbo-sllav i cili u bėnte familjeve patriotike shqiptare, sidomos tė atyre tė cilėt e kishin kundėrshtuar regjimin dhe kolonizatorin serb me ēdo formė rezistence dhe sidomos me atė tė armatosur siē ishin edhe Alimetėt, Sadikramėt (Berishėt) e Gjurgjevikut qė i pėrket edhe Ali Meta.
Nė vitin 1935 familja e Aliut u vendos nė fshatin Qerret tė Durrėsit, fshat i cili u krijua nga shqiptarė tė ardhur nga Kosova tė pėrndjekur dhe tė dėbuar nga regjimi serb, vėnd tė cilin kosovarėt me punė e bėnė tė banueshėm pasi ishte njė pyll me shkurre dhe kėnetė e baltė. Pa kėtu u vendos nė viti 1935 Familja e Madhe e Sadik Ramės, tė cilin regjimi i Zogut e ēoi nė kėtė vėnd shkurror dhe kėnetor, ashtu sikurse edhe shumė e shumė familje tė tjera kosovare tė dėbuara nga regjimi serb tė cilėt Zogu i vendosi nėpėr lugina moēalore. Ali Meta qėndroi nė Qerret deri nė vitin 1941, vit nė tė cilin ata u kthyen pėrsėri nė Kosovė pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė nga Gjermania, gjė tė cilėn shqiptarėt e Kosovės e panė si shpresė lirie dhe ēlirimi nga zgjedha barbare dhe genocidi serb.
Duke pėrfituar nga ky rast Profesor Ali Meta filloi studimet nė shkollėn e mesme dydegėshe normale dhe tregtare nė Gjakovė nė vitin 1941 dhe pastaj nga Gjakova shkoi nė Prishtinė ku kreu Liceun “Sami Frashėri”.
Mirėpo “Ēlirimi” i Kosovės nga partizanėt komunistė nė fakt ishte njė riokupim sllavo-serb komunist akoma mė i egėr si pasojė e tė cilit filloi ndjekja, vrasja, dėbimi dhe reprezaljet mė kriminale dhe mė barbare kundėr shqiptarėve. Nė kėto kushte dhe rrethana edhe Ali Meta u detyrua dhe u kthye nė Shqipėri, pikėrisht nė Fshatin Qerret tė Durrėsit.
Mirėpo edhe nė Shqipėri kishin fituar komunistėt tė cilėt me komunizmin jugosllav ishin lidhur si mishi me thoin, dhe prandaj pėr t’i shpėtuar rrezikut tė kthimit dhe tė dorėzimit tė tij te jugosllavėt nga autoritetet e shtetit shqiptar tė asaj kohe, Profesor Aliu, u detyrua ashtu si dhe shumė tė tjerė qė tė qėndronin ilegalisht edhe nė shtetin amė sepse kishte njė marrėveshje jugosllavo-shqiptare, qė tė gjithė kosovarėt nacionalistė qė kishin kundershtuar dhe luftuar kundėr partizanėve nė Kosovė tė ktheheshin dhe tė gjykoheshin nga gjyqet ushtarake nė Jugosllavi. Dhe Shqipėria e zbatoi me zell tė madh kėtė marrėveshje antikosovare.
Si rezultat i kėtij bashkėpunimi bėhet i mundur arrestimi i Ali Metės dhe dorėzimi i tij te OZN-a jugosllave nė vitin 1946, pavarėsisht se Ali Meta kishte edhe shtetėsinė shqiptare.Pas hetimit disa mujor kthehet pėrsėri nė Qerret tė Durrėsit dhe fillon punėn e arsimtarit nė shkollėn e Katundit tė Ri.
Profesor Aliu jo vetėm si arsimtar nė shkollė por ai gjatė gjith kohės pėr tė nuk kishte pushim pasi ka qenė shumė aktiv dhe i palodhur edhe nė pergatitjen e kuadrove mėsimdhėnės, ka punuar me pėrkushtim dhe me shėmbull tė pashoq pėr ērrėnjosjen e analfabetizmit pasi 90% e popullsisė sė asaj kohe ishin analfabetė.
Nė vitin 1949 A. Meta dėrgohet pėr nevoja kuadri nga Durrėsi nė Krujė ku shėrbeu pėr 4 vite dhe mė pastaj u kthye dhe vijoi profesionin fisnik tė arsimtarit nė Fshatin Qerret derisa edhe doli nė pension nė vitin 1986 nė shkollėn e Qerretit, prej tė cilit nuk e ndanė as aferat shumė tė mira pėr nė qytet, por ai preferonte mė sė shumti pėr t’u shėrbyer si mėsimdhėnės farefisit tė tij, bashkėpatriotėve tė tij kosovarė si dhe bashkėfshatarėve tė tjerė tė tij, tė cilėt e donin dhe e respektonin shumė.
Profesori nuk shquhej vetėm pėr patriotizmin e tij, tė cilin e konstatoje qė nė minutėn e parė tė fillimit tė orės sė mėsimit. Ai nuk shquhej vetėm pėr dijen, erudicionin dhe urtėsinė, por ai shquhej edhe pėr thjeshtėsinė dhe modestinė e komunikimit me tė gjitha moshat, me nxėnėsit,me prindėrit e tyre, me kolegėt dhe me bashkėfshatarėt e tij. Sillej butė dhe kujdesej pėr nxėnėsit e tij edhe si njė prind i vėrtetė.
I palodhur dhe i gatshėm pėr tė ndihmuar bashkėfshatarėt e vet nė gjithēka, edhe me atė qė ishte mė e nevojshme e qė quhet puna e letrave, e ankesave dhe e kerkesave tė ndryshme pėr tė cilat kishin nevojė bashkėfshatarėt e tij. Ai ka lėnė pas njė shėmbull tė lartė i njė mėsuesi dhe edukatori model pėr tė cilin janė mirėnjohės qindra e qindra nxėnės tė cilėt morėn prej tij mėsimet e para tė diturisė, tė gjuhės dhe tė letėrsisė, por edhe tė historisė, tė edukatės e tė mirėsjelljes morale e qytetare.
Nga bankat e shkollės 8 –vjeēare tė Qerretit tė Durrėsit ku ka dhėnė mėsim prej rreth 40 vitesh mėsuesi i shtrenjtė dhe i paharruar Ali Meta kanė dalė me dhjetra e dhjetra kuadro tė lartė tė cilėt kanė bėrė dhe vazhdojnė tė bėjnė karrierė tė shkėlqyer nė sfera e lėmenj tė ndryshėm si agronomė, inxhinjerė, juristė, ushtarakė tė lartė karriere,mjekė, ekonomistė, mėsues dhe drejtorė shkollash tė arsimit tė sotėm 9- vjeēar e tė mesėm, drejtorė gjimnazi dhe shkollash profesionale, kryetar bashkie e komunash si dhe pedagogė universiteti, politikanė e deputetė.
Edhe nė rang Republike nuk besoj se krahasohet ndonjė shkollė 8-vjeēare e zonave rurale por dhe mė gjėrė me Shkollėn e Qerretit pėr numrin e tė diplomuarve dhe tė kuadrove tė lartė tė cilėt mėsimet fillore i morėn nga kjo shkollė 8- vjeēare. Pėr kėtė pa dyshim ka rolin e vet tė madh dhe kontributin e pazėvėndėsueshėm mėsuesi, publicisti dhe patrioti Ali Meta, tė cilit i janė mirėnjohės brezat e ishnxėnėsve tė cilė moren dijet e para dhe u arsimuan nga ai.
Nėse meriton ndokush qė tė dekorohet pėr kontribut tė lartė nė luftėn kundėr analfabetizmit, tė edukimit patriotik dhe tė arsimimit ėshtė vėshtirė tė gjendet njė rast meritokracie siē do ta meritonte mėsuesi i popullit, mėsuesi i merituar dhe patrioti Ali Meta.

Skėnder S. KAPITI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 315 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Martirėt e Lirise dhe Demokracisė
E dielė, 14 janar 2018 - 16:11
Nė 70 vjetorin e ekzekutimit Nata e 14 janarit tė vitit 1948. Njė natė e zezė. Qielli qante papushim. Retė nxinin mbi Gjirokastėr. Gjėmimet ushtonin me ...
Nėntorėt e shenjtė tė pėrgjakur dhe tė pėrl...
E shtunė, 23 dhjetor 2017 - 02:18
Muaji Nėntor mund tė shpallet edhe muaji i shenjtė pėr shqiptarėt kudo qė jetojnė. Nuk ka nevojė ndonjė shpjegim ose arsyetim pėr shenjtėrimin e kėti mu...
Vlerat e njė promovimi
E merkurė, 20 dhjetor 2017 - 00:09
SUEDI - Malmö (Dr. Nusret Pllana, Terrori i Serbisė pushtuese nė Kosovė 1844-1999”, Intervenimi i Nato-s nė Kosovė, dokumentari Dėshmitė e Heshtura dhe Fl...
Ali Meta – mėsues dhe patriot i madh (1925-2...
E merkurė, 13 dhjetor 2017 - 21:39
Mėsuesi dhe patrioti Ali Meta i pėrket familjes sė madhe fisnike shqiptare tė Alimetėve tė Gjurgjevikut nė Kosovė e fisit Berisha, me tradita e kontribu...
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi