Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shpirti i Skenderbeut duhet të jetoj edhe sot në zemrat e Preshevarëve
Publikuar më 15 dhjetor, 2017 në orën 19:19 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shpirti i skenderbeut duhet të jetoj edhe sot në zemrat e Preshevarëve, që të kemi sekretin e lumturisë që është liria dhe vetë sekreti i lirisë është vetë guximi, të kemi mendjen e Branko Merxhanit për Neoshqiptarizmin dhe me ndjenjën e humanizmit të Nënë Terezës.
Edhe pse zgjedhjet Lokale në Preshevë po ofrohen dhe nuk kanë mbetur edhe pak ditë, ku qytetarët e Preshevës duhet të votojn, edhe pse nuk kanë se përkend me votuar, parti pa vizione e pa platforma politike …

Parimi i partive politike në Preshevë është se nëse e has një skallav në gjumë mos e zgjoh nga gjumi, por leje të ëndrroj në gjumë për lirinë, në vend se të zgjojn dhe ti flasin për lirinë.
Ndjenja neveritëse dhe shumë dëshpëruse sidomos në fushata zgjedhore në Preshevë kur ndëgjojm lloj lloj fjalori të cilin vetëm politik, etik e njerzorë nuk mundemi ta quajm. Të qenurit qytetar i Preshevës shpesh herë të shkon në mendje se valla unë si qenje njerzore e këtij globi as që mund të rradhitem si njeri i botës së tretë nga ky mentalitet i partive politike lokale.
Presheva që ka, me dhjetra Akademik e Doktor Shkencash na ka mbetur që të na udhëheqin njerzë me gjymnaze të lëna në gjysëm, apo me pseudo Doktor Shkencash që i kanë blera ato Diploma në disa Kolegje private në rajon e që xhepi tyre është miljonsh e barku i asaj popullate është bosh pranë një mjerimi.
Parti që kanë mjete finaciare të paguaj autobusa që nga Europa për të sjell votus vetëm sa për të marrë pjesë në zgjedhje, inicativa qytetare të kalbura si blerja e zjarrfiksve që i duket me mendje se po jetojn në Zvicërr e nuk kujtojn se jetojn në një vend të robëruar në vend se këto mjete ti fokusojn në shkolla, edukim, etj…çdo gjë kësaj mund ti thuash vetëm humanizm JO!
Pasi që këto mjete duhet ti siguroj vetë shteti serb se ka me shumicë mjete të zjarrfiksve, që i bie shteti serb ti heqe dy tanke më pak nga Presheva dhe ato mjete ti dedikoj zjarrfikësve, pasi që kuntributi i kësaj natyre që qytetarët shqiptar të huazojn zjarrfiksa shtetit serb po i bie se po financoj aparaturën shtetrore që po i shtypë vetë ata.
Partit serbe janë unike në këto zgjedhje të cilat kanë hyrë me një listë në këto zgjedhje, kurse ato shqiptare janë të ndara edhe për më tepër se që kanë qenë me herët.
Arrestimi i disa militantëve partiak nga policia serbe në Preshevë pasi që paskën vendos disa flamujsh partish nëpër shtylla të qytetit, as që duhet të jetë lajm pasi që ku janë ata qytetar që për lider partish shkojn në burg kurse për identitetin e tij nacional as që i bie në mendje se ekziston dikund (Flamuri Kuq e Zi), për të vendosur atë flamur dhe jo ato leckash partish.
Disa parti me liderët e tyre udhtojn rreth e përqark europës për fushatat e tyre, të mbushet mendja se kanë buxhetin partiak sikur të përfaqsonë ndonjë popullat miljonshe e që në fakt përfqësojn vetëm lagje (mëhalla), kurs po ti kërkohej apo edhe kur vinë në pushtet lokal që të lobojn për të drejtat e shqiptarve të Luginës nëpër Europ as që i bie në mendje që ti ndërmarrin këto udhtime për ti trokitur çdo dere të institucionit europian për të drejtat e shqiptarëve që shkilen çdo ditë.
Disa parti tjera vinë edhe në Kosovë vetëm në kohë të fushatave për fushata elektorale dhe në organizimet e tyre i vendosin flamujsh me hartën e Shqipëris Etinike në ballë të tryezës kurse në Preshevë flamurin kombëtare e kanë vënë pas derës i cili është i mbuluar me pluhur.
Disa tjera parti e lider të tyresh vrapoj më shumë se kurr nga Tirana e Prishtina vetëm sa për të marrë një foto me ndonjë nga politikanët apo veprimtarët politik.
Ajo çfarë kërkohej tani është të nxirrte vendi nga errësira dhe padija, krijimi dhe çimentimi i një identiteti unik shqiptar në këtë pjesë, me një vetëdije shqiptare sikur të Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Branko Merxhani dhe Nënë Tereza. Ti harrojm këto mentalitete partish që nuk na dërgojn askund pos në humnera të hsitorisë, dhe të përqendrohemi për të kërkuar dozën e Neoshqiptarizmit vetëm ka europa dhe me europën dhe në europ në aleancë me SHBA-në, se e ardhmja jonë është ka pernëdimi i diellit.

Valon Jashari

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 437 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi