Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova edhe më afër EUROPOL-it
Publikuar më 15 dhjetor, 2017 në orën 19:25 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lajmi se organizata evropiane për luftën kundër krimit të organizuar, trafikut me qenie njerëzore dhe terrorizimit, Europol, ka vendosur që Kosova të jetë në listën prioritare nga shtetet anëtare të tij me të cilën do të lidhë Marrëveshje pune, lajm që u kumtua zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për siguri në BE, Olivier Onidi, gjatë një takimi që kishte me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, përbën një nga të arriturat e mëdha të vendit në fushën e sigurisë nacionale.

Siç dihet, Europol është mekanizëm ligjzbatues i cili u krijua relativisht vonë, saktësisht më 1998, detyrat e të cilit janë zbulimi i krimeve dhe lufta kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit. Europol si agjencion ligjzbatues nuk ka fuqi ekzekutive, mirëpo ky organizëm ndihmon shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi, që ta mbajnë nën kontroll nivelin e sigurisë nacionale i cili sfidohet në vazhdimësi nga grupe të ndryshme kriminale.
Marr parasysh faktin se me sigurinë nacionale nuk bëhet kompromis, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, qysh në ditët e para të ardhjes në krye të këtij dikasteri, kishte deklaruar se një ndër prioritetet e tij do të jetë ‘anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale në Fushën e Sigurisë. Për realizimin e të cilave, do të punohet në koordinim profesional dhe transparent me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Kryeministrin’.
Vetëm pak muaj pas kësaj deklarate, Kosova dhe institucionet e sigurisë së saj, marrin një lajm tejet të rëndësishëm përsa i përket sigurisë kombëtare, ngase ‘vendosja dhe aprovimi i Kosovës në listën e prioritare nga shtetet anëtare dhe aprovimi nga ana e Bordit Menaxhues të Europolit i cili vjen si rezultat i punës së vazhdueshme që MPB në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ILEC-un, MPJ-në dhe Zyrën e Kryeministrit’ e vë vendin në një situatë tejet të favorshme në luftë kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave të tjera që cenojnë sigurinë.
Vlen të theksohet se Kosova edhe në të kaluarën i ka marr shumë seriozisht paralajmërimet që kanë ardhur nga institucionet e sigurisë ndërkombëtare si Interpol dhe Europol rreth rrezikshmërisë që paraqet pjesëmarrja e qytetarëve të vendit në luftëra të huaja, mirëpo aprovimi i Kosovës në listën prioritare të shteteve me të cilat Europol do të lidhë Marrëveshje pune, e fortifikon luftën e pakompromis të institucioneve të vendit karshi grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale.
Lidhja e Marrëveshjeve të tilla pune si kjo që shumë shpejt pritet të ndodh me Europolin, dëshmon se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sigurisë nuk është i pamundshëm, vetëm se nevojitet një qasje konstruktive dhe serioze e institucioneve gjegjësese, gjë që në të kaluarën sikur mik ka ekzistuar në masë të kënaqshme.
Forcimi i shtetit në të gjitha dimensionet e tij e në veçanti në fushën e sigurisë, ndikon drejtpërdrejt edhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për investitorët të huaj, ngase siç dihet, brishtësia e institucioneve të sigurisë së vendit në të kaluarën, ka bërë që shumë sipërmarrës të huaj të tërhiqen nga ideja për të investuar në Kosovës.
Gatishmëria e Europolit që ta fusë Kosovën në listën prioritare të shteteve me të cilat ky institucion do të lidhë Marrëveshje pune, jep sinjale inkurajuese se Qeveria e Kosovës, dhe MPB në rastin konkret, sigurinë e vendit dhe qytetarëve të saj e kanë prioritet mbi prioritete dhe kjo duhet përshëndetur.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 382 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi