Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ramush Haradinaj-Kryeministri shqiptar më i merituar
Publikuar më 15 dhjetor, 2017 në orën 19:42 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Po ta vështojmë historikun e qeverisjeve të kryeministrave shqiptarë si të Shqipërisë dhë të Kosovës dhe të bësh një krahasim mes tyre, rezulton se më meritori dhe më shëmbullori është Kryeministri aktual i Kosovës Z. Ramush Haradinaj.

Për ta argumentuar këtë, unë u jam referuar shkurtimisht disa kritereve të cilat duhet ta karakterizojnë një personalitet dhe një burrë të mirëfilltë shteti dhe të cilat janë: patriotizmi, kontributi real, përgjegjshmëria dhe moraliteti, drejtësia e përkushtimi për kombin, shtetin dhe shoqërinë.

Që një politikan të pretendojë për të qenë i pari i një shteti dhe shoqërie, Kryeministër apo President, ai duhet që së pari të jetë patriot; duhet që minimalisht interesi i tij personal të jetë brënda dhe të përputhet me interesin kombëtar dhe të shoqërisë shqiptare; dhe mbi të gjitha të ketë treguar prova konkrete se ai ka dhënë dhe ka sakrifikuar diçka nga ana e tij dhe e familjes së tij në shërbim të interesit kombëtar.

Në këto aspekte e kritere parësore asnjë paraardhës i Z.Haradinaj si në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk krahasohet me të, pasi historiku i tyre ka treguar se politikanët shqiptarë në tërësi kanë sakrifikuar , manipuluar dhe kanë spekuluar për interesa personale me mundin, sakrificat dhe me interesat e shqiptarëve ,gjë për të cilën fakton historia dhe realiteti dhe që madje të cilën e kanë thënë e stërthënë shpeshherë edhe politikane e diplomatë ndërkombëtare, miq dhe dashamirës të shqiptarëve, të cilët kanë akuzuar pushtetarët shqiptarë: se ata për shtëpinë dhe interesin personal e shesin edhe atdheun.

Historia politike e shtetit shqiptar në shumë raste dhe vazhdimisht është mbushur me fatkeqësi dhe trauma të rënda paqëndrueshmërie, destabiliteti, anarkie dhe pragu të luftës civile, gjëndje të cilat kanë për autorë udheheqësit autokratë, diktatorë dhe të papërgjegjshëm, të parët e shtetit shqiptar të cilët për interesa të ngushta personale, politike e ideologjike kanë kryer edhe hapur tradhëtitë, korrupsionin, krimin, matrapazllëqe, krime dhe tradhëti në dëm të interesave kombëtare dhe madje edhe faljen e territoreve shqiptare.

Rasti krahasimor për kryeministrat shqiptar i kontributeve për Çështjen Kombëtare, shëmbulli i Kryeministrit Haradinaj dhe i Familjes së tij është unikal, pasi tashmë dihet kontributi i jashtzakonshëm i Z. Haradinaj dhe familjes së tij për lirinë, Pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Së dyti: Që një individ, politikan apo personalitet që të pretendojë për kryeministër nuk është e mjaftueshme, bindëse dhe as e justifikueshme që të jetë vetëm kryetar i ndonjë partie politike “të madhe”, por duhet që ai dhe puna e tij të ketë efikasitet, përkushtim, përgjegjshmëri dhe moralitet.

Edhe në këtë aspekt Haradinaj është treguar si më meritori dhe më shëmbullori gjatë qeverisjes së parë të tij, fatkeqësisht për pak kohë vetëm për 100 ditë kur ai ishte kryeministër herën e parë.

Opinioni qytetar kosovar, kujtesa kolektive e tij i mban mënd këto ditë të qeverisjes së tij, si qeverisja më e mire, më e disiplinuar dhe më e përgjegjshme e këtyre viteve të historisë së re shtetërore të Kosovës, dhe prandaj edhe sot kosovarëve u është kthyer shpresa dhe besimi se me qeverinë Haradinaj do të fillojë të funksionojë shteti ligjor, drejtësia dhe demokracia, mungesa dhe deficiti i të cilave i shkaktuar nga korrupsioni, kriminalizimi dhe padrejtësia e keqqeverisjeve të paraardhësve të tij të cilat kanë shtuar e rritur papunësinë, varfërinë, humbjen e shpresës, eksodin, mosliberalizimin e vizave dhe mosintegrimin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj është simboli i fitimtarit të luftës dhe të paqes, është komandanti luftëtar, i cili së bashku me më të afërmit e tij iu kundërvu ballëpërballë makinerisë fashiste dhe genocidit serb të regjimit kriminal të Millosheviçit; është njëkohësisht edhe fitimtari i paqes, pasi u përball ndërkombëtarisht me guxim të lartë patriotik, politik dhe intelektual në Gjykatën e Hagës me shpifjet dhe akuzat e trilluara kundër tij dhe kundër luftës heroike, të pastër dhe të drejtë të UÇK-së, i cili duke marrë pafajësinë njëkohësisht ngriti lart pastërtinë e Luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së.

Për këto kryesisht, realisht dhe me meritë z. Haradinaj është figura më e respektuar kombëtarisht sot te të gjithë shqiptarët si në Kosovë, Shqipëri e kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Sot si Kryeministër, Z. Haradinaj dhe kabineti qeverisës i tij ka përpara sfida të mëdha me të cilat duhet për t’u përballur, ka përballë sfida jo të lehta si:korrupsionin, krimin, padrejtësitë e politikës dhe të sistemit të drejtësisë të instaluara në sistem; ka përballë varfërinë, papunësinë, pakënaqësitë dhe plagët e rënda sociale të cilat ia kanë lënë trashëgimi paraardhësit e tij, pasi atyre u ka interesuar vetëm pushteti, korrupsioni, zhvatja e pasurive dhe e parasë publike, pra interesi personal i tyre; do të përballet me pasojat e paraardhësve të tij qeveritarë por edhe me pasojat e rënda të qeveritarëve të korruptuar të pushtetit lokal, të administratës dhe të sistemit gjyqësor të cilët: shtetin, shoqërinë, drejtësinë, pushtetin dhe ligjin i kanë konsideriuar dhe trajtuar si prona dhe të drejta private të tyre.

Ajo se çfarë mund ta pengojë Kryeministrin në punën e tij për të realizuar programin qeverisës është fakti se kjo është një qeverisje kualicioni të gjërë, dhe në raste të tilla është shumë, shumë e vështirë moskrisja apo mosplasaritja mes partnerëve të kualicionit, pasi kualicionet më së shumti ngrihen mbi baza pazari politik se sa për të mirëqeverisur, dhe më shumë partnerët e kualicionit janë të interesuar për të rrëmbyer privilegje e poste ministrore, zëvëndësministrore dhe administrative se sa për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjsive shtetërore.

Edhe përvoja botërore e qeverisjeve me kualicion e ka treguar një gjë të tillë, dhe duke mos shkuar larg si shëmbull mund të marrim Shqipërinë, ku dështimi i qeverisjes si të Partisë Demokratike me LSI dhe pastaj edhe të Partsë Socialiste po me LSI, të dy partitë e mëdha PD e PS ia hidhnin fajin partnerit të tyre LSI.

Por ajo që i diskrediton si PD dhe PS në Shqipëri është amoraliteti i thellë politik i tyre, gërruerja e tyre nga korrupsioni dhe krimi, si dhe për faktin se: gjatë qeverisjes ato të dyja, si PS dhe PD i thurnin lavde, kultin dhe merita e krenoheshin për “rezultatet” e mëdha të bashkëqeverisjeve të tyre me LSI-në duke e keqqeverisur të plotë mandatin 4 vjeçar si PD dhe PS me LSI-në, ashtu si dhe më herët me partnerë të tjerë partish të vogla, satelite të tyre.

Pra, kur paska qenë shkak i dështimit të bashkëqeverisjeve të tyre me LSI-në, përse atëhere as PD dhe as PS për hatër të interesit publik dhe të integrimit nuk e derguan vëndin në zgjedhje të parakohshme, apo sepse nuk e kishin të sigurtë fitoren. Dhe po kështu një gjë të tillë kur ishte në bashkëqeverisje nuk e ka kërkuar as LSI.

Kjo ndodh në Shqipëri sepse partite dhe politika shumëpartiake jodemokratike e autokratike e Tiranës si emërues konsensual tinzar të përbashkët kanë korrupsionin, krimin, vjedhjen dhe çdo matrapazllëk tjetër përfitimi personal, gjë e cila vertetohet se asnje politikan i lartë apo peshk i madh i korrupsionit nuk është vënë para ligjit gjatë këtij tranzicioni dështak 27 vjeçar.

Dhe Kosova nuk duhet ta marrë politikën e Tiranës si model.

Pra, nëse tentohet që kualicioni i sotëm qeveritar të qeverisë mbi baza pazaresh e përfitimesh personale, partizane, mbi baza përvojash e përfitimesh korrupsioni dhe papërgjegjshmërie prej partnerëve të kualicionit të cilët janë edhe sot në këtë qeverisje të këtij kualicioni, deshtakët dhe ata të cilët ishin në kualicionin edhe në atë të djeshëm, atëhere është më e mira, pasi është edhe e motivuar ligjërisht dhe moralisht që të gjendet një formulë tjeter, me aktorë të tjerë partneriteti qeverisjeje dhe jo me këta të cilët ashtu sic kanë vepruar edhe më parë do të perpiqen që ta sabotojnë qeverisjen dhe t’i vënë gurë në rrota per ta penguar lëvizjen dhe punën e saj për nga ndryshimi dhe përmirësimi; madje edhe mund të shkohet në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, pasi në rast të kundërt këtë do ta kërkojë shoqëria civile edhe duke protestuar paqësisht e demokratikisht.

Për të mirën demokratike dhe atë publike e kombëtare nuk duhet të pritet të ndodhin situata të pakëndshme si ka ndodhur vazhdimisht dhe me pasoja tragjike e katastrofike në Shqipëri, ku politika dhe pushteti në Tiranë, nga kokëfortësia e politikës dështake , të kriminalizuar dhe të korruptuar, si ajo e Djathtë dhe e Majtë, të cilat për intersa personale pushteti, përfitimi dhe korrupsioni dorëheqjen e tyre dhe zgjedhjet e parakohshme i kanë parë si herezi.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 340 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi