Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sa për kujtesë qeverisë shqiptare dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Publikuar më 19 dhjetor, 2017 në orën 01:24 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përmes internetit, u njoha me vendimin e qeverisë shqiptare të 17 dhjetorit 2017 për nderimin e ushtarëve grekë që u vranë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke, nderim ky që do të konkretizohet me ngritje varrezash të reja. Një vendim i çuditshëm ky, si edhe ai i qeverisë së mëparshme shqiptare që pranoi kërkesën greke për ngritjen e varrezave ekzistuese.

Tirana zyrtare, para se të merrte vendime të tilla, duhej t’ia shtronte vetes paraprakisht disa pyetje:
1. Po për eshtrat e ushtarëvë italianë që u vranë në territorin shqiptar gjatë luftës, qeveria italiane pse nuk kërkoi ngritje varrezash dhe memorialesh në territorin shqiptar, por i tërhoqi ato në territorin e vet?
2. Cila është arsyeja që Athina zyrtare nuk i ka tërhequr ne territorin e vet eshtrat e ushtarëve grekë, por
ka këmbëngulur dhe vazhdon të këmbëngulë për t’i mbajtur dhe nderuar ato në territorin shqiptar?
3. Me ngritjen e varrezave dhe të memorialeve në nderim të ushtarëve grekë, me të cilat po “mbillet” territori i Shqipërisë së Jugut, e duhet të shqetësohemi se brezi i tanishëm i kryepolitikanëve shqiptarë, brezave pasardhës po ju lë si trashëgim një litarë të rrezikshëm nëpër këmbë?
Po a e di qeveria shqiptare dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë se ç’qëndrim mbajtën ushtarët grekë kur hyn në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke?
Ja si i përgjigjet kësaj pyetjeje historiani i njohur Prof.dr. Beqir Meta:
“Pushtimi italian i Greqisë filloi më 28 tetor të vitit 1940…Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën…U vërtetua një veprim sistematik dhe i qëllimshëm i shkatërrimit të kishave dhe të xhamive të shqiptarëve në zonat ku u fut ushtria greke. U dëmtuan dhe u shkatërruan të dyja kishat ortodokse shqiptare në Rehovë, kishat në Selenicë, në Mileci, në Plasë, në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Voskop, në Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e shën-Trinisë dhe pallati i priftërinjve katolikë në Korçë, katedralja e shën-Marisë dhe kisha e shën-Kollit në Drenovë; kuvendi shën-Ilia në Vloçisht dhe 11 kisha ortodokse në Voskopojë. Grekët shkatërruan edhe xhamitë e Ersekës, të Vloçishtit, Pogradecit, Turanit, Leskovikut, Mborjes, Floqit, Zvezdës dhe të Gjonomatit. Kjo e fundit u shndërrua nga grekët në stallë kuajsh” (Prof.dr. Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949. Shtëpia Botuese GEER. Tiranë, 2002, f. 50-51).
Me këtë qëndrim që kanë mbajtur brenda tokës shqiptare, ushtarët e vrarë grekë, a e meritojnë që eshtrat e tyre të nderohen me ngritje varrezash dhe memorialesh në territorin e Republikës së Shqipërisë?
Me vendimet që ka marrë për nderimin e ushtarëve grekë, Tirana zyrtare e ka flakur Çështjen Çame në humnerën e harresës së madhe. Mendoj dhe kam bindjen se çdo shqiptari me vetëdije të lartë kombëtare, nuk mund t’i fshihet nga kujtesa amaneti i Napoleon Zervës:
“Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë!”. (Citohet sipas: “Ja amaneti që la Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që masakroi qindra shqiptarë”. Faqja e internetit “VOAL”. 01 janar 2017).
Nuk jam i sigurt nëse Tiranës zyrtare i ngjall ndopak emocione ky amanet i Napoleon Zervës dhe mungesa e varrezave dhe e memorialeve në Greqi, në nderim të vëllezërve tanë çamë, të cilët shteti grekë i vrau dhe i masakroi aq barbarisht në trojet e veta amtare në Çamëri.

Indianapolis, Indiana
18 dhjetor 2017


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 407 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi