Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT
Publikuar më 20 dhjetor, 2017 në orën 00:21 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Botime të reja:
Dr. Alban Dobruna
TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT
Në javën e parë të muajit të fundit, dhjetor, 2017, doli nga shtypi libri me titull ‘TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT’ nga dr. Alban Dobruna, botoi INSTITUTI I HISTORISË, Prishtinë, 2017.

Kush është dr.Alban Dobruna?
Alban Dobruna lindi në Gjakovë më 6.06.1984.
Në vitin 1998 përfundoi Shkollën Fillore “Mustafa Bakija” në Gjakovë, e po ashtu edhe shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë gjat viteve 1998-2002.
Në vitin akademik 2002/2003 është regjistruar në Fakultetin Filozofik - Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë fakultet ka diplomuar më 4 korrik 2006, me temën: “Flota detare në Perandorin Osmane në shek. XVI dhe Hajredin Pashë Barbarosa”.
Në vitin akademik 2007/2008 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, fillon studimet posdiplomike master në periudhën Koha e Re shek. XIX-XX, me temën: “Rendet mistike islame në qytetin e Gjakovës”, të mbrojtur më 21 qershor 2010.
Në vitin akademik 2010/2011 në Qendrën e Studimeve Albanologjike të Institutit të Historisë në Tiranë, fillon studimet e doktoratës në Departamentin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar, me temë: “Rendi Halveti te shqiptarët gjatë shekullit XX”, të cilën e mbrojti me sukses më 20 tetor 2015.
Alban Dobruna ka gradën shkencore: Doktor i shkencave historike, Hulumtues i pavarur.
Ka botuar artikuj dhe studime të ndryshme, si vijon:
1. “Përhapja e Bektashizmit në qytetin e Gjakovës”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 33/34, Prishtinë, 2011.
2. “Rendet e dervishëve në Rahovec gjatë shekujve XIX-XX”, Instituti Albanologjik-Prishtinë, Gjurmime albanologjike, Nr. 39, 2010, Prishtinë, 2010.
3. “Struktura fetare në Kosovë gjatë shekullit XIX”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ,Vjetari, Nr. 43/44, Prishtinë, 2010.
4. “Rendi shazeli në qytetin e Gjakovës”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Vjetari, Nr. 45/46, Prishtinë, 2011.
5. “Beqir Vokshi dhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 35/36, Prishtinë, 2012.
6. “Jehona e Deklaratës së 2 Korrikut dhe e Kushtetutës së Kaçanikut në qytetin e Gjakovës me rrethinë”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Vjetari, Nr. 47/48, Prishtinë, 2012.
7. “Rendi Halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 40, Prishtinë, 2015.
8. “Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “Udha e së Vërtetës”, Instituti për shkencat humane “Ibni Sina”, Hikmet, Prishtinë, Nr. 11, 2015.
Ka mare pjesë me kumtesa në KONFERENCA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE:
1. Kontributi i femrës shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë, Kumtesë e mbajtur në Shkup me rastin e 98-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 22 dhjetor 2010.
2. Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “Udha e së Vërtetës”, Kumtesë e mbajtur me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së kryetarit të KMKK-Hoxhë Kadri Prishtina, Prishtinë.
3. Kontributi i Hasan Ef. Nahit në mbrojtjen e Gjimnazit të Gjakovës, Kumtesë e mbajtur me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Hasan Ef Nahit, Prishtinë.
4. Trajtimi i Tesawufit nga Ferit Vokopola në revistën “NJERIU”, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare: “Shkencat humane studime kërkimore në spiritualizimin e shkencave humane”, në Universitetin “BEDER” në Tiranë, më 11.05. 2012.
5. Kontributi i dijetarëve islamë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: ”Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, Tiranë, më 28-29 shtator 2012.
6. Kontributi i Shaban Hashanit në historiografinë shqiptare për Ferizajn, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: ”Rezistenca e shqiptarëve të Ferizajt kundër pushtimit serb, tetor 1912” në Ferizaj, më 23 tetor 2012.
7. Rendi halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: “100 vjet Pavarësi” në Tiranë, më 13 nëntor 2012.
8. Struktura dhe organizimi fetare në qytetin e Shkupit në gjysmën e parë në shekullit XX, Kumtesë e mbajtur në Konferencën e Pestë Vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2013” Organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Prishtinë, më 14-18 maj 2013.
9. Çështja e Gjakovës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: “Në kuadër të 100-vjetorit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër” në Tiranë, më 21 qershor 2013.
10. Kontributi i bektashinjve gjakovarë në çështjen shqiptare midis dy luftërave botërore, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Roli i Bektashizmit midis dy luftërave botërore”, mbajtur në Tetovë, 12 korrik 2013.
11. Shqiptarët e Gjakovës përballë represionit serbo-malazez në vitin 1913, Kumtesë e mbajtur në Sesionin shkencor me temë: “Masakra e Plavës” mbajtur në Plavë, 29 korrik 2013.
12. Bektashizmi në veprën e Sami Frashërit, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Në kujtim të Sami Frashërit”, mbajtur në Universitetin Hëna e Plotë “Beder” Tiranë, më 28-29 tetor 2015. 13. Traktati i Lozanës dhe shpërngulja e popullsisë çame, Kumtesë e mbajtur në manifestimin me temë: “Tragjedia Çame”, mbajtur në Prizren më 18 janar 2016.
14. Aqif Blyta dhe “Xhemjeti”, Kumtesë e mbajtur në manifestimin me temë: ”Aqif Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri”, mbajtur në Gjakovë më 6 shkurt 2016.
15. Dah Polloshka, meritat e tij patriotike, Tryezë përkujtimore, mbajtur në Gjakovë më 27 shkurt 2016.
Dr. Alban Dodruna
Libri me titull ‘TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT’ është libra i parë i Dr. Alban Dobrunës.
Libri ka 416 faqe me këtë përmbajtje:
Përmbajtja

Parathënie................................................................................................ 9.

KREU I PARË
VENDI I RENDIT HALVETI NË FENË ISLAME………………….21
Disa të dhëna për rendi islam halveti....................................................
Degëzimi i rendit halveti............. .............................................................
Teqetë (Objekt kulti i rendit halveti)......................................................
Arsimimi dhe edukimi në rendin halveti...................................................
Gradimi i shehut (Hilafetnamja)... ......... ..................................................
Ngjashmëritë dhe ndryshimet e rendit halveti me rendet e tjera.........
Përhapja e rendit halveti në Ballkan........................................................
Përhapja e rendit halveti te shqiptarët....................................................

KREU I DYTË
TEQETË HALVETI NË TREVAT SHQIPTARE …………………69

1. Shtrirja dhe ndërtimi i teqeve halveti në Shqipëri gjatë periudhës osmane deri në vitin 1912................................................................................................................
2. Gjendja e teqeve halveti tek shqiptarët nga viti 1912 deri në përfundimin e
Luftës së Dytë Botërore 1945...............................................................................
3. Teqetë halveti në trevat shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore................

KREU I TRETË …………………………………………………..185

RENDI HALVETI NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE NË FORMIMIN DHE KONSOLIDIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (1878-1945)

Kleri halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1878-1912)..............
Halvetinjtë përballë vështirsive që solli coptimi i Shqipërisë 1913.......

Halvetinjtë në rrjedhat e konsolidimit të shtetit shqiptar (1920-1930) ..

Përpjekjet për organizmin institucional të rendit halveti................
a) Kongresi I Alevian në Shqipëri më 1921........................................
b) Kongresi II Alevian në Shqipëri më 1930.........................................
c) Kongresi III Alevian në Shqipëri më 1936..............................................
Rendi halveti gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945)......................................210

KREU I KATËRT………………………………………………281

RENDI HALVETI NË TREVAT SHQIPTARE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1945-2000

1. Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj Rendit Halveti (1944-1967)........

Rrethanat e favorshme politiko-shoqërore në Shqipëri gjatë viteve
1990-2000 dhe rindërtimi i teqeve Halveti ...........................

2. Rendi halveti te shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1945 -1966 ...

Ndikimi i rrethanave politike në rendin halveti në vitet 1966-1981...
Rendi halveti dhe situata në Kosovë (1981-1989) ...................
Veprimtaria e rendit halveti në Kosovë në vitet 1989-1999 ...
Përfundime..................................................................................................323
Conclusions........................................................................................329
Fjalorthi……………………………………………………………339
Burime arkivore…………………………………………………345
Literatura…………………………………………………………351
Indeksi i emrave…………………………………………………….399

Mexhid YVEJSI
Gjakovë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 578 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi