Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush po i “përzien letrat” në Ballkan?
Publikuar më 23 dhjetor, 2017 në orën 02:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Këtë pyetje e imponon deklarata e Johannes Hahn (Komisioner për Zgjerimin e Bashkimit Evropian) e pohuar në një takim zyrtar me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, bërë në Athinë, më 16 dhejtor 2017, se “BE-ja nuk do t’i pranojë në gjirin e saj vendet të cilat kanë problem të pazgjidhura me fqinjtë e tyre. Ne nuk dëshirojmë një gjë të tillë. Ky është një leksion nga e kaluara.” (https://europeanwesternbalkans.com/2017/12/16/hahn-2018-will-crucial-year-western-balkans-eu-accession-process/ ).

Ky konstatim i Komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, është plotësisht i pranueshëm dhe i qëndrusheëm, sepse, siç është shprehur me plot të drejtë, historia e derisotme ka provuar se vendet ballkanike kanë shumë probleme të pazgjidhura ndërfqinjësore (në veçanti problem territoriale) siç është ndër të parat Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegpvina, të cilat, që nga Kongrsi i Berlinit (1878), Konferenca e Paqes e Parisit (1919-1920, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913) kanë copëtuar territoret e Shqipërisë Etnike, me ç’rast Serbia me terror dhe me gjenocid, duke pushtuar dhe kolonizuar posaçërisht territoret autoktone shqiptare, zgjeroi territorin e saj, jo më pak se “81 për qind”.

Pra, ky është argument historik, gjeopolitik dhe juridik, që e justifikon Deklaratën e z. Johannes Hahn, se Serbia , në asnjë formë nuk duhet pranuar në kuadrin e anëtarëve të BE-së, sepse, në radhë parë ka probleme të pazgjidhura territoriale e me Shqipërinë. Pastaj me Kroacinë, me Bosnjë Hercegovinën, me Hungarinë, si dhe me Bullgarinë.

Ky problem territorial ndërtshtetëror mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, edhe sot, në shekullin XXI ka ngelur i pazgjidhur mbase mbi “80 për qind” u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike. Prandaj, BE-ja assesi nuk do të duhej ta pranonte Malin e Zi në radhët e saj, derisa Podgorica ta zgjidhte këtë konflikt territorial me Tiranën.

Problem numër 3 për BE-në është Greqia, edhe pse kjo me pa të drejtë është anëtare e BE-së, sepse nuk i plotëson kushtet dhe standardet themelore të BE-së ngase ende ka të pazgjidhur problemin territorial me Shqipërinë (Epiri dhe Çamëria).

Problem numër 4 për BE-në është Maqedonia e Titos (1945—2017), e cila, në saje të politikës kolonialiste serbo-jugosllave ka pushtuar mbi “75 për qind” të terriotrit indigjen shqiptar, i cili nuk është territor maqedon, bullgar e as grek, por vetëm i shqiptarëve autoktonë dhe i Shqipërisë Etnike.

Problem numër 5 për BE-në është edhe Shqipëria londineze (1913), sepse nuk ka zgjidhur problemet territriale me Greqinë, me Malin e Zi, me Serbinë dhe me Maqedoninë, edhe pse të të gjitha këto vende fqinje i ka njohur dhe rinjohur, edhe në vitet e 90-ta të shekullit XX. Kjo nuk nënkupton se Shqipëria tanimë nuk ka asnjë problem territorial me këto shtete kolonialiste dhe neokolonialiste sllave të Ballkanit.

Përkundrazi, megjithkëtë, ende ka ngelur i pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Ndaj, për integrimin, për bashkëpunimin, për stabilitetin, për sigurinë dhe për paqen e BE-së, do të ishte me rrezik të madh dhe me pasoja të paparashikuara pranimi i këtyre vendeve ballkanike në strukturën e Bashkimit Evropian (BE).

Prandaj, u pëlqu, nuk u pëlqeu Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë (e cila patjetër, duhet të përjashtohet nga BE-ja derisa të mos e njohë pavarësinë e Çamërisë dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve çamë të rikthehen në tokat dhe në shtëpitë e tyre stërgjyshore pellazgo-ilire-shqiptare), Bashkimi Evropian, do të duhej t’ua mbyllte dyert për integrim, ashtu siç ka deklaruar Komisioneri Johannes Hahn: “ EU will not accept in its midst countries which have unresolved problems with their neighbors. “We do not want that. It is a lesson from the past.”

Së fundi, ashtu siç kemi pohuar me qindra herë, pa organizimin dhe mbajtjen e një Konference a Kongresi ndërkombëtar për Ballkanin, me qëllim të ridefinimit dhe të rishqyrtimit të kufijve gjeopolitikë dhe historikë të vendeve të sipërtheksuara, nuk do të ketë kurrfarë efekti politik, ekonomik, diplomatik dhe demokratik e paqësor, grupimi i tyre, edhe në “Ballkanin Perëndimor”, do të ishte edhe një problem më shumë për BE-në, ashtu siç është edhe problemi i madh i BE-së me emigrantët afro-aziatikë, që e kanë vërshuar Evropën.
Për më tepër, Deklaratën e Komisionerit Johaness Hahn, para së gjithash, dhe me seriozitetin më të madh, duhet ta marrë BE-ja. Ndryshe, pranimi eventual i këtyre shteteve sllave ballkanike (Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) në BE, do të thotë BALLAKNIZIMIN SLLAV të EVROPËS PERËNDIMORE gjëqë kjo, do të thoshte ringjalljen e aspiratave të Platformës me përmbajtje nacionalshoveniste, etnocentriste, hegjemoniste, militariste dhe kolonialiste për krijimin e një Perandorie të të gjithë sllavëve në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe tërë Ballkanin.

Nuk ka asnjë dilemë se një strategji të tillë, “të gjithë sllavët në një shtet të madh sllav” shkaktoi edhe Luftën e Parë Botërore (1914) për shkak të vrasjes së Archduke Franz Ferdinand në Sarajevë, më 28 qershor 1914 nga Gavrilo Princip, pjesëtar i një organizate terroriste serbe “Dora e Zezë” me “kokë dhe me bisht” në Beograd të Serbisë.

Pas këtij akti terrorist, ku tjetër veç në Beograd, shpërfaqet reagimi zyrtar i një organizate nacionalsite e aashtuqujatur “Narodna Odbrana” (1908), duke reaguar se akti terrorist i Gavrilo Principit, “është ideali ynë kombëtar”(!)
Këtë ideologji terroriste të Platformës së kësaj organizate famëkeqe çetnike serbomadhe e pasqyrojnë edhe këto NENE të saj :

1. “Neni 1. Organizata është krijuar me synim të realizimit të idealit nacional-Bashkimin e të gjithë serbëve. Të të gjithë serbëve… dhe të të gjithë atyre, që sinqerisht dhe në mënyrë të devotshme e mbështesin këtë kauzë. Ata mund të jenë edhe anëtarë të saj…;
2. Neni 3. Kjo organizatë ka emrin‘ Bashkim a Vdekje’…;
3. Neni 4. Për të realizuar këtë qëllim, organizata… vepron dhe organizon akte me karakter revolucionar në të gjitha territoret e banuara me serbë.”

Nga një ideologji dhe politikë e këtillë nacionaliste, ekspansioniste dhe kolonialiste e fillim shekullit XX (1914), edhe sot udhëheqet politika dhe diplomacia zrytare e Beogradit, e cila realizimin e saj e mbështet te politika, diplomacia dhe ndihma konkrete ekonomike, tregtare dhe ushtarake e Moskës.
Këtë e dëshmojnë edhe kërkesat dhe kushtëzimet e panumërta të Serbisë drejtuar BE-së, duke e shantazhuar me përzierjen në çështje të brendshme të Kosovës dhe të Bosnjë-Hercegovinës, me qëllim të fundit, që këto t’ia bashkëngjitë Serbisë së Madhe.

Mirëpo, Bashkimi Evropian (BE) me asnjë çmim, nuk duhet ta integrojë Serbinë në radhët e saj, sepse kjo së bashku me Moskën po synojnë ricopëtimin dhe ndarjen e Evropës dhe të Ballkanit sipas sferave të interesit të konglomertatit sllav sikurse në shekullin XIX dhe XX.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 386 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi