Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqipėria haptazi kundėr Amerikės?!
Publikuar më 25 dhjetor, 2017 nė orėn 01:15 ( Para 22 ditė e 11 orėve ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Tė votosh kundėr Amerikės, do tė thotė ke bėrė vetėvrasje politike, diplomatike, kombėtare dhe shtetėrore tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE nė Ballkan. Lexo mė gjerėsisht nė: http://kosova-sot.info/opinione/39649/diplomaci-e-brishte-properendimore-me-nota-te-vjetra-prolindore/).
*** Presidenti Hashim Thaēi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kadri Veseli urgjentisht, duhet tė distancohen nga vota e Shqipėrisė kundėr Amerikės.

Kėtė sugjerim e pėrligj edhe ky vlerėsim i peshuar i Arbana Xharrės (kėshillėtare e Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės : “Vota e Shqipėrisė kundėr Amerikės, ėshtė kundėr shqiptarėve. “Hebrenjtė historikisht kanė qenė aleatė tė shqiptarėve. Shumica e zyrtarėve tė lartė amerikan kur moren vendimin pėr bombardimin e forcave serbe nė 1999ten ishin hebre. Shqipėria me votėn e saj kundėr Rezolutės sė OKB-sė pėr njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, doli kundėr aleatit kryesor tė shqiptarėve. Historikisht kemi bėrė gabime, kemi humbur aleanca me ata qė na kanė dalė krah. Kjo votė ėshtė kundėr gjithė neve shqiptarėve”. (http://lajmi.net/xharra-vota-e-shqiperise-kunder-amerikes-eshte-kunder-shqiptareve/0).

Kundėrshtimi i Amerikės nuk ėshtė “parim”, as vizion e as diplomaci, por fatkeqėsi jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr “ tė gjithė shqiptarėt", ashtu siē ėshtė shprehur z.Arbana Xharra.
Ēfarė “diplomacie elastike” kjo, do thoshte Avni Rrustemi, qė edhe diplomacisė sllave ia tejkalon pėr perfiditet, nė njėrėn kinse qeveria e Edi Ramės mban takime tė pėrbashkėta me qeverinė e Kosovės (gjoja se “u krye Bac”, tanimė u “bashkuam”), kurse nė anėn tjetėr, pėr inati tė Kosovės dhe tė Amerikės qe dy herė rresht voton pėr Palestinėn nė AP tė Kombeve tė Bashkuara. Si duket njė politikė dhe diplomaci e kėtillė pro et contra interesit tė pėrgjithshėm nacional tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, ėshtė pėrsėritje e syndrimit 100-vjeēar versus pavarėsimit tė Kosovės, pėrkatėsisht tė gjysmė Shqipėrisė Etnike tė robėruar dhe tė kolonizuar (1912-2017).

Palestina kundėr pavarėsisė sė Kosovės, kurse Shqipėria “parimore” 2 herė e shpėrblen me votė nė AP tė Kombeve tė Bashkuara, duke dalė haptazi kundėr Amerikės (!) –Kėsaj i thonė diplomaci “sill e biri veti”, totalisht antikombėtare dhe antiamerikane!

-Ja, kėtė konstatim tonin e mbėshtet, edhe kjo deklaratė proserbe e abasadorit Mohamed Nabhan \, cili, mė 2011 ka deklaruar nė Beograd se: “Kosova gjithmonė ka qenė pjesė e Serbisė, ndėrsa Gaza dhe Bregu Perėndimor kurrė nuk kanė qenė nė kuadėr tė Izraelit. Kėto janė territore tė okupuara ndėrsa Serbia kurrė nuk e ka okupuar Kosovėn.”(www.zeriinfo/09/06/2011).

-Ai qė nuk e kupton drejt kėtė deklaratė antishqiptare tė ambasadorit palestinez nė Beograd, duhet tė ketė qenė “gjaja e shtazės”, prorus dhe proserb, qė tė votonte pėr Palestinėn nė OKB. Nė politikė ka reciprocitet. Mė njeh, tė njoh. Mė jep, tė jap. Ndryshe, shko nė dreq tė mallkuar. Nuk tė njoh, nuk tė votoj kurrė, as nuk tė pranoj kurrė pėr mik, as pėr aleat e as pėr kurrfarė partneri.
Sa herė duhet tė pėrsėritet fakti se, vetėm ai qė tė shpėton jetėn, ėshtė yt vėlla. Askush tjetėr, pavarėsisht nga spekulimet politike, idelologjike, religjioze dhe partiake.

-Kush e shpėtoi Kosovėn dhe mbi 2 milionė shqiptarė nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisė sė kryekriminelit Slobodan Milosheviq, Palestina, Turqia, Rusia, Irani, Jemeni, Arabia Saudite, Korea Veriore, Kina…etj.? – JO, asnjėra prej kėtyre shteteve, por VETĖM AMERIKA, AMERIKA me NATO-n. Askush tjetėr!
Prandaj, votimi kundėr Amerikės, Shqipėrisė dhe shqiptarėve u imponon dhe sugjeron pėrqafimin e Rusisė, tė Kinės, tė Koresė Veriore, tė Vietnamit, tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė, tė Maqedonisė dhe tė aleatėve tė tyre antiamerikanė dhe antishqiptarė.

Duke qenė se gjysmė Shqipėria londineze(1913) qe 100 vjet ka tė pazgjidhur problemin kolonial dhe territorial tė “ katėr palestinave” tė saj shqiptare nėn Mal tė Zi, nėn Greqi, nėn Serbi dhe nė Maqedoni, atėherė, ėshtė gabim i pakorrigjueshėm, absurd dhe turp, tė "kalėrohet" nė Lindjen e Afėrt, tė votojė pėr Palestinėn kundėr interesave tė Amerikės dhe tė shqiptarėve nė Ballkan.

-Po, meqė shtetarėt dhe diplomatėt e “formatit” tė diplomacisė evropiane tė Shqipėrisė, Edia Rama dhe Ditmir Bushati qenkanė aq vizionarė dhe “shpėtimtarė” tė Palestinės dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare, duke votuar qe dy herė nė favorin e saj, me qėllim tė kundėrshtimit tė Amerikės, atėherė, pse kėta “shpėtimtarė” tė Palestinės sė bashku me “villain” e tyre presidentin Rexhep Taip Erdogan, me Rusinė e Vladimir Putinit, me Iranin dhe me Kinėn, nuk iu kujatua tė thirrnin njė Sesion tė Jashtėzakonshėm tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara pėr votimin e njė Rezolute tė re pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės?!

Hipokrizia dhe demagogjia diplomatike

Pėr habi tė tė gjithė shqiptarėve brenda dhe jashtė Shqipėrisė Etnike, diplomacia e kryeministrit tė qeverisė shqiptare Edi Rama dhe e ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Ditmir Bushati nė Sesionin e jashtėzakonshėm tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork, bėrė mė 21 dhjetor 2017, votoi Rezolutėn pro Palestinės, kundėr vendimit tė presidentit tė Amerikės, Donald Trump, qė Jerusalemi tė jetė kryeqytet i ri i Izraelit. Ky ėshtė gabimi i dytė, qė brenda katėr vitesh (2015-2017) Shqipėria e Edi Ramės dhe e Ditmir Buashatit, botėrisht dhe me vetėdije tė plotė e bėri kundėr Amerikės.

Kėshtu ndodhi mė 10 shtator 2015 nė Sesionin e 69-tė tė Asmablesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, kur Shqipėria votoi Rezolutėn, qė flamuri i shtetit tė Palestinės tė ngrihej nė selinė e Kombeve tė Bashkuara. Ndėrkaq, Amerika me votėn e saj ishte kundėr, por jo edhe Shqipėria, Rusia, Kina, Serbia, Mali i Zi, Korea Veriore etj.

Nė politikė dhe nė diploamci nuk ka kėrkimfalje, por vetėm sanksionim ligjor

Prandaj, postfestum “nuk pinė ujė” letrat dhe deklaratat mėshiruese tė kėrkimfaljes sė Ilir Metes dhe tė Ditmir Bushatit pėr t’u “jusitifikuar” pėrpara presidentit amerikan Donald Trump, pasiqė e kanė hedhur poshtė vendimin e tij tė njohjes sė Jerusalemit si kryeqytet tė Izraelit.

-Votimin e tillė tė gabuar tė diplomacisė qorre tė Shqipėrisė kundėr Amerikės, nuk mund ta justifikojė as presidenti Ilir Meta me letrėn e tij kėrkimfalėse “excuse us” drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, as deklaratat boshe tė keqinterpretuara tė qeverisė sė Edi Ramės e as ato tė ministrit tė Jashtėm Ditmir Bushati, sepse dihet se nė AP tė OKB-sė nuk votohet nė bazė tė kurrfarė marrėveshjeje paraprake tė anėtarėve tė saj, ose me konsensus tė Shqipėrisė dhe aleatėve tė saj (Rusia, Serbia, Mali i Zi, Korea Veriore, Vietnami, Kina, Turqia, Jemeni etj.), por “me shumicėn e dy tė tretave tė anėtarėve tė pranishėm dhe votues.( Karta e Kombeve tė Bashkuara dhe Statuti i Gjyaktės Ndėrkombėtare, Neni 18, f.230.). Nė kėtė kontekst, nuk ka kurrfarė “parimi” as procedure tjetėr, qė i jap tė drejtėn ekskluzive Shqipėrisė, tė votojė ndryshe nė AP tė Kombeve tė Bashkuara sipas ndonjė marrėveshjeje paraprake, tė arritur me shtetet e BE-sė ose me ato tė bashkėsisė ndėrkombėtare, siē ka deklaruar ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Ditmir Bushati, i cili pėr ta justifikuar antidiplomacinė e tij tė verbėr, joprofesionale, absurde antishqiptare dhe antiamerikane ka ofenduar tė tė gjithė ata, tė cilėt me plot tė drejtė e kanė kritikuar ashpėr dhe nė mėnyrė objektive votimin e Shqipėrisė kundėr Amerikės.

–Ja, pikėrisht kjo ėshtė gėnjeshtra, injornaca dhe infantiliteti diplomatik i Ditmir Bushatit ( i cili duke gėnjyer Amerikėn mundohet ta mashtrojė opinionin publik vendor dhe atė ndėrkombėtar, se vota e shtetit tė tij dhėnė Palestinės “nuk ishte kundėr Amerikės”), kur pohon se “ Critics against this decision are lies that attempt to undermine the partnership with the USA.” (http://top-channel.tv/english/bushati-albanias-vote-in-favor-of-un-resolution-not-against-the-usa/.

Edhe nė kėtė rast konkret, kryediplomati Ditmir Bushati bėn gabimin e dyfishtė, sepse pa tė drejtė ka gėnjyer dhe ofenduar kritikėt, qė me arsye dhe me argumente tė qėndrueshme ia kanė kritikuar votėn pėr Palestinėn. Mirėpo, pėr kėtė gabim antidiplomatik kundėr Amerikės, ministri Bushati, do tė duhej ta kritikonte “gazdėn” e tij, i cili, qe dy herė radhazi (2015-2017) e ka kėshilluar krejt gabimisht kinse nė emėr tė ndonjė “parimi diplomatik” tė strategjisė prioritare tė politikės sė jashtme tė qeverisė sė Shqipėrisė. Mirėpo, kryeministri Rama dhe kryediplomati i tij Ditmir Bushati kanė arritur krejtėsisht efektin e kundėrt duke dėmtuar interesin strategjik tė SHBA-sė dhe tė Kosovės.

Ky ėshtė fakt i kryer, qė tani varet direkt nga presidenti Donald Trump, se a do ta amnistojė Shqipėrinė pėr kundėrshtimin e vendimit tė tij pėr njohjen e Jerusalimit kryeqytet tė Izraelit. Kjo varet vetėm nga Donald Trump. Mirėpo, sipas tė gjitha gjasėve nuk do tė vijė nė shprehe kurrfarė “amnistie” nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, sepse kjo ėshtė hera e dytė qė Shqipėria po voton kundėr Amerikės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė (2015-2017).

Kjo ėshtė hera e dytė qė Shqipėria socialiste e Edi Ramės dhe e Ditmir Bushatit votoi kundėr Amerikės nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara, duke u rreshtuar nė anėn e Palestinės, tė Rusisė, tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Maqedonisė, tė Kinės, tė Koresė Veriore, tė Vietnamit etj.

Kėshtu ndodhi mė 10 shtator 2015 nė Sesionin e 69-tė tė Asmablesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, kur Shqipėria votoi Rezolutėn qė flamuri i shtetit tė Palestinės tė ngrihej nė selinė e Kombeve tė Bashkuara. Amerika me votėn e saj ishte kundėr, por jo edhe Shqipėria, Rusia, Kina, Serbia, Mali i Zi, Korea Veriore etj.

Pavarėsisht se ēfarė deklarojnė dhe shkruajnė postfestum Ilir Meta (president), Ditmir Bushati (kryediplomat) dhe Edi Rama(kryeministėr) tė Republikės sė Shqipėrisė pėr tė justifikuar votėn e tyre kundėr Amerikės nė Sesionin e jashtėzakonshėm tė Asamablesė sė Pėrgjithsme tė OKB-sė, bėrė mė 21 dhjetor 2017, me ē’rast hodhėn poshtė vendimin e Amerikės pėr njohjen e Jursalemit kryeqytet tė Izraelit, ai veprim ishte antidiplomatik nė dėm tė interesave tė Shqipėrisė, tė shqiptarėve dhe tė Amerikės.

Pra, votimi kundėr Amerikės nuk ėshtė as parim e as prioritet i politikės sė jashtme tė Shqipėrisė, por naivitet, mosdije, miopi dhe fatalizėm pėr interesin e pėrgjithshėm nacional shqiptar nė Ballkan. Ndryshe, ajo nuk do tė kishte pasur nevojė, qė tė hidhej nė mbrojtjen e interesave tė Palestinės nė Lindjen e Afėrt, por, do tė duhej tė pėrqėndrohej nė zgjidhjen e problemit kolonial tė shqiptarėve tė copėtuar tė saj nėn Mal tė Zi, nėn Greqi, nėn Serbi dhe nėn Maqedoni, tė cilėt qė nga copėtimi dhe pushtimi i Shqipėrisė Etnike (1913) jetojnė nėn thembrėn e hekurt tė sundimit kolonial tė shteteve sllave tė Ballkanit.-Vetėm nė kėtė rast, Shqipėria do tė kishte pasur tė drejtė tė ngrinte zėrin nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr ēlirimin antikolonial tė shqiptarėve autoktonė nė trojet e veta nėn Greqi, nėn Serbi, nėn Maqedoni dhe nėn Mal tė Zi.

Pra, zgjidhja e problemit kolonial shekullor e mė se gjysmės sė shqiptarėve dhe e gjysmė Shqipėrisė Etnike, do tė duhej tė ishte interesi jetik dhe prioritar i politikės dhe i diplomacisė sė Shqipėrisė, jo Palestina…, Lindja e Afėrt, e Mesme dhe e Largėt etj.

Shqipėria e as shqiptarėt pėr asnjė interes politik tė vetin nuk duhet tė votojnė kundėr interesave strategjike nacionale dhe shtetėrore tė Amerikės qoftė nė planin e brendshėn a ndėrkombėtar tė saj, sepse jo vetėm gjysmė Shqipėria e cunguar (1913), por edhe e gjithė Shqipėria Etnike dhe i gjithė kombi shqiptar nė Ballkan janė tė varur nga Amerika si politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht, ashtu edhe nė aspektin e zhvillimit dhe tė pėrparimit tė pėrgjithshėm tė tyre. Kėtė, duhet ta dinė tė tė gjithė shqiptarėt. Ndryshe nuk kanė shpėtim nga Rusia dhe nga elementi sllav nė Ballkan.

Ata “timonierė” socialistė-komunistė tė rexhimit Rama-Bushati, qė me politikėn e tyre antiamerikane po na rikthejnė nė moēalet e “Gullagut” tė Stalinit, nė “Goli otokun” e Titos dhe nė “Idrizovėn” e Cėrvenkovskėve, tė Gruevskėve dhe tė Zaevėve, harrojnė se janė borxhlinj tė mėdhenj tė Amerikės dhe tė NATO-s (1990-22017).

Shumė thjesht, sepse Amerika ėshtė ajo qė e ēliroi dhe e pavarėsoi Kosovėn nga Serbia gjenocidale mė 1999, jo Shqipėria e vogėl dhe e cunguar londineze e Edi Ramės dhe e Ditmir Bushatit, e cila me votimet e saj kundėr Amerikės nė OKB, njėherazi konteston edhe interesat e Kosovės sė pavarur, kur dihet se kjo ėshtė krijesė e drejtpėrdrejtė e politikės, e diplomacisė dhe e faktorit ushtarako-strategjik, ekonomik, demokratik dhe paqėsor tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, jo e Edi Ramės e as Ditmir Bushatit, tė cilėt, duke mbėshtetur Palestinėn po tentojnė qė tė prishin ekuilibrin e marrėnieve mes Amerikės dhe Kosovės.

Mirėpo, kėtė “patate tė ngrohtė” prosovjetike dhe proserbe tė diplomacisė perfide tė Edi Ramės dhe tė Ditmir Bushatit, Presidenti Hashim Thaēi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli zyrtarisht pėrmes institucioneve tė tyre (presidencė, qeveri dhe parlament”, duhet tė distancohen publikisht nga vota e gabuar antishqiptare dhe antiamerikane e diplomacisė dhe e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė, bėrė nė favorin e Palestinės nė Sesionin e Jashtėzakonshėm tė AP-sė sė OKB-sė, mė 21 dhjetor 2017 nė Nju-Jork. Ndryshe, heshtja e lidershipit tė Kosovės, do tė thotė pajtim dhe solidarizim me votėn e Shqipėrisė kundėr Amerikės.

Kėtė rrezik pėr interesat vitale tė shtetit tė pavarur Kosovės, le ta marrė pėrspėr vetėm diplomacia e tandemit Rama-Bushati, por jo kurrsesi qeveria dhe kuvendi i Kosovės mbase do tė kishte pasoja tė paparshikuara nė marrėdhėniet e partneritetit dhe tė aleancės Kosovė-Amerikė dhe mė gjerė.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,145 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
Leter ALBINIT
E premtė, 12 janar 2018 - 04:21
i nderuar, zoti Albin Kurti! Doemos do habiteni qė po merrni kėtė letėr nga njė i panjohur. Unė, quhem Pandeli Liko Zaka. Jam nga fshati Metaj, njė fs...
FASHIZĖM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
E enjtė, 11 janar 2018 - 05:59
Vėzhgues tė paanshėm dhe tė vėmendshėm tė sjelljeve e vetėsjelljeve kryeneēe antishqiptare tė BE-sė dhe aleatėve tė Serbisė, po e shohin, tashmė, lakuriq, ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi