Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TË FLASIM SHQIP, ETËRIT THËRRASIN FËMIJTË MËRGIMTARË
Publikuar më 28 dhjetor, 2017 në orën 00:36 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, krahas përpjekjeve për ngritjen e vetëdijësimit të mërgatës sonë shqiptare, që pa fajin e tyre iu janë dhënë botës si zogj shtegtarë, për dërgimin e fëmijëve në mësimin e gjuhës shqipe, vazhdon të jetë këmbëngulës, sëbashku me bashkatdhetarë në rrugën e dritës, të rilindësve, për gjuhën shqipe. Gjuhë, e cila për fat të keq, te fëmijtë tanë mërgimtarë, ka filluar të zbehet dhe, padashje po injorohet me konstatime të gabuara; Kinse gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase, mbase ca bashkëkombës, shkojnë edhe më tutje, duke thënë: Fëmijëve tanë nuk iu duhet gjuha shqipe, ngaqë ne jetojmë në dhe të huaj!

Ndërsa, të tjerët, thonë: Fëmija im nuk ka kohë, për të humbur, për ta mësuar gjuhën shqipe, ka mjaftë mësime tjera dhe aktivitete të lira!
Vallë, sikur shpërthejmë kundër vullnetit të etërve të parë, që lanë porosi për ruajtjen e gjuhës shqipe si sytë e ballit! E, dikush mes nesh shpërfaqet si hije e rëndë dhe në vend të gjuhës së ëmbël-shqipen, na i mësojnë fëmijtë se si të vdesin para se të joshin jetën, të urrejnë para se ta joshin buzëqeshjen, këngën, gjirin e bardhë të mëmëdheut!

Bashkëkombës, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, duke parë këtë rrezik dhe, insistimin e disa zërave të shterrur, ngrehim zërin dhe ju ftojmë që sëbashku, shoqata e biznese, të bëhemi një, ngaqë një atdhe, një gjuhë e flamur kemi. Të gjithë për rrugën e dritës, gjuhën e ëmbël ta mësojmë, gjuhën shqipe. Të mos biem pre e hijeve të mekura, të bëhemi lajm i mirë, që edhe fëmija ynë mërgimtar ta flasë gjuhën shqipe, ta njohë identitetin, e kulturën kombëtare-shqiptare.

Ne si KMPGJSH, me të gjitha sfidat e mëdha, sëbashku me Këshilla të Prindërve, mësues/se, me përkrahjen e pjesshme të përfaqësuesve Konsullor të të dy shteteve shqiptare në Munih, kemi arritur suksese të dukshme dhe jemi në rrugëtimin e suksesit dhe shpresojmë se viti i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar dhe me një ngritje më të lartë të vetëdijesimit të mërgatës për Shkollën Shqipe. Fëmijtë mërgimtarë duke i mësuar shkronjat, hartën, historinë e atdheut, duke folur shqip me prindërit, do të jenë më afër atdheut të tyre!
Pra, koha është për rikthimin te shkronjat e shqipes, këngëtimi i saj te fëmijtë mërgimtarë, të mos e lëmë pengë porosinë e rilindësve tanë, të mos e injorojmë gjuhën tonë, kontributin e dhënë, të patriotëve shqiptarë për shenjtërimin, gjuhën shqipe!

Këtë shkrim nuk mund ta përmbyll pa e falënderuar, përveç tjerëve edhe: Fondacionin “BESA”, njërin nga fondet më kontribuese në landin e Bavarisë! Fondacion, që ka dhënë nga vetja shumë, për t’u dalë në ndihmë bashkatdhetarëve, ku ka pasur nevojë dhe arsye. Për këtë kemi shumë e shumë kërkesa të atdheut, që flasin për bëmirësinë e këtij fondacioni, që me sukses kontriboi në fusha të ndryshme, nga ndërtimi i shtëpive e deri te kultura e gjuha shqipe.

Nuk mund të mos flasësh për kryesinë dhe kryetarin e fondacionit “BESA”, i cili në ditët e para të projektit, për Mësim Plotësues, ishte i entuziazmuar për këtë nismë madhore e kombëtare dhe mirënjohës për veprimtarët që kishin marrë mbi supe këtë mision me shumë sfida të mëdha, që tha diku z. Anton Krasniqi.

Fondacioni “BESA”, jo vetëm që në nëntor të këtij viti ndau një shumë të mjeteve të fondit (prej 1400 erosh dhe një printer) për pagën e mësimdhënësve, shkollën shqipe! Por, mbi të gjitha tregoi gatishmëri që ta përkrahë dhe ta sensibilizojë, te bashkatdhetarët, projektin për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, duke iu dhënë kurajo KMPGJSH-së.

Kjo përkrahje nuk mbetet e heshtur, diku-diku dukej e motivuar dhe e zëshme për ta ndihmuar çdo bashkatdhetar, që e do atdheun dhe gjuhën shqipe. Gjë që këtij vullneti human e atdhetar, sa fisnik e kombëtar iu bashkua edhe biznesmeni i firmës “EFA”, z. Isak Neziri me kontributin e tij që i dhuroi shoqatës sonë, KMPGJSH, një shumë prej 700 erosh. Kontribut, që ishte më tepër se kjo vlerë, vullneti për të pasur Mësim Plotësues në Gjuhèn Shqipe, që fëmijtë mërgimtarë ta mësojnë dhe ta flasin gjuhën shqipe.

KMPGJSH-ja është mirënjohëse për çdo ndihmë dhe bashkëpunim të secilit biznes e shoqatë, njëkohësisht edhe i thërrasim të gjithë që donë të kontribojnë në këtë projekt kaq madhor. Po ashtu, i thërrasim dy institucionet tona shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës, që të mos heshtin, po t’i bashkohen fuqishëm përpjekjeve tona për vetëdijesimin e bashkatdhetarëve për mësimin e gjuhës shqipe, fëmijtë tanë. Kështuqë të bashkuar ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin te fëmijtë mërgimtarë.

Pra, të gjithë shqiptarëve anë e kënd botës ku janë, nxënësve dhe mësimdhënësve, veçanerisht bashkatdhetarëve, shoqatave dhe bizneseve, të mërgatës, të cilat përpiqen për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe të kulturës sonë ju urojmë festat e fundvitit 2017 dhe urojmë që fillimi i vitit 2018 të na gjejë më të bashkuar dhe më përgjegjës për gjuhën, kulturën, atdheun dhe kombin shqiptar!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 985 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi