Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Qeveria e kravatave
Publikuar më 28 dhjetor, 2017 në orën 00:43 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kapja e shtetit nga komandantët dhe mercenaret e tyre e kanë shndërruar vendin në një relikt të rëndësishëm të eksperimentimit dhe riciklimit të tij përmes pushtetit. Ky pushtet më se paku të ngjanë të jetë politik, ay më shumë është eksperiment i krimit dhe korrupsionit, i linçimit dhe i paprespektivës nacionale e shtetërore.

Qeveria e fundit e Haradinajt, do të hy në historinë e Kosovës si “qeveria e kravatave”, ngase numri i madh i ministrave dhe i zëvendësministrave në qeverinë e Haredinajt përbën numrin sasior në strukturat e qeverisjes së vendit ndonjëherë. Opozitarizmi i Haredinajt, në qeverinë Thaçi e Mustafa nxori të palarat dhe gënjeshtrat e tija politike në lidhje me çështjet e rëndësishme të vendit. Tashmë është e qartë se aksionet dhe veprimet e Haredinajt, rezunoj të gjitha jashtë vullnetit të moralit si individ i kushtëzuar, nuk koincidojë brenda vetës me mendjen dhe vullnetin empirik. Vullnetet empirike nuk determinohen, por janë të determinuara: unë bëjë diçka siç më pëlqen diçka, urrej diçka tjetër, këto vullnete i takojnë rendit të fakteve dhe jo të moralit, lirisë dhe mendjes. Ne ato aksione e veprime të kryeministrit tashme do të duhej të ndikonte morali, liria dhe mendja, për ndryshim nga kapja e shtetit me fakte për pushtetin. Kapja e shtetit nga komandantët dhe mercenaret e tyre e kanë shndërruar vendin në një relikt të rëndësishëm të eksperimentimit dhe riciklimit të tij përmes pushtetit. Ky pushtet më se paku të ngjanë të jetë politik, ay më shumë është eksperiment i krimit dhe korrupsionit, i linçimit dhe i paprespektivës nacionale e shtetërore.
Vetëm për pushtetet jo morale shfaqen problemet e papërballueshme, sepse pamëshira e tyre për tu qasur në to, rivalizon luftën politike, kriminale e korruptive në vend, pra vendi vazhdon të eksplorohet nëpër këto metoda. Qeverisja e Haradinajt me 71 ministra e zëvendësministra eksploron vendin me fakte se nuk kanë kravata dhe këmisha, kimikë dhe paruka për tu dukur seriozë në qeverisje, numri i madh i të punësuarve në qeveri, ulë papunësinë në vend, jo ne numër të mjaftueshëm të të papunësuarve, por në qeveri rritë normën dhe mbetët të shihet nëse kravata, këmisha, kimikat dhe paruka janë mjete të punës produktive të qeverisjes së mirë, le të shpresojmë se paku në lukun e qeverisë Haradinaj.
Në mes tjerash, qeveria e Haradinaj nuk mund të veçohet si unike sepse ka interese klanore e politike brenda qëndrueshmërisë së saj në pushtet. Nuk jam aq i bindur se ajo mund të ndryshoj dhe të duket e ngopur nga krimi dhe korrupsioni, ajo tashmë veç është identifikuar si e pandryshueshme, burgosjet politike dhe punësimi klanor në qeveri sinjalizojnë egon e komandove bosa në politikë.

Do të doja ta kisha njohur UÇK-në, dhe ndryshe...

Pas kryeministrit Haredinaj, pyetja e ndërthurtë që më vije në mendje është si do të doja ta njihja UÇK-në më tutje?. Nëse edhe UÇK-ja ishte kështu, siç është pushteti i komandantëve, mbase kurrë nuk do te doja të dija për të (si UÇK), sepse pushteti i komandantëve kriminalizoj dhe vodhi ardhmërinë e këti vendi, dhe hiq me pak e më rend, se pushteti i okupatorit, me dallime të skamje e të parëndësishme, por me qëllime te njëjta. Racionaliteti i dallimti ishte se pushteti i okupatorit na zgjodhi ne, për t’na kriminalizuar e vjedhur. Ndërsa, pushteti i komandantëve (aktual,) u zgjodh nga ne për të na rehabilituar e zhvilluar në jetë.
Por, për këto pushtete duket se qëllimi i tyre, qe i njëjtë produkt, si ata që na zgjodhën ne, dhe si ata qe i zgjodhëm ne, me pak diferenca na kriminalizuan e na vodhën ardhmërinë. Për dallim nga pushteti i okupatorit, pushteti i popullit nënkupton ndreqjen e ardhmërisë së tij dhe ecjen para, këtë rëndësi substanciale ka qeveria popullore.
Për, ushtrinë e okupatorit nuk dua t’ia di, e mbase edhe për UÇK-në, e këtyre komandantëve (aktual), nuk më ka mbetur ndjeshmëri. Pas veprimeve të fundit skandaloze të kryeministrit Haradinaj - që i ngriti pagën vetvetes dhe stafit të tij përreth, ligjërisht këto veprime të kryeministrit rrënoi pamjen dhe konceptin e varfërisë institucionale, ndër të tjera me këto veprime subvencionoi institucionet e qeverisë së tij. Realisht as ky kryeministër komando nuk arriti të ndryshoj maninë e dozës së madhe të të njëjtëve komandant, të komandantëve bosa.
Në një protestë nga disa të rijnë të Kosovës, simbolikisht e solidarishtë u mblodhën kravata dhe këmisha për kryeministrin e vendit, i cili për asimetrit e vërtetë të korsisë së tij, arsyetoi ngritjen e pagave nga buxheti i shtetit si të ishte kasaforta e tij. Në protestë e të rinjve para qeverisë nuk munguan edhe kimikët për demarkacionin dhe paruka për diplomacinë e leshit.
Me pak shpresa, e me pak gjasa mbete ne jetë qeveria Haradinaj, si qeveri e mëndafshit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 302 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi