Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Cila ėshtė e vėrteta, si u votua dhe pse u votua kundra SHBA ?
Publikuar më 29 dhjetor, 2017 nė orėn 03:37 ( Para 18 ditė e 8 orėve ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Greg Valliere, analistė dhe strateg i parė politik i Grupit tė Kėrkimeve tė Institutit “Potomac”, nė SHBA, i cili ėshtė edhe njė ndėr 10 analistėt mė tė mirė tė vitit 2017, tha pėr CNN, se: “ vetėm “qorrat” nuk mundet ta shohin, se kjo ishte votė e pastėr “clear vote” kundra SHBA, dhe vendimit tė Presidentit Donald Trump, pėr njohjen e Jerusalemit si kryeqytet tė Izraelit, nėpėrmjet trasferimit tė Ambasadės sė saj nga Tel Avivi nė Jerusalem”.

Mirėpo, cila ėshtė e vėrteta, kush e kėrkojė votimin e dekleratės, pse e kėrkoi, dhe si u votua dhe pse u votua kundra SHBA?
Sė pari duhet sqaruar se mbas votimit tė Kėshillit tė Sigurimit, me 14 vota kundra nga 15 vendet anėtare tė KS, dhe veton e SHBA, fuqia e Rezolutės sė futur nga Egjypti, ra juridikisht, por politikisht fitoi, dhe kjo u pa tre ditė mė pasė.

Ngase, me kėtė rast iu ndez drtita jeshille Turqisė dhe 57 vendeve tė Konferencės Islamike, tė cilat duke ditur mirė qėndrimin e Europės, dhe vendeve qė historikisht kundėrshtojnė politikėn amerikane, nė OKB, pėr ēėshtjen e Palestinės, iu kundėvunė brenda javės, vendimit tė SHBA, me futjen e njė deklerate nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, Sesionin e saj tė 72-tė.

Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė votoi me 128 vota kundra SHBA, 9 pro, dhe me 35 abstenime, ndėrkohė qė 21 vende hoqėn dorė nga votimi, (e enjte 21 Dhjetor), nė favor tė njė Deklerate jo-detyruese, kundrejt njohjes sė Presidentit Donald Trump, qė Jeruzalemi si kryeqyteti i Izraelit, tė jet "i pavlefshėm”.

Deklarata, qė u votua tė enjten dihet se erdhi nga njė grup i shteteve islamike nėn Organizimin e Bashkėpunimit Islamik (OIC), (ku bėnė pjesė edhe Shqipėria, pavarsisht se ėshtė formalisht me pėrfaqėsim tė nivelit tė tretė), tė udhėhequr nga Presidenti turk Erdogan, i cili vet ka deklaruar se kjo ishte njė fitore e tij, “pėr tė mos u blerė me dollar”, tha Edogan.

Deklerata nė Asamblenė e Pėrgjithshme, erdhi pasi OIC kishte njė takim urgjent, me Presidentin e Turqisė Taip Erdogan, menjėherė pas votimit nė Kėshillin e Sigurimit, dhe simbas analistėve amerikan, mori besimin e tij, se vendet “mike” tė Truqisė, i kishin garantuar atij votėn e tyre, kundra SHBA( faktikisht ashtu ndodhi me Shqiperinė).

Blloku 57-anėtarėsh pohoi gjithashtu "gatishmėrinė e saj pėr tė marrė ēėshtjen e Jerusalemit nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, mbasi Kėshilli i Sigurimit i OKB nuk arriti tė ndėrmarrė veprime" kundėr "shkeljes sė rėndė" si e quajtėn ata vendimin tė SHBA, me veton e tyre nė KS.

"Votimi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, ishte njė fitore, edhe pėr palestinezėt edhe pse shumė nga mbėshtetėsit e tyre, nė Kombet e Bashkuara, po parashikonin tė paktėn 150 vende tė votonin "po" apo mė shumė" shkruajn analistėt.

Megjithatė, kjo ishte njė diferencė e vogėl duke e krahasuar me shpresat e palestinezėve, por gjithashtu ajo ishte mė sė shumti njė qortim pėr Presidentin Trump, administrata e cila po kėrcėnon tė zvogėlojė fondet pėr ata qė votuan “po”, thanė fituesit.

Tani duket qartė se Turqia dhe vendet islame po behen sė bashku pėr ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Palestinės dhe po e sjellin ēėshtjen e njohjes sė tyre edhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė.

E para qė deklaroi se e njeh Jerusalemin si kryeqytet tė Palestinės, doli Republika Islamike e Iranit, sot.
Simbas tė gjithė analistėve amerikan vendimi i Presidentit Trump, pėr tė thirrur Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit, ėshtė njė vendim strategjik i politikės amerikane, dhe aftė gjatė nė Lindjen e Mesme. I cili, megjithse, kishte mbi dy dekada qė mbahej nėn “syrtarėt” e Shtėpisė sė Bardhė, duhej njė President si Donald Tramp, t’i vinte Amerikės, qė ai vendim tė merrej nga Washingtoni, megjithė protestat e zemėruara dhe nisjes tė dėshtuar tė reagimeve nga kundėrshtarėt e SHBA.

Gjithėsesi, Shqipėria votoi kundėr, duke sjellė debate tė forta e kritika jo vetėm nga opozita dhe disa vėzhgues, dhe shumica shqiptarve, nė Shqipėri, e diasporė, por edhe nga Kosova, ku deklerata e Presidentit tė saj, zotit Thaqi, le tė kuptojmė, simbas tij, se nėse “dotė ishte njė votė pėr SHBA, ajo ishte vota e Kosovės”.
Ndėrsa ministri i Jashtėm, Ditmir Bushati e justifikoi votėn e Shqipėrisė, si nė pėrputhje me tė gjithė votat e Shqipėrisė, nė tė kaluarėn e saj pėr kėtė problem, duke marrė si shembull madje tre votimit e kohės sė Enver Hoxhės, nė OKB.

Burime tė sigurta diplomatike, kėtu nė New York, thonė se pėrpara votimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, mė 20 Dhjetor, 2017, pėrpjekjet izraelite kanė qenė tė mirė koordinuar me Shtetet e Bashkuara, nė lobingun pėr tė bėr sa mė shumė vende pėr tė absetnuar ose mos votuar fare, pra u “larguar” nga votimi, i sė enjtes mė 21 dhjetor.

Nė kėtė lobing ishin tė pėrfshirė thanė burime diplomatike nga Nju Jorku, vendet mike tė Izraelit dhe SHBA, tė cilave thuhet se ose votuan pro (9 vend) 35 abestuan dhe 21 u larguan nga salla gjatė votimit.
Njė ditė pėrpara votimit dhe gjatė disa orėve tė fundit, burime tė sigurta diplomatike nė Nju Jork, thanė se Izraeli ėshtė pėrpjekur tė bindė disa vende (pėrfshirė edhe Shqipėrinė) qė sė paku tė abstenojnė, apo tė mungojnė nė votim, edhe nėse nuk votojnė kundėr saj. Izraeli, nga burime tė sigurta diplomatike ka kėrkuar gjithashtu tė paktėn qė kėto vende tė mos flasin nė seancė.

Shtypi izraelitė ka pranuar, se Izraeli gjithashtu kreu njė fushatė globale tė lobimit kundėr Dekleratės, thanė zyrtarėt qeveritarė mbas votimit.
Rezoluta e miratuar tė enjten u bashkėfinancua nga Turqia, kryetari i samitit tė Organizatės sė Bashkėpunimit Islamik dhe Jemeni, kryetar i grupit arab nė OKB, dhe ėshtė shumė e ngjashme me rezolutėn e 1967 tė Kėshillit tė Sigurimit, tė suportuara nė atė kohė nga blloku lindor, BRSSS - ja dhe Kina.

Sepse, Rezoluta qė u votua nga Shqipėria tė enjten mė 21 janar 2017, thotė se Jeruzalemi "ėshtė njė ēėshtje e statusit pėrfundimtar" dhe riafirmon 10 rezoluta tė mėparshme tė Kėshillit tė Sigurimit dhe Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, mbi Jerusalemin, qė datojnė nga 1967, duke pėrfshirė kėrkesat qė statusi pėrfundimtar i qytetit duhet tė vendoset nė negociatat e drejtpėrdrejta midis Izraelit dhe palestinezėve.

Ajo "pohon se ēdo vendim dhe veprim qė pretendon tė ketė ndryshuar, karakteri, statusi ose pėrbėrja demografike e qytetit tė shenjtė tė Jeruzalemit nuk kanė efekt ligjor, janė tė pavlefshme dhe duhet tė anulohen".
Rezoluta "kėrkon qė tė gjitha shtetet tė respektojnė me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit nė lidhje me qytetin e shenjtė tė Jeruzalemit dhe tė mos njohin ndonjė veprim apo masė kundėr kėtyre rezolutave “.

Beqir SINA
OKB

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 90 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LURĖS, TITULLIN “NDERI I KOMBIT”, DO IA JEPTE...
E hėnė, 08 janar 2018 - 22:27
Aty, nė atė 17 maj 2017, nė njė veprimtari elitare, solemne e festive, ku ishin krejt “Paria” e sotme e Dibrės, titullarė tė Qarkut, Prefekturės e Bashkisė...
Top sekreti i Ramush Haradinajt me pazarin e ...
E shtunė, 06 janar 2018 - 19:26
Ky shkrim u dedikohet tė gjithė atyre qytetarėve tė Istogut tė cilėve u ėshtė dhunuar e drejta e votės, pėrballen me ēnjerėzimin e dinjitetit tė tyre, dhe ...
Cila ėshtė e vėrteta, si u votua dhe pse u vo...
E premtė, 29 dhjetor 2017 - 03:37
Greg Valliere, analistė dhe strateg i parė politik i Grupit tė Kėrkimeve tė Institutit “Potomac”, nė SHBA, i cili ėshtė edhe njė ndėr 10 analistėt mė tė mi...
MĖRGIMI: A ĖSHTĖ SHPĖTIMI, APO DĖSHTIMI?.! .....
E hėnė, 25 dhjetor 2017 - 01:02
Kjo dukuri daton nga kohėrat edhe mė tė lashta, dhe sot pėr fat tė keq vazhdon, me ritme, e dimensione tė ndryshme. Largimi nga trungu ėshtė: shpėtim, dhim...
TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARĖT
E merkurė, 20 dhjetor 2017 - 00:21
Botime tė reja: Dr. Alban Dobruna TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARĖT Nė javėn e parė tė muajit tė fundit, dhjetor, 2017, doli nga shtypi libri m...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi