Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ligji i VETTING-ut nė Kosovė do ta shfuqizonte Gjykatėn Speciale
Publikuar më 29 dhjetor, 2017 nė orėn 21:03 ( Para 17 ditė e 15 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
UĒK ėshtė vlera mė e madhe nė historinė tonė kombėtare me tė cilėn do tė krenohen gjithmonė brezat, dhe prandaj atė e urrejnė dhe pėrpiqen ta njollosin vetėm armiqtė, tradhėtarėt dhe individėt egoistė e tė pa vlerė.
Po tė ishte miratuar Ligji i VETTING-ut, ndoshta edhe ligji i Speciales mund tė shfuqizohej pasi dilte i panevojshėm, spse Ligji i VETTING-ut do tė kėkonte sė pari qė monitorimin dhe drejtimin e tij ta bėnin SHBA dhe BE. Me VETTING-un, Drejtėsia nė Kosovė do tė ēlirohej nga prangat e politikes, tė krimit dhe tė korrupsionit. Kjo Reformė do tė ishte jetike pėr Kosovėn dhe pėr integrimin e saj nė BE.

Ligji i VETTING-ut do ishte sundimi i drejtėsi dhe nuk do lejonte ngritjen e kėsaj Gjykate speciale e cila demton shume imazhin e shtetit ligjor tė Kosovės dhe ėshtė diskriminuese. Kėtė pėrgjegjėsi ta mbajė politika e Prishtinės dhe korrupsioni i saj pasi ajo ėshtė autorja e deshtimit dhe e mosngritjes sė shtetit moder dhe ligjor me standarte demokratike
Nėse nė Kosovė do tė miratohej dhe do vihej nė zbatim njė Ligj VETTING-u atėhere do tė fillonte funksionimi i drejtėsisė si dhe do tė fillonte edhe kthimi i besimit tė qytetarėve kosovarė te Drejtėsia.
Gjykata Speciale erdhi mė shumė apo tėrėsisht prej paaftėsisė dhe prej papėrgjegjshmėrisė ,korrupsionit dhe prej kriminalizimit tė atij spektri tė politikės e cila e ka dominuar pushtetin dhe qeverisjen e Kosovės ne keto 18 vite, e cila e kapi dhe e sundoi edhe sistemin e drejtėsisė, pra erdhi si pasojė e keqfunksionomit tė ligjit dhe tė drejtėsisė, erdhi si pasojė e mosvullnetit politik tė tyre pėr njė Reformė nė Drejtėsi dhe pėr njė Ligj VETTING.
Kėtė gjėndje e shfrytėzuan me mjaft intuitė edhe kundėrshtarėt e Pavarėsisė sė Kosovės ,Serbia dhe aleatėt e saj tė cilėt promovuan dhe lobuan me njerėz tė tillė si Dick Marty me akuza tė sajuara, rezultat prej sė cilės erdhi edhe ngritja e kėsaj Gjykate Speciale, qė ėshtė diskriminuese pėr Kosovėn, pėr shkak tė politikanėve tė saj. Nėse nė Kosovė do tė kishte funksionuar njė ligj Lustracioni apo njė Ligj VETTING nuk do tė kishim pasur dhe as nuk do tė kishte qenė e nevojsshme sot kjo Gjykatė Speciale.
Nė Kosovė problemi mė i madh sot ėshtė ndėrtimi dhe funksionimi i Shtetit ligjor. Kjo nuk zgjidhet me gjyqėsor tė “veēantė”, “special” apo parcial dhe i cili mė shumė po e ēorodit opinionin, po e konfliktuon atė edhe politikisht e mediatikisht, si dhe i jep shansin pėr tė spekuluar mė shumė pikėrisht ata tė cilėt me tė vėrtetė duhet tė ndėshkohen pėr krimet e kryera, sė pari ata tė cilėt kanė spekuluar rėndė me gjakun ,sakrificat dhe me vlerat e Luftės sė UĒK-sė pėr favore personale politike e pushteti, pasurimi e korrupsioni.
Kosovės i duhet realisht miratimi i Ligjit tė VETTING-ut si reforma mė e domosdoshme dhe mė e rėndėsishme pas Ēlirimit, VETTING i cili duhet tė monitorohet dhe tė drejtohet nga SHBA pasi edhe UNMIK edhe EULEX pothuajse dėshtuan nė vėnien nė funksion tė ligjit nė Kosovė.
Pse miratimin e VETTING-ut nuk e ka kėrkuar kurrė deri mė sot seriozisht asnjė forcė politike nė Kosovė, por sidomos as nuk e kanė permendur dy partite kryesore deri dje, as PDK dhe as LDK ?!
Kjo pėr faktin se kėto dy parti politike nė heshtje paskan njė konsensus tė heshtur anti-VETTING ashtu siē pati qwene edhe e gjithė politika e Tiranės e cila ishte kundėr Ligjit tė VETTING-ut, dhe logjika tė ēon nė pėfundimin se partitė politike edhe nė Kosovė qėnkan tė kapura nga krimi dhe korrupsioni dhe prandaj nuk e duan as ato VETTING-un.

Perėndimi nėse e ndihmoi dhe e pėrkrahu Kosovėn dhe shqiptarėt pėr t’u ēliruar nga kolonizatori serb , nuk bėri faktikisht gjė tjetėr vetėm sa e shleu shumė pak veten nga krimi tė cilin Europa u shkaktoi 100 vite mė parė popullit dhe trojeve shqiptare, tė cilat ua dhuroi fqinjėve shovinistė sllavė dhe grekė. Nuk kishte pse tė ngrihej kjo Gjykatė Speciale pėr tė hetuar dhe ndėshkuar krimet e supozuara dhe shpifjet pėr Luftėn e UĒK-sė.
UĒK ėshtė vlera mė e lartė dhe mė e lavdishme nė historinė kombėtare shqiptare dhe si tė tillė atė e sulmojnė dhe pėrpiqen ta njollosin armiqt e shqiptarėve, tradhėtia dhe antivlera.
Unė mendoj se Europa duhet tė ngrinte njė Gjykatė Speciale pėr tė ndėshkuar edhe krimet e paraardhėsve tė saj , pazaret dhe dėmet jashtėzakonisht tė rėnda qė u janė shkaktuar shqiptarėve qė nga viti 1878 e kėtej prej genocidit shovinist sllavo-serb me miratimin ,heshtjen dhe me indiferentizmin kriminal tė Europės.
Serbia duhet tė ndėshkohet ashpėr pėr genocidin e saj tė ushtruar kundėr shqiptarėve , mirėpo ajo as nuk ka bėrė minimumin pėr t’u kėrkuar minimalisht falje shqiptarėve, dhe kėtė, pra, kėrkimin falje shqiptarėve duhet ta bėjė edhe Europa pėr matrapazllėqet e ulta tė saj nė kurriz tė shqiptarėve, pėr tragjedinė qė ajo u bėri atyre nė Londėr nė vitin 1913.

Europa dhe perėndini duhet qė mos tė vazhdojnė akoma mė qė tė bėjnė pazare dhe eksperimente me tė drejtat e shqiptarėve,por duhet ta ndreqin gabimin e rėndė qė ata kanė bėrė kundėr tyre.
Ku nisen dhe bazohen ndėrkombėtarėt, duke e vlerėsuar idenė pėr ndryshimin e Ligjit tė Gjykatės Speciale si tmerruese dhe jashtėzakonisht tė dėmshme. Pse sipas tyre cila ėshtė tmerruese dhe jashtėzakonisht e dėmshme, genocidi serb mbi shqiptarėt apo rezistenca e armatosur e shqiptarėve kunder tij. Po kėshtu si ka mundėsi qė pėr ndryshimin e Ligjit tė kėsaj Gjykate pati diplomatė tė huaj tė cilėt e quajtėn ide tė tmerrshme e cila do ta izolonte globalisht Kosovėn. A nuk ishte tmerr global dhuna ,terrori dhe genocidi serb mbi shqiptarėt e Kosovės apo ishte tmerr rezistenca e popullit tė saj kundėr tij?
Ēuditėrisht sa shpejt na harruekėka kėtė Europa demokratike , e paqes dhe e integrimit?!
Por unė po i kundėrshtoj ato se ēfarė deklarojnė tė huajt pėr kėtė Gjykatė edhe ata tė cilėt janė pro kėsaj Gjykate sepse dua dhe kėrkoj diēka akoma shumė mė serioze dhe mė tė thellė akoma pėr drejtėsinė, duke iu kėrkuar se nėse me tė vėrtetė e dėshirojmė sundimin e ligjit dhe ndėrtimin e Shtetit ligjor nė Kosovė atėhere si BE dhe SHBA duhet tė kėmbėngulin dhe ta detyrojnė politikėn kosovare qė tė miratohet njė Reformė rrėnjėsore nė Drejtėsi, njė Ligj VETTING i cili tė drejtohet prej ndėrkombėtarėve ashtu siē po veprohet nė Shqipėri, VETTING, i cili do tė ishte mė se i nevojshėm dhe mė i duhuri pasi do tė ndėshkonte autorėt dhe peshqit e mėdhenj, si pėr krimet e para, gjatė dhe tė pas luftės; krimin politik, ordiner, ekonomik dhe korrupsionin gjithfarėsh tė tė ēdo pushteti qendror apo lokal. Kjo do tė ishte mė e mira dhe mė e duhura qė i duhet Kosovės.
Brėnda njė shteti Sovran dhe tė Pavarur nuk mund tė veprojnė disa gjykata si speciale e universale dhe nuk ka pse kjo tė eksperimentohet vetėm nė Kosovė, por duhet njė sistem drejtėsie pėr gjykimin e tė gjitha llojeve tė krimeve .
Kėtė e bėn nė Kosovė vetėm Reforma e VETTING-ut, pasi sot nuk funksionon normalisht e ligjėrisht dhe as lirisht e demokratikisht drejtėsia nė Kosovė sepse po tė ishte normale dhe funksionale drejtėsia nė Kosovė nuk do tė kishte pasur nevojė as pėr Gjykatėn Speciale.
Pra burimi i tė kėqijave per Kosovėn ėshtė vetė politika deshtake e cila e ka dominuar dhe keqperdorur pushtetin deri tani (LDK e PDK)nė Kosovė e cila duhet e para qė ajo t’i nėnshtrohet drejtėsisė dhe VETTING-ut.
A mos ėshtė tmerruese pėr ndėrkombėtarėt edhe kundėrshtimi i Marrėveshjes sė kufirit tė Kosovės me Malin e Zi, si dhe ajo pėr Bashkėsinė e Komunave serbe nė Kosovė, pra e kundėrshtimit nga politika dhe shoqėria kosovare e krijimit tė njė shteti brėnda shtetit. VETTING-u duhet tė gjykojė edhe pėr kėto marrėveshje dhe autorėt e nėnshkrimit tė tyre.

Pse ndėrkombėtarėt nuk i kėrkojnė Serbisė tė njėjtėn gjė : atė tė krijimit tė Bashkėsisė sė Komunave Shqiptare tė Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės, por bėjnė edhe sikur nuk e shohin pastrimin etnik tė kėyre trojeve qė po kryhet edhe sot?
Pse gjithmonė Europa u imponon kushte inferioriteti vetėm shqiptarėve, pse gjithmonė Europa“zgjidhjet” nė Ballkan i ka kryer historikisht me dėme tė rėnda kundėr interesave tė kombit shqiptar dhe ka marrė gjithnjė vendimmarrje kundėr tyre?
Pse edhe nga integrimi pėr nė BE, Europa i mban larg shqiptarėt me justifikime e lloj-lloj shkaqesh e pretekstesh tė fabrikuara prej tyre? Nga njėra anė e keni njohur Pavarėsinė e Kosovės dhe nga ana tjetėr nuk i lejoni asaj as ushtrinė e vet dhe tani kėrkoni edhe njė Gjykatė Speciale.
Mė entuziastėt pėr kėtė Gjykatė Speciale janė fatkeqėsisht edhe jo pak shqipfolės nostalgjikė tė ishregjimit serb, disa media dhe disa gazetarucė e gazetarica, shumė prej perfituesve “paqėsorėve” tė 3%-it, si dhe dėshtakėt politikanėt xhelozė tė ulėt dhe egoistė tė cilėt nuk mundėn tė bėjnė karrierė politike, pushteti e korrupsioni dhe pėr hakmarrje fabrikojnė dhe pėrhapin shpifje dhe thashethemnaja mediatike dhe kafeneve.
Ka edhe nga ata hipokritėt tė cilėt janė mė tė rrezikshmit, e kėta janė nostalgjikėt e sė kaluarės sė vdekur tė titizmit e komunizmit tė cilėt janė strehuar dhe shpėrndarė nėpėr parti politike, nėpėr media tė Kosovės dhe nėpėr diasporė, tė cilėt me hipokrizi bėjnė e deklarohen sikur duan ndėshkimin vetėm tė ishkomandantėve tė luftės por qė me zemrėn dhe me shpirtin e tyre tė prishur urrejnė edhe ēdo luftėtar tė UĒK- sė, pasi lufta e saj dhe e NATO-s ua ka prishur atyre rehatinė dhe kumbarinė me serbėt.
Kėta sot mė sė shumti janė mė entuziastėt pėr Gjykatėn Specialen tė cilėt dalin hapur nėpėr disa media me shkrime dhe opinione urrejtjeje kundėr kinse krimeve politike tė para e tė pas luftės, por qė realisht kėtė urrejtje e kanė kundėr tėrė Luftės sė UĒK-sė.
Kėta nuk e duan kurrė as VETTING-un dhe as Lustracionin e politikės kosovare, pasi ata janė tė mbushur me kusure dhe me krime qė u kanė bėrė shqiptarėve nė kohėn e regjimeve antishqiptare sllavo-serbe, dhe qė sot vijojnė karrierė tė suksesshme nė politikė, nė pushtet, nė administratė, nė polici dhe nė drejtėsi dhe prandaj duke u bėrė njė gjykim “special” e specifik vetėm pėr krimet e supozuara dhe shpifjeve kundėr UĒK-sė ata synojnė pėr ta njollosur luftėn heroike tė luftėtarėve tė lirisė; kėtė ata e shohin dhe e kanė objektiv politik parėsor dhe strategjik tė tyre e cila shkon nė njė linjė me propagandėn dhe me atė qė dėshiron politika dhe shteti serb.
Por nuk kanė moral ta kundėrshtojnė Gjykatėn Speciale sidomos ata tė cilėt lobuan mė sė shumti nė parlamentin e Kosovės miratimin e saj, njė prej tė cilėve ėshtė Presidenti aktual i Kosovės. Pse tani u kujtuan ata dhe sidomos ky qė tė dalin e tė nxisinin shfuqizimin apo ndryshimin e Speciales, tani kur frikėsohet prej saj apo mendonte se duke e pranuar Specialen nė kėmbim tė saj do tė fitonte tė drejtėn apo pazarin pėr tė mos u hetuar. A ėshtė e moralshme tė deklarohesh se miratimin e Ligjit tė Speciales na e imponuan ndėrkombėtarėt.Pse pėr pushtet dhe pėr interes personal qėnka e lejueshme tė bėsh kundraligjin dhe tė sillesh kundėr interesit kombėtar? Atėhere minimalisht dhe e motivuar edhe moralisht ėshtė e drejtė qė shoqėria civile t’u kėrkojė dorėheqjen nga postet e larta publike dhe shtetėrore individėve tė tillė pėr dyfytyrėsi ,mashtrim dhe keqpėrdorim e shfrytėzim tė pushtetit pėr interesa personale.

Skėnder S. KAPITI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 136 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
Leter ALBINIT
E premtė, 12 janar 2018 - 04:21
i nderuar, zoti Albin Kurti! Doemos do habiteni qė po merrni kėtė letėr nga njė i panjohur. Unė, quhem Pandeli Liko Zaka. Jam nga fshati Metaj, njė fs...
FASHIZĖM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
E enjtė, 11 janar 2018 - 05:59
Vėzhgues tė paanshėm dhe tė vėmendshėm tė sjelljeve e vetėsjelljeve kryeneēe antishqiptare tė BE-sė dhe aleatėve tė Serbisė, po e shohin, tashmė, lakuriq, ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi