Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pse hesht drejtësia e Shqipërisë?!
Publikuar më 29 dhjetor, 2017 në orën 21:11 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Kush duhet t’i zbardhë rastet e vrasjeve politike të dëshmorëve të UÇK-së në Shqipëri dhe në Kosovë, mos Beogradi, Moska, Pekini ose BE-ja?- JO assesi, por vetë shqiptarët, drejtësia shqiptare, jo pushtetarët karrieristë dhe hilgjinj të sëmurë për pushtet e as gjykatësit dhe avokatët e partive të ndryshme politike në hapësirat e Shqipërisë Etnike.

*** Derisa ne vetë nuk i luftojmë krimet dhe padrejtësitë mes veti, atëherë, të imponohen gjykatat e huaja me ligjet e tyre nënshtruese politike dhe diskriminuese.

*** Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, t’u drejtohen homologëve të tyre të Shqipërisë, që të çojnë në vend drejtësinë për zbulimin e vrasjes së dëshmorëve të UÇK-së në maj dhe në shtator të vitit 1998.

Pra, duke mos u shteruar në tema të tjera, të imponuara (Dialogu i Brukselit, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale e Hagës, që të gjitha këto janë përqafuar me votën dhe me vullnetin e qeverive dhe të kuvendeve të instrumentalizuara të ish-kryeministrit Hashim Thaçi) nga Serbia dhe nga mbështetësit e saj ndërkombëtarë, siç është Rusia… etj, ka ardhur koha që Kosova, zyrtarisht të kërkojë nga Tirana zbardhjen e vrasjes së heronjve Ilir Konushefci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi, sepse qe 20 vjet, Drejtësia e Shqipërisë nuk ka bërë asgjë për të hedhur dritë në ndriçimin e këtyre tri rasteve, të ndodhura në territorin e Shqipërisë (1998-2018). Këta tre persona nuk mund të konsiderohen të zhdukur, pa shenjë dhe pa gjurmë, ashtu sikurse “ 1 mijë e 660 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë”, sepse varret e tyre ndodhen në Tiranë dhe në Tropojë. Mirëpo, fatkeqësisht qe 20 vjet, Drejtësia e Shqipërisë hesht, duke mos dhënë asnjë verdikt të saj juridiko-ligjor. Kjo nuk është vetëm turp, absurd, paradoks, por edhe padrejtësi dhe antihumanizëm.

-Derisa Greqia ka të drejtë të kërkojë nga Shqipëria, që ushtarëve të saj pushtues t’u ndërtohen varreza dhe t’u ngritën përmendore në territorin shqiptar, atëherë, pse Prishtina zyrtare dhe ajka akademike intelektuale shqiptare, të mos kërkojnë nga qeveria, nga presidenti dhe nga kryekuvendari i Shqipërisë, që urgjentisht ta detyrojnë drejtësinë e tyre për t’i ndriçuar rastet e vrasjes së pjesëtarëve të UÇK-së: Kolonelit Ilir Konushefci, kolonelit Ahmet Krasniqi (ministër i Mbrojtjes së Qeverisë së Përkoshme të Kosovës në ekzil) dhe të Dr. Hazir Malës, të vrarë në Tianë dhe në Tropojë (1998).

Nuk është gabim, nuk është turp e as ligësi, të kërkosh drejtësi, por është humanizëm dhe obligim për çdo qytetar (qoftë akademik, kovaç, bujk a bari), sepse e keqja dhe padrejtësia e godet çdo njeri dhe çdo vlerë universale

Për ushtrimin e kësaj kërkese urgjente të lidershipit të Kosovës, drejtuar qeverisë së Shqipërisë, tanimë janë deklaruar disa akademikë patriotë shqiptarë të të gjitha trojeve etnike shqiptare, si dhe familjet e heronjve të Kosovës, Ilir Konushefci, Ahmet Krasniqi dhe familja e Dr.Hazir Malës në Tropojë të Shqipërisë.

Këtë kërkesë të ligjshme, humane dhe të drejtë, do ta bënte çdo shtet, në rast të plagosjes ose të vrasjes së qytetarëve të tij në territorin e një shteti tjetër fqinjë a të huaj. Prandaj, shteti i Kosovës nuk duhet të heshtë e as të pajtohet me padrejtësinë, që postmortem u është bërë këtyre tre pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të sistemit të drejtësisë së Shqipërisë.

-Ligji dhe drejtësia, nolens volens, duhet ta thonë fjalën përfundimtare, jo spekulimet politike 20-vjeçare, të cilat kanë reflektuar vetëm dyshimet dhe supozimet hipotetike të autorëve të ndryshëm, por që mund të jenë në ineteresin e ngritjes së procedurës hetimore të organeve përkatëse të drejtësisë së Shqipërisë.

Derisa për ushtarët grekë, serbë dhe malazezë pushtues të tokave shqiptare dhe vrasës të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike ka drejtësi e nderime nga ana e pushtetarëve dhe e qeverive të sotme shqiptare (1990-2017), kurse për patriotët dhe për heronjtë shqiptarë Ilir Konushefci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi nuk ka drejtësi, sepse qe 20 vjet nga vrasja e tyre makabër në territorin e Shqipërisë, askush nuk u gjykua dhe askush nuk u thirr në përgjegjësi. Drejtësia hesht, e nënat, motrat, vëllezërit, etërit, gratë dhe fëmijët e këtyre viktimave, me lotë e vaje, me zemër të plasur e të përvëluar, rënkojnë, mallkojnë, duk e pyetur qeverinë e Shqipërisë, pse qe 20 vjet nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e fatit të tyre?!

-E pyesin qeverinë e Kosovës, si dhe e pyesin ish-kryeministrin e Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin, pse qe 20 vjet nuk ia kanë parashtrua asnjë kërkesë dhe asnjë aktpadi Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zgjidhjen ligjore të këtyre tri vrasjeve terroriste me prapavijë politike?
-Si është e mundur që ish-kryeministri Bukoshi, të heshtë (duke mos thënë asnjë fjalë, asnjë sqarim) vrasjen e ministrit të tij, kolonel Ahmet Krasniqi, sot hero i Kosovës?!

Fol, Bujar Bukoshi, t'ka ardhur dita, kush ta vrau Ministrin, kërko Drejtësi nga Shqipëria dhe nga Evropa!

Sepse ata që vrasin njerëz të pafajshëm për të jetuar vetë, janë MONSTRUMË, nuk janë as Kosova, as Shqipëria, as Evropa e as Amerika, por janë kolera e pashërueshme e gjithë njerëzimit dhe errësira e padavaritur e Kosovës, e Shqipërisë, e Evropës dhe e Amerikës sonë shpëtimtare nga fashizmi dhe gjenocidi shekullor i Serbisë kolonialiste (1912-1999).

Axhë e Nip Zhilivoda për Kosovë dhe për Shqipëri!

Këtë të vërtetë (me gojë dhe me shkrim) e konfirmoi edhe Prishtina, edhe Tirana zyrtare, PO, -Kolonel Ahmet Krasniqi është Kosova dhe Shqipëria, JO Serbia, As Tradhtia, ashtu siç shpifi Tradhtia për t’i shkuar pas e rreme historia dhe atdhetaria.

Në sfondin e vlerësimit zyrtar me VULË HISTORIKE, KOMBËTARE DHE SHTETËRORE të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, triumfoi dhe u zbardh e VËRTETA se Kolonel Ahmet Krasniqiqi-Zhilivoda (i biri i Hajrizit, i ekzekutuar nga OZNA çetniko-partizane serbe në vitin 1947, duke mbrojtur pragun e shtëpisë në Zhilivodë) dhe ( nipi i kolosit nacionalist patriot AZIZ ZHILIVODA) nuk ishte “tradhti” e sajuar nga tradhtia, por ishte e vërteta e pohuar nga Kosova dhe nga Shqipëria zyrtare.

Ja, kështu me një zë FOLI Kosova dhe Shqipëria! Kjo është e vërteta, kjo është drejtësia, kjo është mirënjohja, kjo është HISTORIA, të cilën askush nuk do të mund ta ndryshojë për hire dhe për interesa të ndryshme “sipas motit, ktheje gëzofin”.

-Ndaj, Kushëriri im i dashur dhe i paharruar, “HERO I KOSOVËS”, URIME Mirënjohja dhe Dekoratat e presidentëve historikë të Republikës së Kosovës (Prof.Dr. Fatmir Sejdiu) dhe të Republikës së Shqipërisë (Dr.Bujar Nishani).

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë për kontributin dhe për veprimtarinë kombëtare dhe patriotike për çlirimin e Kosovës, ish-ministrin e Mbrojtjes, Kolonelin Ahmet Krasniqi e dekoruan me titullin “HERO I KOSOVËS”.

Dekreti i Presidencës së Kosovës

(1) Këtë të vërtetë e përligj edhe ky Vendim legal, legjitim dhe kushtetues i Presidencës së Republikës së Kosovës, ku thuhet: “Presidenti Sejdiu dekoroi kolonel Ahmet Krasniqin dhe Fehmi e Xhevë Lladrovcin në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së Tyre, neni 3, 19 dhe 34, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që të dekorojë me Urdhrin “Hero i Kosovës” kolonel Ahmet Krasniqin, ish-ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, dhe Fehmi Lladrovcin, luftëtar me nam i UÇK-së, për kontributin e dhënë dhe trimërinë e treguar në luftën çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Presidenti Sejdiu e ka dekoruar me “Medaljen e Artë të Lirisë” Xhevë Lladrovcin, bashkëshorte dhe bashkëluftëtare e Fehmi Lladrovcit. E shtunë 17 shtator 2008. ( http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,1024#.VtdpHuY5FOk).

Dekreti i Presidencës së Shqipërisë

(2) Gjithashtu , këtë të vërtetë se kolonel Ahmet Krasniqi është HERO, (jo kurrfarë “tradhtari” i sajuar nga grupet e ndryshme terroriste kriminale dhe mafioze) e PROVON edhe ky VENDIM historik, ligjor, kushtetues dhe kombëtar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili në bazë të “ Dekretit 8954, datë 13/02/2015, dekoroi edhe Aziz Zhilivoden, dhe pinjollin e familjes së tij, Heroin e Kosovës , Kolonel Ahmet Krasniqin me Dekoratën Gjergj Kastrioti- Skënderbeu me motivacionin: Intelektual elitar, i dëshmuar me publikime të rëndësishme profesionale, por edhe artistike. Oficer madhor, kërkues shkencor i teorisë dhe i praktikës në artin e luftës. Njëri nga ideatorët dhe projektuesit e bërthamave të strukturave të para institucionale ushtarake. Ministri i parë dhe themelues i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.”( http://president.al/?p=24816).

Edhe para historisë, edhe para drejtësisë, edhe para popullit, këto DY DEKRETE SHTETËRORE të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë provojnë sheshit se Kolonel Ahmet (Hajriz)Krasniqi (nipi i patriotit dhe i nacionalistit të pamposhtur Aziz Zhilivoda, bashkëluftëtar i Gjeneral Mehmet Gradica, i Komnadantit Xajë Kosova dhe i patriotit Shaban Polluzha) është HERO i KOSOVËS, jo kurrfarë “tradhtarI”, ashtu siç propagandonte në sy të popullit dhe të botës tradhtia dhe Serbia.

Sa më sipër, ka ardhur momenti i fundit që ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, të dëshmojë para Gjykatës Speciale Evropiane në Hagë, kush, pse dhe, në çfarë rrethanash është vrarë Ministri i Mbrojtjes, Koloneli Ahmet (Hajriz) Krasniqi, më 21 shtator 1998 në qendër të Tiranës.

Prandaj, me plot të drejtë kërkojmë nga pushtetarët dhe nga qeveria shqiptare, që sa më parë të jetë e mundur, t’i hapin dosjet e pluhërosura dhe të “arkivuara” të krimeve të rënda penale, që të fillojnë hapjen e procesit gjyqësor për t’i ndëshkuar të gjithë ata kriminelë, të involvuar në vrasjen e bijve të tyre, heronj të Kosovës.

Krahas familjarëve të Ilirit, të Ahmetit dhe të Hazirit, një kërkesë të tillë, drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sipas detyrës, duhet ta ushtrojnë edhe Hashim Thaç(President), Ramush Haradinaj (Kryeministër) dhe Kadri Veseli (Kryetar i Kuvendit), në mënyrë që Drejtësia e shtetit shqiptar ta thotë fjalën përfundimtare lidhur me vrasjen e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ndryshe, në rast refuzimi të kësaj kërkese nga ana e qeverisë së Shqipërisë, atëherë, këtë kërkesë zyrtare, qeveria e Kosovës, duhet t’ia dërgojë për shqyrtim Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë, i cili, pritet të fillojë nga puna në janar të vitit 2018.

Ushtarëve pushtues grekë nderime dhe varreza përkujtimore në Shqipëri, e për vrasjen e heronjve të UÇK-së në Tropojë dhe në Tiranë, çfarë bënë qeveritë e Shqipërisë (1998-2018)? – Pse iu mbyll goja Drejtësisë?

*** Prof. Dr. Eshref Ymeri:
“Përmes internetit, u njoha me vendimin e qeverisë shqiptare të 17 dhjetorit 2017 për nderimin e ushtarëve grekë që u vranë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke, nderim ky që do të konkretizohet me ngritje varrezash të reja. Një vendim i çuditshëm ky, si edhe ai i qeverisë së mëparshme shqiptare që pranoi kërkesën greke për ngritjen e varrezave ekzistuese….Me vendimet që ka marrë për nderimin e ushtarëve grekë, Tirana zyrtare e ka flakur Çështjen Çame në humnerën e harresës së madhe. Mendoj dhe kam bindjen se çdo shqiptari me vetëdije të lartë kombëtare, nuk mund t’i fshihet nga kujtesa amaneti i Napoleon Zervës: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë!”. (Citohet sipas: “Ja amaneti që la Napoleon Zerva, gjenerali famëkeq që masakroi qindra shqiptarë”. Faqja e internetit “VOAL”. 01 janar 2017).” (http://www.botasot.info/opinione/806215/sa-per-kujtese-qeverise-shqiptare-dhe-kuvendit-te-republikes-se-shqiperise/ ).

Ky iracionalizëm njerëzor, kombëtar, historik dhe politik i qeverisë së sotme shqiptare, është agrumenti më i qëndrueshëm se në kontinuitetin e derisotëm historik, qeveritë shqiptare (me përjashtim të qeverisë komuniste të Shqipërisë socialiste) armiqve dhe pushtuesve të huaj u kanë thurur lavdi, ndërtuar varreza e përmendore, kurse heronjve të vet patriotë shqiptarë u kanë hapur varre, si Avni Rrustemit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit… dhe, së fundi, Ilir Konushefcit, Hazir Malës, Ahmet Krasniqit (1998).
QUO VADIS DREJTËSI SHQIPTARE?!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 269 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi