Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TURPI QË NUK SKUQË!
Publikuar më 31 dhjetor, 2017 në orën 20:46 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kohët kalojnë sikur ujërat nën urë, dhe, për fat të keq të shqiptarëve e të Shqipërisë, nuk shihet ndryshim për të mirë të Shtetit Shqiptar e të qytetarëve shqiptarë…

Udhëheqësit “politikë” të Shqipërisë së quajtur Kosovë, janë votuar për t’I zgjidhur hallet e qytetarëve shqiptarë dhe jo të pushtuesve e të poshtëruesve të tyre. Por, fatkeqësisht, po ndodhë e kundërta, skajshmërisht, e kundërta e asaj që duhet të ndodhë realisht!...

“Udhëheqeësist politikë shqiptarë” të “Republikës së Kosovës”, sapo po i fitojnë votat, që në start, po i fyejnë votuesit e tyre, duke u kujdesur, pa marre e pa turp, që t’i krijojnë vetes, familjes e familjarëve të tyre privilegje nga më të pacipat. Nga sa po shihet në horizontin shqiptar, asnjë udhëheqës deri më sot nuk u interesua mjaftueshëm (e, këtu, do thoshim: aspak) që t’u krijojë mirëqenie qytetarëve shqiptarë dhe të mira Atdheut dhe Kombit.

Vrapi theqafës pas posteve, privilegjeve, pagave të majme, i joshi të gjithë ata “patriotë” e “shqiptarë” që nuk po u intereson fati i Kombit e Atdheut, tash e tri dekada.

A e dinë ata “udhëheqës” e “patriotë” se kështu nuk bën më, se, kështu nuk shkohet askund? A e dinë ata e këta udhëheqës se askush nuk i ka votuar për t’I krijuar privilegje vetes, familjes dhe farefisit të tyre, siç po ndodhë te shqiptarët, fatkeqësisht?(Sic!)… Cili udhëheqës “shqiptar”, pos “Presidentit” të tashëm të “Republikës së Kosovës”, u kujdes që t’ua rrisë, ta zëmë, pagat punonjësve shqiptarë të të gjitha kategorive? Asnjëri. Është I vetmi që premtoi dhe e mbajti fjalën! Po, këta, të tjerët? Çfarë po bëjnë e sip o sillen, sidomos, këta të “krahut të luftës”? Për mozomakeq!...

Sidomos, kulmin e turpit e bëri “Kryeministri” aktual, i cili, “i rënë krejt në dërrasë”, me pagën e tij, nuk po mund të bleka as kravatë!?! Dhe, për atë u dashka t’ia ngrisë pagën veti e stafit të tij “athdetar”, dhe, ky është kulmi i mjerimit të këtij “shteti”, i thënçin! Po, për kë po punokan këta mjeranë kur nuk punojnë për popullin që i voton dhe për klasën punëtore shqiptare?...

Si pasojë e këtyre veprimeve të koordinuara “patriotike” e “shqiptare”, të gjitha mninistritë i ka kapluar ndjenja e tillë, e përfitimeve korruptive, dhe, këtij populli të shketë e kësaj klase të mjerë punëtore, nuk i ka mbetur asnjë derë, pos t’i përvishet punës e t’i përvjelë mëngët për t’i urrejtur kulmërisht këta donzhuanë të pushtetit “politik” e “patriotik” antishqiptar…

Nisma e paradoditshme e revoltës popullore “300 kravata për Kryeministrin”, ishte mjaftueshëm simbolike për t’u treguar këtyre “udhëheqësve” e “atdhetarëve” të mëdhenj e të “pazëvendësueshëm” se ku kanë rënë e në ç‘drejtim po e çojnë këtë “shtet” antishqiptar!...

Kjo nismë e qëlluar, sipas mendimit tonë, ishte e mëngët, sepse, është dashur të thuhet “365 kravata për Kryeministrin”, në mënyrë që Kryeministri dhe stafi i tij ta ketë nga një kravatë për çdo ditë viti, që, bile, të duket mirë e i pashëm (sikurse dhe stafi i tij “patriotik” e “shqiptar”, halilmatoshist!) në opinionin publik vendor e ndërkombëtar, se, meqë nuk ka me çka tjetër të duket joshës e i ditur (tok me stafin!), të ketë (kenë) mjaftueshëm rroba e kravata, sepse, askush më mirë e më keq nuk di t’ia punojë prapa krahëve popullit e atdheut të vet, sikurse kjo kastë me “udhëheqës e këshilltarë të “luftës”, që po gatitet të hyjë dhëndër me “halete” të UDB-së e të KOS-it të LDK-së&Co!... Po, a hyhet dhëndër me “halete” të huaja, more torollakë? E kam thënë edhe para luftës, edhe gjatë e pas saj, se, për aq sa hyhet dhëndër me “halete” të huaja, po aq fitohet lufta e lavdishme e UÇK-së me udbashë e kosistë “shqiptarë” të Fadil Hoxhës, të Titos e të Millosheviçit!...

Sidoqoftë, kjo që e pamë e po e shohim tash e dy-tri dekada, radhazi, nuk është asgjë tjetër, vetëmse turpi që nuk po e skuqë askë dhe asnjërin në politikë e në pushtet!...

Burojë, 30 Dhjetor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 376 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi