Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pendat premtuese për kthim dinjiteti e morali kombëtar
Publikuar më 31 dhjetor, 2017 në orën 20:48 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kaloi gjysmë viti pa e dhënë asnjë mendim publik, por me këtë analizë po e përmbylli librin “Reflektime kombëtare”, në të cilën ngërthehen problemet në rafshin kombëtar, qoftë ato të cilat na i kanë sjellur të huajt, por edhe tanët, në cilësinë e misioneve permes misionarëve, herë herë edhe me kërcnime lufte civile. Nuk kam heshtur, për arsyeje mosguxi apo mos diturisë për të zbërthyer problemet, por me to janë marrë, sidomos këtë gjysmë viti, penda bukur të njohura në letrat shqipe, që kanë kryer një mision kombëtar, ndërsa unë i jam përkushtuar përfundimit të librit të radhës “Misionet dhe misionarët prodhojnë enigma”, ku edhe ngëthehenë problemet e asaj natyre, që na kanë ndodhur gjatë kësaj kohe të “heshtjes” time, që nga Maji e këtej.

Provuam bllokadë e dhunë rruge, kërcnime e thirrje për luftë civile, bllokim Kuvendi, mosguxim me përballje të realitetit të krijuar, përgjakje në Kuvend, linçim individual e kolektivë, përçmim e përfolje mediale, shanatazhe, shpallje të vdekur e të helmuar të përsonaliteteve historike, procese gjyqësore politike, teke individësh e grupime politike, frikën e menifestuar me kërrcnim, frikën e manifestuar me dredhi e lajka, “shpërlarje” ndërgjegje para kombit. Më së shumti, në kundërvënie të misioneve të huaja dhe misionarëve tanë, ishin analistët nga Shqipëria londineze, së cilës po mundohen t’ia këthejnë dinijitetin e nëpërkëmbur nga misionet e huaja, duke i përdorur misionarët shqipëfolës, të cilët pa hezitim dhe pa “frikë e zor”, siç do të shprehej Migjeni, i mprehen pendat e veta dhe u përballën me larot, dallkaukët e kopukët, ua çjerrën maskat që i mbajnë që nga viti 1990, të gjithë, pa pardon. Në viset tjera shqiptare (të robëruara) mungon një përballje, që duhet të jetë edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme, edhe më argumentuse, sepse një shekull, duke mos llogaritur shekujt e mëparmë robërie, ka ngulitur mentalitetin e robit dhe vështirë e kanë të dalin nga kjo gëzhojë e imegjinuar, e cila më nuk ekziston në realitet. Mirëpo, te ata është krijuar një llojë tjetër mentaliteti, ai i të qenit në shërbim të të huajve, që si fenomen, që nga viti 1990, për joshje të një ëndërrre “amerika, slave e pansllave” kanë pranuar të jenë misionar të tyre.
Ky llojë sorollopi e sheh botën shqiptare vetëm bardhë e zi. Nuk ka kolorit për ta. Nuk ka ylber ngjyrash për ta. Kjo mund të diktohet nga artikulimet politike, nga “analistët e analizat e pavarrura”, më tepër për të qenë trumbetues të botës “mike” shqiptare, se sa të realitetit politik e ekonomik, me të cilën përballemi. Këta mundohen ta orjentojnë, duke u nisur nga mentaliteti i tyre, duke u nisur nga morali i tyre, duke u nisur nga misioni i tyre, edhe guximin intelektual, emencipimin intelektual, faktografin politike e historike, në rrjedhën e lumit të pistë të tyre. Ky lloj sorollopi mundohen të nxjerrin fakte nga humbëtirat e kohës, mundohen të ptodhojnë gogoll të mesjetës, mundohen ta ringjallin Haniballin te portat tona, në detin Jonë, në detin Adrtiatik, në grykat e lumenjët, në fusha e male, ku kufizohen territoret shqiptare, duke vajtuar, se pa të tjerët, ne nuk dim të ham bukë, e le më të mendojmë e veprojmë për gjërat shumë më të mëdha. Ky sorollop mundohet që armiqët shekullor t’i shpallim, si miqë që kanë ardhur të na mësojnë si të dim të administriojmë, si të dim të japim tatimin, si të dim të ruajmë kufijtë e tyre, si të dim të kultivojmë kulturën e tyre, si të dim të prezentojmë para botës vlerat morale të tyre, ndërsa për vete na trumbetojnë, se permes tyre duhet të ecim më tutje, edhe pse jemi të ndar në gjashtë njësi, ende të pa definuara, kombëtarisht e politikisht, sepse na vjen turp të dalim para botës dhe të themi, jemi një kombë, kemi një gjuhë, kemi simbole të njejta (flamurë, himn e embëlemë) të njejtë dhe kryesorja, jemi në një hapësirë të përbashkët gjeografikë. Ky sorrollop mundohet të përbaltë figurat më të lavdivshme kombëtare, duke e ngritur në piedestal tradhëtinë, si domosdoshmëri për shpëtim kombëtar, si domosdoshmërit për të qenë të rreshtuar krah armiqëve, si domosdoshmëri për të mbajtur ison e të huajve, qoftë, të atyre që ishin okupator klasik, e sot na vinë si neokolonilist.
Me këto problem u përballën në këtë gjysmpë viti, pendat më të guximshme, por jo edhe ato që duheshin të ishin në ballë të betejave. Betejat janë të frikshme, prandaj frikacakët i shmangën atyre. Ata dalin vetëm kur të gjejnë terrenin e përgaditur. Kjo do të ndodh vitin që vjenë. Do të fillojnë të reshtohen edhe heshtakët, por me rëndësi, se ka filluart të trasohet një rrugë e guximshme kombëtare, për mbrojtjen e vlerave kombëtare, për mbrojtjen e histories sonë të lavdishme e të përgjakshme, për mbrojtjen e dinitetit e moralit kombëtar, të cilat misionet e huaja të përpunuara ua kanë dhënë misionarëve shqipfollësa dhe ata rrinë në të terun dhe po qeshin me ne, për këto dy elemente që gati i patëm humbur. Ky sorollop, këtë e bënë për të mbuluar lëkurën e vet, fytyrën e vet, prej vasali e bashkëvepruesi dhe del me fudollëk, se këtë e bëjë për hirë të historisë, për hirë të ecjes përpara, për hirë të rrirjeshtimit bashkëkohor, për hirë të miqësisë, sepse kështu po e kërkojnë, sepse kështu na sygjeropjnë dhe kushdo që del kundër këtij parimi, prish miqësinë me të tjerët dhe na bënë armiq me të gjithë.
Që nga eksportimi i demokracisë, për herë të parë, në këto muajt e fundit, filloi të merr një kahe të re, demokracia autentike, të cillën po mundohen ta luftojnë e lustrojnë misionarët shqipfolës, që herë herë iu shterret zëri, duke i dhënë me gjithë forcën e gurmazit, si burizanë të pushtuesve e lakmitarëve për gjeopolitik e gjeostrategji, të trojeve tona. Ata edhe sotë mundohen të ngrisin “vetëdijen” e shqiptarëve, se po humbasin me atoktonen, prandaj më e leverdivshme, më e këndëshme, më e mirë është ajo e eksportuara, se aty është burimi i dmokracisë, duke harruar se Shqipëria londineze ishte shtet i parë demokratin në vitin 1924. Këtë e bëjnën nën arsyetimin e civilizimit, nën arsyetimin e pasqyrimit të “realitetit”, nën arsyetimin e largpamësisë, sepse e vetmja rrugë e shpëtimit kombëtar, është të pajtohemi me coptimin e hartës tonë gjeografike, që këtë nuk do t’ia lejonte askush vetës, madje edhe ata të cilët janë në formim e sipër të kombit të tyre, mirëpo, ky sorrollp duhet ta kryej misionin dhe t’i shpallë herezi të gjithë ata që mbrojnë historinë e bashkimit, të gjithë ata të cilët mbrojnë luftrat e luftëtarët për bashkim, të gjithë ata të cilët kultivojnë mentalitetin dhe moralin e bashkimit kombëtar. Si duket këtyre zërave mercenar u ka ardhur fundi, sepse viti që vjenë, do të na nxjerr në shesh edhe hartat e reja, të modelit franko – serb, për gadishullin Ilirik dhe vende tjera në Evropën e lodhur, të demoduar me veprimet e veta, si raciste dhe përqmuese e kombeve që nuk gjejnë mbçështetje në supërfuqi, për të qenë të bashkuar dhe kjo e lind domosdoshmërinë e zfgjimit dhe koordinimit të punëve e detyrave.
Ky gjashtëmujorësh, do të jetë një hyrje në historin e analizave politike, në historin e këndelljes politike, në historin e marrjes në dorë të timonit për çështje madhore kombëtare, për të mos falur territore, për të mos qenë sahanëlëpirës i të huajve, për të mos pranuar vasalitet, për të mos përçmuar historinë e lavdivshme kombëtare, për t’i thënë larove dhe gjithë sorollopit të tyre, se këtu e tutje, jemi ne dhe vetëm ne, me të gjitha të mirat që na i ka sjell historia deri më eksportimin e demokracisë, se më nuk do të lejojmë të lartësohe figurat me të trishta kriminale e kundërkombëtare, siç bëri Nishani e Meta, se kjo tokë, e ky komb, ka njerëz të dinjitetshëm, që do të mbrojnë dinjitetin e moralin kombëtar, që me ardhen e demokracisë së eksportuar, misionarët u munduan ta zhveshin historikisht, permes politikës mercenare.
Ky vit ka krijuar një tabanë të fortë, për të mbështetur llozin për flakjen e të gjitha padrejtësive që i ndodhin kombit, për të flakur të gjitha figura “kombëtare” që trumbetuan ndërgjegjen e armiqëve tanë, për të përflakur dhe hudhur në llumin e histrorisë gjithë ata rahagjoksë që shërbyen e shërbejnë në misione të huaja, që me pendat e tyre u munduan të ringjallin përdhunuesit e kmombit, qoftë permes armës, apo parasë, për të plotësuar apetiet e pushtuesve, për të plotësuar e rehabilituar poilitikat revizioniste e rikolonizuese, për të arsyetuar pafuqinë e mposhtjes së dinitetit e moralit të kombit, të cilët përmes moralit e dinjitetit të vet, donë pët t’u treguar se si një komb duhet për të qenë i dinjitetshëm e i moralshëm.
Ky vit që po hyejmë, nuk do të jetë si vitetet tjera, jo për shkak të pushteteve, por për shkak të zgjimit intelektual, emencipimit kombëtar dhe guxmit të trajtimit të argumenteve, për ta mposhtur klasën politike që kryen detyrën e misionarit, kundër çshtjes kombëtare.
Ky vit që po hyejm, do të jetë vit i shkollës së Tiranës, e cila sikur dikur, edhe tash e tutje, do të jetë strumbullar i artikulimit të mendimit kombëtar, të veprimit kombëtar, deshën apo jo larot e “miqtë” tanë. Që nga atje duhet nisur të zhvillohet rrethi i Arkimedit, për të shti nën sqetulla gjithë tokat shqiptare, për tu përballur me hartën franko-serbe, që ka filluar të gjindet edhe në kancelaritë e shumë shteteve, për ta zhbërë atë dhe për t’i treguar të gjithëve, se kjo hartë dhe shumë harta tjera, që do të na paraqiten si altenativa, shkopi apo karrota, nuk mund të shtrihen te ne, se ne kemi hartën tonë, hartën kombëtare dhe t’i detyrojmë për ta pranuar atë. Këtë mund ta bëjmë, sepse gjeopolitika dhe gjeostrategjia janë në favorin tonë, pastaj edhe faktori njeri dhe të faktorizohemi me dinjitet, të paktën në Gadishullin Ilirik.
Pra, në vitin që po hyejmë, këto penda dhe të tjerat që do të shtohen, të jenë busollë për koordinim politike kombëtare dhe duhet detyruar institucionalistët për të lëvizur drejtë së ardhmes, si komb, e jo si gjashtë njësi, me gjashtë politika zyrtare, që veprojmë sot dhe të mos gjindemi para aktit të kryer me hartën franko-serbe.

Prishtinë, 30.12.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 324 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi