Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jusuf Zenunaj: Poezi
Publikuar më 02 janar, 2018 nė orėn 22:59 ( Para 13 ditė e 13 orėve ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














NĖ Ē' MJEGULL KENI RĖNĖ

Ka kohė qė Hanko Halla ,
s'nxori dot njė fjalė,
ndoshta me shėndetin
s'i shkon puna mbarė.
Po heshtja e turkoshakėve
nuk e lė rehat,
mėngjesin e sotėm
halla foli prapė.
Ju, vėllezėrit e Erdoganit
Tėrnavė e Krasniq
me shėrbtorėt e tjerė,
qė ngrehni faltore,
kundėr vėllait turk
asnjė fjalė nuk folet.
"Kosova nuk ėshtė shtet,
Kosova ėshtė Turqi",
kėshtu tha ai.
Heshti presideti bashkė me qeveri,
nė ē'mjegull kėni rėnė
as dreqi s'e di....

30 shtator 2017

KU JEMI ?!

A jemi nė Stamboll
apo nė Ankara?
Medreseja e re
edhe pėr goca?!
Jo, more jo,
jemi nė Gostivar,
kryetari i Komunės
pa ngurrim,
nė shkollėn "Isa Beu "
erdhi n'pėrurim..

27 shtator 2017

KĖPUTET NJĖ LULE
(Aulon Zekajt)

Nė mėngjesin e sotem,
nė Prishtinė,
rrezet e diellit zbeht nė tokė bien,
edhe Drini i Bardhė
sikur dje mė nuk gurgullon
se luleja e kėputur
ujin e tij mė s'e shijon ..
E mallkuar qoftė ajo dorė e zezė
qė mundi lules rriten t'ia pres.

17 shtator 2017

DHEMBJET SI PĖR TURP I HESHTIM

Ata qė na i kėputen lulet nė bisk,
edhe kur pranvera ishte nė prag,
gėnjeshtrave u japin jetė
tash e qindra vjet.
E ne ? !
Me sėmundjen e vjetėr,
me sėmundjen e re,
i pari jam unė,
ti, s'ke vend mbi kėtė dhe....

15 shtator 2017

SI N' TIRANĖ ASHTU NĖ PRISHTINĖ

Maratonės n’ politikė
seē na i mori kohė e ligė;
mjgull, shi e bubullimė
si n’ Tiranė ashtu nė Prishtinė .
Ndėrrohen stinėt, ndėrron karvani,
shtratin ruan korrupsioni.
Shan e majta, ia kthen tjetra,
i zemėruar thotė xha Leka:
“ Brum tė njėjtė nė tė dyja gjeta."...

DJALI NGA CEPANI

Njė djali nga Cepani,
seē na i doli nami,
pėr hapin n' politikė,
si gjarpri n'maja u ngjit
Pati shumė mundime
nė rrugėn e gjatė
Tiranė -Beligrad;
Njė vilė njėqindvjetshe
bleu nė Majkovac,
sikur pashallarėt
tė ndėrrojė konak.
Djali nga Cepani,
presidenti ynė,
shkon nė Beligrad
ta largojė mėrzinė.

VENDI PĖRRALLOR

Sa plane tė bukura
shpalohen nė fushata
e shkurtėr ėshtė dita,
e gjatė bėhet nata!
Premtime e brohoritje
nė fshat e n'qytet,
pėr zhvillimet nė komuna
nė kėto katėr vjet.
Ku ishin kėta tė ditur
qė heqin edhe valle;
nė kostume tė bukura
stolisur me kollare?!
Vendi do tė lulėzojė
me fjalė e nė letėr,
as nė pėrralla
si tonin nuk gjen tjetėr...

SHPALIM ĖNDRRE

Njė garues nė fushatė
ėndrrėn e shpaloi,
qytetin e ndarė
nėntokė ta bashkojė,
jo me shkop magjik,
por me hekurudhė...

ERDHI KOHA E PUSHIMIT

Erdhi koha e pushimit
pėr sy e pėr veshė,
hekurudha e nėntokės
pengė kohės do t'i mbesė,
Premtimet e fushatės
si shkumė sapuni buzė lumi,
me kėngėn e vjetėr
sapo tė na lė gjumi..

MOS FALINI TOKĖ

Hanko Halla vė duart nė kokė,
bij e bija mos falni tokė !
Turp e sherre leni mbrapa,
rrugtė e shkurta dalin t' gjata,
Ju mallkon djepi e vendi
ne pranoftė turpin Kuvendi....

BUKĖSHKELĖSIT DO TĖ BIEN

Dhembjet nuk janė lecka tė digjen
shkėmbinjeve shekullor,
as varret nuk falen
me kujtimet e kohėve tė pėrgjakura.
turpin s'e pėrbinė as nata.
Edhe Drinbardhi oshėtinė
pėr vetullen e prerė me dysh.
Si flamur i leckosur
bukėshkelėsit do tė bien
e kėngėt e vjetra do tė pėrtrihen

DĖSHMOR NĖ KUFI E ZURI ĒLIRIMI
(Xhemajl Fetahajt)

Rrėzė maleve tė larta,
nė Rrafsh tė Dukagjinit,
nėn mjegullėn e robėrisė
zemra i rrahte trimit,
pėr rrezet e lirisė,
pėr tokė tė Dardanisė.
Me shokėt e dajlėrisė
nė borėn e madhe
zgjedh rrugėn ilegale.
Nuk i trembej syri,
as s'i dridhej dora,
nė rrugėkryqe e shkolla,
kur flinin tė gjithė,
ai bashkė me shokė
shkruante parulla:
atdheu nė robėri,
Republikė Kosova.
Nuk pushoi ndėr qytete;
nė fshatra, as nė lugje.
nuk u ligėshtua nėn pranga,
u forcua nėpėr burgje.
Nė Karvanin e Pajtimit
u bė bashkudhėtar,
t'mos vriteshin mė kurrė
vėllau me t'vėllan.
Ėndrrėn pėr liri
nuk ia shuan mėrgimi,
dėshmor nė kufi
e zuri ēlirimi....

DASHI E UJKU

Nga droja e pėsimit
edhe nga ndonjė kafshė tjetėr,
dashi thėrret pėr pajtim
me ujkun e vjetėr!
Por, ujku hesht,
hesht edhe kėsaj here,
nuk ndihet fajtor
qė hėngri qengja e dele...

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 147 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Xhevahiret e njė shpirti tė trazuar
E shtunė, 13 janar 2018 - 21:39
Pėrkitazi me librin poetik tė Kujtim Matelit, „Qetėsojmė shpirtin e trazuar“, EMAL, Tiranė 2017. Kujtim Matelin e kujtojmė qė moti, qoftė nga librat e ...
Dy poezi nga Xhevahir Cirongu
E merkurė, 10 janar 2018 - 00:25
.
Rrustem Geci - ANKTH PĖR ĒAMĖRINĖ
E hėnė, 08 janar 2018 - 22:17
.
TĖ FLASIM ME NJĖ ZĖ, TĖ KEMI VETĖM NJĖ ZĖ, AT...
E shtunė, 06 janar 2018 - 03:51
“Edhe dega, kur shkėputet nga trungu qan, bėrtet, bėn “ krrau” ... Po kėrcet edhe trungu, bir, qan bėrtet...” Drama: “ Gjaku i arbrit ” Fadil Kraja...
Magjia e vargjeve tė njė poeteshe “tė panjoh...
E premtė, 05 janar 2018 - 06:06
Para do kohėsh dhe pikėrisht mė 08 dhjetor 2017, poetesha e talentuar Armela Hysi, nė Portalin “Fjala e lirė”, kishte botuar njė artikull, me titull “Njė u...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi