Jusuf Zenunaj: Poezi |
Publikuar më 02 janar, 2018 në orën 22:59 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
NË Ç' MJEGULL KENI RËNË
Ka kohë që Hanko Halla ,
s'nxori dot një fjalë,
ndoshta me shëndetin
s'i shkon puna mbarë.
Po heshtja e turkoshakëve
nuk e lë rehat,
mëngjesin e sotëm
halla foli prapë.
Ju, vëllezërit e Erdoganit
Tërnavë e Krasniq
me shërbtorët e tjerë,
që ngrehni faltore,
kundër vëllait turk
asnjë fjalë nuk folet.
"Kosova nuk është shtet,
Kosova është Turqi",
kështu tha ai.
Heshti presideti bashkë me qeveri,
në ç'mjegull këni rënë
as dreqi s'e di....
30 shtator 2017
KU JEMI ?!
A jemi në Stamboll
apo në Ankara?
Medreseja e re
edhe për goca?!
Jo, more jo,
jemi në Gostivar,
kryetari i Komunës
pa ngurrim,
në shkollën "Isa Beu "
erdhi n'përurim..
27 shtator 2017
KËPUTET NJË LULE
(Aulon Zekajt)
Në mëngjesin e sotem,
në Prishtinë,
rrezet e diellit zbeht në tokë bien,
edhe Drini i Bardhë
sikur dje më nuk gurgullon
se luleja e këputur
ujin e tij më s'e shijon ..
E mallkuar qoftë ajo dorë e zezë
që mundi lules rriten t'ia pres.
17 shtator 2017
DHEMBJET SI PËR TURP I HESHTIM
Ata që na i këputen lulet në bisk,
edhe kur pranvera ishte në prag,
gënjeshtrave u japin jetë
tash e qindra vjet.
E ne ? !
Me sëmundjen e vjetër,
me sëmundjen e re,
i pari jam unë,
ti, s'ke vend mbi këtë dhe....
15 shtator 2017
SI N' TIRANË ASHTU NË PRISHTINË
Maratonës n’ politikë
seç na i mori kohë e ligë;
mjgull, shi e bubullimë
si n’ Tiranë ashtu në Prishtinë .
Ndërrohen stinët, ndërron karvani,
shtratin ruan korrupsioni.
Shan e majta, ia kthen tjetra,
i zemëruar thotë xha Leka:
“ Brum të njëjtë në të dyja gjeta."...
DJALI NGA CEPANI
Një djali nga Cepani,
seç na i doli nami,
për hapin n' politikë,
si gjarpri n'maja u ngjit
Pati shumë mundime
në rrugën e gjatë
Tiranë -Beligrad;
Një vilë njëqindvjetshe
bleu në Majkovac,
sikur pashallarët
të ndërrojë konak.
Djali nga Cepani,
presidenti ynë,
shkon në Beligrad
ta largojë mërzinë.
VENDI PËRRALLOR
Sa plane të bukura
shpalohen në fushata
e shkurtër është dita,
e gjatë bëhet nata!
Premtime e brohoritje
në fshat e n'qytet,
për zhvillimet në komuna
në këto katër vjet.
Ku ishin këta të ditur
që heqin edhe valle;
në kostume të bukura
stolisur me kollare?!
Vendi do të lulëzojë
me fjalë e në letër,
as në përralla
si tonin nuk gjen tjetër...
SHPALIM ËNDRRE
Një garues në fushatë
ëndrrën e shpaloi,
qytetin e ndarë
nëntokë ta bashkojë,
jo me shkop magjik,
por me hekurudhë...
ERDHI KOHA E PUSHIMIT
Erdhi koha e pushimit
për sy e për veshë,
hekurudha e nëntokës
pengë kohës do t'i mbesë,
Premtimet e fushatës
si shkumë sapuni buzë lumi,
me këngën e vjetër
sapo të na lë gjumi..
MOS FALINI TOKË
Hanko Halla vë duart në kokë,
bij e bija mos falni tokë !
Turp e sherre leni mbrapa,
rrugtë e shkurta dalin t' gjata,
Ju mallkon djepi e vendi
ne pranoftë turpin Kuvendi....
BUKËSHKELËSIT DO TË BIEN
Dhembjet nuk janë lecka të digjen
shkëmbinjeve shekullor,
as varret nuk falen
me kujtimet e kohëve të përgjakura.
turpin s'e përbinë as nata.
Edhe Drinbardhi oshëtinë
për vetullen e prerë me dysh.
Si flamur i leckosur
bukëshkelësit do të bien
e këngët e vjetra do të përtrihen
DËSHMOR NË KUFI E ZURI ÇLIRIMI
(Xhemajl Fetahajt)
Rrëzë maleve të larta,
në Rrafsh të Dukagjinit,
nën mjegullën e robërisë
zemra i rrahte trimit,
për rrezet e lirisë,
për tokë të Dardanisë.
Me shokët e dajlërisë
në borën e madhe
zgjedh rrugën ilegale.
Nuk i trembej syri,
as s'i dridhej dora,
në rrugëkryqe e shkolla,
kur flinin të gjithë,
ai bashkë me shokë
shkruante parulla:
atdheu në robëri,
Republikë Kosova.
Nuk pushoi ndër qytete;
në fshatra, as në lugje.
nuk u ligështua nën pranga,
u forcua nëpër burgje.
Në Karvanin e Pajtimit
u bë bashkudhëtar,
t'mos vriteshin më kurrë
vëllau me t'vëllan.
Ëndrrën për liri
nuk ia shuan mërgimi,
dëshmor në kufi
e zuri çlirimi....
DASHI E UJKU
Nga droja e pësimit
edhe nga ndonjë kafshë tjetër,
dashi thërret për pajtim
me ujkun e vjetër!
Por, ujku hesht,
hesht edhe kësaj here,
nuk ndihet fajtor
që hëngri qengja e dele...
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 31 vizitorë |
Lexuar:
758 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|