Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUR FEJA BĖHET POLITIKĖ, KOMBIT DHE SHTETIT I DEL FLAKA
Publikuar më 02 janar, 2018 nė orėn 23:10 ( Para 13 ditė e 13 orėve ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BAROMETRI KOMBĖTAR

*** As Kurani e as Bibla nuk e ndalojnė festimin e pavarėsisė sė Kombit Shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, por vetėm politikat kolonizuese, imperialiste dhe gjenocidale tė armiqve shekullorė tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.

*** Esenca e pėrmbajtjes sė kėtij shkrimi ka tė bėjė me kritikėn denoncuese tė propagandės sė zezė tė rrencave, tė shpifėsve, tė keqinterpretuesve dhe tė bastarduesve tė rregullave tė mirėfillta tė fesė islame, tė fryteve dhe tė vlerave kombėtare dhe atdhetare shqiptare, siē ėshtė Armad Ali, cili, nė emėr tė rremė tė rregullave tė fesė islame sipas “shkollės” antishqiptare sllave ballkanike po pėrhap propagandė dezinformuese dhe subversive kundėr pavarėsisė kombėtare dhe shtetėrore tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE. Kėtė e bėri nė prag tė kremtimit tė 105-vjetorit tė saj (28 Nėntor 2017), duke apeluar se “ sipas fesė islame, ėshtė haram festimi” i kėsaj dite mė tė ndritshme dhe mė tė rėndėsishme tė gjithė KOMBIT SHQIPTAR.

Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr sui generis e "imamit" Aramad Ali, sepse as Kurani e as Bibla nuk e ndalojnė kremtimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė e as tė datave historike tė heronjve kombėtarė tė saj.

Komprometohet dhe falsifikohet feja islame; fyhet Kombi, Shteti dhe vlerat e tij, askush nuk reagon!?

Turp, pse nuk reaguan sipas detyrės, ata qė paguhen shtrenjtė dhe e kanė pėr detyrė tė reagojnė kundėr kėtij fenomeni negativ poshtėrues antishqiptar-Armad Ali?

1) Pse nuk reagoi Bashkėsia Islame e Kosovės (BIK)?
2) Pse nuk reagoi Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė?
3) Pse nuk reagoi Bashkėsia Fetare Islame e Maqedonisė?
4) Pse nuk reagoi qeveria e Shqipėrisė sė Edi Ramės?
5) Pse nuk reagoi qeveria e Kosovės sė Ramush Haradinajt?
6) Pse nuk reagoi Presidenca e Shqipėrisė sė Ilir Metės?
7) Pse nuk reagoi Presidenca e Kosovės sė Hashim Thaēit?
8) Pse nuk reaguan asnjė nga subjektet politike tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės?
9) Pse nuk reaguan asnjė nga shoqėritė civile pėr mbrojtjen dhe liritė e tė drejtave tė njeriut nė Shipėri dhe nė Kosovė?
10) Pse askush nuk reagoi nga elita e akademikėve zulmėmėdhenj tė Akademisė sė Shqipėrisė, tė Akademisė sė Kosovės dhe tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane nė Nju-Jork?

-Deri kur, do tė heshtim para dukurive tė tilla negative antishqiptare dhe anticivilizuese , tė cilat, pothuajse qe tri dekada kanė mbėrthyer shoqėrinė shqiptare me indoktrinimin, me pėrēarjen, me diferencimin, me mercenarizmin dhe me terrorizmin, tė gjitha kėto, armė tė rrezikshme pėr bastardimin dhe degjenerimin e fesė sė mirfilltė islame, tė kulturės, tė qytetėrimit, tė vlerave kombėtare, atdhetare dhe shtetėrore tė KOMBIT SHQIPTAR dhe tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE?

Po qe se shqiptarėve u mohohen tė drejtat dhe liritė kombėtare, qė tė jenė tė bashkuar, tė lirė, sovranė dhe tė pavarur nėn ēatinė e Shqipėrisė Etnike, atėherė, si skllavė, tė shfrytėzuar, si lypėsarė, tė varur, tė shtypur, tė pėrbuzur dhe tė copėtuar nė disa shtete tė huaja kolonialiste sllave ballkanike, nuk do t’i shpėtojė kurrfarė feje, as kurrfarė “tallavaje” qoftė orientale a perėndimore.

Duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe objektivė se me urata, me lutje, me mashtrime, me premtime tė kota, dhe me mulla tė importuar tė kallėpit Armad Ali, nuk fitohet liria dhe pavarėsia. Fundja, kėtė e kanė dėshmuar edhe qindra kryengritje dhe luftėra tė kombit shqiptar pėr liri dhe pėr pavarėsi, qė nga epoka e lavdishme e heroit tonė kombėtar Skėnderbeu e deri te heroi Adem Jashari (1998) pėr ēlirimin dhe pėr pavarėsimin e Kosovės (17 shkurt 2008), tė cilėn, tė gjithė shqiptarėt nė mbarė botėn, vit pėr vit e kremtojnė bashkėrisht, ashtu sikurse pėrvejtorėt legjendarė kombėtarė tė Skėnderbeut, si dhe pavarėsinė gjithėkombėtare tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE tė Ismail Qemalit (28 Nėntor 1912).

Sikur tė kishin qenė gjallė Skėnderbeu, Ismail Qemali, Avni Rrustemi dhe Adem Jashari, “imami” i ēoroditur Aramad Ali, dhe tė gjithė tė tjerėt si ky armik, pėr sjelljet dhe pėr veprat e tyre tė ndyra shpifėse, tradhtare dhe agjenturore antishqiptare, do ta kishin paguar shtrenjtė “faturėn” e tyre, ashtu sikurse tradhtarėt: Hamzai, Esat Pashė Toptani, Hasho Tuxhari e shumė renegatė tė tjerė, tanimė tė ngordhur, qė i ka dėmkosur edhe historia, edhe kombi shqiptar.

Po kush ėshtė ai “imam” Armad Ali, qė ka guxim ta baltojė gjithė kombin shqiptar dhe pavarėsinė e tij?!

Derisa eruditėt e Rilidnjes Kombėtare Shqiptare: Sami, Abdyl dhe Naim Frashėri, Hoxhė Tahsini, si dhe peronalitetet e shquara kombėtare, fetare dhe atdhetare: “Mulla Isuf Kraja (1899-1912), Hafiz Ali Korēa(1873-1956), Hoxhė Kadri Prishtina (1878-1925), Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937), njėri ndėr interpretuesit dhe komentuesit mė tė mirė tė Kuranit, Hafiz Ymer Shemsiu (1895-1945), Mulla Idriz Gjilani (1901-1949), Ymer Prizreni, Haxhi Zeka…etj.”(Shih nė: http://besimtari.com/hoxhallaret-figura-te-shquara-te-kombit/) me sjelljen, me dijen dhe me veprėn e tyre patriotike kanė kontribuar pėr afirmimin, pėr vlerat, pėr njohjen, pėr lirinė, pėr bashkimin dhe pėr pavarėsinė e kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, atėherė, kush ėshtė ai horr dhe analfabet Armad Ali, qė me paēavuren e pistė tė tij proserbe (kinse nė emėr tė fesė islame), i kundėrvihet pavarėsisė sė Shqipėrisė Etnike, duke e quajtur atė "haram"?!

Kur feja bėhet politikė, djajtė e kanė fjalėn kryesore, edhe nė xhami, edhe nė kishė, edhe nė pushtet, jo hoxha, as prifti e as kryetari i shtetit

Kėtė e dėshmoi, edhe dreqi Armad Ali me shpifjen dhe me gėnjeshtrėn politiko-propagandistike kundėr pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912), se gjoja “ ėshtė haram” kremtimi i saj, si dhe i datave tė tjera tė rėndėsishme tė historisė kombėtare dhe shtetėrore.

Ky qenka faqja e mugėt dhe mė e zezė e fesė islame dhe e kombit shqiptar, Armad Ali (imam shqipfolės): “Mos e festoni Ditėn e Pavarėsisė, ėshtė haram”! (http://www.kosova-sot.info/lajme/230023/befason-imami-shqiptar-mos-festoni-diten-e-pavaresise-eshte-haram//29/11/2017).

Nuk ka asnjė dyshim se ky mesazh denoncues dhe mohues i kremtimit tė Ditės mė tė bardhė tė Kombit Shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, ėshtė simetrik me gjuhėn e keqe politike dhe propagandistike kolonizuese (antiliri dhe antipavarėsi shqiptarėve) tė popave tė Patrikanės sė Pejės, tė Manastriti tė Deēanit, tė Manastirit Graēanica, tė Hilendarit, qė me shekuj kanė luftuar jo vetėm kundėr pavarėsisė sė SHQIPĖRISĖ ETNIKE, por, edhe pėr zhdukjen e farės shqiptare (iliro-pellazge) nė Ballkan.

Ata hoxhollarė dhe imamė fallso, qė mohojnė flamurin dhe festėn e pavarėsiė si Armad Ali, ata nuk janė shqiptarė, por, filosllavė rrenca dhe shpėrfytyrues tė fesė islame, tė Zotit, tė kombit dhe tė atdheut shqiptar

Ky farė soji i ri “imamėsh”, duhet tė paditet, edhe nga i gjithė popullit, edhe nga tė gjitha strukturat qeveritare dhe joqeveritare nė institucionet dhe nė organet pėrkatėse tė drejtėsisė sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, qė tė merren masa rigorize kundėr tyre pėr shkak tė helmimit dhe tė infektimit tė popullit me ideologji ekstreme fundamentaliste tė vahabizmit dhe tė salafizmit , qė kanė pėr qėllim futjen e zjarrit pėrbashkėsisė dhe harmonisė shekullore fetare (islame, katolike dhe ortodokse) tė shqiptarėve deri nė vėllavrasje , ashtu sikurse nė Liban, nė Libi, nė Irak, nė Afganistan…,etj. pėr tė degjeneruar dhe pėr tė shkatėrruar nė themel substancėn e identitetit kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve nė Ballkan.

Zotit i besojmė tė gjithė, por, mos ma prekni Kombin dhe Shqipėrinė Etnike, se me injorantė tė shtirur si “engjuj” dhe “tebdilė si barinj”, nuk nderohet as Zoti, as feja, as Kombi e as Atdheu!

Ēfarė “kėnaqėsie” ishte feja, kur populli shqiptar nė Ballkan mbi 2 mijė vjet ka jetuar si “gjarpėri nėn gurė” nga sundime tė huaja barbarike dhe gjenocidale?!

Kush ėshtė ai farė “hamam" Armad Ali, pa gjak shqiptari, pa ndjenja, pa zemėr, pa sy dhe pa mendje shqiptari, qė festėn e shenjtė dhe tė shtrenjtė gjithėkombėtare shqiptare-28 Nėntorin 1912, e ka quajtur “haram”, ashtu sikurse popat rusė, serbė, grekė, bullgarė dhe malazezė, tė cilėt, qė nga shekulli XVIII, e, edhe sot nė fund tė dekadės sė dytė tė shekullit XXI, sė bashku me politikėn, me shkencėn dhe me propagandėn e kishės dhe tė shteteve tė tyre SLLAVO-BIZANTINE e mohojnė gjenealogjinė e identitetit kombėtar tė shqiptarėve dhe tė territoreve indigjene tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.

Kjo ėshtė pėrmbajtja e mesazhit antishqiptar tė “imamit” Aramad Ali, se gjoja kremtimi i festės sė pavarėsisė, “ėshtė haram”. Kjo ėshtė tezė dhe akuzė e ditur shumėshekullore e sllavėve tė Ballkanit nė adresėn e mohimit dhe tė keqinterpretimit (pėr interesa dhe qėllime hegjemoniste, kolonialiste dhe imperialiste) tė PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE TĖ ISMAIL QEMALIT (28 NĖNTOR 1912).

Prandaj, kjo propagandė dezinformuese, agjenturore (nė emėr tė rremė fesė islame), provokuese dhe ofenduese, e shpėrpallur nga imami renegat Armad Ali, urgjentisht, duhet tė bėhet objekt shqyrtimi i institucioneve dhe i organeve kompetente tė drejtėsisė, tė gjyqėsisė, tė sigurisė dhe tė policisė sė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, nė mėnyrė qė tė merren masa preventive ligjore kundėr rrencave dhe agjentėve tė kėtillė ekstremistė rus-sllavė-bizantinė, tė cilėt me veprimet e tilla mashtruese propagandistike drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi po e rrezikojnė harmoninė e koekzistencės sė tri religjioneve tė shqiptarėve(islamik, katolik dhe ortodoks), si dhe rendin dhe sigurinė e dy shteteve shqiptare nė Ballkan (Shqipėria dhe Kosova).

Sa mė sipėr, prapavija politike dhe propagandistike e deklaratės sė shėmtuar tė Armad Ali, ka pėr qėllim , t’ia fus flakėn dhe zjarrin e terrorizmit popullit shqiptar dhe t’i destabilizojė Shqipėrinė dhe Kosovėn (edhe si komb, edhe si shtet) pėr t’i futur shqiptarėt nė “qorrsokak”, pėrkatėsisht nė njė thes tė pėrbashkėt me myslimanėt boshnjakė tė Bosnjės, tė cilėve kisha, shteti dhe shkenca falsifikatore serbomadhe ende nuk po ua njeh idenitetin kombėtar e as tė drejtėn e formimit tė shtetit tė tyre, sepse sipas tyre “nuk janė komb”, por, vetėm etni sllave me pėrkatėsi tė fesė islame.

Kėtė e kėrkon edhe mesazhi i deklaratės sė dreqit Armad Ali, se “ėshtė haram festimi i pavarėsisė dhe i festive tė tjera kombėtare shqiptare”, nė mėnyrė qė shqiptarėt t’i zhveshė nga identiti kombėtar dhe shtetėror, se “mjafton t’i bijnė kavallit” vetėm si myslimanėt boshnjakė tė Bosnjės. -Tė jenė pa liri, pa komb, pa pavarėsi dhe pa atdhe tė vetin, sepse u “mjafton”, qė tė jenė vetėm mysliman!?

Kėshtu, diē thuhet edhe nė tezat eklektike dhe tė pajusitifikueshme tė Dr.Jusuf Kardavit, se gjoja “Islami nuk njeh kombin, nacionalizmin, atdheun, patriotizmin. Liberalizmin,…etj.” mbase kėto janė ideologji dhe vlera tė Evropės Perėndimore, me qėllim tė pėrēarjes dhe tė kolonizimit tė vendeve islamike nė pėrmasa globale etj!?

Mirėpo, shqiptarėve nuk u intereson fare se ēfarė ka pohuar dhe shkruar J.Kardavi pėr Islamin, sepse siē ka thėnė me tė drejtė patrioti ynė i shquar Vaso Pashė Shkodrani: “Mos shikoni kisha dhe xhamia se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Kėtė mesazh racional pėr bashkimin e kombit shqiptar, nuk e kupton as J. Kardavi e as imam dreq Armad Ali, ndryshe nuk do t’i ofendonte mbi 15 milionė shqiptarė, se kinse, duhet t’i braktisin festat e tyre kombėtare dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, sepse sipas logjikės sė tij tė sėmurė fundamentaliste indoktrinuese tė bythėpraptė-antitezė e islamit tė mirėfillitė, “qenksha haram” kremtimi dhe pėrkujtimi i tyre.

Pa komb, pa atdhe, pa liri, feja si njė gjeth i harlisur

Pa kujtesėn historike kombėtare, pa gjuhėn shqipe, pa traditė, pa kulturė, pa identitet kombėtar shqiptar, pa flamur kombėtar shqiptar, pa pavarėsi kombėtare e shtetėrore shqiptare, dhe pa ribashkim kombėtar shqiptar, feja ėshtė si dita pa diell, i beson Zotit, krejt nė rregull, por jeton si skllav dhe kafshė, i shtypur, i varur dhe i pėrbuzur, pa liri, pa komb dhe pa atdhe, duke dėgjuar pėrralla mashtruese dhe rrena tė pafundme tė hoxhollarėve debilė dhe tė imamėve perversė dhe agjentė si Aramad Ali, tė cilėt nė ēdo regjim tiranik dhe jotiranik, jetojnė mirė dhe janė tė favorizuar me privilegje tė ndryshme pėr shėrbimet pushtetit, qė ia bėjnė vetėm pėr t’i mbajtur tė disiplinuar nėn sundimet e tyre robėruese, popujt qė kėrkojnė pavarėsinė e tyre, lirinė dhe jetėsimin e tė drejtave politike, kombėtare, ekonomike dhe tė mirėqenies sė tyre ekzistenciale.

Mirėpo njė status vasal, robėrues dhe shpėrfytyrues tė qenieve njerėzore, nuk e pranon as Kurani e as Bibla, pavarėsisht se ēfarė gėnjejnė, mashtrojnė dhe spekulojnė pėr interesa tė veta, hoxhollarėt-kallauzė dhe imamėt ekrstremistė si Aramad Ali dhe disa tė tjerė, qė tanimė i njeh mbarė populli shqiptar, xhamia, teqja, kisha dhe dy shtetet shqiptare (Kosova dhe Shqipėria).

Mirėpo, fatkeqėsia dhe tragjedia qėndron nė faktin se bashkėstė fetare islame, as qeveritė e kėtyre dy shteteve shqiptare, praktikisht nuk kanė ndėrmarrė masa konkrete ligjore pėr denoncimin e eksponentėve tė tillė fundamentalistė dhe ekstremistė, edhe pse ekzistojnė me dhjetra dhe me qindra argumente pėr izolimin e tyre nga skena politike dhe nga predikimi fetar nėpėr shkollat dhe xhamitė e Kosovės dhe tė Shqipėrisė.

Kjo propagandė e ndyrė antishqiptare me milimeter pėrputhet me propagandėn serbomadhe tė shtetit dhe tė kishės serbe, se “shqiptarėt nuk janė komb dhe, nuk duhet tė kenė shtetin e tyre kombėtar”!

Kėtė falsitet historik tė shtetit dhe tė kishės serbe tė mohimit tė sė drejtės sė pavarėsisė dhe tė vetėvendosjes, katėrcipėrisht e thotė mesazhi propagandistik filoserb i dreqit Armad Ali, se “ėshtė haram kremtimi i pavarėsisė sė Shqipėrisė”. Kjo ėshtė esenca e deklaratės denoncuese proserbe e Armad Ali, e gatuar dhe e finalizuar nė “kuzhinat” politike tė Kishės Ortdokse Serbe nė Beograd, qė shqiptarėt vullnetarisht, verbėrisht dhe shpirtėrisht, tė heqin dorė nga pavarėsia kombėtare dhe shtetėrore e tyre.

Kjo deklaratė skandaloze proserbe nuk ka lidhje me fenė islame, as me Kuranin e as me Zotin, por vetėm me dreqin Armad Ali “tebdil si bari”, si do ta fishkullonte Fan S. Noli.

Nė historinė e derisotme tė komunitetit mysliman shqiptar, nuk ėshtė shfaqur asnjė ekstrem i tillė ugurziė nga hoxhollarėt, nga imamėt dhe nga pedagogėt patriotė siē ishin “Mulla Isuf Kraja (1899-1912), Hafiz Ali Korēa(1873-1956), Hoxhė Kadri Prishtina (1878-1925), Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937), njėri ndėr interpretuesit dhe komentuesit mė tė mirė tė Kuranit, Hafiz Ymer Shemsiu (1895-1945), Mulla Idriz Gjilani (1901-1949), i cilili ka lėnė amanetin e pavdekshėm, se “Liria e vatanit nuk fitohet me shpifje, me gėnjeshtra, me partia e me tarafe, me tė pafe e me shkije tė veshur shiptarqe”, si dhe Ymer Lutfi Prizreni, Haxhi Zeka…etj.”(Shih nė: http://besimtari.com/hoxhallaret-figura-te-shquara-te-kombit/).

Datat kombėtare dhe shtetėrore tė pavarėsisė festohen edhe nė vendet islamike

Duke mos u hedhur mė herėt nė historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, por, duke u kufizuar vetėm nė kohėn mė tė re tė pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore (1945-2017), 193 shtete-anėtare tė Kombeve tė Bashkuara festojnė datat e rėndėsishme historiko-politike tė tyre, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre religjioze (islame, budiste, krishtere dhe jahudiste etj.).

Pra, gjatė periudhės kohore 72-vjeēare (1945-2017) tė veprimtarisė sė OKB-sė, e cila nė gjirin e saj numėron 193 shtete, prej tyre 22 shtete me pėrkatėsi tė religjionit islam, nė vendet e tyre nuk e kanė tė ndaluar kremtimin e pavarėsisė sė tyre. Si rrjedhim, deri mė sot, asnjė pėrfaqėsues i tyre zyrtar, qoftė kryetar, imam, hoxhė etj., nuk ka deklaruar se festimi i pavarėsisė sė shteteve tė tyre, duhet ndaluar, pėr shkak se “qenka haram” sipas “fesė” sė dreqit Armad Ali, cili, sot, pas 105 vitesh (28 Nėntor 2017) me rastin e kremtimit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912), i apeloi myslimanėt shqiptarė, qė ta braktisin festėn e flamurit, tė cilin kombi shqiptar e ka fituar me gjak ndėr luftėra dhe beteja shekullore kundėr armiqve tė tij tė egėr siē ishin Roma, Bizanti, Perandoria Osmane dhe mbretėritė ruso-sllave nė Ballkan.

Kėtė tė drejtė nuk e ka as hoxh, as sheikU, as popI, as imami, as dreqi Armad Ali, as sulltani e as perandori i huaj a i brendshėm, qė mund t’ua mohojė shqiptarėve pellazgo-ilirė kremtimin e festave kombėtare dhe shtetėrore, pavarėsisht sesa ėshtė pėrqindja e imamėve injorantė Armad Ali, qė u pengojnė datat e shenjta historike tė historisė kombėtare tė kombit shqiptar dhe tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE.

Nė historinė e komunietit mysliman shqiptar, deri mė sot, asnjė hoxhė, asnjė imam dhe asnjė myfti si shejtani Armad Ali!

Deri me rastin e shfaqjes sė surratit Armad Ali (Nėntor 2017) (thėnēin njėfarė imami me busullė fallso tė ndryshkur fetare) armik i Flamurit dhe i festave tė tij, qė pėrkujtojnė dhe simbolizojnė zgjimin, emancipimin dhe afirmimin e identitit kombėtar dhe tė pavarėsisė sė SHQIPĖRISĖ ETNIKE, nuk ka pasur ndonjė imam, hoxhė, myfti mysliman shqiptar, qė tė ketė dalė botėrisht kundėr pėrgėzimit tė Flamurit kombėtar shqiptar dhe kundėr pavarėsisė sė SHQIPĖRISĖ ETNIKE.

Mirėpo, ja sot, pas 105 vitesh tė arritjes dhe tė festimit tė pavarėsisė (1912-2017), doli njė mbeturinė fetare dhe kombėtare, qė me debilitetin e tij edukativ dhe profesional, deshi tė tregohet mė besimtar dhe mė i ditur sesa besimtarėt dhe patriotėt e atdhetarėt e devotshėm si “ Mulla Idriz Gjilani, Hoxhė Tahsini, Hafiz Ali Korēa, Haxhi Vehbi Dibra, Hoxhė Kadri Prishtina”…, e shumė tė tjerė, tė cilėt asgjė nuk kursyen pėr Gjuhėn Shqipe, pėr traditėn, pėr zakonet, pėr kulturėn, pėr Flamurin, pėr lirinė dhe pėr pavarėsinė e Kombit dhe tė Atdheut-SHQIPĖRINĖ ETNIKE.

Kur feja bėhet politikė, ky ėshtė njė rrezik i madh pėr vlerat universale tė botės sė qytetėruar

Sė kėndejmi, kjo vlen, edhe pėr popullin shqiptar, i cili nė tri dekadat e fundme (1990-2017) po ballafaqohet me elementet e terrorizmit dhe tė ekstremizmit islamik pėr qėllime dhe pėr interesa politike, ekonomike, tregtare dhe mafioze pėr shtrirjen e latifundive tė pakufijshme dhe tė shteteve absolute perandorake.

*** Armad Ali (imam shqipfolės): “Mos e festoni Ditėn e Pavarėsisė, ėshtė haram”! (http://www.kosova-sot.info/lajme/230023/befason-imami-shqiptar-mos-festoni-diten-e-pavaresise-eshte-haram//29/11/2017).

-Ismail Qemali, kėtij farė hoxhė injornati, Armad Ali, do t’i thoshte me zemrim: -Ti hoxhė manjak dhe derėbeder, “-Ik, shiko punėrat e xhamisė, se ATDHEUT KA KUSH TI DALĖ ZOT” !

-Kėtė rekomandim, duhet ta mbajnė mend tė tė gjithė klerikėt shqiptarė qofshin myslimanė (myderizė apo gjysmakė, psikopat si imami Armad Ali) a tė krishterė, madje, qofshin edhe atesitė e beduinė apatridė, sepse FEJA JONĖ KA QENĖ, ĖSHTĖ, EDHE DO TĖ JETĖ VETĖM SHQIPTARIA, ashtu, si thotė, edhe amaneti i pavdekshėm i patritoitit shqiptar Vaso Pashė Shkodrani.

“Haram” dhe mėkat, ėshtė ta gėnjesh Zotin, ta tradhtosh Kombin dhe Atdheun-SHQIPĖRINĖ ETNIKE!

Shqiptarėt nuk kanė komb tjetėr veē kombit shqiptar. Shqiptarėt nuk kanė atdhe tjetėr veē SHQIPĖRISĖ ETNIKE, pavarėsisht nga tė tri fetė e tyre, qė shtrihen edhe jashtė Ballkanit.

Prandaj, nuk ėshtė “haram”, gjakprishur imam Armad Ali, qė shqiptarėt tė kenė kombin dhe atdheun e tyre tė pavarur si kombet e tjera nė mbarė botėn; qė shqiptarėt tė kenė historinė e tyre kombėtare; qė shqiptarėt tė festojnė dhe tė krenohen me fitoret e tyre, me luftėrat dhe me kryengritjet e tyre me HEROIN KOMBĖTAR SKENDERBEUN NĖ KRYE dhe me ISMAIL QEMALIN, babain e shpalljes sė pavarėsisė, pėrkatėsoisht themelimit tė qeverisė sė SHQIPĖRISĖ ETNIKE, mė 28 Nėntor 1912 nė qytetin heroik tė VLORĖS.

--“Harami” ta zėntė frymėn”, Armad Ali, se njė provokator i vogėl, njė maskara, njė hiq, njė analfabet je ti, ta ofendosh, ta provokosh, ta frikėsosh dhe ta shpifėsh njė popull prej 15 milionė shqiptarėsh, qė tė heqė dorė nga historia kombėtare, nga festat, nga gėzimet dhe nga vlerat e tij tė shenjta dhe tė shtrenjta kombėtare, atdhetare dhe civilizuese, tė cilat i ka kurorėzor me gjakun e derdhur shumėshekullor kundėr shtypjes, terrorit dhe gjenocidit tė hordhive tė huaja barbare siē ishin, gjatė historisė: Roma, Bizanti, Perandoria Osmane, si dhe mė pas mbretėritė kolonialiste dhe imperialiste sllavo-bizantine tė Ballkanit (Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria).

Populli shqiptar, pa identitet kombėtar dhe pa atdhe, ėshtė si dita pa diell, pavarėsisht nga religjionet e tij, tė cilat kurrėnjėherė nė historinė e tyre nuk e kanė mohuar identitetin as vlerat e datave tė rėndėsishme kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve dhe tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE.

-Ata imamė myslimanė, priftėrinj katolikė a ortodoksė shqiptarė, qė janė sikurse ky farė filosllavi, Armad Ali, qė pėrzihen nė politikė, me qėllim tė politizimit tė religjionit, ata janė rrencat dhe dėmtuesit mė tė mėdhenj tė Zotit dhe tė njerėzimit.

Pra, ata tipa, si Armad Ali, qė ka apeluar tė mos kremtohet Dita e Pavarėsisė sė 28 Nėntorit tė Shqipėrisė, si dhe festat e tjera kombėtare dhe shtetėrore, duhet tė pėrjashtohen nga xhamia, nga teqja dhe nga kisha, se mohojnė historinė dhe identitetin kombėtar tė shqiptarėve.


Nuk ka faj shejtani Armad Ali, por, ata qė i besojnė, e lejojnė dhe e paguajnė shtrenjtė pėr ta dezinformuar dhe ofenduar njė komb prej 15 milionė shqiptarėsh, me qėllim qė t’i indoktrinojė, t’i bastardojė, t’i degjenerojė dhe t’i shpėrfytyrojė vlerat dhe festat e shtrenjta kombėtare, tė fituara me gjakun shumėshekullor tė breza e beza tė shqiptarėve nė kryengritjet dhe nė luftėrat e tyre pėr ēlirimin, pėr lirinė, pėr pavarėsinė dhe pėr bashkimin kombėtar dhe tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE.

Nėse ekstremistėt dhe rrencat e kėtillė tė Zotit, tė Kombit dhe tė Atdheut tolerohen edhe mė tej, sikurse elementet terroriste dhe mercenare, qė kanė arritur deri nė Irak, nė Siri e gjetkė, atėherė, nuk ėshtė ēudi e as befasi se kėta piromanė tė Kombit dhe tė Shqipėrisė Etnike sikurse shejtani Armad Ali, nesėr, do tė kėrkojnė nga shqiptarėt, qė tė braktisin edhe gjuhėn e tyre shqipe, duke e zėvendėsuar atė me arabishten, duke e konsideruar si “gjuhė tė vetme tė fesė islame”.

Pra, kujdes shqiptarė, se si duket shtėpisė sonė tė pėrbashkėt ka filluar t’i dalė tymi: -Dikush mohon heroin kombėtar Skėnderbeun; dikush mohon gjuhėn letrare standarde shqipe; dikush mohon ribashkimin kombėtar shqiptar dhe tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE; dikush mohon vlerat sublime akademike kombėtare shqiptare; dikush mohon Flamurin dhe festat kombėtare shqiptare!?

– E ne, qe 30 vjet, tė “pėrgjumur”, mendjelehtė dhe tė ēmendur pas parasė, pas pasurisė dhe tė luftės sė egėr pėr pushtet, jemi verbuar me sy nė ballė, duke mos parė asgjė tė keqe dhe tė rrezikshme rreth nesh dhe, ē’po ngjet nė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt-SHQIPĖRINĖ ETNIKE!

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 142 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
Leter ALBINIT
E premtė, 12 janar 2018 - 04:21
i nderuar, zoti Albin Kurti! Doemos do habiteni qė po merrni kėtė letėr nga njė i panjohur. Unė, quhem Pandeli Liko Zaka. Jam nga fshati Metaj, njė fs...
FASHIZĖM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
E enjtė, 11 janar 2018 - 05:59
Vėzhgues tė paanshėm dhe tė vėmendshėm tė sjelljeve e vetėsjelljeve kryeneēe antishqiptare tė BE-sė dhe aleatėve tė Serbisė, po e shohin, tashmė, lakuriq, ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi