Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dekada e parë e mëvetësisë po na gjen pa ushtri!
Publikuar më 05 janar, 2018 në orën 06:03 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kanë mbetur edhe pak javë që kur qytetarët e vendit do ta festojnë 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Por, fatkeqësisht dekada e parë e mëvetësisë së saj, Kosovën po e gjen pa ushtri. Përderisa po i ofrohemi dekadës së parë të pavarësisë së vendit, pak ka shpresë që njëkohësisht po i ofrohemi edhe krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Si pasardhëse e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për të marr përgjegjësi të reja. Disa përpjekje për shndërrimin e FSK-së në FAK, të cilat i kishte ndërmarrë presidenti i vendit që njëkohësisht është edhe komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e që atëbotë ishte kryeministër sikur kishin hasur në ‘vesh të shurdhër’. Dashtë e pa të që në krye të herës duhet ta themi se presidenti i vendit ka qenë më i zëshmi rreth mundësisë së krijimit të Forcave të Armatosura.

Nëse kthehemi në retrospektivë, kujtojmë se angazhimi i të pari të vendit për krijimin e ushtrisë së Kosovës, nuk kishte munguar as më 2014. Mirëpo, siç dihet LDK sikur hezitoi ta mbështeste atë për mundësinë e bërjes së Kosovës me ushtri. Egoja për t’i atribuuar vetës merita, jo rrallë edhe të paqena dhe jo një tjetri, si në rastin konkret kryeministrit që atëbotë ishte Hashim Thaçi, e stopoi përpjekjen e këtij të fundit që odisejada e krijimit të Forcave të Armatosura të merrte fund. Sidoqoftë ngjarjet pas dështimit të transformimit të FSK-së në FAK patën rrjedhën e saj të mbrapshtë dhe tashmë po bëhen katër vite që Kosovës i ‘iku’ mundësia që t’i ketë Forcat e saja të Armatosura. Edhe pse së paku në opinionin publik ishte krijuar përshtypja se LDK e la vendin pa ushtri më 2014, fajit në një situatë të brishtë politike me të cilën vazhdon të karakterizohet Kosova edhe sot, vështirë t’i jepet emër e mbiemër.
Në mars të vitit që e lamë pas presidenti i vendit mobilizohet edhe njëherë rreth krijimit të ushtrisë. “Ndërkombëtarët nuk janë kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, ka dallim vetëm rreth asaj nëse kjo duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese apo me ligj. Me ndërkombëtarët jemi dakord që kjo të bëhet nëpërmjet amendamenteve në Kushtetutë. Duhet punuar më shumë me serbët që të kthehen në Kuvendin e Kosovës që edhe ata të votojnë. Por, nëse ata nuk kthehen, natyrisht, do të shkojmë përmes ligjit. E theksoj edhe një herë, do të kemi ushtri dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare”, kishte deklaruar Thaçi muaj më parë.
Kjo deklaratë e Presidentit të vendit e kishte aktualizuar më shumë se kurrë mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohej në Forcë të Armatosur. Për iniciativën e presidentit dhe të drejtën që Kosova ta ketë ushtrinë e saj ishte folur edhe në Kongresin Amerikan. Një mik i madh i shqiptarëve, kongresmeni Eliot Engël në kongresin amerikan kishte deklaruar se; Kosova, si vend i ri, duhet ta ketë ushtrinë, duke shtuar se në anën tjetër Rusia po e armatosë Serbinë.
“Kosova ende nuk ka ushtri. Kjo është një e drejtë sovrane, mirëpo ky komb-shtet është pa ushtri. Kosova ka një Forcë të Sigurisë të armatosur lehtë, derisa ushtria ruse po e pajisë vendin e saj fqinj” kishte deklaruar kogresmeni amerikan Eliot Engel.
Sidoqoftë, as kjo mbështetje nga Amerika nuk i kishte bindur aketërt relevantë që Kosova të bëhej me ushtri përmes ligjit, në pamundësi të ndërrimit të amendamenteve kushtetuese. Së këndejmi, gjetja moduleve për krijimin e ushtrisë së Kosovës u takon të zgjedhurve të popullit. Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm se frazat; këtë vit, këtë javë, apo këtë muaj do ta kemi ushtrinë sikur ka nisur të banalizohen. Nga akterët e ndryshëm politik, faji për stagnimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, vazhdon t’i hedhet bashkësisë ndërkombëtare, mosgatishmërisë së saj për ta pranuar atë! Në fakt, rrallë për të mos thënë asnjëherë, përfaqësuesit diplomatik të vendeve mike të Kosovës kanë thënë se Kosova nuk duhet ta ketë ushtrinë e saj, apo Kosova ende nuk është e gatshme ta marr një hap të tillë. Përkundrazi, bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësuesit diplomatik të saj, nga klasa politike e vendit ka kërkuar të gjejë rrugë, alternativë, për krijimin e ushtrisë dhe jo ta stopojë atë. Duhet evidentuar edhe njëherë se, kjo rrugë nuk është në Bruksel, e as në Uashington, e aq më pak në Beograd, kjo rrugë është në Prishtinë. Klasa politike e vendit, akterët e përfshirë në këtë proces duhet të gjejnë modalitete që krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës të jetë i akceptueshëm edhe për serbët. Kur merr përgjegjësi duhet t’u dalësh në krye. Në të kundërtën është e pakuptimtë të kërkohet votëbesimi i qytetarëve.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 325 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi