Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjykata speciale dhe lufta speciale e sėrbisė ndaj shqiptarėve
Publikuar më 07 janar, 2018 nė orėn 20:06 ( Para 8 ditė e 16 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjykata speciale dhe lufta speciale e sėrbisė ndaj shqiptarėve, sipas parimit :
"Hyp se tė vrava zhdryp se tė mbyta ".

Tė gjitha zhvillimet e pasluftės nė Kosovė, pėrfshirė edhe zhvillimet aktuale pėr shfuēizimin e "gjykatės speciale", janė EKSPERIMENT ndėrkombėtar nė pėrkrahje tė luftės speciale serbe pėr zhbėrjen e qenjės shqiptare!

Qėllimet kryesore strategjike serbe janė arritur, shumė tė tjera kan hyrė nė rrugė njėkahėshe arritjesh qysh me themelimin e " gjykatės speciale" dhe mė parė, andaj me sa shihet edhe " zhbėrja" e saj, ėshtė po nė funksion tė kėsaj lufte speciale serbe dhe pėrmbyllje e suksesshme e eksperimentimit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe mė gjerė ndėr shqiptarėt.

Duhet tė kuptohet se qėllimi kryesor i " gjykatės speciale" nuk ėshtė denimi i disa personave ( kushdo qofshin), tė cilėt kan luftuar pėr ta mbrojtur popullin dhe vendin e vet nga okupatori serb, qė ashtu si ėshtė formuar kjo " gjykatė", me gjithēka tė fshehtė, mundet ta dėnoj kėnd tė dojė.
Qėllimi kryesor, ka qenė dhe mbetet presioni mbi ata qė mbajnė pozita politike (me kėrcėnimin e dėnimit nga kjo gjykatė), qė mes tyre, serbia tė realizoj qėllime tė mėdha strategjike dhe afatgjata ndaj shqiptarėve nė tėrėsi dhe Kosovės nė veēanti.
Me njė fjalė, " gjykata speciale", ėshtė njė komponent shumė i fuqishėm i luftės speciale serbe ndaj shqiptarėve, andaj vetė " baza" mbi tė cilėn ajo u themelua, i arrijti kėto synime tė mėdha serbe:

• U nisė nga" shtėpia e verdhė " nė Shqipėri, me Lulzim Bashėn udhėrrėfyes, qė shqiptarėt tė njollosėn si komb.
• U zgjodh njė diplomat i huaj (Dick -Marti), qė nisma tė jetė jo serbe dhe si e tillė e besueshme.
• U themelua si gjykatė ndėrkombėtare me insistim dhe pėr interesa tė sėrbisė, nė njė vend anonim, me trup gjykues, prokuror, avokat, gjykatės, dėshmitar,..., dhe gjithēka anonime, qė tė mos thuhet se ėshtė serbe.
• U kėrkua me ēdo kusht qė gjykata tė themelohet nga vetė shqiptarėt, qė don tė thotė se vetė shqiptarėt po e pranojnė se UĒK ka bėrė krime monstruoze, dhe po themelojnė gjykatė speciale me karakter ndėrkombėtar, qė ti zbardh dhe ti gjykojė ato !
• Gjykata tė ketė afat tė pakufizuar kohorė, qė efektet e luftės speciale tė jenė afatgjata.

Lajmi mori dhenė, u pėrhap me tė madhe nga serbia dhe miqtė e saj, duke bėrė qė serbia pėrfitimet kryesore ti arrijė qysh ditėn e themelimit tė sajė, dhe rruga e suksesit tė kėsaj gjykate pėr serbinė, tė jetė e gjatė,..., aq sa i nevojitet asaj, pa pasur mundėsi themeluesi i saj( shqiptarėt), qė ti zhbėjnė vendimet e saj.

Sukseset e pasthemelimit;
1. Politika shqiptare nė tėrėsi, tė zėnė peng nga paaftėsia pėr tu pėrballuar me luftėn speciale serbe, tė zėnė peng nga bėmat e tyre kundėrkombėtare, afera tė ndryshme etj, tė cilat serbia ua njeh mirė (sepse jo pak " politikaj" shqiptar nė kėtė politikė, ishin dhe janė zgjedhje serbe), u shantazhuan dhe u servilizuan edhe mė tepėr, duke mos patur guximin qė tė kundėrshtojnė gjė qė ėshtė interes serbian, por tė punojnė haptas pėr interesa serbe.

2. Plani i kahmotshėm strategjik sėrb pėr zbrazjen e Kosovės nga shqiptarėt, dhe jo vetėm tė saj por tė mbarė hapsirės gjeografike shqiptare, po vazhdon si kurrė mė parė, kjo me shtysė tė politikės shqiptare nė tėrėsi, e cila nuk ka guxim qė ta pėrmend e mos tė flasim ta ndaloj boshatisjen e atėdheut.

Ka parė, apo ka dėgjuar ndokush ndonjė politikan shqiptarė, tė flas, shkruaj pėr kėtė dukuri shfarosėse kombėtare, apo parlamentet kukulla shqiptare tė debatojnė pėr kėtė.

3. Shitja dhe tjetėrsimi i pasurive kombėtare mu nga kėto politika e ka arrijtur pothuajse fundin.

4. Mbi bazėn e kėsaj " gjykate speciale", shqiptarėt me dorė tė vetė, ja morėn tė drejtėn vetit qė tė formojnė USHTRI tė Kosovės, pa lejen e serbisė !

Si munden tė formojnė ushtri tė re shqiptarėt, kur pėr ushtrinė qė kishim, serbisė ja dhamė tė drejtėn e gjykimit dhe vlerėsimit dhe tani duhet ta presim "MĖSHIRĖN" e saj, qė ajo tė na thotė: formojeni ushtrinė !!!

5. Pa ushtri nuk ka shtet, pa shtet nuk ka ushtri

Kush nuk kupton, se vetėm kėta element tė pėrmendur nė kėto 5 pika, pa i llogaritur shumė tė tjerė ( enklavizimi, asociacioni, demarkacioni etj, punė tė kryera tashmė pavarsishtė zhurmės qė bėhet gjoja pėr shpėtim ), janė tepėr tė mjaftueshėm pėr interesa strategjike tė serbise ndaj nesh, po aq sa janė tė mjaftueshėm pėr shpėrbėrjren dhe zhdukjen tonė qė ska tė ndalur, nuk ka kuptuar gjė lidhur me kėto zhvillime.

Pėrball kėtyre arritjeve strategjike serbe, denimet personale qė mund tė bėjė kjo apo secila gjykatė tjetėr serbe, pak rėndėsi kan pėr serbinė.
Pas kėtyre arritjeve vendimtare serbe, pason hapi tjetėr po aq strategjikė " shfuqizimi i gjykatės speciale"
Eshte " interesant" se mu ata qė e kan pėrkrahur dhe votuar gjykatėn speciale, kerkojne tani heqjen e saj !
Tė njejtit dhe serbia dalin tė fituar nė te dy rastet, po aq sa del i humbur populli shqiptar.
Me rastin e aprovimit tė " gjykatės speciale" kėta tė njėjtit, ishin tė urdhėruar nga serbia & Co, dhe morėn poena (+) pėr angazhimin.

Tani ku kėrkojnė sa pėr sy e faqe ta shfuēizojnė " gjykatėn speciale", logjika thotė se kėtė e bėjnė me sygjerim ( dritė jeshile) tė dikujtė, tani marin poena (+) msheftas nga punėdhėnėsi nga i cili njėkohėsishtė marin ēortim tė fortė publikė me rrezikim pėr sanksione ( hapa prapakthyes), dhe gjithashtur marin poena (+) nga populli pėr patriotizėm !

Si ka mundėsi, nga pozita tradhėtie pėr tė njėjtėn gjė dje, tė dilet nė pozita heroizmi sot, pa pasuar kurfar vetėpėrgjegjėsie, qė tė paktėn pasohet me dorėheqje?
Kjo vetėm te ne shitet!
Jo se aprovimi pėr" gjykatėn speciale" nuk duhet tė hiqet,
Ajo nuk ėshtė dashur kurrsesi tė aprovohet nga shqiptarėt, por edhe tani duhet tė hedhet nė BĖRLLOG si aprovim nga shqiptarėt (tė tjerėt le ta bėjnė), shqiptarėt janė pėrgjegjės pėr bėmat e veta e jo tė tė tjerėve.

Po ku keni parė dhe dėgjuar ju o shqiptar, se njė POPULL ja lejon pushtuesit me vendim parlamenti gjykimin e ushtrisė sė vetė ēlirimtare ? !

A e din dikush vetėm njė rast, qė njė serb u dėnua nga ndonjė gjykatė shqiptare dje dhe sot, mbi nje shekull robėri, pėr gjenocidin e pandėrprerė serb mbi shqiptarėt, e mos tė flasim pėr lejimin nga serbia tė themelimit tė njė gjykate speciale tė inicuar nga shqiptarėt pėr hulumtimin e krimeve tė sajė tė njohura botėrishtė!

Por pyetja ėshtė:
Pse tani nisma nga tė njėjtit pėr shfuēizimin e " gjykatės speciale"?
Logjika ėshtė nėna e gjykimit,
Andaj, nuk mundet tė thotė njeri se ata qė vazhdimisht i shėrbyen serbisė, e kurr popullit dhe vendit tė vetė, tė kenė ndryshuar pėr 180 ° qėndrim nė dėm tė serbisė dhe nė interes tė popullit, pa i'u munguar as njė gram pushteti qė ua garanton serbia, tė paktėn mes listės serbe!

Nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm tė kryhet njė punė sa ėshtė e rėndėsishme se nga kush kryhet ajo, andaj me mjeshtri speciale, dalngadalė, u zgjodhėn ta pėrfundojnė eksperimentin mu ata tė krahut tė luftės kundėr tė cilėve edhe u fillua eksperimentimi, por dhe disa tė emėrtuar si tė krahut tė luftės, me qėllim qė i gjithė MALLKIMI i POPULLIT qė se kupton " LOJĖN ", tė bjerė mbi UĒK!.

Tė tjerėt, tė pėrkdhelurit e serbisė dhe tė ndėrkombėtarėve, tė cilėt pas pėrfundimit tė lojės i pret vazhdimi haptasi i miqėsisė sė vjetėr me serbinė ( pacifistė), qė e luftuan UĒK aq sa serbia, tani rrinė paksa anash dhe janė kundė heqjes sė gjykatės speciale se " nuk prishemi me miqtė ndėrkombėtar" thonė., por nė fakt tė dy palėt janė pjesmarrės loje ( xhokera), me role tė kundėrta, por tė dy palėt nė dėm tė popullit.
Dihet qė Kosova (me 17 shkurt po bėhen 10 vite), ėshtė shpallur " shtet" me emrin ndėrkombėtar "Kosovo" emėrtim serb, sipas paketės serbe tė ahtisaarit ( dushk pėr gogla).

Kėto 10 vite kan treguar se " Kosovo", nuk e ka ushtruar asnjė funksion tė vetėm shtetror!
Nėse po, cilin ?

Ajo nuk vendos gjė pėr vehten e saj,
• Nuk vendos pėr teritorin, ska teritor tė definuar
• Nuk vendosė pėr mbrojtjen, ska ushtri, e formon vetėm nėse ja LEJON Serbia
• Nuk vendosė pėr zhvillimin me bazė industrinė dhe pasuritė natyrore tė saj, pėr tė cilat " vendosė" vetėm kur i ipen dikujt tė huaj sikurse Nikeli, Aeroporti, " kosova e re " para ca kohėsh etj.
• Nuk vendosė pėr historinė, kulturėn, traditėn, simbolet kombėtare, dokumentacionin etj, nėse kėto nuk janė nė pėrputhje tė plotė me interesat serbe.

Cili shtet qė ėshtė shtet i mirėfilltė, nuk vendos pėr kėto elemente qė i cekėm dhe shumė tė tjera ?!

Derisa Kosova pėr mendjet e shumė shqiptarėve mendohet se ėshtė shtet vetėm se para disa vitesh po tė thuhej Kosova republikė, pasohej me vite burg, pėr tė huajt dhe ata qė Kosovėn e njohėn vetėm si KOSOVO - sipas ahtisaarit (Hofbauer, Hannes: Experiment Kosovo. Die Rückkehr des Kolonalismus), eksperimenti Kosovė ka pasur sukses, dhe ka ardhur koha qė shqiptarėt ta paguajnė edhe ēmimin e eksperimentimit, duke u ngarkuar me " FAJIN" se e prishėn marėveshjen me ndėrkombėtarėt, dhe tani do tė pasojnė tėrheqjet e njohjeve tė tė PANJOHURĖS!

Dhe kėsht do tė fitojnė prapė tė gjithė:
• Serbia KOSOVON dhe shqiptarinė- Jugoserbia e tretė
• Tė huajt suksesin e eksperimentimit
• " Politikajt tanė", pozita udhėheqėse nenė serbi dhe besimin e popullit pėr patriotizėm
• Populli si gjithėherė; rrenėn, mashtrimin, ikjen nga atėdheu, ZHDUKJEN dhe ASIMILIMIN.

Abdullah Begolli

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 269 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
Leter ALBINIT
E premtė, 12 janar 2018 - 04:21
i nderuar, zoti Albin Kurti! Doemos do habiteni qė po merrni kėtė letėr nga njė i panjohur. Unė, quhem Pandeli Liko Zaka. Jam nga fshati Metaj, njė fs...
FASHIZĖM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
E enjtė, 11 janar 2018 - 05:59
Vėzhgues tė paanshėm dhe tė vėmendshėm tė sjelljeve e vetėsjelljeve kryeneēe antishqiptare tė BE-sė dhe aleatėve tė Serbisė, po e shohin, tashmė, lakuriq, ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi