REAGIM
Prifti malazez i Kishës Ortodokse, Radomir Nikçeviq, paska deklaruar në Shkodër se «Kosova është Serbi sepse ai është një vend i shenjtë i Serbisë». Në ke¨të mënyrë ai bëhet pjesë e ofensivës serbe për të shpërndarë dhe aktualizuar mitin për “Kosovën si Djep i Serbisë”. Kësaj ofensive nuk kam çka t’i shtoj më shumë se të përsëris qëndrimin tim të publikuar kohë më parë:
Kosova është Djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve
Të gjithë atyre që janë lëshuar në këtë lloj propagande u them që nëse kanë mundësi le t’i bëjnë një «analizë gjenetike» tokës së Kosovës dhe do të binden se është e stërmbushur me ADN nga gjaku dhe djersa e shqiptarëve. Kosova vërtetë është «Djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve»!
Me respekt
Bardhyl Mahmuti
|