Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MARRĖVESHJA PĖR DEMARKACIONIN NUK DUHET TĖ RATIFIKOHET!
Publikuar më 08 janar, 2018 nė orėn 22:24 ( Para 7 ditė e 13 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Edhe mbledhja e radhės e Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit tė Kosovės nuk dha asnjė rekomandim pėr datėn se kur do tė paraqitet nė Parlament Marrėveshja pėr Demarkacionin dhe as mendimin e tij rreth saj. Viti 2017 po mbyllet dhe nė 2018 po bartet njė problem i rėndė pėr shpatullat e brishta tė Kosovės sė re.

Mendoj se ka fakte dhe argumente tė mjaftueshme pėr tė arritur nė pėrfundimin se nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje nė gusht tė vitit 2015 ishte i gabuar dhe ratifikimi i saj nuk do tė bėntė gjė tjetėr, veē do ta legalizonte kėtė gabim, me pasoja tė dukshme, negative, pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Kosovės.

Tė gjitha pseudoargumentet e pėrdorura deri tani, nė favor tė ratifikimit, nuk qėnrdojnė nė kėmbė pėrballė ballafaqimit me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Sipas ligjit ndėrkombėtar, kur ka mospėrputhje midis kufijve kadastralė dhe administrativė, si nė rastin Kosovė- Mal i Zi, atėherė duhet korrigjuar kufiri kadastral nė atė mėnyrė qė tė vijė nė pėrputhje tė plotė me atė administrativ dhe jo e kundėrta. Nė raportin midis tyre, pėrcaktues, parėsor ėshtė kufiri administraitv. Nė bazė tė kėtij ligji, kufiri kadastral, qė pretendohet tė jetė nė favor tė Malit tė Zi, duhet tė korrigjohet dhe tė vijė nė pėrputhje me kufirin administrativ, i cili qė nga viti 1945 nuk ka lėvizur nga Qafa e Ēakorrit.

Gjithnjė, sipas ligjit ndėrkombėtar, pronėsia private e qytetarėve tė njė vendi mbi njė tokė tė caktuar, nuk ėshtė e barasvlefshme me pretendimet pėr territorin, nga ana e shtetit tė tyre. Historikisht, shqiptarėt nuk i kanė pasur fort mirė punėt me letrat. Kjo mund tė jetė e vėrtetė edhe pėr pronat e tyre nė Ēakorr e Kuqishtė. Por mungesa e dokumenteve tė pronėsisė, nga ana e shqiptarėve, nuk i jep tė drejtė Malit tė Zi qė kėtė territor ta konsiderojė si pjesė tė shtetit tė tij. Ligji ndėrkombėtar kėrkon qė tė ndahet e drejta e pronėsisė nga procesi teknik i delimitimit dhe demarkimit tė kufirit.

Nuk i qėndron logjikės as referimi tek marrėveshja e Kumanovės (09.06.1999), sipas sė cilės, u vendos njė zonė sigurie, 5 km jashtė kufijve tė Kosovės, nė pjesėn tjetėr tė territorit tė ish-Jugosllavisė, pėrfshirė Malin e Zi. Pėrse, nė tė gjithė gjatėsinė e kufirit, zona e sigurisė shtrihet 5 km larg kufrit administrativ tė Kosovės, nė brendėsi tė territorit ish-jugosllav, ndėrsa nė pjesėn e Malit tė Zi, pėrkundrazi, 5 km nė brendėsi tė territorit tė Kosovės? Mbi ēfarė kriteri, standardi, logjike a tė drejte ėshtė vendosur kjo shmangie? Nė bazė tė kėsaj logjike, mund tė nxirret pėrfundimi se zona e sigurisė midis Kosovės e Serbisė, u vendos pėr tė mbrojtur Kosovėn nga Beogradi, ndėrsa ajo midis Kosovės dhe Malit tė Zi, qenkėrka vendosur pėr tė mbrojtur kėtė tė fundit, nga Kosova.

Ndryshe, nuk ka si shpjegohet zhvendosja e kufirit, 5 km nga Qafa e Ēakorrit, nė thellėsi tė territorit kosovar.

Nė gjykimin tim, edhe sikur argumentet tė flisnin krejtėsisht nė favor tė delimitimit dhe demarkimit tė kufirit, siē e kėrkon Podgorica, Prishtinės do t’i duhej t’i kėrkonte Malit tė Zi negociata, pėr tė arritur nė njė marrėveshje qė do tė fiksonte vendosjen e kufirit nė Qafė tė Ēakorrit. Sepse Marrėveshja e Demarkacionit e vitit 2015, i siguron avantazhe tė qarta gjeostrategjike, ushtarake dhe ekonomike, fqinjit tonė. Kur kėto argumente janė nė favorin tonė, pėrse u dashka qė tė heqim dorė prej tyre, duke dėmtuar rėndė interesat tona? Dhe ē’ėshtė mė e keqja, pa marrė asgjė, nė kėmbim?
Shtetet serioze pėrpiqen qė vendosja e kufirit tė mos jetė, apriori, nė disavantazh tė tyre. Edhe praktika ndėrkombėtare e delimitimit dhe demarkimit tė kufijve, zakonisht, ndjek qafat e maleve, lumenjtė, etj. si kufij natyrorė me avantazhe a disavantazhe tė njejta pėr tė dy palėt.
Janė naive sugjerimet qė tė ratifikohet njė herė Marrėveshja e Demarkacionit, pastaj tė shihet mundėsia e ndryshimit tė saj. Sipas tė drejtės ndėrkombėtare, Kosova nuk ka asnjė detyrim ligjor qė ta ratifikojė kėtė marrėveshje, por, nėse ajo hyn nė fuqi (ratifikohet), si rregull, nuk mund tė ndryshohet, ose ndryshimi i saj bėhet tepėr i vėshtirė.
Sė fundi, nuk ka asnjė garanci qė, nėse ratifikohet Demarkacioni, Kosova fiton liberalizimin e vizave. Ne, tashmė, jemi mėsuar qė, sapo plotėsohet njė kriter, BE i imponon Kosovės tė tjera kritere, edhe mė tė padrejta, edhe mė diskriminuese.

Pėr tė gjitha arsyet e lartpėrmendura, por edhe pėr shumė tė tjera, qė i solli nė vėmendje tė institucioneve shtetėrore dhe tė publikut, Komisioni i drejtuar nga z. Shpejtim Bulliqi, mendoj qė Marrrėveshja pėr Demarkacionin nuk duhet tė ratifikohet. Sugjerimi im ėshtė qė nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė Kosovės, nė janar 2018, kjo Marrėveshje tė hidhet poshtė si e gabuar dhe e dėmshme pėr interesat tona themelore. Mė mirė t’i thuhet “ndal” sė keqes tani, se sa tė mbetemi peng i saj, pėrjetėsisht. Kosova nuk do tė jetė vendi i parė, as i fundit, me probleme tė pazgjidhura kufitare. Pėr tė mos shkuar shumė larg, Ballkani ka plot vende tė tjera tė tilla, pėrfshirė edhe vet Malin e Zi.

Midis mėsimeve qė duhet tė nxirren nga rasti i Demarkacionit, mendoj se duhet tė jetė edhe ky: pėrfaqėsuesit mė tė lartė shtetėrorė tė Kosovės duhet tė mendohen mirė, para se tė hedhin firmėn nė dokumente qė kanė tė bėjnė me interesat jetike tė vendit. Mė jetik dhe mė tė shenjtė sė kufiri, vėshtirė se ka gjė tjetėr pėr shqiptarėt, tė cilėt e kanė larė atė me gjak, nė shekuj.
Kriteri pėr firmosjen e ēdo marrėveshjeje a traktati ndėrkombėtar nuk duhet tė jetė kėshilla a sugjerimi i kėtij apo atij partneri, qoftė edhe strategjik, por pėrputhshmėria e tyre me interesat tona themelore. Ideologjitė, aleancat, partneritetet shkojnė e vijnė, ato qė mbeten tė pėrjetshme janė interesat tonė kombėtare dhe shtetėrore. Kush nuk e kupton kėshtu politikėn e jashtme, nė rastin mė tė mirė ėshtė naiv, nė rastin mė tė keq, u shėrben jo interesave tona, por tė tė tjerėve.

Islam LAUKA

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 124 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Substanca e antidiplomacisė sė ditmirėve
E dielė, 14 janar 2018 - 16:19
Barometri diplomatik *** Ditėmirėt e Shqipėrisė nė OKB, sė bashku me Serbinė, me Rusinė, me Kinėn dhe me Korenė Veriore dy herė, mė 2015 dhe mė 2017 vo...
Pėshtjellimi i diellit, lotėt e qiellit dhe k...
E dielė, 14 janar 2018 - 16:17
Rrezatimin e diellit gjithmonė tokat shqiptare e kanė priturė pėr faktin se na ka sjellė ngrohtėsinė fizike dhe atė shpirtėrore. Ky rrezatim na ka mbajturė...
Si t’a lexojmė heshtjen eTiranės kur kleri d...
E shtunė, 13 janar 2018 - 02:03
Kam shkruar dy shkrime kohė mė parė me titull: Tiranė mjaft mė me politikė antiKosovė. Mirėpo deklarimi i priftit malazez nė Kishėn ortodokse tė Vrrakės ...
Leter ALBINIT
E premtė, 12 janar 2018 - 04:21
i nderuar, zoti Albin Kurti! Doemos do habiteni qė po merrni kėtė letėr nga njė i panjohur. Unė, quhem Pandeli Liko Zaka. Jam nga fshati Metaj, njė fs...
FASHIZĖM KULMOR ANTISHQIPTAR I BE!
E enjtė, 11 janar 2018 - 05:59
Vėzhgues tė paanshėm dhe tė vėmendshėm tė sjelljeve e vetėsjelljeve kryeneēe antishqiptare tė BE-sė dhe aleatėve tė Serbisė, po e shohin, tashmė, lakuriq, ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi