Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LURĖS, TITULLIN “NDERI I KOMBIT”, DO IA JEPTE DHE ISMAIL QEMALI E FAN NOLI
Publikuar më 08 janar, 2018 nė orėn 22:27 ( Para 7 ditė e 13 orėve ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Aty, nė atė 17 maj 2017, nė njė veprimtari elitare, solemne e festive, ku ishin krejt “Paria” e sotme e Dibrės, titullarė tė Qarkut, Prefekturės e Bashkisė, e lėshova njė mendim pėr ata qė kanė zemėr pėr mirė e firmė pėr mbarė pėr me e propozue pėr dekorim Lurėn e historisė, kulturės e turizmit shqiptar, me titullin e lartė “Nderi i Kombit”, kryesisht dhe pėr bashkėjetesėn e harmoninė e saj fetare. Sikurse, u nderua kėtė vit (2017) dhe krahina e shquar e Nikaj-Mėrturit nė vendlindjen time, Tropojė.

Po, unė nuk kam fjalė pėr me hupė udhės, veēmas nė kėso rastesh pėr mirė, pėr Lurėn... Ndaj, si shpesh herė, mė duhet tė jem dalėzotės i fjalės time. Tė paktėn ta kryej misionin tim si gazetar. Kur shkruaja nė gazetėn lokale “Shkėlzeni” tė Tropojės e nė tė pėrditshmet e periodiket e Tiranės, e kisha “Lura” mbiemrin e pseudonimit tim letrar. Kjo prej njohjes e nderimit pėr miqtė e mi lurjanė qė ishin nė Fierzėn e dritės dhe prej dritėrimeve historike, kulturore e turistike tė vet Lurės. Pra, emri im e ka pėr detyrė morale me folė, me e mbrojt e me e nderue mbiemrin e vet. E ēka po lypim me tepri. Kurrgja, veē asaj qė nuk duhet tė na mungojė kurrė e kurrkujt: Mirėnjohja. Nderimi. E, kėto, lypset tė jepen: Shqiptarisht. Edhe Shtetėrisht.

“Nėse nuk ia mbrrinė koha ta dekorojnė Lurėn Presidenti i sotėm Bujar Nishani, patjetėr do ta bajnė Presidenti i ri, i ardhshėm, Ilir Meta. Kjo, qoftė dhe pėr njė arsye tė vetme, se prejce nga Shpallja e Pavarėsisė dy kryeministra ishin nė Lurė: Mehmet Shehu dhe Ilir Meta...”. Kėshtu fola atė ditė tė 17 majit 2017. Fola aty, atė ditė, sikur “tė isha dibran”. Fola pėr elitėn zyrtare tė Dibres. Kėtu mė duhet tė shtoj faktin se asnjė President nuk e ka vizitue Lurėn, pėrveēse dibranit Haxhi Lleshi, ndaj Presidenti Ilir Meta do tė ishte i dyti nė histori dhe i pari nė njė ēerek shekulli demokraci qė shkon nė Lurė.

Patjetėr, nėnvizova atė ditė tė 17 majit 2017, kėtė akt tė lartė do ta bante dhe Ismail Qemali, “Baba i Pavarėsisė”, kryetari i parė i Shtetit Shqiptar, i cili e kishte krah tė djathtė Dom Nikollė Kaēorrin e Lurės, nėnkryetari i Qeverisė sė parė Shqiptare tė pas Shpalljes sė Pavarėsisė, qė vinte nga njė familje me babėn katolik, Vokėrr Kaēorri e nanėn muslimane, Hana Kaēorri.

Ma herėt, Kapedani i shquar i Mirditės, Bibė Dodė Pasha, i besimit katolik, u martua me Hiden e Hasan Ajazit tė Lurės, e besimit mysliman, e cila u konvertua nė katolike me emrin e ri Margjela dhe pas vdekjes tė tė shoqit, teksa rriste djalin e saj, Prengėn, luajti njė rol tė madh nė atė kohė si “Princesha e Mirditės”. Nga Dera Princėrore e Gjonmarkagjonėve tė Mirditės, njė bijė e tyre, katolike, Prena Gjomarkaj (Prena Mirdita) u martua me muslimanin Kros Mena i Derės sė Bajraktarit tė Lurės.

Dera e Doēit, Derė e Parė e Lurės, me histori personalitetesh ndėr shekuj, siē thonė albanologė tė huaj e studiues shqiptarė, janė tė ndarė nė katolikė e nė muslimanė. Kėsisoj dhe Familja e Morisenėve (Koēeku) tė Lurės, katėr vllazėn me babė e nanė tė pėrbashkėt, ishin tė ndarė nė dy fetė: Gjon Deda (ish drejtues i lartė partie e pushteti nė Dibėr e Mirditė) me dy vllaznit e tij, Kola e Biba - ishin katolikė, ndėrsa Daliu i besimit musliman. Shembuj tė tillė tė bashkėjetesės harmonike me dy fe gjenden nė shekujt e fundit dhe nė familjet e mėdha lurjane: Vladi, Rajta, etj.

Edhe Fan Noli, kryeministėr i 1924-tės, do ta vlerėsonte Lurėn me titullin e lartė “Nderi i Kombit”. Kėshtu thashė nė Dibėr, nė atė ditė tė 17 majit 2017, pasi kisha parasysh dhe ato ēka thotė nė parathėnien e librit tim dorėshkrimor mbi 400 faqe “Lura dhe lurjanėt”, “Mėsuesi i Popullit”, prof. dr. Shefqet Hoxha: “Mė 1919 njė dashakeq i shqiptarėve kish pasė deklaruar nė Konferencėn e Paqes nė Gjenevė, log zanash pėr kombin tonė, se shqiptarėt nuk qenkan tė zotėt tė bėjnė shtet, sepse nuk mund tė merren vesh e tė bashkėjetojnė me njėri-tjetrin. Kėsaj akuze ndjellakeqe i qenka pėrgjigjur me zgjuarsinė dhe elokuencėn qė e karakterizonte aty pėr aty Emzot Fan Noli. Ia plasi nė sy: "Dėshiroj qė zotėria Juaj tė mė tregojė njė vend tjetėr nė Evropė apo gjetkė ku tė gjallojnė bashkė mė sė miri nė njė shtėpi familjarė dy besimesh, tė krishterė e myslimanė. Kurse kjo ndodh nė dy krahina tė vendit tim, nė Lurė e nė Nikaj-Mėrtur””.

E, tashti, nė pėrmbyllje, po theksoj: nė koft se Presidenti Meta e dekoron Lurėn me “Nderi i Kombit” nuk ka kohė ma tė mirė pėr me e krye kėtė akt se sa Maji i 2018-tės, sepse ėshtė Dita e Shėn Kollit (24 Maji tradicional, ose e diela: 27 Maji), tė cilėn lurjanėt e festojnė me miqė, bashkarisht, edhe tė krishterėt, edhe muslimanėt... Kjo ditė ka shenjtėrinė e vet, ku Presidenti Meta do tė lėshonte mesazhe madhore aktuale e perspektive, kombėtare e globale pėr bashkėjetesėn e harmoninė fetare.

Ramiz LUSHAJ

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 60 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LURĖS, TITULLIN “NDERI I KOMBIT”, DO IA JEPTE...
E hėnė, 08 janar 2018 - 22:27
Aty, nė atė 17 maj 2017, nė njė veprimtari elitare, solemne e festive, ku ishin krejt “Paria” e sotme e Dibrės, titullarė tė Qarkut, Prefekturės e Bashkisė...
Top sekreti i Ramush Haradinajt me pazarin e ...
E shtunė, 06 janar 2018 - 19:26
Ky shkrim u dedikohet tė gjithė atyre qytetarėve tė Istogut tė cilėve u ėshtė dhunuar e drejta e votės, pėrballen me ēnjerėzimin e dinjitetit tė tyre, dhe ...
Cila ėshtė e vėrteta, si u votua dhe pse u vo...
E premtė, 29 dhjetor 2017 - 03:37
Greg Valliere, analistė dhe strateg i parė politik i Grupit tė Kėrkimeve tė Institutit “Potomac”, nė SHBA, i cili ėshtė edhe njė ndėr 10 analistėt mė tė mi...
MĖRGIMI: A ĖSHTĖ SHPĖTIMI, APO DĖSHTIMI?.! .....
E hėnė, 25 dhjetor 2017 - 01:02
Kjo dukuri daton nga kohėrat edhe mė tė lashta, dhe sot pėr fat tė keq vazhdon, me ritme, e dimensione tė ndryshme. Largimi nga trungu ėshtė: shpėtim, dhim...
TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARĖT
E merkurė, 20 dhjetor 2017 - 00:21
Botime tė reja: Dr. Alban Dobruna TARIKATI ISLAM HALVETI TE SHQIPTARĖT Nė javėn e parė tė muajit tė fundit, dhjetor, 2017, doli nga shtypi libri m...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi