Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Leter ALBINIT
Publikuar më 12 janar, 2018 në orën 04:21 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
i nderuar, zoti Albin Kurti!

Doemos do habiteni që po merrni këtë letër nga një i panjohur.
Unë, quhem Pandeli Liko Zaka.
Jam nga fshati Metaj, një fshat i vogël i njësisë administrative, Libofshë, rrethi Fier. Jam arsimtar në pension.
Ç´më shtyu t´ju shkruaj juve këtë letër dhe jo ndonjë udhëheqësi të ndonjë partie tjetër politike të Kosovës?

Po e tregoj shkurt arsyen.
Për mua të gjitha partitë politike, në të dyja republikat tona, janë pasuria jonë kombëtare. Për vete, nuk jam anëtar i asnjë partie politike në Shqipëri; por Lëvizja Vetëvendosje më tërheq simpatinë time se, gjykoj dhe dëshiroj se Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka parësor qëllimin për të kapur kolltuqet e qeverisë, por atdhedashurinë.
Synimi përfundimtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është jo vetëm vetëvendosja e Kosovës, por Shqipëria Etnike, që e duan të gjithë shqiptarët, nga Çamëria, Shqipëria, trojet shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kosovës Lindore (Preshevës) dhe të trojeve tona që i ka zaptuar dhe i ka akoma Serbia të pushtuara.
-Njëkohësisht, këtë ëndërr e kanë edhe shqiptarët në mërgatë; arvanitasit dhe arbëreshët.
Armiqtë, na akuzojnë se duam Shqipëri të Madhe. Jo, duam vetëm trojet tona etnike. Të gjithë ëndrrojnë ta shohin të realizuar në gjalljen tonë këtë dëshirë.
Ti, je djalë i ri. I je futur një pune serioze.
I ke vënë supeve një barrë të rëndë. A do të ia dalësh dot? A do të keshë forcën dhe kurajën, gjithnjë ta çosh deri në fund këtë ëndërr gjithëshqiptare?
Zoti të dhëntë fuqi, mençuri më shumë dhe vullnet të hekurt!
-Por, i vetëm sado i ndershëm dhe i vendosur të jesh, nuk ia del dot.
"Trimi i mirë me shokë shumë"-thotë populli.
Kujdes se, pranë burrave të suksesshëm, ngjiten si shushunjat; servilët, qelebirxhinjtë që nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e atdhedashurisë.
-Këto çimka, ideal të tyre e kanë vetëm plencin, e jo zemrën.
Ideal kanë xhepin, paratë, dhe për këto para, ata shesin jo vetëm ty dhe idealet e Atdheut tonë, por për para, ata shesin nënën dhe babanë.
Ti, je udhëheqësi i kësaj Lëvizjeje shpresëdhënëse, për të gjithë shqiptarët. Po dite të mbledhësh rreth vetes tënde njerëz të pastër atdhedashës, do të triumfosh dhe do të mbahesh mend gjatë, në historinë e Shqipërisë Etnike. Ndryshe, po qe se edhe ti,-po qe se, do të tundësh kartën e atdhedashurisë, vetëm për të kapur kolltuqet qeveritare, do të jesh një politikan i zakonshëm si të tjerët dhe do të numurohesh si goglat e numratores që përdorin nxënësit e shkollës fillore.
Pata rastin të shkoj në Kopenhagë, se kam djemtë atje.
Duke biseduar për hallet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, njëri nga djemtë më tha:
-O baba, do të njoh me një shqiptar, burrë të vërtetë shqiptar, që për ideal të tij nuk ka paranë, por Shqipërinë. Ka mbi 30 e ca vjet, që lufton për çështjen tonë kombëtare, duke shkrirë pasurinë e tij dhe pasuria e tij, është vetëm rroga, që ai merr në Kopenhagë si shofer taksie si dhe rroga e gruas së tij.
-Më kujtoi idealistët shqiptarë të rilindjes sonë Kombëtare.
Më kujtoi këngën për Abdyl Frashërin, që këndohet edhe sot:
Abdyl, shite pasurinë, një barrë flori,
U sfilite dhe u trete, veç për Shqipëri!
-Cili është ky? A mund ta takoj sot? Ndiz makinën, të vemë ta takojmë!
Djali, nxori telefoinin e xhepit...
Për pak minuta, Xhemili erdhi.
Ishte trupshkurtër si atlet, me sy vegullues që tregonin mirësi dhe mençuri.
Shkuam në një klub shqiptar nga Kosova, që gjithçka flitej shqip. Që në hyrje, ku valëvitej Flamuri i Kastriotit, Shqiponjat e qëndisura, në mbulesat e tavolinave, të katër aparatet e televizorëve ishin të lidhur, vetëm me stacionet televizive shqiptare.
Xhemili, më habiti me kulturën e gjerë që kishte. Xhemili, ka shkruar disa libra.
M´i dhuroi dhe i lexova me vëmendje dhe respekti për këtë burrë; sa më shumë faqe lexoja, aq më shumë më rritej.
U habita tepër që, ai nuk kishte diplomë të ndonjë shkolle të lartë?!
Kulturën e tij, ai e kishte plotësuar si autodidakt, me këmbëngulje të admirueshme.
-Duke lexuar librat e tij, mësova se ai të njihte edhe ty personalisht.
Ai, i kishte tejkaluar edhe ata, që kanë diploma të larta.
-Nga leximi i librave të tij mësova se Xhemili, për çështjen kombëtare,ua përplaste pa droje të gjithë atyre politikanëve shqiptarë, pseudopatriotë.
Për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për ty, si udhëheqës i saj, fliste dhe shkruante me respekt.
-Edhe unë bashkohem me Dilaver Goxhajn, që ka shkruar:
"Si ua ka dalë xhanëm-thashë me vete, kur po i rendisja gjatë leximit,-gjithë kësaj armate politikanësh në pushtet e të mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët!".
-Edhe unë, pyes veten:
"Nëse Xhemili do të ishte ndonjë qelebirxhi, a nuk do të dinte t´u bënte lajka, këtyre politikanëve të fuqishëm, të siguronte ndonjë kolltuk deputeti apo në ndonjë parti?!"
-Jo. Xhemili, është burrë i pastër. Siç ka deklaruar edhe në Radio Kosova:
"Unë, nuk jam Adem Demaç. Jam, si jam. Njeri punëtor, flas ashtu siç e shoh dhe siç e ndiej problemin".
Vërtet edhe për ty, edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ka asnjë lajkë.
"Lëvizja Vetëvendosje, i ka përgënjeshtruar këto politika tejet reaksionare, ndaj shqiptarëve", etj...
Me kë nuk ka polemizuar, Xhemil Zeqiri?!
Në vitet 90-ta, të shek. XX , denoncoi Kiro Gligorovin, politikat servile të shqipfolësve, Arbër Xhaferin e të tjerë.
"Xhemili, kishte polemika edhe me Hans Hakerupin.
Është njeri meritor, i cili për kombin ka harxhuar mijëra e mijëra dollarë.
Nuk është ndalur kurrë dhe gjithmonë ka qëndruar stoik përballë ortekëve të kohës.
I tillë ka mbetur edhe sot"-ka shkruar, Erald Selca, një nga admiruesit e tij.
Ndërkohë, shohim me hidhërim që, mjaft politikanë shqipotarë, këtej e matanë kufirit tonë, venë pasuri miliona dlollarëshe në dëm të çështjes shqiptare.
Zoti Albin!
Është e vështirë të gjesh në ditën e sotme, burra të rrallë si Xhemil Zeqiri, siç është e mundimshme të gjesh diamante në pirgje dherash e rëre dhe jo e lehtë të dallosh coprat e qelqeve nga gurët e çmuar.
Në do që të realizosh ëndrrën tënde, tërhiq pas vetes burra të tillë si Xhemil Zeqiri.
Për të pasqyruar vlerat e Xhemil Zeqirit, nuk mjafton kjo letër e thjeshtë.
Për Xhemil Zeqirin, duhet shkruar një libër, një monografi.
Me nderime nga unë, një mësues i thjeshtë në pension.

Pandeli Liko Zaka

Metaj-Libofshë-Fier-Shqipëri
P.S. Në Shqipëri do të kthehem më 15 Mars, 2018
Respekt, i nderuar!
Kopenhagë, 26 dhjetor, 2017


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 549 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi