Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Çfarë përmban Ligji i ri për gjuhët
Publikuar më 12 janar, 2018 në orën 04:32 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Kuvendin e Maqedonisë sot me 69 vota u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve. Më posht MekuliPress, ju sjell përmbajtjen e këti Ligji.

Ligji për përdorimin e Gjuhëve

“Me këtë ligj paralelisht rregullohen parimet, mënyra dhe përgjegjësia e institucioneve për të mundësuar përdorim zyrtar të gjuhës të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimit të saj ‘vise a vise’ të drejtës së qytetarëve për të përdorur dhe zbatuar atë gjuhë në procedura zyrtare. Njëherit rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve tjera, të cilat i flasin qytetarët e bashkësive që janë më pak se 20%”

Sipas këtij Ligji është paraparë që edhe paratë, pullat postare, fletëpagesat, raportet fiskale, uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe mjekëve të jenë të shkruara edhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Gjuha Shqipe është përkufizuar si gjuha që e flasin të paktën 20% e popullatës, dhe ky përkufizim paraqitet vetëm në nenin 1 të këtij ligji, në kllapa.

Neni 1, paragrafi 2 i Ligjit për gjuhët

“Gjuhë tjetër që e flasin më së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe shkrimi I saj (shqip) në pajtim me këtë ligj”

Sa i përket punës së Kuvendit, sikurse deri më tani, deputetët do të kenë të drejtë të flasin dhe të drejtojnë seanca të komisioneve në gjuhën e tyre amtare. Por, është diskutabile se a do të vlen kjo normë edhe për kryetarin e Kuvendit.

Neni 4, paragrafi 3 i Ligjit për gjuhët

“Deputeti i cili flet gjuhë të ndryshme nga ajo maqedonase , dhe të cillën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të RM-së kur udhëheq seancën në Parlament apo seancë në trupa punues, të njëjtat i udhëheq në atë gjuhë”

Edhe seancat qeveritare mund të udhëhiqen në gjuhën që e flasin 20% i popullatës së Maqedonisë. Në nenin 5 të këtij Ligji, thuhet se edhe stenogramet, edhe aktet e sjella të Qeverisë duhet të jenë në maqedonisht dhe në gjuhën e atyre që janë të paktën 20% e popullsisë së Maqedonisë.

Neni 5, paragrafi 4 i Ligjit për gjuhët

“Kur seancat e Qeverisë, komisionet si dhe kolegjiumet e përgjithshme i udhëheq funksionar i zgjedhur apo i emëruar i cili flet gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të cilën gjuhë e flasin më së paku 20% e qytetarëve në RM, të njëjtat i udhëheq në atë gjuhë dhe shkrim”.

Institucionet obligohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t’i ndryshojnë emrat ose mbishkrimet në hyrje të institucionit dhe t’i shkruajnë ato njësoj në shqip dhe maqedonisht, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucionet dhe njësitet rajonale obligohen t’i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhet t’i zbatojnë ndryshimet tërësisht.

Për ata institucione që nuk do të zbatojnë këto ndryshime ligjore, do të shqiptohen gjoba prej 4 deri në 5 mijë euro. Ndërsa, zyrtarët ose administratorët që nuk e respektojnë këtë parim do t’u hiqen 30 për qind nga rroga. Zbatimi i ligjit do të kontrollohet nga dy institucione, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati Shtetëror në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Për të implementuar tërësisht dygjuhësinë, do të nevojiten afro 2 milionë euro shtesë që ministria tha se do të sigurohen nga buxheti i vitit 2018.
Institucionet gjithashtu obligohen që ueb faqet e tyre t’i kenë edhe në gjuhën e 20-përqindëshit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 696 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi