Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Substanca e antidiplomacisë së ditmirëve
Publikuar më 14 janar, 2018 në orën 16:19 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ditëmirët e Shqipërisë në OKB, së bashku me Serbinë, me Rusinë, me Kinën dhe me Korenë Veriore dy herë, më 2015 dhe më 2017 votuan kundër Amerikës, kurse në Tiranë nuk protestojnë kundër Serbisë, e cila mbi 90% të shqiptarëve autoktonë ua mohon të drejtën historike mbi Kosovën, kurse antidiplomacia e Shqipërisë “çile guri gojën”!?

*** Ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Mirolub Zariq, me të vizituar serbët në Shkodër (8 janar 2018) me rastin e kërshëndellave ortodokse, deklaroi se “Kosova është Serbi dhe, gjithmonë do të jetë e Serbisë. (http://zeri.info/aktuale/180310/ambasadori-serb-ne-shqiperi-kosova-ka-qene-dhe-eshte-e-jona/.).

Ndërkaq, Tirana zyrtare (e kryediplomatit Ditmir Bushati, e kryeministrit Edi Rama dhe e presidentit Ilir Meta) nuk reagoi fare për të përgënjeshtruar një deklaratë të tillë skandaloze antishqiptare të ambasadorit serb Mirolub Zariq?!

Si mund të jusitifikohet një heshtje e tillë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të drejtuar nga Ditmir Bushati, e të mos reagojë ashpër ndaj deklaratës së Mirolub Zariqit, i cili në fytyrë ua përplasi gënjeshtrën ilirëve, ramëve dhe ditmirëve se “ Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, sepse është territor i Serbisë”!

E, këta burra të shtetit shqiptar, asnjëri e as tjetri “nuk e prishën tymin e duhanit”, që urgjentisht ta thërrisnin ambasadorin Zariq në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të sqaruar deklaratën e tij, por, ashtu sikurse në 30 vitet e shkuara, dëshmuan se nuk janë të preoukupuar me Kosovën, me shqiptarët nën Mal të Zi, nën Serbi ( Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) nën FYROM (Iliridë) e nën Greqi (Epir dhe Çamëri), por janë bërë robër të strategjisë së tyre politike dhe diplomatike, sesi të mos e zhbalancojnë ekuiibrin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe rajonal me “metropolet” kolonialiste sllave ballkanike.

Ambasadori Mirolub Zariq, të shpallet person non grata në Shqipëri

Ndër të parët (sipas detyrës), do të duhej të reagonte kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke thirrur urgjentisht ambasadorin serb Mirolub Zariq në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që t’ia dorëzonte notën protestuese për shkak të deklaratës së tij provokuese, të papranueshme dhe tejet të dëmshme për interesin reciprok dhe për marrëdhëniet e dy shteteve. -Kjo deklaratë nuk është e para, por përsëritje e deklaratave të përditshme provokuese e diplomatëve dhe e politikanëve më të lartë zyrtarë të Serbisë, sin ë Beograd, në Tiranë, në Bruksel, në Nju-Jork dhe në Uashington se “Kosova është Serbi”.

Kjo deklaratë e ambasadorit serb Zariq është e dëmshme dhe me pasoja të paparashikuara për marrëdhëniet bilateral mes Tiranës dhe Beogradit, sepse prek thellësisht interesin nacional dhe shtetëror të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Derisa përfaqësuesit zyrtarë më të lartë politikë të Serbisë, duke përfshirë edhe presidentin Alekandar Vuçiq, nënkryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq, si dhe patriarkun racist të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej…etj., të trumbetojnë në sy të botës se “Kosova është terrtor i Serbisë”, Shqipëria nuk mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë mbase Kosova është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008) dhe i përket vetëm Shqipërisë etnike, jo Serbisë kolonialiste, ekspansioniste dhe gjenocidale (1912-2018).

Pra, derisa përfaqësuesit e lartë të Beogradit, të deklarojnë zyrtarisht se “Kosova është e Serbisë”, realisht e as ligjërisht nuk mund të ketë zhvillim normal të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë në frymën e fqinjësisë së mirë midis Tiranës dhe Beogradit. Gjithashtu, nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal siç parashikojnë parametrat e strategjisë dhe të standardeve integruese të BE-së.
Mirëpo për t’I evituar në të ardhmen këto përpjekje dhe ambicie negative , si dhe pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovë, që kanë për qëllim destabilizimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës, politika dhe diplomacia e Shqipërisë, duhet të protestojnë botërisht, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje konkrete nga partnerët ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja), që ta disiplinojnë Serbinë, duke e detyruar, që ta njohë Kosovën, si dhe të parandalohet nga përzierja e saj në punë të brendshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Për fund, një pyetje për diplomacinë e brishtë dhe defaktorizuese të Ditmir Bushatit, çfarë do të kishte ndodhur me ambasadorin aktual serb Mirolub Zariq, sikur ai të kishte pohuar në Tiranë, (në kohën e shtetit socialist të Enver Hoxhës), se “Kosova është Serbi”, ashtu si deklaroi në Shkodër, me 8 janar 2018, me rastin e vizitës që u bëri serbëve për festën e kërshëndellave ortodokse? – Sigurisht se, urgjentisht, do të detyrhej, t’i mbledhte “plaçkat diplomatike” dhe, do të mësynte Beogradin, pa asnjë lamtumirë.

-Çfarë nonsensi politik dhe diplomatik, të vijë një ambasador serb nga Beogradi në Tiranë, e të deklarojë se “Kosova është e Serbisë”, e askush nga presidenca ( të paktën këshillëtarja serbe e presidentit Ilir Meta, Dejana Kallugjeroviq), nga parlamenti, nga qeveria dhe nga ministria e jashtme të Shqipërisë, të mos të reagojë për këtë skandal diplomatik, që paralajmëron minimin e shtetit të pavarur të Kosovës, kjo është më shumë se mjerim dhe fatkeqësi sui generis edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën.

Çfarë është kjo diplomaci e ditëmirëve, kur nuk është në gjendje ta mbrojë interesin e përgjthshëm nacional në Ballkan?!

-Ndërkaq, për bythëprapë e për turpin e gjithë botës po di ta ngrejë zërin në selinë e OKB-së në Nju-Jork (2015 dhe 2017), duke votuar kundër interesave strategjike të Amerikës, duke mbështetur çështjen e Palestinës së bashku me Moskën, me Pekinin dhe me Beogradin?!

Sa më sipër, Shqipëria ka ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, ka ambasada, konusllata dhe përfaqësi diplomatike jashtë (bile disa janë bashkëdyzuar edhe me ato të Kosovës), por nuk ka diplomatë të formatit të ish-ambasadorit të ndjerë Sokrat Plaka dhe kryediplomat të kalibrit botëror Reis Malile. Ky është hendikepi kryeor i politikës së jashtme dhe të diplomacisë së sotme të Shqipërisë, përfaqësuesit e së cilës nuk mund të trembin “macen prej përsheshit”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 441 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi