Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PAAFTËSIA DHE NEGLIZHENCA
Publikuar më 20 janar, 2018 në orën 19:47 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kuadro të dështuar dhe misioni i harruar!
Pa aftësia e faktorit vendor dhe neglizhenca e miqve tanë, ditë e për ditë po zbehet, po i dele ngjyra, dhe po rezulton me dështime të reja, të një pas njëshme, të cilat dëmtojnë rëndë çdo vlerë pozitive, edhe që ishte dhe bëhet në vazhdim. Këto veprime shkojnë vetëm në interes të armikut të përbashkët.

Udhëheqësit dhe politikë-bërësit në trungun e autokton shqiptarë, si në: DARDANI (Kosovë), dhe në ILIRIDË (Maqedoni), karakterizohet me kuadro, të cilat nuk janë të përgatitur as për së afërmi në pozitat ku janë dhe në raport me aftësitë dhe kurthet që përgatiten nga destablizuesit: serbo – ruso - grekë.
Faktori: UNMIK, KFOR dhe EULEKS, nuk janë në harmoni me misionin e tyre dhe me interesat dhe zhvillimet pozitive të popullit shqiptarë. Ata shumë herë, bënë një politikë, një veprim, që është në kundërshtim me vlerat reale të popullatës autoktone shqiptare. Veprimet e tilla janë denigruese, që “misioni e tyre” dhe qëllimi i tyre duhet të jetë ndryshe, nga ky që sot bëhet në Dardani dhe në FYROM. Gjithashtu edhe përfaqësuesit diplomatike, nuk bëjnë prezantimin objektiv dhe nuk janë të “prerë” ndaj shumë padrejtësive nacionale, që në shtetet e tyre tani janë të perënduar, sidomos, kur është fjala në qeverinë e: FYROM –it, ku bëhen pa drejtësi klasike ndaj popullatës autoktone shqiptare. Për habi dhe për turp të kohës: “Ligji i gjuhëve në Maqedoni” . Parlamenti aprovon, i pari i vendit, e kundërshton, me arsye të pa arsyeshme, se po prishka “Unitaritetin e shtetit”. Ky person jeton me ëndërrta e mesjetës, kur ai me gjenezën e tij, fare nuk ka ekzistuar në këto hapësira?! Kjo risi me shifra matematikore “mbi 20%”, në lëmin Juridike, është një zbulim i ri, i kohës së perënduar, për shoqërinë që jeton në shtetin me emër të diskutuar!
Gjithashtu faktori ndërkombëtar progresivë, edhe në Shqipëri, duhet të jetë më azhur dhe pa “përkëdhelje” ndaj strukturave të ndryshme politike, që kanë vizione të mbrapshta - lindorë .
Duhet ta dijë çdo kush, mirë e hollë, dhe çdo herë se, deri sa të i bëhet pa drejtësitë popullatës autoktone shqiptare, që i u bënë dhe po i bëhet, do të ketë kundërshtime dhe destabilizim në vazhdim. Vetëm kur respektohet dhe garantohet një zhvillim dhe progres, në hap me kohën, dhe e drejta e plotë e popullit shqiptarë, atëherë do të ketë paqe dhe zhvillim të mirëfilltë në hap me kohën moderne.
X Ngjarjet e llojit në vazhdim, do të jenë deri sa populli udhëhiqet me kuadro të pa përgatitura, të cilat jo që nuk duan, por nuk din dhe për pak interesa, mashtrohen dhe japin gjithçka. Prandaj në trungun autokton Shqiptarë në gadishullin Ilirik (Ballkan), aq shumë janë shikoni vetë në FYROM, çfarë lojëra bëhen në emër të “barazisë”, si në gjuhë, dhe në çdo strukturë shoqërore. Bihen ligje me shifra me mbi 20%. ndikimet e huaja, sa po të dalin në sipërfaqe, do të habiten edhe vetë autorët, e këtyre ndikimeve negative.
Udhëheqësia dhe pa aftësia e tyre në trungun autokton, dita ditë sjell dhe po krijon pakënaqësi dhe probleme të reja në vazhdim, duke mos bërë shkëputje për asnjë moment. Qëllim dhe “interes ” të vetëm kanë pozitat dhe leverditë e ndryshme, individuale, aty ku janë, si udhëhe-qës.

Qemal Musliu

17 janar, 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 499 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi