Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edhe VV-ja ka të drejtën ta mbrojë kauzën e vet?!...
Publikuar më 22 janar, 2018 në orën 19:11 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Udhëheqësit e lëvizjes VV-së, kanë të drejtën e tyre të mbrojnë kauzën që e kanë nisur, megjithate nuk munden e nuk kanë të drejtë t'i degradojnë sukseset e të arriturat që janë bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë. Të gjitha sulmet linçimet e 'degradimet ' që janë bërë e vazhdojnë të bëhen edhe më tutje ndaj udhëheqësve shtetëror, udhëheqësve të UÇK-së dhe personalitetve tjera, është krejtësisht e papranueshme. Një veprim apo gjuhë e tillë fyese deningruese, qoftë edhe ndaj një personi të thjeshtë e lëre më një udhëheqjeje të zgjedhur e dalur nga vota e popullit në mënyrë demokratike.

Një denoncim të tillë apo një gjuhë jo të këndëshme, na ka rënë shpesh t'i dëgjojmë nga përfaqësuesit e VV, edhe ndaj ambasadorëve e personaliteteve tjera të huaja që nuk është fare e shëndetshme për diplomacinë e politikën shqiptare, pa të cilët, Kosova sigurisht që nuk do të ishte këtu ku është aktualisht. Sidoqoftë ata që do të ishte mirë të reagonin me kohë ndaj këtyre sjelljeve deningruese, heshtën, përderisa kjo iu kthye në bumerang të vet udhëheqjes e subjektit të VV-së. Themeluesit e VV, ata të vërtetit, që shumica e tyre u anashkaluan nga udhëheqja e sotme, nuk do të duhej të sodisnin manipulimin verbal të frustriimit që kanë në lidhje me kundërthënjet e brendshme e problemet e pazgjedhura që janë grumbulluar me vite brenda vet subjektit të tyre. Ajo çka është edhe më shumë deningruese është kur një themelues apo udhëheqës i VV dëgjon nëpër mjetet e ndryshme të informimit se përçarjet apo mosmarrëveshjet në VV kanë ardhur si rezulltat parasë apo i njerëzve të ShIK-ut, është krejtësisht e papranueshme dhe e pasaktë. Nëse ky mendim i analistëve e ca anëtarëve të VV, është i vërtetë edhe partitë tjera kanë të drejtë të thonë që janë përçarë për shkakun se LDK apo VV i kanë shti njerëzit e tyre për të na e përçarë e dobsuar partinë?!.
Ndarja apo më mirë me thënë përçarja në VV-së, nuk është paraja shkaktare kur dihet që paraja më e madhe është në qeveri po është rritja e deputetve në nivel qendror që u mundësua nga veprimet ekstreme të VV, siç janë: demonstratat e dhunshme, protestat, hudhja e gazit lotësjellës në parlament gjuajtja e parlamentit, demolimi i xhëmave të shitoreve e kafeneve etj, etj, që është në kundërshtim me rregullat e demokracisë ndërkombëtare e që kjo rrugë e veprimit apo e kundërshtimit edhe pse mundet me qenë me pasoja , përvehtsohet shumë lehtas nga gjeneratat e reja që normalisht janë të paknaqur me gjendjen ekzistuese e të rëndë gjatë këtij tranzicioni apo kësaj reforme. Atëherë a nuk janë shembulli më i mirë dhe më adekuat, demonstratat e 17-18 marsit të vitit 2014, jo që ndihmuan zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Jugosllavi, po e ngatrruan çështjen edhe më shumë. Edhe subjekti i VV-së, sikurse edhe në partitë tjera, përçarjet kanë filluar, qysh nga momenti kur është regjistruaa si parti politike që spari është dashur t'i pranoj kushtet e përcaktuara nga EULEXI e "qeveria" e Kosovës, pasi edhe kjo është bërë pjesë e kësaj qeverie që pashmankshëm e domosdoshmërisht duhet të përcaktohen për e kundër për marrjen e këtyre vendimeve të rëndësishme e tepër të mëdha siç është demorkacioni, komunat serbe, gjykata speciale, flamuri,rezoluta 1244, pakoja e ahtisarit si edhe të heqin dorë nga bashkimi kombëtar që nuk është i paraparë në statutë e program, si edhe shumë çështje tjera që i kërkon faktori ndërkombëtar e që këtë e dinë dhe e kanë të çartë edhe vet udhëheqësit e VV-së që nuk kanë asnjë mundësi apo shans të mundëshme me e realizuar pa ndihmën e bashkësisë ddërkombëtare kur dihet që problemi i Kosovës është edhe problem ndërkombëtar. Rruga dhe ideja mbi të cilën u forcua dhe u zgjerua VV-ja, po edhe ndryshimi i kursit dhe rrugës për ndryshimin e realizimin e këtyre çështjeve kapitale për shtetin e Kosovës ka bërë që të lindin mendime e ide, për e kundër kursit të ri që ka nisur të merr udhë në VV. Andaj, mos reaalizimi i premtive që iu kishin premtuar dhe i bëhet edhe më tutje elektoratit e popullit të Kosovës për përkrahje e ndihmë më të madhe për zgjidhjen e problemeve, pashmangshëm apo ndoshta edhe kundër vullnetit të tyre i ka shtyrë udhëheqësit e kryesinë e VV-së të mos koordinohen si derimëtash dhe të li nëndin kundërshtime e kundërthënje në mes tyre që po e deklarojnë edhe e vet kryesia e deputetët e VV-së. Përçarjet në partitë politike të Kosovës po edhe në VV nuk ka asnjë mundësi që të ndalen mundësi ose edhe të shuhen tërësisht asnjëherë, pasi ato do të rriten e thellohen edhe më shumë, përderisa nuk do të kenë mundësi me i zgjedh problemet e cekura më lartë. I lutem zotit që ky mendim i imi të mos jetë i saktë dhe i vërtetë?!...

Avdi Gjata

20.1.2018. Prishtinë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 388 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi