Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosovë 2018: Viti i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, i heroit kombëtar Adem Jashari dhe i Pavarësisë
Publikuar më 22 janar, 2018 në orën 19:19 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Viti 2018 përkon me tre përvjetorët më të rëndësishën në historinë e lavdishme të popullit martir dhe heroik të Kosovës që janë: 13 Qershori i vitit 1878- 2018, 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; 5, 6 dhe 7 Marsi 1998-2018, 20 vjetori i Epopesë së Lavdishme të Komandantit legjendar Adem Jashari si dhe 17 Shkurti i Vitit 2008- 2018; si 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

I kujtojmë me këtë shkrim institucioneve “të përgjumura”të Kosovës se duhet dhe iu takonte atyre së pari që këtë vit ta shpallnin si një vit të madh përkujtimor për këto tri ngjarje të mëdha për Kosovën dhe që janë për të gjithë shqiptarët
Dhe se nuk janë vetëm Tirana e Vlora historia e shqiptarëve ku garendin me vrap politikanët, “akademikët” dhe mediat e Kosovës më shumë sa për t’u dukur dhe sa për Week-End ,por janë histori e shqiptarëve edhe Shkupi, edhe Prishtina, edhe Prizreni, edhe Prekazi, edhe Dukagjini etj.

1878-2018, 140 -vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja e Prizrenit është ngjarje kulmore në Historinë tonë kombëtare, pasi për herë të parë pas Epokës 25 vjecare të Skënderbeut shqiptarët lëvizën si komb për liri e pavarësi kombëtare; ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo që bëri zgjimin kombëtar, dhe po ajo ishte frymëzuesja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare duke i dhënë shtysë edhe lëvrimit të letërsisë e të gjuhës shqipe dhe hapjes së shkollave dhe mësimit shqip. Ishte Lidhja e Prizrenit ajo, politika, diplomacia dhe sidomos lufta e saj ato të cilat tronditët kancelaritë perendimore të Europës duke e prezantuar egzistencën dhe të drejtën e kombit shqiptar për të pasur Shtetin e tyre. Ishte Lidhja shqiptare e Prizrenit ajo e cila promovoi platformën dhe që parapërgatiti terrenin dhe zhvillimin e luftrave dhe të kryengritjeve të pandërprera 35 vjeçare që nga viti 1878 deri në vitet 1912 në Kosovë prej të cilave erdhi dhe akti final i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo epokë, pra kjo periudhë 35 vjeçare është periudha më heroike e qëndresës më të madhe kombëtare shqiptare sepse nëse më parë shqiptarët luftonin kunder sundimit osman për të mbrojtur zotrimet e privilegjet e beut, të pashait, apo të bajraktarit, në këtë kohë të Lidhjes së Prizrenit shqiptarët lëvizën si komb, për interesin e madh gjithkombëtar dhe u përballën me shumë armiq në numër por akoma shumë herë më barbar, më të egër dhe më mizor të cilët donin azgjësimin e shqiptarëve, dhe që si platform kishin coptimin dhe gllabërimin e trojeve shqiptare dhe të cilët patën edhe platforma akademike e kleriko-shtetërore duke ushtruar dhunë dhe genocid të paparë kundër shqiptarëve.
Pa Lidhjen shqiptare të Prizrenit dhe pa luftën dhe qëndresën e Lavdishme të kësaj epoke nuk do të kishim pasur as Pavarësi dhe as shtet shqiptar në vitin 1912.
Kjo është periudha historike më e lavdishme sepse për rreth 35 vite shqiptarët u perballën për liri dhe pavarësi jo vetëm me Perandorinë Osmane por më shumë me hordhitë shoviniste barbare sllave, serbe, malazeze, bullgare e greke si dhe me Rusinë dhe me djallëzitë, pabesitë dhe me hipokrizitë e Europës, pra shqiptarët u përballën me të gjithë. Këto fakte pa dyshim e vënë këtë periudhë të lavdishme kohore si pikën kulmore të historisë kombëtare shqiptare, e cila meriton të pëkujtohet me madhështi.
Prandaj duhet përkujtuar me solemnitet të lartë ky 140 vjetor i kësaj ngjarje monumentale kulmore të historisë moderne shqiptare, epoke e cila nxori në skenë dhe frymëzoi burrat e mëdhenj të Kombit shqiptar si Vëllezërit Frashëri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi etj.
si dhe ideologun, diplomatin, politikanin dhe strategun e trurin e Pavarësisë Kombëtare, Babain e Kombit shqiptar, Hasan Prishtinën, i cili është për shqiptarët ashtu siç janë XH. Washingtoni për SHBA-të, Bismarku për Gjermaninë dhe Ataturku për Turqinë

1998- 2018, 20- vjetori i Epopesë së Lavdishme e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij.

Qëndresa dhe sakrifica e jashtëzakonshme, unikale në Historinë botërore e familjes Jashari për liri, Pavarësi dhe për Bashkim Kombëtar ishte frymëzim për Luftën Çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Këtë heroizëm dhe sakrificë të pashëmbullt për liri e ka shprehur edhe Bernard Kushner Administratori i parë i Kosovës pas çlirimit se:” po të kishte Çmim Nobel për liri dhe sakrificë ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe Familjes së Tij”. Dhe do të ishte më se e duhur që ky vit me rastin e 20 vjetori të kësaj ngjarje epokale, ky vit të shpallej edhe si Viti i Adem Jasharit, pasi sakrifica dhe qëndresa e tij dhe e familjes së tij për liri solli ndryshimin e jashtëzakonshëm, e cila solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës pas 100 vitesh luftë, përpjekje, qëndresë e sakrifica mbinjerëzore të popullit heroik të Kosovës kundër shovinizmit më të egër dhe kundër genocidit më barbar të paparë në Bakllkan. Adem Jashari dhe familja e tij e kanë ngritur shumë lart lavdinë tonë kombëtare me të cilën gjithmonë do të krenohen brezat dhe e ardhmja jonë.

2008- 2018, 10-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Prej një Shekulli Kosova vuajti nga padrejtësia më e madhe që i është bërë ndonjë populli të Europës, pas coptimit që i bënë Fuqitë e Mëdha të Europës Shqipërisë në vitin 1913, duke e lënë Kosovën nën Serbi. Historia 100 vjeçare e Kosovës deri në çlirimin dhe Pavarësimin e saj është një histori rezistence dhe qëndrese mbinjerëzore e pashëmbullt për egzistencë; është histori lufte për liri dhe të drejta njerëzore dhe është histori lufte, razistence e qendrese për liri e të drejta kombëtare; është rezistencë, qëndresë, përpjekje e sakrifica mbinjerëziore për t’iu bashkangjitur Shqipërisë, të cilën gjithnjë shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve shqiptare e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si shteti Amë.
Në Tempullin e Lavdisë kombetare shqiptare një vënd madhështor nderi zë edhe ideologu, politikani, diplomati dhe strategu i rezistencës së paepur paqësore për kauzën shqiptare, për dinjitet, për liri,për pavarësi dhe për prosperitet, President historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, shëmbulli i të cilit sherben si model dhe si Vizion Sot,por do të shërbejë edhe në të ardhmen për politikën, për demokracinë, per patriotizmin, për shtetndërtimin dhe për integrimin e shqiptarëve.
Këtë shkrim të shkurtër e shkruajta për t’i kujtuar politikës, pushtetit dhe institucioneve të Kosovës se a mos i kanë harruar sakrificat, mundin, gjakun dhe vuajtjet e atyre brezave prej të cilëve sot kemi Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur, a mos e kanë harruar amanetin e tyre për një Kosovë të lirë, demokratike, të mirëqënë ku të qeverisë dhe të sundojë liria dhe drejtësia dhe ku të ketë mirëqënie, punë, qetësi e siguri. Apo mos i keni shfrytëzuar duke spekuluar me sakrificat e dëshmorëve dhe të herojve, me vuajtjet dhe stërmundimet e brezave të së shkuarës thjesht vetëm për interesat tuaja personale, familjare e klanore politike, pushteti, autoriteti, përfitimi dhe pasurimi të cilat pëbëjnë tradhëti?!

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 761 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi