POEZI E RRYER E TË VJELAVE TË URTISË LASHTËSORE |
Publikuar më 18 shkurt, 2018 në orën 11:47 ( ) |
Tafil Duraku | Kulturë | |
|
|
PËRURIM
Më 20 janar 2018, u bë përurimi i tri përmbledhjeve poetike të autorit Halil Kajtazi. Autori Halil Kajtazi është emër i njohur i folklorit shqiptar të trevës së Drenishtës (Drenicës) dhe më gjerë, autor i shumë romaneve, novelave, tregimeve etj., dhe, së fundmi ka zbritur te lexuesi shqiptar edhe me tri përmbledhje poezish, në të cilat i shpërfaqë shqetësimet e tij për Nënën dhe brengën për fatin e atdheut.
Në përurim, morën pjesë anëtarë të familjes dhe miq të autorit, ku folën kritikë të veprave të tij poetike.
Për veprën “Guri i mullirit”, vështrimin e tij e lexoi Arsim Kajtazi, kritik letrar, të cilin, në tërësi, po e japin në vazhdim.
POEZI E PËRVOJËS SUBLIME
Halil Kajtazi, “Guri i mjullirit”, poezi
Halil Kajtazi, tashmë është dëshmuar si shkrimtar, duke na lënë si trashëgimi një seri veprash letrare, fillimisht si mbledhës dhe studiues i folklorit shqiptar, me fokusim të veçantë në folklorin e larmishëm të trevës së Drenicës, por, në vazhdimësi të jetës krijuese edhe me një mori veprash letrare në prozën artistike (roman, novelë, prozë dokumentare dhe tregime).
Me pasionin e tij për letërsinë, po zbulohet, këtë herë, për herë të parë, edhe si kultivues i poezisë. Në përmbledhjen “Guri i mullirit”, tashmë, në një formë të përmbledhur Halil Kajtazi shpalos edhe përvojën poetike, duke synuar kështu rrumbullakimin e afiniteteve të tij për artin letrar poetik, që do të dukej i mangët edhe pa sprovat, sfidat dhe vlerat që bëri edhe në këtë lloj letrar.
Poezia e këtij vëllimi sjell, të thuash, tërë opusin e përzgjedhur poetic që shtrihet në një dimension kohor mbi 30 vjeçar, por me nivelim e pjekuri të shprehjes poetike, që në këtë libër vjen e strukturuar në katër cikle: Nën hijen e lisit, Për vashën buzë lumit, Erërat e vendlindjes dhe Shqetësim i përjetshëm.
Ky organizim në cikle, në tërësinë kompozicionale të librit është ndërtuar mbi logjikën evolutive edhe të heroit lirik që nis me fëmijërinë dhe në një hark kohor kap të gjitha fazat jetësore të njeriut në ambientin poetik të autorit. Në fazën e pjekurisë së moshës dhe përvojës së artikulimit të porosisë poetike, autori mbështetet në përvojën e mendimit dhe të ndjeshmërisë poetike që thithë dhe transponon edhe përvojën e traditës së mendimit të bukur popullor, të mbindërtuar me shkathtësi në nivelin e artit letrar poetik. Nostalgjia për kohën e fëmijërisë, si moshë dhe si trraditë etnopsikologjike, mbështetja në simbolikën dhe metaforikën popullore të epikës legjendare, mitologjike, dhe të lirikës, sjell një serë poezish që ndërlidhen me ambientin rustikal, me jetën lirike dhe epike e baritore, po edhe me dimensioned dramatike historike. Me ndjeshmëri të veçantë autori trajton edhe mkotivet e dashurisë në këtë ambient. Motivet me dimensionet liridashëse dhe patriotike, shpalosen me një qasje e gjuhë poetike, pa bërë deklamime declarative, por më tepër duke prekur disa nyje të idealit liridashës. Në ciklin e fundit, Shqetësim i përjetshëm, zbërthehen aspekte refleksive rreth momenteve të ndryshme jetësore, të mbështetura në përvojën jetësore autoriale. Përmes shprehjes poetike të kondensuar, ofron tipin e poezisë refleksive, metaforike e simbolike. Drithërimat e autorit përgjithësohen e shqiptohen poetikisht, përmes heroit poetic, të ndërgjegjësuar e të depersonalizuar. Në këtë drejtim, poezia i afrohet urtësisë dhe porosisë simbolike dhe filozofike jetësore, duke shpalosur situata e momente nga më të ndryshmet të kohës dhe ambientit të autorit.
Kësisoj, ky libër poetik, në një mënyrë, nuk është vetëm biografia dhe autobiografia e subjektit krijues, por edhe e një kohe dhe brezi të shqiptarëve të Kosovës që kanë bartur barrën dhe përgjegjësinë kryesore në kultivimin arsimor dhe kulturor të një shoqërie shqiptare me ideale të qëndrueshme të prosperitetit të mirfilltë shoqëror, kulturor dhe kombëtar. Autori ka kapur momentet më ekzistenciale të mbijetesës dhe përballimit të sfidave të mëdha që ka imponuar koha dhe historia.
Poezia e këtij vëllimi shfaqet e drejtpeshuar artistikisht, ka shprehje të qartë dhe të ngjyrosur me nëntekst poetik të lakmueshëm, duke i dhënë dimension letrar autentik, sa të na bëjë të themi se në ambientet letrare krijuese të autorit duket se poezia e ardhur në këtë moshë sikur mëton të heqë pengun e tij jetësor-letrar, por sidoqoftë e ardhur në këtë kohë dhe e rrumbullakuar në këtë formë në këtë përmbledhje është vërtetë mbresëlënëse.
Simbolika e titullit të vëllimit poetik Guri i mullirit, fokuson laboratorin krijues, prej nga del “prodhimi” poetic, që nënkupton ushqimin shpirtëror, të “bluar” lakmueshëm për ta gatuar “bukën” e përvojës jetësore poetike dhe filozofike të një urtaku, që shqipton bindshëm porosinë e thellë të traditës së mendimit popullor kombëtar dhe letrar poetik.
Në fund, pa ngurrim mund të themi se në tërësinë e afiniteteve letrare të Halil Kajtazit, krahas dëshmive të qëndrueshme që na ka sjellë deri me tash si mbledhës e studiues i folklorit, si prozator i dimensioneve të gjera e të thella narrative, ai na shfaqet tashmë edhe si poet i drithërimave e mendimeve lirike, të përmbledhura brenda opusit të librit poetik “Guri i mullirit” që tashmë po e bën më të larmishëm e më të plotë portretin e tij krijues letrar.
Përgjithësisht, mund të themi se poezia e autorit Halil Kajtazi, që u përurua është poezi e rryer e të vjelave të urtisë lashtësore.
Në fund, autorit iu dëshirua shëndet dhe punë e mbarë krijuese në skalitjen e vargut poetik, sepse, atë që e thotë poezia, nuk arrin ta thotë asnjë gjini tjetër letrare.
Burojë, më 25 janar 2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 30 vizitorë |
Lexuar:
521 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|