Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHQIPTARËT E DINË MIRË SE, DERI KU SHTRIHEN KUFIJTË E SHQIPËRISË NATYRALE !!!
Publikuar më 18 shkurt, 2018 në orën 12:04 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…Eh Kosovë, Kosovë! Sa e sa herë nga thellësia e shpirtit më del kjo ofshamë, kjo thirrje malli për tokën time të shumëvuajtur Kosovë...!!!
…Eh, sa e sa luftra i bëre O KOSOVË, sa bijë e bija u vranë, u maltretuan, u dergjën burgjeve serbe, sa e sa të pafajshëm humbën pa nam e pa nishan nga terrori serbosllav fashist, vetëm e vetëm se, donin LIRINË tënde, LIRINË dhe BASHKIMIN e trojeve stërgjyshore të copëtuara, të ndara nga trungu i SHQIPËRISË AMË!!!

Eh, sa e sa dëshmorë dhanë jetën për këtë tokë...e lanë me gjak për ta mbrojtur nga shfarosja, nga gjenocidi i egër, për të mbrojtur identitetin tënd...e kjo, që nga pushtuesit otoman turk e deri në ditët e sotme, nga pushtuesit gjakatarë serbosllav!!!Luftove për tu çliruar nga armiqtë tanë shekullor, të cilët kurrë nuk u ngopën me pushtimin e trojeve të tua. Luftove në shekuj, por, kurrë nuk u gjunjëzove!!! Të vranë e të masakruan në mënyrën më shtazarake, duke të dëbuar nga vatrat e tua stërgjyshore...duke të “shtyrë” me dhunë në brendësinë e trojeve të tua, duke të copëtuar e marrë nga trupi yt më të bukurën e më të mirën tënde, më pjelloren e më të begatën tënde, toka e troje të shtrenjta e të shenjta!..Dhe ashtu, të vrarë e të copëtuar, të kanë lënë edhe sot....Por, shqiptarët e dinë fort mirë se, deri ku shtrihen tokat e trojet e tij stërgjyshore, e dinë dhe e ka shumë të qartë si drita e diellit se, deri ku janë kufijtë e Shqipërisë Natyrale!
Po po, shqiptaria po përgatitet për t’i ribashkuar ato troje, të copëtuara me shekuj, në një Shqipëri të vetme! Populli shqiptar, i të gjitha këtyre trojeve etnike, e di shumë mirë se, për t’i bërë bashkë, për t’i bërë NJË, NJË SHQIPËRI NATYRALE ashtu si e ka dhuruar natyra, duhet bërë sërish edhe shumë sakrifica....eh, shumë mund e përpjekje sërish, për tu bërë e gjithë shqiptaria së toku!!! Shqiptarët e Kosovës e dinë mirë se, kufijtë e saj arrijnë edhe më përtej Mollës së kuqe!? Këtë e di fare mirë edhe kjo Evropa hileqare, që kurrë nuk na shikoi si të barabartë mes të barabartëve, pra me të tjerët!? Gjatë tërë historisë kurrë nuk na pa me syrin e drejtësisë, si një nënë e mirë për mbarë kontinentin e vet!? Jo, Evropa nuk na pa, ne, shqiptarëve, si një popull autokton, në trojet e veta stërgjyshore, në zemër të ballkanit!?
...Dhe, ja ku jemi sot? Sot e përditë po përballemi po me ata armiq, që edhe ju i përkrahët, moj Evropë, deri sa e patë vetë se, ai, armiku sllav nuk kishte dhe nuk ka të ndalur drejt synimeve të tij grabitqare ndaj trojeve tona, ndaj popullit tim
fisnik, shqiptarëve bujarë e mikpritësa! Armiqtë tanë shekullorë, kurrë nuk na dëshiruan si popull fqinjë. Serbia shoveniste, me fqinjët sllavo-shovenist-orthodoks, janë armiqtë tanë nga më barbarët, që mbanë mend historia…Ata kanë ushtruar gjenocid të paparë mbi popullin tonë deri në luftën e UÇK-së. Ndaj, këta armiq të betuar na kanë shumë borxh ne, popullit të pafajshëm, shqiptarëve të trojeve etnike, gjatë gjithë historisë !!! Populli shqiptar, gjatë gjithë historisë së tij, ka luftuar për të mbrojtur trojet etnike të vetat dhe kurrë nuk ka qenë pushtues i trojeve të të tjerëve, prandaj meriton të mbështetet edhe nga miqtë tanë, që për fat të mirë, sot nuk na mungojnë.
Por ç’po ndodh në tokën tonë, në VERIUN e KOSOVËS?... E padurueshme, madje shumë e tmerrshme që, aty, në tokën tonë shqiptare, ata, serbët,armiqtë tanë të betuar... po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me barrikada, thellë në tokat shqiptare!? Ata, armiqtë tanë, po përdorin mjete nga të gjitha llojet për barrikada…!? Po me Demarkacionin me Malin e Zi?!...Dje Veriu i Kosovës…sot Demarkacioni, nesër kushedi se ç’do dali përsëri…sipas oreksit të atyre, që na “duan”shumë!? Vihen edhe kushte për ne të “vegjëlit” :..Pa Demarkacion, nuk do të keni këtë apo atë…!!! Hajde demokraci dhe barazi evropiane hajde!

… SHQIPTARËT KANË LUFTUAR PËR BASHKIMIN E TË GJITHA TROJEVE SHQIPTARE... KURSE ARMIKU SHKJA SERB PO NA BETONON VERIUN E KOSOVËS... DUKE U FUTUR THELLË E MË THELLË NË BRENDËSINË E TOKAVE TONA SHQIPTARE!!!...

…Eh Kosovë Kosovë, si të shoh sot, të lodhur, të raskapitur, pa jetë, populli në varfëri e skamje, papunësi kudo…me liri e pa sovranitet, me qeveri e pa drejtësi, me hajni e hajduta, pa kryesus të denjë...me asgjë të mirë nga ata, që po krekosen para kamerave se, gjoja, ata na qenkan bijtë e tu të vërtetë!? Po, ata janë, ata, që luftuan dje për ty, por sot... po të vjedhin, po të zhveshin ditë e për ditë... po të zhveshin nga çdo gjë kombëtare!?… Ata, gjoja “çlirimtarët” e Tu, po e lejojnë armikun, po po ata, që edhe pas shpalljes së pavarësisë, me të shkelë ditën për diell!?…Disa nga ata, bile, edhe në Kuvend e ngrejnë zërin për ta mbrojtur qeverinë, helbete ju vjen keq qyqarëve se... se është qeveria e interesave të tyre...Sepse, janë pikërisht ata, që po e mbështesin qeverinë e hajnave me lëvdatat e tyre boshe joreale dhe po e mbysin zërin e bijëve të tu të VËRTETË, të cilët siç po shihet realisht, po e kanë shumë të vështirë, kur i dëgjojnë gjitha ato “gjëra” boshe e të pavërteta për Loken Kosovë!? Dhe po të ngrihesh të flasësh e le më të luftosh, për të drejtën, për më të mirën për Ty e popull, të rrahin, të burgosin…mund edhe të të zhdukin…Dje na maltretonte serbi e sot, e tmerrshme, shqiptari burgos shqiptarin!!!
E po çfarë nuk po na shohin sytë e çfarë nuk po na dëgjojnë veshët në pamjet televizive të kameramanëve gjatë seancave të Kuvendit!?...Nuk e di se ç’është kështu moj e bekuar Kosovë?! Përse po vuan kaq shumë si nga armiqtë e tu, por edhe nga këta push(ta)tetarët,”djemt”e tu, që po e gënjejnë këtë popull pa fund, kurrë nuk ma ka marrë mendja se...se edhe kjo do të ndodhte një ditë...JOOO, KURRË!!!

Populli shqiptar është shumë mirënjohës për miqtë e tij të sinqertë, që e kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë e të jenë në krahun e së drejtës së tij, në veçanti SHBA-ja, si dhe disa shtete të Evropës si Gjermania etj. Por, mos të harrojmë se, ka ende shtete, që kanë individë, të cilët vërtet përfaqësojnë shtetin e tyre këtu tek ne, por disa... edhe fshihen pas maskave e nuk na e duan të mirën!?
Por më e keqja dhe më trishtuesja është të dëgjosh se çfarë llomotisin disa kuvendarë sot, disa grupe shqipfolësish brenda në Kuvend!?…Po ka, edhe nga ata të ashtuquajtur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët e “mbrojnë” qeverinë, mbrojnë bëmat e saj, që po e bëjnë lesh e li këtë popull e këtë Kosovë!...Harrojnë ç’thonë sot dhe e “hanë“nesër…Secili flet për hesap të vet, si kryeministri, si presidenti, kryetarët e partive, edhe ata të ashtuquajturit analistë!?...Tmerr!!!... Gjithë këto rrëmuja, që po i kalon e tërë Kosova dhe pjesa më madhe e popullit të saj shqiptar!?
...Ku është (pa)varësia...sovraniteti...identiteti...qetësia...liria... shteti?!!...Ku është sot KOSOVA dhe SHQIPTARIA, ku…ku?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 297 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi