Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“FLAKA E JANARIT”, RREZIKON TË SHNDËRROHET NË “PËRFLAKJE TË JANARIT"
Publikuar më 18 shkurt, 2018 në orën 12:10 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Janari si muaj më i gjatë, edhe për xhepin e qytetarit,, sepse, shpenzimet e vitit të ri, domosdo, kanë ndiktuar në zbrazjen e xhepave të tij, por, kur kësaj ia shtojmë edhe lojërat politike, na del tepër i stëzgjatur. Ky muaj, ishte muaj, jo vetëm i fillimit të viti, por, edhe muaj i fillimit të një fillozofie të re politike, e parapërgaditur në dhjetor, në kuzhinat e huaja, me melmesa të shumta e të ndryshme, e, që, shtypi i verdhë, po mundohet të na i shtrojë në tavolinën kombëtare.

U krijuan afera, për të shpërqendruar vëmendjen tonë nga realiteti, që, elita institucionale dhe politike, po mundohet që, ne, të mos dalim kurrë nga letargjia e “lirisë” dhe po luajnë rolin e dadove, për të na mbajtur të përgjumur, me ninulla.
Mbarsja e dhjetorit, filloi ta lindë kopilin në janar, dhe, tash, qytetarët presin mrekullinë e këtij fryti monstrum. Dhjetori, e parapërgaditi shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Dhjetori, e parapërgaditi shfuqizimin e variantit të parë të demarkacionit, dhe, fuqizimin e variantit të dytë. Dhjetori, e parapërgaditi protestën “gjithëpopullore”, me në krye Bashën e Kryemadhin, kundër “narkomafisë” dhe linçimit të të “pafajshmëve”. Dhjetori, e parapërgaditi kolonizimin e pjesës sqiptare të Preshevës, me adhacakë nga Knini e gjetiu, përmes Kryetarit të eksportuar, që e ka të vështirë të bashkëbisedojë me bashkëvendasit, në mungesë të njohjes së gjuhës shqipe. Dhjetori, e parapërgatiti edhe jashtëqitjen në Vetëvendosje, për ta destabilizuar opozitën më të fuqishme parimore, dhe, për ta krijuar aferën për t’i ndihmuar fillozofisë së re politike. Dhjetori, e parapërgaditit edhe dhënien e shqelmit varfërisë për elitën institucionale. Dhjetor-janari, e parapërgatisin fuqizimin e Evropës Perëndimore, por, hëpërhë, Kosova duhet të presë, se, Evropa, ende, nuk është kusuritur me Serbinë.
Dhjetor-janari, ishin të mbarsur edhe me kritika e kërcnime, kundër kuvendarëve e institucionalistëve, por, edhe i të gjithë atyre që nuk ishin pajtuar e nuk pajtohen me realitetin e krijuar. Këto kërcnime, vinin nga jashtë, nga “miqtë” tanë, në emër të investimeve monetare që i kanë bërë tek ne, për të na “ndihmuar”. Kurrë, nuk u ka ndodhur bashkombasve të mi të jenë kërcënuar kaq shumë, për ta mbyllur gojën, e, për të mos e ngritur gishtin, në emër të atyre që i kanë deleguar si kuvendarë. Kjo, i bie, ti, kujt të duash, jepja votën, unë dirigjoj kur duhet ngritur zërin e gishtin, sepse, nuk dua ta humbas investimin.
Institucioanlistët tanë, lëshuan pe para këtyre kërcënimeve, sepse, i humbisnin benificionet e fituara dhe ato të cilat u premtuan se do t’i kenë. Heshtën, për t’i ruajtur edhe ata benificinet. Jo vetëm në këtë dhjetor-janar, por, edhe në dhjetorët e janarët e mëparshëm, nuk u ngrit zëri për ta mbrojtur investimin që bënë shqiptarët, për një shekull, që ta kenë lirinë dhe të drejtën për të jetuar nën një kulm. Ka investim më të madh se gjaku? Po, do të thonë, një grup i dallkaukëve dhe shtetet “mike”, është paraja
Pra, paraja dhe kulltuku na e kanë krijuar këtë klimë politike dhe po mundohen ta shndërrojnë në filozofi politike, me: “Mosdhënie llogarie” për gjithçka që i ndodhi e po i ndodhë kombit e atdheut, qoftë tradhti, qoftë hajni, qoftë nepotizëm, qoftë mitmarrje, qoftë korrupsion, qoftë abuzim me pushtetin...
A nuk i takon kësaj filozofie politike mesazhi i Fatmir Limës për demarkacionin, i cili, mundohet ta amnistojë nënshkruesin e marrëveshjes, ish komisionin për demarkim, e, në anën tjetër, ta nxjerrë për oxhaku Kryeministrin e tashëm, për lojën e caktimit të komisionit verifikues?! Mos, vallë, edhe ky po përfiton diçka nga kjo lojë, e, tërthorazi, edhe Ramush Haradinaj, duke e djegur komisionin “Bulliqi”?!
A nuk i takon kësaj filozofie politike loja në mes Kuvendit e Qeverisë, për demarkacionin dhe për Gjykatës Speciale, ku, dy figurat kryesore kanë mbetur në mat pozicion, nga frika e faktorit ndërkombëtar, për të qenë të izoluar sikurse bashkëkombasit e tyre?!
A nuk i takon kësaj filozofie politike, dalja në Sheshin e Kombit e Bashës dhe Kryemadhit, e, me të gjithë të përfolurit, prej thyerjes së embargos së naftës me Jugoslavinë, e, deri te vrasjet e Janarit?! Kush i yshti ata për një lojë të pistë dhe pse Presidenti Ilir Meta nuk e thotë asnjë fjalë, por, heshtë, që nënkupton: e mbështet gruan e tij, përndryshe, edhe Ai do t’i bashakngjitet kolonës së Sali Berishës?!
A nuk i takon kësaj filozofie politike edhe marrja për zbatim e kolonizimit të Preshevës nga Kryetari i saj, për të cilin Serbia investoi bukur shumë, derisa e solli në kreun e komunës, në ato pjesë ku do të kalojë korridori i dhjetë, që do të jetë etnikisht i pastër dhe do ta prishë balansin aktual të popullsisë?!
A nuki i takon kësaj filozofie politike edhe përfillja e fuqizimit të Evropës Perëndimore, me prioritetet e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, për të qenë antare të Bashkimit Evropian para Shqipërisë londineze, ndërsa, Kosova është e avulluar përbrenda kësaj kreature, dikur të menduar si “Ballkania”. Si do të trajtohet Kosova? Krahinë kulturore?! Krahinë sociale?! Qarkore e Nishit?! Apo, çfarë…?!, Por, shtet, kurrën e kurrës!!! Çfarë fati do të ketë ekonomia politike dhe politika ekonomike shqiptare, në këtë sajesë të sallave?! Çfarë do të ketë në treg industria, bujqësia, ekonomia shqiptare në këtë sajesë sllave?! Pra, gjithë ky investim që po bëhet, nga taksapaguesit e kombit tonë, për infrastrukturë, për të arritur brigjet e Adriatikut e Jonit, do të jetë në shfrytëzim për këtë sajesë sllave.
A nuk i takon kësaj filozofie politike edhe kërkesa e Ministrit të Punëve të Jashtme, njëherit edhe Zëvendëskryeministër, Behxhet Pacollit, që Qyteti i Mitrovicës, Veri e Jug, të jetë zonë ekonomike e Serbisë?!
Për të na e humbur përqendrimin, në gjithë këtë lojë të pistë, i përgatitën: Lulzim Bashëm, Monika Kryemadhin, Dardan Mulliqin, rritjen e pagave të Qeveritarëve, edhe ashtu më e kushtueshmja nga të gjitha qeveritë e deritashme, për shkak të stafit marramendës që ka, dhe, së fundmi, ndotja e ambientit.
Koordinimi i pesëshes ndërkombëtare, me institucionalistët, eksponentët politikë dhe kërcënimet, në njerën anë, e, në anën tjetër, alarmet për “shëndetin tonë”, duke e ditur, se në Kosovë nuk kemi karburante (naftë, benzin, mazut) cilësore dhe nuk ndërmarrin asnjë veprim për këto?! A nuk e dinë se çfarë ndotësish janë termocentralet, shumë të vjetëruara, e, me teknologji të skaduar.?! A nuk e dinë ata, që do të jemi vendi i vetëm në Evropë, përsëri, përnga ndotja, që paguajmë, e, do ta paguajmë rrymën më shtrejtë, edhe pasi të ndërtohet termocentrali i ri?! A nuk e dinë pesëshja, se ne paguajmë fatura të rrymës, ujit, telefonit, edhe për gjitha familjet e instiotucionet serbe në Kosovë, dhe, a di kush të thotë se çfarë hapash janë ndërmarrë për këtë shëmti politike?!
Për të gjitha këto që u thanë më lart, ndërkombëtarët e drejtojnë gishtin nga ne, na kërcënohen, sikur dikur Serbia e Jugosllavia, para se të derdhej gjaku, se ne jemi fajtorë, që Serbia nuk po mund të hyjë në Bashkimin Evropian, se Mali i Zi nuk e ka të garantuar përspektivën, nëse ne nuk i falim tokë, se…
Janari, tashmë, është shndërruar në muaj përkujtimi të dëshmorëve, që nga dëshmori gjithevropian, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e deri te vdekja e Hajredin Balës. Ka marrë emërtim të mirë, si “Flaka e janarit”, mirëpo, ky janar ndryshoi shumë, duke u nisur nga filozofia politike që po artikulohet, dhe, tash, e kemi përflakjen e janarit. Nëse dëshmorët që i përkujtojmë kanë qenë flakadanë lirie për brezat, që ishin dhe që do të vinë, sot, mu në janar po i vëmë përballë përflakjes së bëmave dhe gjakut të tyre!
Janari, duhet ta zgjojë ndërgjegjen kombëtare, për t’i ndalur këto prapësi, për ta ndalë këtë filozofi të prapët politike, që po mundohet të institucionalizohet, për të qenë pjesë e jetës së shqiptarëve. Prandaj, janari duhet të na i rikujtojë falakadanët, jo sa për t’u ekspozuar e dukur, por, për të qenë flakadanë të së ardhmes, se, këtu është qëllimi i rikujtimit, dhe, duhet t’ia vënë gishtin kokës të gjithë ata që në ndërdijen e tyre e kanë “Flakën e janarit”, për të mos e shndërruar në “Përflaje janari”.

Prishtinë, 01.01.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 386 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi