Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kemi nevojë për gjak të ri
Publikuar më 19 shkurt, 2018 në orën 16:50 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Komunikimi gojor midis dy kundërshtarëve politik shqipfolës nuk është shumë i bukur. Tingëllon më shumë si dy burracak pervers që debatojnë me temën: "I imi është më i madh se i yti”. Dhe, ndërsa këta kriminelë shkëlqejnë për madhësi, rrisin zemërimin e të shtypurve. Çfarë bëjmë me politikanët në Shqipëri, Kosovë dhe FYROM të cilët aspak nuk janë të interesuar për ruajtjen e interesave tona kombëtare apo të vendit? Idiotësi t`u japish tërshërë kuajve të cofët.

Djajtë e yndyrshëm i shesin territoret tona. Ata i përkasin llojit të krijesave të vogla dhe të shëmtuara që nuk e dinë se çfarë mendojnë para se ta llomotitin atë. Duke sulmuar tjerët, “politik-bërsi” shqipfolës arrin të largojë vëmendjen nga “politika” e tij e dështuar.
Populli ikën, atdheu boshatiset. Qeveri që nuk përfaqëson shtetin. Shesin vendin për të fituar poste politike, të ndihmuar nga të huajt që e kushtëzojnë ndihmën. Ndërkaq, prokuroria shqiptare është një institucion i korruptuar.

Kemi nevojë për gjak të ri, njerëz të zakonshëm me kuptim të shëndetshëm dhe sjellje normale kombëtare. Shpresoj se së shpejti do të shohim një ndryshim kundër këtij projekti të çmendur antikombëtar të liderëve mafioz shqipfolës. Është koha e duhur me një rishikim dhe rregullim të forcës, eventualisht një ballafaqim.
Idetë kanë pak shanse për sukses nëse luftojnë kundër rrjedhës së lumit. Mundësia hapet kur valët nuk janë më aq të forta, para se me filluar të tërhiqen.
Hapi i ardhshëm në modernizëm duhet të jetë të likuidojmë tiraninë e pakicës ekstreme të kapluar nga variantet e egra të etjes për pushtet, që arrihet përmes shumicës së painformuar që ndikohet lehtë nga tiranët, për t`i votuar.

Vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova janë kaq të lehta për t`u nënshtruar. Përderisa vet as që kanë fuqinë as që kujdesen për vetëmbrojtje.
Tradhtarët e Shqipërisë nuk përpiqen të zgjedhin problemet e vendit të vet, por janë shumë të etur për të zgjidhur problemin e mikeshës së çetnikëve, “Palestinës”. Vetëm idiotët kërcejnë mbi gardhin atje ku është më i lartë, me pasojë t`u ngulet huni gardhit në prapanicën që u kruhet. Për shqiptarinë, SHBA janë miku i vetëm dhe gërvishtje guri. Pa Amerikën ne do kishim serbishten, greqishten apo turqishten si gjuhë amtare në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore.
***
Shteti grek dhe Rusia ndikojnë mbi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo Kishë sot ka Hierarki greke dhe grigjë jo greke. Në vitet 1920-48 kjo Kishë rrezatonte atdhedashurinë. Sot nën udhëheqjen e Janullatosit rrezaton tradhtinë.

Faktorët kryesor të zhvillimit të njeriut janë arsyeja dhe vullneti tij. Nuk është historia ajo që formon njeriun por është njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë. Vetëm mendimi dogmatik, që buron nga vobektësia e mendjes dhe shpirtit, kërkon të ndërtojë skema thjeshtëzuese në drejtime të ndryshme, duke bllokuar çdo kuptim të njëmend.

Në partitë politike shqipfolëse, përveç dominimit total të përqendrimeve të pushtetit nga ana e familjarëve dhe miqve ekzistojnë edhe klanet politike.
Demokracia nuk mund të ekzistojë pa rregulla specifike. Ajo mund të ketë lirinë si përmbajtje, por liria nuk do të thotë të shkosh në anën e gabuar të rrugës.
Ne duhet të dimë se si të zgjidhim problemet që ndodhin në jetën e përditshme, si t`i largojmë nga pushteti dhe t`i dënojmë rëndë të gjithë qeveritarët dhe politikanët e dëmshëm. Në trojet shqiptare nuk ka votues racional, ka të bëjë me tifozët.
Duhet të gërmojmë nën sipërfaqe dhe të tregojmë kuptimin e vërtetë të asaj që po ndodh, ndërkohë që gjithmonë duhet të jemi politikisht neutral. Dhe, më e rëndësishmja, të ndërtojmë besimin në premtimin e një rendi shoqëror të ri të sigurt që së shpejti do të zëvendësojë rendin shoqëror të tanishëm, të keq, pa ligj, të Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it dhe trojeve tjera shqiptare.

Premtimet e rreme, fyerjet dhe mashtrimet janë një pjesë integrale e politikës shqiptare. Veçori e mashtrimit nga niveli më i lartë i shtetit është se pala tjetër, edhe nëse ka dyshim se premtimi nuk përmbushet, nuk mund të bëjë asgjë, pasi burimi i gënjeshtrave është i respektuar dhe i fuqishëm, i paprekshëm.

Kufizohemi me fqinj agresiv dhe gjakatar me përpjekje për aspiratat territoriale të mëtejshme. Fqinjët fillimisht vijnë kryesisht nga komunitetet klanore, Karpatet, dhe në bashkësinë e klaneve njeriu e kupton vetëm fuqinë. Dhe e respektojnë fuqinë. Kur ti e ke (për vetëmbrojtje), komshiu të lë rehat në shtëpinë tënde.
Është koha për të marrë qëndrueshmërinë e asaj se kush jemi. A janë vetëm okupatorët që duan të vazhdojnë të na masakrojnë, të cilëve u lejohet të shprehin lirshëm qëllimin e tyre?
Kjo është gjithashtu strategji më e zgjuar se të gjitha hezitimet e gjertanishme. Kjo është klasa politike amatore antikombëtare shqiptare që as nuk e kupton historinë e saj as nuk njeh klasikët e saj. Kështu, ata nuk i kuptojnë bashkëkohësit e tyre dashakeq, as nuk janë në gjendje të nxjerrin një të ardhme për Kombin dhe Atdheun e vet.
Kjo na prek të gjithë neve. Ajo nxit pyetjen: A nuk është kjo diplomaci e përmbajtur dhe e nënshtruar përballë atyre që do të donin të na thernin për një kohë të gjatë? Në planin afatgjatë, nuk është gjithmonë paqe për të bërë lëshime gjithë kohën. Atëherë kundërshtimi ynë për të mbrojtur tokat tona është vetëm dobësi.

Besimi nuk mund të vendoset ose të miratohet. Nuk është rreptësishtë e nevojshme të kemi bërë diçka të gabuar për të humbur besimin. Besimi shpesh kërkon kohë për të ndërtuar, por është po aq e lehtë për t'u humbur. Sjellja e mençur dhe e arsyeshme, ku personi vepron si një shembull për të ndjekur, ndërton besimin.
Partitë tona politike duhet të jenë blloqet e ndërtimit të demokracisë sonë. Duhet të jenë partitë tona politike prej të cilave ne mësojmë, ndërtojmë qëndrime dhe vlera dhe t`i zgjedhim ata përfaqësues që do të mbulojnë detyra të rëndësishme dhe pozicionet, ku ata do të menaxhojnë pushtetin dhe do të ndajnë përfitime dhe burime në emër të të gjithëve.

Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.
Unë asnjëherë nuk kam mbrojtur idetë që janë të padobishme. Shumica dërrmuese e njerëzve të drejtë janë më të shqetësuar me atë që është në të vërtetë e vërtetë se ajo që dikush do të donte të ishte e vërtetë ose të ndihej si e vërtetë.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 242 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi