Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VETËM AMIQTË E POPULLIT DHE PARTITË NË PUSHTET NUK I DUAN ATDHEDASHËSIT E PATRIOTËT E VËRTETË!!!...
Publikuar më 19 shkurt, 2018 në orën 16:53 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
...NDAJ BËN GJITHÇKA, QË ISHTE E MUNDUR....DHE IA DOLËN PËR TA BËRË LËVIZJEN VV, PIKË E PESË!?...DHE SOT, LUAJNË ME FLAMURIN KOMBËTAR, DUKE E HEQ ATË FLAMUR, AQ TË SHTRENJTË, FLAMUR GJAKU E DRITE PËR TË GJITHË NE, NGA VENDI KU I TAKONTE...!? PËR FLAMURIN KOMBËTAR, SHQIPTARI KURRË NUK U PËRKUL EDHE PSE ISHTE NËN SUNDIMIN E EGËR SERBO-FASHIST! POR E MBAJTI NË BALLË, E RUAJTI DHE E MBROJTI ME GJAK!...DHA JETËN PËR LIRI ME FLAMURIN KUQ E ZI NË GJI!...E ATDHETARI I VËRTETË KURRË NUK MUND T’I HARROJË KËTO, JO KURRË!!!

Por këta zotërinj, pushtetarë pushta, sot ranë në para, në luxe dhe nga këto, që i përfituan nga populli i shumëvuajtur harruan çdo gjë!? Kanë ra aq poshtë, se, ju friguan të huajve dhe Serbisë shkinë!? Shqiptari ka qenë i pushtuar me dekada e dekada, por kurrë ama i nënshtruar. Flamurin kombëtar, kuq e zi, me shqiponjën dykrenare në mes, kurdoherë ai e ka mbajt në gji, në zemër në shpirt dhe kurrë nuk e ka tradhëtuar dhe në rrethanat më të rrezikshme për të!...Jo, shqiptari, që ka gjak shqiptari në dejet e tij, kurrë nuk e ka bërë këtë turp as nga dhuna, por as nga vetëvetja sikur vetëm ta mendonte një gjë të tillë!?
E këta horra, që sot i kemi në pushtet, nuk kanë ndjenja kombëtare dhe as identitet, këta janë pa bosht kurrizor...! Prandaj deri sa e kishin VV-sjen të fortë e të qëndrueshme si një grusht nuk ja dolën dot....!? Po sot ja arritën... së pari ia futën pykat VV-sjes, duke i gjetur karrieristat brenda saj, ata huliganë, që ishin të porositur vetëm për të keq, njerëz pa karakter dhe jo dashamirës të popullit e me popullin!? Sepse, po të ishin vërtet këta bij të popullit, kurrë nuk do ta bënin këtë, që e bënë...duke e përçarë VV-sjen, ku populli martir i Kosovës plagëmadhe, të vetmen mbështetje e gjeti tek kjo Lëvizje! Ndaj, këta karrierista, jo vetëm që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve, të rënë për këtë liri, por shkelën edhe mbi gjakun e shokëve të tyre dhe e tradhëtuan Lëvizjen...!?
Po, e hoqën edhe Flamurin se, e dinin se nuk do të kishte më një forcë të bashkuar, që do ta mbronte nga ai vend, ku ishte vendosur si një GUR i çeliktë!!! Sepse, sa ishin të bashkuar VV-sja ishte NJI... dhe nuk është më ajo Vetëvendosje, se ai, që i shikon me syrin e mirë i sheh edhe deputetët e asaj (gjysëmlëvizje), dikur sokola e sokolesha,...sot të përçarë e me inate si ujku e dhia...Kështu nuk e ka më atë unitet as në sallën e Kuvendit!?...E tradhëtuan edhe vullnetin e popullit se, aty e kishte
shpresën e madhe, te kjo Lëvizje dhe kjo kuptohet se, është në dëm të popullit. Por mos të harrojnë se, nga gjiri i popullit do të dalin për herë djem e vajza, që do të dinë si të mbrojnë lirinë dhe të drejtat e këtij populli. E as këtyre, që e bënë këtë tradhëti populli kurrë nuk do t’ju falë!!!
Në popull dhe për popull, askush mos të mendojë se ka bërë shumë! Shumë kanë bërë vetëm ata, që tokën e shenjtë të atdheut, e vaditën me gjakun e tyre të pastër shqiptar! Për të tjerët, sado të kenë bërë kurrë, nuk është bërë mjaft, sepse, çdo njëri prej nesh ia kemi borxh atdheut!!!
Nuk është punë e vogël, por më duket që, është një rrezik i madh se, në radhë të parë, të huajt po bëjnë eksperimente me Kosovën, ndoshta se si do të veprojnë edhe me të tjerët. Këto eksperimente po i bëjnë superfuqitë. Dhe ne, siç jemi të përçarë, do ta kemi shumë të vështirë, nëse do të tolerojmë deri në këtë shkallë!? Kjo, që po ndodh në trojet tona shqiptare, në përgjithësi është rrezik se mund ta pësojmë rëndë..! Nëse do të vazhdojmë të ecim qorrazi, shumë shpejt do ta humbasim në humnerë , çdo gjë, që është arritur e bërë deri më sot!? Do ta humbim apo më mirë me thënë po e pshrr..., edhe këtë, që e arritëm!?!...Ju, që keni dalë në krye të vendit, ore, a e dini, a e mendoni ndonjëherë se, me sa shumë sakrifica kemi ardhur deri këtu?! E ju tash, o pushta, po pranoni me lujt me ne e Kosovë, secilit dhe kujt t’i teket, me lirinë tonë të paguar me shumë mund, gjak e jetë njerëzish!!?...
Eee Ju lumtë “o trima” se, po ia qëlloni bukur besa, sikur i verbëri me shkopin e tij!? Këtë liri, të fituar kaq vonë, me shumë halle e mundime, me shumë sakrifica e lumenj gjaku, sot, vetë ne, po e humbim...sipas këtyre, që po na gënjejnë për çdo ditë me pallavrat e tyre!?...Ore po ju “udhëheqësit” e vendit ku jeni, populli ynë përçka e derdhi gjakun, përçka dha jetët e bijve të rënë, përçka...po për ta gëzuar lirinë e jo për minoritetet, për ata, që na kanë pirë gjakun sa herë ju ka dashur qejfi i tyre për të vrarë shqiptarë!!! Po kush hamamin janë ata, që na i kanë spiunuar tek shkjau vëllëzërit e njerëzit tanë, na i kanë djegur shtëpitë tona, bashkë me serbo maqedonosllavët e malazezofashistët?!...
Për nder të përvjetorit të dhjetë, të çlirimit të Kosovës, e hoqët Flamurin!?...Ramush aga, si karabush hesapi, dha urdhër që ta hiqnin Flamurin Kombëtar!? Është boll i mençur ky krymb-ministri ynë...donte me na treguar prroçka, ky kombëtar e ai shtetëror e eee!? Edhe ky sipas interesit të “fronit” të vet po ec.. po fol...po kuvendon, athua se ka arra në gojë se...nuk di se çfarë të thotë!? Heu, po shihet ditën për diell se, edhe këtij kokëkungullit ja kanë kap kokën me derë qysh herët!!!
Po moj Kosovë, prandaj po të ecin punët mirë...se janë këta karabushat pa farë në kokë, që po të udhëheqin!? E çfarë mund të presësh prej tyre...çfarë...kur i “bezdis” edhe FLAMURI KOMBËTAR, KRENARIA në SHEKUJ e MBARË SHQIPTARISË!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 377 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi