Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BETEJA E 22 SHKURTIT 1999 TREGOI SE LUFTETARËT TANË MUND TË PERBALLESHIN DHE TË NGADHNJENIN EDHE NË LUFTE FRONTALE ME ARMIKUN
Publikuar më 20 shkurt, 2018 në orën 20:37 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Beteja e lavdishme e UÇK-së, në mbrojtje të Shtruerës (Shtitaricës),Lugmirit (Dalakut) Akrashticës, Bukoshit,Liqenjëve dhe Taraxhës së Vushtrrisë Pas ofanzivës së Shtatorit 1998,dhe Marrëveshjes Hollbruk-Millosheviq për armëpushim, e cila ishte e shkurtër dhe e rrejshme,sepse armiku, ishte dinak dhe i pabesë. Ai,mbase dhe po shpresonte, se e kishte thyer dhe e kishte asgjësuar përfundimisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kohë po zhvilloheshin, dhe bisedimet e Rambujesë në mes të delegacionit serb dhe atij shqiptar,të ndërmjetësuar nga bashkësia ndërkombëtare. Në mesin e muajit shkurt,Njësia Speciale e ZOS, e komanduar nga luftëtari i shkathët, trim dhe sypatrembur, Bekim Shyti, kishte organizuar stërvitje me uniformë të kamufluar dimërore,ndërmjet fshatërave, Bukosh, Taraxhë dhe Liqenjë.

Sigurisht që këto lëvizje të forcave tona,nuk mund t’i kenë pëlqyer armikut. Prandaj si dinakë që ishin, më 19 shkurt, 1999, marshuan në drejtim të Bukoshit, Liqenjëve dhe Taraxhës, kinse për “stërvitje”,të cilat kishin për qëllim, që të sulmonin pozicionet tona në atë teren. Kjo ishte thyerja e parë e marrëveshjes së armëpushimit,të cilës ne nuk i kemi besuar asnjëherë. Megjithatë kjo marrëveshje ka qenë e mirëseardhur edhe për ne, sepse, në ndërkohë, ne kemi arritur që të riorganizohemi dhe të konsolidohemi shumë më mirë, prandaj dhe, ishim shumë më të përgaditur për beteja, qoftë dhe frontale, siç dhe na u imponua ,nga 19-deri 23 shkurt 1999. Armiku, sigurisht që ishte i informuar përmes informatorëve të vet, të cilët, dhe mund të lëviznin në zonën që e kontrollonim ne,sepse ne, nuk mund të ndalonim qarkullimin e qytetarëve. Mbase kishte llogaritur, se ne, nuk do mund të qëndronim as dhe një orë të vetme. Prandaj forcat serbe për të na zënë në befasi, taktizuan,me një tërheqje taktike në ditën e 21 Shkurtit, e cila pasoj me një sulm tjetër,shumë më të ashpër, më 22 Shkurt të këtij viti. Prandaj dhe ndërmori një sulm të rrufeshëm dhe me forca të mëdha të këmbësorisë dhe të artilerisë së rëndë. Në orët e hershme të mëngjesit të 22 shkurtit 1999, vëzhguesit e njësiteve tona të UÇK-së vërejtën marshimin e forcave të mëdha ushtarake e policore serbe në drejtim të fshatërave të Shtruerës (Shtitaricës) dhe Lugmirit (Dolakut). Kontingjente të mëdha të këmbesorisë,të shpërndara në një hapësirë të gjerë,po marshonin në drejtim të forcave të UÇK-së, të vendosura në kodrat që ndanin fshatin e Akrashticës me Shtitaricën dhe Dalakun. Duke menduar se armiku, përsëri do të sulmoj në drejtim të fshatit Bukosh,ne nuk guxonim të leshonim këtë pikë strategjike,prandaj,pozicionimi i forcave tona për këtë betejë ishte bërë kështu: Bedri Pllana,Oficer për çështje Radioaktive, Kimike dhe Biologjike,Bedri Shala,oficer për trajnime me minahedhës,Afrim Zhabari,Oficer për Stërvitje dhe Trajnime,dhe Sherif Voca Komandant i Togut të II-të, me ushtarët e katër Skuadrave të këtij Togu,të komanduara nga, Ali Uka,Safet Uka,Hysni Mehana dhe Hajrullah Bajrami,ishin vendosur, në mes të fshatërave,Bukosh, Liqejnjë dhe Taraxhë. Ahmet Morina, Komandant i Togut të I-rë,me tre skuadra,të udhëhequra nga Zeki Shala, Fehmi Beka Arben Shala, dhe Xhemajl Pllana,( Drejtor në Drejtorinë për Administrim Civil, pranë ZOSH-së për rrethin e Vushtrrisë), ishin pozicionuar në udhëkryqin, mes Akrashticës dhe Shtitaricës. Bahri Kuqi Komandant i Togut të tretë, me dy skuadra të udhëhequra nga,Bedri Osmani dhe Lavdim Pllana,ishin pozicionuar, nga ana e djathtë, afër lagjës së Osmanëve të Dalakut. Ndërsa, Sheshivar Shala,Komandant i Kompanisë II-të ,Qazim Shala,me luftëtarët e Skuadrës së tijë,pastaj, Agim Miftari,Oficer për Xhenio,dhe Myrvete Hasani,luftëtare sypatrembur e ZOD-ës, ishin pozicionuar në anën e majtë,përrreth lagjes së Smakollëvedhe Gashëve të Akrashticës. Kështu që, kordoni i forcave tona po mbulonte, pothuajse gjithë vijën kodrinore,nga Liqenjtë e deri te lagjja e Mehollëve, në rrugën që qonte, për në fshatin Pantinë. Me të vërejtur se këmbësoria serboçetnike kishte depërtuar në kodrinat e varrezave të reja të Halilëve,në kodrat e lagjës së Monëve,dhe të Dalakut,u komandua që forcat tona, të shtinin në drejtim të këmbësorisë së trupave armike. Fillimisht, ishim vetëm disa njësite të vogla të Shtruerës, Dalakut dhe Akrashticës, mirëpo me shpejtësi të madhe forcat tona u kompletuan dhe u pozicionuan,përgjatë gjithë kësaj vije të frontit. Tankset dhe artileria e rëndë e forcave serbe, ishin pozicionuar në kodrinat mbi shtëpitë e Monëve, dhe mbi arat e Nuhëve. Si duket komanda e forcave ushtarake e policore serbe,duke u bazuar dhe nga infomatorë të caktuar, të cilët dhe mund të dinin sadopak, për kapacitetet e forcave tona në këto lokalitete, kishin llogaritur se,këtu ishte pika me e dobët, dhe se do të na thyenin lehtë,për të depërtuar pa ndonjë pengesë të madhe, në drejtim të Akrashticës,e mbase në drejtim të Ashlanit,ku ishte i vendosur Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, për Zonën Operative të Shalës. Mirëpo, duke hasur në një rezistencë të fortë, nga forcat tona, këmbësoria e forcave serbe u gozhdua,dhe nuk po depërtonte dot në drejtim të Akrashticës. Mirëpo, si gjithë herë në luftë me armikun e pabesë, dhe gjenocidal,ne ishim më të shtrënguar,sepse po rrezikohej dhe popullata civile,e cila në këtë rast ishte në mes të dy zjarreve. Ndër familjet më të rrezikuara, në drejtim të të cilave, po marshonte këmbësoria dhe artileria e rëndë serbe ishin sidomos, familjet e Hasim I Pllanës, Rexhep I Pllanës,Xhemajl I Pllanës, Selim I Pllanës,të cilat ndodheshin aty dhe,të cilat ishin në shënjestër të okupatorit (me të përndjekur politik), mirëpo fatmirësisht, ato kishin arritur që të tërhiqeshin dhe ishin vendosur në shtëpitë e afërmëve, më afër stacionit të trenit. Mirëpo, shumë më keq dhe tepër të rrezikuara, kishin mbetur disa familje të shpërndara në Shtitaricën e vjetër,të cilat ndodheshin në luginën, në mes dy kodrinave të fushëbetejës,mes forcave të UÇK-së, dhe forcave armike,e të cilat ishin: Familja e Sabri N Pllanës, Rexhep B Pllanës,familja e Isak e Ramadan Mehollit,familja e Rexhep e Idriz Isufit,familja e Tahir Mehollit,familja e Muharrem S Pllanës. Në tërheqje e sipër, në drejtim të pozicioneve tona, ishte plagosur, në pjesën e epërme të këmbës Hasim I Pllana, i cili megjithatë, dhe nën breshëritë e artilerisë serbe, kishte arritur të kalonte deri në llogoret e UÇK-së, ku kishte marrë ndihmën e parë, nga luftëtari i paepur i UÇK-së,tani dëshmorë i kombit,Bahri F Kuqi, për ta përcjellë, në drejtim të spitalit të UÇK-së, në fshatin Ashlan. Përndryshe Hasimi, ishte mjeshtër i përdorimit të armëve, prandaj posa kishte tërhequr familjet e rrezikuara në një vend më të sigurtë, ia kishte mësyrë pozicioneve tona me qëllim që të luftonte dhe ai së bashku me ne. Gjatë kësaj beteje të ashpër nga ana e forcave tona, nuk ka patur asnjë të vrarë. Ndërsa plagë të lehta kanë marrë, Sheshivar Shala, komandant i Kompanisë II, Agim Shala, luftëtar i po kësaj Kompanie,Mirvete Hasani,luftëtare e ZOD-ës. Eshtë me rendësi për t’u theksuar, se Myrvetja edhe pse ishte plagosur në dorë dhe në këmbë,ajo posa, ka marrë ndihmën e parë, përsëri është këthyer në frontin e luftës,dhe ka luftuar deri në zmbrapsjen e plotë të armikut nga kjo betejë e lavdishme. Është interesant për tu cekur dhe rasti i luftëtarit Qazim Shala, të cilit, nga detonimi i minahedhësit i janë hequr dhe djegur palltoja dhe xhemperi ,ndërsa ai ka shpëtuar. Ndërsa nga pala armike, kemi vërejtur levizje të pandërprera të autoambulancës, prandaj, me siguri ka patur të plagosur,mbase edhe të vrarë. Si dëshmi ka qenë kontrollimi i autorit të shkrimit, në të njejtën ditë,(pas tërheqjes së forcave serbe) i cili ka gjetur,fasha dhe gjurmë gjaku,mbi rrugicën e arave të Nuhëve dhe Manëve,në drejtim të trojeve të Osman Pllanës. Është me rëndësi të ceket se forcat serbe,të cilat kishin epërsi të pakrahasueshme në armatim,në trupa dhe në përvojen taktike ushtarake, provuan që të shfrytëzonin, disa lugje përmbi shtëpitë e Daut dhe Isak S Pllanës,me qëllim, që me këmbësori, të depërtonin, dhe të rrezikonin luftëtarët tanë,të cilët ishin të pozicionuar afër shtëpive të Smakollëve dhe të Gashëve të Akrashticës. Kështu që kishin arritur të rrezikonin jetët e luftëtarëve tanë, Agim Shala (i cili plagoset lehtë) dhe Fadil Hasani (paksa i djegur në rroba) të cilët ishin gjuajtur me Zollë, armë krahu, e cila është shumë e rrezikshme dhe asgjësuese. Në të vërtetë, në shpëtimin e luftëtarëve tanë, kishte ndihmuar Zeçir T Morina, i cili kishte hetuar, dhe kishte gjuajtur në drejtim të ushtarit armik,i cili ishte zmbrapsur me të shpejtë. Problemi tjetër, që na u imponua në këtë betejë,ishte dhe depërtimi i këmbësorisë serbe në oborret e shtëpive të Sabri N Pllanës,dhe Rexhep B Pllanës,të cilat ishin më afër pozicioneve serbe,dhe se konfiguraioni i terenit, e pamundësonte depërtimin e forcave tona,pa pasoja të mëdha. Për më keq në familjen e këtij të fundit kishte edhe femra (nëna me disa vajza të reja),prandaj shqetësimi ynë ishte, se si t’i nxirnim ato nga kthetërat e këtyre bishave,të cilat ishin të njohur për krime mbi civilët . Prandaj luftimet tona, ishin të pandalshme deri në dëbimin e plotë të forcave armike, që edhe u arrit. Kjo betejë e lavdishme, e 22 Shkurtit, në mes forcave të UÇK-së dhe forcave ushtarake e policore serboçetnike përfundoj me fitoren e plotë të forcave tona,dhe me tërheqjen e plotë të armikut nga fshatërat tona. Ndërsa më 23 shkurt, forcat serbe përsëri sulmuan pozicionet tona në fshatërat,Bukosh,Liqejnjë dhe Taraxhë . Mirëpo edhe kësaj radhe,armiku, hasi në një rezistencë të fortë të luftëtarëve tanë sypatrembur.Gjatë luftimeve të kësaj dite, ishte plagosur rëndë, Komandanti i Njësisë së Policisë Ushtarake pranë Brigadës, 142 të ZOSH-ës, Isa Hajrizi, (i cili për fat të mirë e mbijetoi plagën), ndërsa plagë të lehta, mori dhe luftëtari ynë Artan Zeka -“Tisi”.
Gjithashtu,është me rëndesi të ceket edhe per maltretimet e popullates civile në fshaterat tona. Ne Shtruerë rreth orës 09, në stacionin e trenit janë arrestuar këta persona: Shefki Sh Meholli, Arben J Meholli , Adnan B Meholli, Jahja S Pllana, Lulzim B Pllana, dhe Nevzat F Pllana, i mitur (16), të cilët janë pyetur dhe janë maltretuar jashtë mase dike i kërcënuar dhe me jetë.

P.S.
Fitorja e kësaj beteje të lavdishme,dhe plotësisht të suksesshme për forcat tona, ishte me një vlerë të madhe, si për moralin e luftëtarëve tanë, ashtu dhe për popullatën e Vushtrrisë dhe më gjerë, një pjesë e të cilës kishte dalur ke Ura e Gurit, dhe sy e vesh, po vështronte se ç’farë po ndodhte në fshatërat tona. Sepse, gjatë luftimeve të kësaj dite, po fryente dhe një erë në drejtim Perëndim- Lindje,e cila kishte mundësuar që të dëgjohej gjithandej, jehona e krismës së armëve të Lirisë. Rëndësia tjetër e madhe, sipas mendimit tim ishte, dhe se ky sulm, ishte edhe gurë i provës, për të dyja palët,për të provuar nëse, vërtetë UÇK ishte riorganizuar, ishte forcuar dhe nëse ishte në gjendje, që të përballej edhe frontalisht me forcat armike, të cilat ishin tepër të pabarabarta, në të gjitha aspektet luftarake.
Më vjen keq që, në këtë shkrim, nuk kam mundur t’i përmend edhe emrat e të gjithë luftëtarëve që morën pjesë në këtë betejë të lavdishme, të cilët luftuan heroikisht në mbrojtje të trojeve tona stërgjyshore. Mirëpo në shkrime të tjera, me karakter më të zgjeruar, sigurisht se do të përfshihen, të gjithë ata ushtarë e civilë, të cilët kanë ndihmuar UÇK-në dhe kanë dhënë kontributin e vet,të pa kursyer për fitoren e kësaj beteje, e cila do të mbetet e shënuar, në historinë e luftës së popullit tonë për Liri.

Xhemajl Pllana
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 422 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi