A DI KUSH T’I LEXOJË DEKLARATAT ANTISHQIPTARE TË VETON SURROIT DHE TË SURROISTËVE TË TJERË? |
Publikuar më 21 shkurt, 2018 në orën 23:37 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Veprimtaria “patriotike” e “shqiptare” e shqiptaro-titistëve shihet në çdo hap të jetës sonë të “re” antishqiptare dhe kulmi i së keqes është se ajo po vazhdon pa pengesa të asnjë natyre shqiptare e të vepruarit e sjelljes kombëtarisht ndaj dukurive të tilla, të shëmtuara për çdo kohë, që po ia nxijnë jetën kombit dhe shtetit shqiptar, të cilin, shqiptaro-titistët (tok me kategorinë e “të burgosurve politikë shqiptarë”), e duan të pushtuar prej tyre, sipas referencave e preferencave të mësuesve të tyre: Nikolla Pashiqit, Aleksandër Rankoviçit, Josip Broz Titos, Sllobodan Millosheviçit!...
Deri më sot, askush dhe asnjëri prej shqiptaro-titistëve, me këlysh e me kudra, nuk e thotë të vërtetën e shkeljes së Betimit të UÇK-së, ideatorë dhe kreatorë të shkeljes së atij betimi shqiptar, janë shqiptaro-titistët ibrahimrugovistë e vetonsurroistë&Co.
Kjo që e themi, është vërtetuar me dhjetra e qindar herë, tash e gati tri dekada. Veprimtaria e shqiptaro-titistëve është e koordinuar dhe në zinxhirin e saj “patriotik” e “shqiptar” është kyçur një ushtri e tërë udbasho-kosistësh të rafinuar antishqiptarë, dhe, antishqiptaria e tyre individuale e kolektive del nga vetë deklaratat e tyre antishqiptare, për ata që marrin vesh nga të thënat dhe bëmat e tyre “patriotike” e “kombëtare”…
Shikonie dhe analizojeni se çfarë thotë “atdhetari” Veton Surroi, me rastin e dekorimit nga Presidenti Hashim ThaçI, citojmë: “Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder i imi që t’i shërbej vendit. Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit. Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”
Nga kjo deklaratë antishqiptare (dhe jo vetëm prej saj) dalin në shesh dëmet e pariparueshme që i kanë sjellë e po i sjellin kombit shqiptar dhe Shqipërisë, përgjithësisht, paraardhësit e Veton Surroit dhe Veton Surroi&Co. Po, mirë, kush dhe cili është ai këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, që përzgjedh seri zinxhirore prej 90-95% të shqiptaro-titistëve udbasho-kosistë, për t’u dekoruar, të përfshirë në listat e nënshkruara prej Presidentit Hashim Thaçi.
Konsiderojmë se Hashim Thaçi, me nënshkrimin e atyre listave, në radhë të parë, i ka fyer të gjithë luftëtarët veteranë të UÇK-së, qoftë ata që kanë qenë nën armë, qoftë ata që kanë qenë pjestarë e pjesmarrës, në çfarëdo forme, të asaj lufte të lavdishme dhe të tillë unë njoh plot.
I shari, të shanë; i ndyri, të ndynë, thotë populli i urtë shqiptar.
Sipas raportimeve të shumë mediave, Surroji i murrojve, citohet të këtë thënë: “Ish-Kryetari i Parisë ORA, Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës dhe për këtë arsye ka refuzuar dekoratën nga Presidenti”.
Po, a nuk jep për ta kuptuar drejt e lexuar qartë fjalinë e tij, në rreshta e mes rreshtash, se ideatorë dhe kreatorë të shkeljes së Betimit të UÇK-së dhe sjelljes në këtë shkallë përçmimi të luftës së lavdishme të UÇK-së janë, pikërisht, shqiptaro-titistët ibrahimrugovistë, rexhepqosistë e vetonsurroistë&Co dhe kategoria e tyre e të “burgosurve politikë shqiptarë”.
Faji qëndron te Hashim Thaçi, i cili i nderoi ata që e fyen e po e fyejnë sistematikisht, edhe sot, luftën e lavdishme të UÇK-së, luftën tonë shqiptare për liri e për bashkim kombëtar.
Tolerimi i mëtejmë i antishqiptarizmave ibrahimrugovistë, rexhepqosistë e vetonsurroistë&Co e të “burgosurve politikë shqiptarë”, nuk nderon më askë, as popullin dhe as shtetin shqiptar.
Burojë, më 19 Shkurt 2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 27 vizitorë |
Lexuar:
401 herë
|
|
|
|
|
|
|