Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
EU…DISA CUBA TË LËVIZJES VETËVENDOSJE…!?
Publikuar më 21 shkurt, 2018 në orën 23:45 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…DISA CUBA TË VV-sjes, E PANË SE, LVV ËSHTË SERIOZE DHE ME PUNËN E SAJ VETMOHUESE, KA PËRPARUAR…E NUK PO KA TË NDALUR NË RRUGËN DREJT ORGANIZIMIT TË SUKSESSHËM TË SAJ ME KRYETAR TË DITUR DHE ME KRYESI TË ZGJEDHUR, ME PATRIOTË E ATDHETARË TË ZOTË, INTELEKTUALE TË AFTË, ATDHEDASHËS, NJERËZ ME BIOGRAFI TË SHËNDOSHË, QË KANË DËSHMUAR SE, EDHE NË TË KALUARËN KANË DHËNË SHUMËSHKA PËR KËTË LIRI, QË PO E GËZOJMË SOT!…POR EDHE ME NDER E RESPEKT, QË E GËZOJNË NË POPULL…DHE MBI TË GJITHA QË, VV-sja ËSHTË SHPRESA E ARDHMËRISË SË SHTETIT, TË TË BËRIT TAMAM SHTET SHQIPTAR, ME TË GJITHA TROJET ETNIKE SHQIPTARE DREJT BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR!!!

…DHE JA NA DOLËN KËTA HILEQARË KARIERISTË DHE PREJ ATYRE, QË JANË…DHE PO I LUAJNË BTH. HERË NJË KJ… E HERË NJË TJETËR. POR TASH SË FUNDI KA EDHE DISA ANËTARË TË KRYESISË, TË CILËT, PO TË ASHTQUAJTUR “AKTIVISTË” U TMERRUAN, NGASE LVV U FORCUA DHE U BË PARTIA MË E MADHE NË KOSOVËN SHQIPTARE!?
E KËTA MJERANË, NË VEND QË TË ISHIN KRENARË PËR KËTË ARRITJE TË MERITUAR TË VV-sjes, KU KJO LËVIZJE FITOI EDHE NJË BESUESHMËRI TË MADHE NË POPULL, SI DUKE U ANTARËSUAR NË TË PLEQ, GRA, BURRA,TË RINJ E TË REJA, FILLUAN TË GJENIN “QIMEN NË VEZË”!?…DHE E GJETËN MOMENTIN E “DUHUR”…BUKUR BESA, KUR LIDERI I THEMELIMIT TË VV-sjes ALBIN KURTI, ISHTE NË BURG!?!…
KY SOJ I KEQ E KTHYEN GUNËN NGA TRADHËTIA! SHFRYTËZUAN RASTIN, SA ISHTE ALBINI BRENDA NË BURG, DHE U VËRSULËN SI BISHA, PA PIKËN E MORALIT, KUNDËR VETËVETES, DUKE LËSHUAR LLOJ LLOJ AKUZASH, ME QËLLIMIN E MBRAPSHTË, PËR TË MARRË FRENAT E VV-sjes
NË DUART E TYRE!?! DHE KJO E GJITHA NGA XHELOZIA E CMIRA SE, DO TË VINTE ALBINI NË PUSHTET, MADJE DO TË VINTE NË KRYE TË QEVERISË, DUKE QENË LIDERI I VV-sjes!?!
KËTA MJERANË E KISHIN TË KJARTË SE, NË QEVERISJEN E ALBIN KURTIT NUK DO TË MUNDNIN TË VEPRONIN SI TË DONIN, NUK DO TË PASUROHESHIN DOT E TË ARRININ KULMIN E PASURISË SI ATA TË QEVERIVE TË SË KALUARËS!? SEPSE, PËR TA ARRITUR MAJËN E PASURISË JU DUHEJ TA BËNIN PËRMES KORRUPSIONIT, ASHTU SI KËTO QEVERITË E PARA DHE SI KJO QEVERI, QË E KEMI SOT!?…PRA TA THEMI SHKURT E MË TROÇ, TË VIDHNIN POPULLIN DHE PASURITË E LOKES KOSOVË!!
Por qeveria e ardhshme e Albin Kurtit, ka disiplinë, program, kushtetutë e rregulla sipas ligjeve e neneve…!Do t’i merrte edhe frerët e këtyre qeveritarëve të sotëm, që po ecin vetëm duke e parë veten e tyre, njerëzit e tyre dhe asgjë më tutje. Të mos harrojmë se, në një Lëvizje ka veprimtarë edhe nga ata, që nuk ia duan të mirën dhe se veprojnë në të kundërtën, duke i gjetë të metat e saj dhe këto i shfrytëzojnë në ato mënyra si do t’ju konvenojë atyre!? Po ka edhe spiunë, që punojnë e veprojnë për një parti tjetër dhe për interesat e saj, sipas direktivave. Fatkeqësisht ka edhe prej atyre, që kanë hyrë dhe kontribuojnë dhe për “armikun”, që nuk ia duan të mirën Lëvizjes dhe as popullit, pra njerëz të tillë të shitur dhe pikërisht ata i bëjnë këto tradhëti!?…Si mund t’i quash këta “trima”, që, duke qenë lideri i tyre në burg, të bëjnë një veprim të tillë??! Dorëheqjet e atyre, që po largohen një e nga një, nga Lëvizja VV, që mesa duket, ju është futur uji nën by..ë, janë dorëheqje të paarsyeshme!? Dhe është e kuptueshme se, ata po ikin nga VV-sja, sepse aty nuk e gjetën vendin e as qejfet e tyre, për të bërë si të duan me gra e vajza, duke i parë me syrin e rrugaçërisë!!! Që të jesh në shërbim të popullit dhe të atdheut këto kurrë nuk mund të lejohen dhe as tolerohen!!! Ndaj sjelljet e këtyre nuk kanë asgjë me popullin e për popullin dhe as fare me çështjen kombëtare!!! Akuzat e tyre ndaj Albinit janë të pabaza!!!
Po pse vallë ju intereson, edhe nëse disa të rinj e të reja e quajnë babë Albinin?! Kjo është fare e pavënd… Nuk ka asgjë të keqe që, dikush dikushin e quan babë, dikush babalok e dikushi vëlla, dajë, shok, zotëri
etj.Gjatë kohës së veprimtarisë sime atdhetare edhe unë kam pasur shokë më të rinj në moshë se unë dhe disa më quanin babë, edhe shumë të tjerë, që më thonin “..ju kam si babanë tim”…
Secili, që i ka hy kësaj pune i ka hy për të dhënë kontributin për vendin e tij dhe çdo lëvizje apo parti e ka programin e saj dhe, atij programi duhet t’i përmbahesh!? Sepse, kur të hysh në çdo parti apo lëvizje, duhet t’i përmbahesh statutit të lëvizjes apo partisë, por, edhe të respektosh e ta ndëgjosh edhe kryetarin e saj. Por mbi çdo gjë, duhet t’i përmbahesh rregullave, rregullores së lëvizjes. Secila lëvizje ka të drejtë të të largojë nëse je i padëgjueshëm dhe i papërmbajtur, je në shkelje të rregullores dhe statutit e edhe në moral, atëhere nuk je më i dëshiruar në atë shoqëri. Por, përsa i përket mendimeve a propozimeve, është e drejta jote që t’i japish dhe ato kalojnë në propozim e edhe ideje e këto të gjitha aprovohen me votat e shumicës. Këto, me siguri, i di secili anëtar, kur ka vendos të pranoj të bëhet antarë i lëvizjes. Pasi të jenë analizuar mirë e mirë idetë apo propozimet, ka dy përgjigje në votim, Po ose Jo!
Për ndryshe këto, çka po ndodhin me dorëheqjen e anëtarëve të kryesisë së VV-sjes, apo edhe të ndonjë anëtari të thjeshtë, nuk vinë fare në konsideratë. Këto mund t’i quash papjekuri ose mosdashje t’i përmbahesh rregullave… Përndryshe nuk ka tjetër arsye të largohen nga Albini dhe jo nga VV!?!
Zonja e zotëri të dorëhequr, mos harroni se, aty është dikush, që e ka shtruar këtë sofër në VV-sje!!!…Dhe ti, e ke gjetur të shtruar…dhe ke vepruar e ke kontribuar bashkë me shokë e shoqe, bashkë me ata, që e kanë themeluar VV-sjen!!!…E tash, ç’është ky vërshim i ikjes…??! Ç’janë këto gënjeshtra që po sajoni, pse kjo urrejtje për Albin Kurtin, kur deri dje ishit krah tij??!…Dhe nëse Albini ka bërë “gabime” e “faje”,sipas jush, edhe ju jeni bashkëfajtorë!!!..Por jo jo, mos gënjeni se, askush nga njerëzit e popullit nuk duhet dhe as ju beson juve me paraqitjen e këtyre dorëheqjeve të njëpasnjëshme, si “kërpudhat pas shiut”!!!
Kurrë mos harroni se, populli është shumë më i madh se partitë dhe nuk mvaret nga një grusht njerëzish, që lëvizin herë andej e herë këtej…! Në popull ka shumëçka dhe të gjithë kanë vend për të vepruar mirë e mbarë…po po, për të gjithë ka vend!?…
Por nuk ka vend për ata, që janë kundër, që e tradhëtojnë popullin! Do të gjenden forca mëmëdhetare, që do të arrijnë cakun final të Çlirimit dhe të Bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një Shqipëri Natyrale!!!…
Mjerë ata, që i mbetën borxh atdheut se, nuk do t’i tresë as dheu i kësaj toke të shenjtë!!!..

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 344 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi