Jusuf Zenunaj: Poezi |
Publikuar më 23 shkurt, 2018 në orën 01:04 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
Pavarësisë së Kosovës
Ne muajin shkurt,
data 17
vitit 2008,
Lule e shumëpritur
dole ne jete.
Ne kopshtin tënd,
shekuj me radhe
nuk pati diell,
veç erëra e acar.
Ne bukuritë që ke
do të thyhen stuhitë.
Ferrat qe s’të kanë lënë
të mbije deri sot,
aromën e bukur
nuk ta zbehin dot.
Sot kanë ditën e Pavarësisë
Mjegulla shekullore
mbi njërin krah të Ibrit rri,
Si zog i plagosur
shqiponja fluturoi në veri.
Mbi një rrap shtatlartë
u ndal të pushojë,
plakut në dritare
lotët ia ngacmoi.
Nxori kokën jashtë
zogut zu t’i flasë
si ta kish fëmijë
për jetën në veri.
O Zogu i zi, dritaren ta hapa
eja të ta mbushi gotën e rakisë!
N’anën tjetër të lumit;
sot kanë ditën e Pavarësisë.
SI NJIHEMI
Dikush për dikë patriot,
për të tjerët i shitur-spiun.
Si peshqit, bretkocat
e gjarpinjtë në një lumë.
QESHJA E GJELIT
Gjeli i qeshej briksut,
në duart të thertarit,
kur iu afru tehu,
deshi të marrë malin!
MBAS STUHISË
Nga i njëjti trung
u rriten dy lisa,
i vogli ankohej
pse sikur tjetrit
nuk i binte drita?!
Harroi se vetëtima,
ditën me stuhi;
goditi lisin përbri!?
DASHI E UJKU
Nga droja e pësimit
edhe nga ndonjë kafshë tjetër,
dashi thërret për pajtim
me ujkun e vjetër!
Por, ujku hesht,
hesht edhe kësaj here,
nuk ndihet fajtor
që hëngri qengja e dele...
T'ISHTE GJALLË NOLI
T'ishte gjallë Noli,
në truallin ilir,
as sot, as vjet
meshat nuk do mbaheshin me horrëllek!
Një fjalë shqipe e dhjetë greqisht,
janë sikur dhelpra kur rri n'bisht.
Êndërren e Janullatosit,
zhgjëndërr e bëri Meta!
Kur ujkut në vathë,
derën ia çelë bariu,
ai luan me qengja
si macja me miun!
PËRGJIMI I DHELPRES
Në vendin e lashtë,
të njohur si i ri,
mielli me egjër
moti janë përzi.
Tharmi i bukës
thartuar n' enë të djallit.
Karvanit në shtegtim
kërrusur i prin gomari.
Cicërima e zogjve
s'pushon verë, as dimër,
dhelpra përgjon n'bisht,
stinë mbas stine
ajo ndërron veç qimen?!
HERË ME SHALË...
Nuk ndërron moti
me diell e me shi,
sikur ndërrimet
në parti.
Turr e vrap pa u ndalë,
herë me shalë,
herë me samar,
Kësi lojtarësh
kemi shumë
sikur peshqit
nëpër lumë..
Ngadalë bien
më shpejt zgjohen,
as nuk skuqen,
as nuk turpërohen.
TË PËRKULURIT
Mbas plagëve shekullore,
për lavdi të rreme
turpin e përbiejnë
sikur t'ish lëng bore.
Si lëmë ku fshihej gruri
nën këmbë kuajsh,
për ta u bë vendi.
Vetëdorëzim kërkojnë
në sport si n'politikë,
tek "te mëdhenjtë"
ta ruajnë "namin"
edhe ndonjë ditë!
S'E PRET DITA - DITËN
Plaku dredhë cigaren
e flet buzagaz,
do të hyja në qeveri,
por nuk e di
kush më pas do të vijë?!
S'e pret dita-ditên
me zëvendësministër!
KOHA SOT KËRKON NJË ZË
Po na rrudhet shtati,
varret jashtë,
jashtë po mbesin!
Të huaja po bëhen
edhe ëndrrat tona ...
Ne shajmë njëri - tjetrin
bëjmë lavd nën hije
si në këngë lahute
e n' bisht çiftelie
Koha sot kërkon një zë,
një zë prej nesh,
pas hapërimit të çaprapikur,
të çoroditur....
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
482 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|