Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DERI KUR, GREQIA E SERBIA: TË LAZDRUARAT E EUROPËS?!
Publikuar më 25 shkurt, 2018 në orën 17:20 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto dy shtete, njëra është në “sofrën” e BE-së, ndërsa tjetra është në “oborrin” e saj.
Kombi dhe Populli Shqiptarë kudo në trojet autoktone, të respektohet nga Europa dhe nga shtetet fqinje, jo si i lazdruar, por vetëm si popull vendas, meritor dhe paqedashës.
Lamartini “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër. këmbë... kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave... Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”. Këto dy shtet që sillen mu ashtu si ua donë qejfi, pa kurrfarë sikleti, pa pengesa e pa frikë, pa turp madje edhe pa asnjë përgjegjësi e drojë, qoftë: juridike, civile, qytetare, fundja edhe njerëzore. Këto dy shtete njëra është në “sofrën” e BE-së, ndërsa tjetra është në “oborrin” e saj.

Në Siujdhesën ILIRIA (Ballkan), do të ketë rahati dhe zhvillim të mirëfilltë, atëherë kur të gjitha shtetet, që u krijuan në territorin e Saj, do të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë realitetin historik, se kush është autokton. Respektimi i vlerës së autoktonisë është pikënisje për një mbarësi dhe mirëkuptimi dhe mbyllja e thash e thënave dhe shtrembërimit të fakteve historike. Fundja, autoktoninë askush nuk mundet ta shuaj, e as të blejë dhe as ta fitojë, thoshte i ndjeri Prof. Dr. Asllan Selmani. Europa si zëdhënëse e demokracisë, detyrimisht duhet ta mbroj këtë vlerë, që njëherit është e drejtë natyrore, dhe kulturë, që nuk guxon askush ta nëpërkëmbë shqiptarët.
Përkrahësit dhe autorët e krijimit të hileve të shumta në gjitha segmentet e jetës shoqërore, që bënë në këtë hapësirë gjeografike, ishin ata që donin vazhdimisht, të ketë grindje, de stabilizim, denigrim, përbuzje, pa e përjashtuar edhe luftërat e masakrat më çnjerëzore. E tillë ka qenë dhe është politika që vjen nga lindja. E cila bëhet thjesht vetëm për interesa djallëzore të tyre dhe qëllimi i vetëm ka qenë dhe është që popullin më të vjetër, me larguar nga ky vend. Bashkë me këte djallëzi, edhe përkëdhelësit - Europa mori anën e gabuar dhe kjo e thelloi edhe më shumë urrejtjen ndërnacionale. Kjo u bë gjatë tërë periudhave të ndryshme kohore, dhe çdoherë popullit shqiptarë i u bënë shumë pa drejtësi të shumta, duke e copëtuar e terrorizuar në disa shtete ! E, për këtë padrejtësi, ka qenë, është dhe mbetet një dhimbje dhe plagë e pa shëruar, e cila do të shërohet atëherë kur respektohet vlera e pa shuar: AUTOKTONIA dhe ETNITETI shqiptarë si tërësi.
Me shumë të drejtë shkruan, Branisllav Nusic: “Shqiptarët janë autokton, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Kjo anomali e shndërruar në traditë, që edhe sot po vazhdon, duke përvetësuar për shkëputjen të trojeve tokësore e detare me forma më djallëzore. Duke kushtëzuar shtetet shqiptare me premtime të ndryshme, madje edhe pa kuptim. Ndaljen e kësaj “mode” mundet ta ndalë vetëm, SHBA-ja bashkë me disa shtete demokratike të Europës. Me ndihmën e këtyre miqve, do të duhet të vijë koha kur do të jepet llogarit edhe për këto. Atëherë kur palët bërekeqes ulen në tokën e bukës, dhe e pranojnë fajin duke marrë përsipër edhe dëmshpërblimin ndaj jetës njerëzore dhe ndaj pronës private, që janë të garantuara edhe me ligjet ndërkombëtarë.
Rolin e këtyre dy shtete, është dashur ta ketë kombi shqiptarë, si komb më vjetër, i bashkuar dhe të ishte në ballë të gjitha zhvillimeve shoqërore. Kombi shqiptarë është popull paqedashës, i cili respekton tej mase të huajin dhe është mirënjohës i vlerave njerëzore, sidomos në raport me të huajt !
Ndërsa Xhorxh Fred Uiliams, dikur shkruante se: Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh (Aleksandërin e Madh). E kanë gabim të gjithë ata që trumbetojnë në damë të së vërtetës.
Greqia e Serbia, ta pranojnë popullin shqiptarë, si faktor kryesor bashkë me vlerat e saj dhe jo duke bërë vazhdimisht përpjekje të ndryshme në përvetësimin e historisë dhe hapësirave të ndryshme gjeografik të saja. Ky do të jetë një veprim, njerëzor e kulturor e modernë dhe shumë i shëndosh e i mirëfilltë, kuptimplotë, që sjellë rahati ndër njerëzore në këtë hapësirën që sot po quhet Ballkan. Historiani. Serb, Borivoje Drobnjakoviç pranon që ILIRËT, të parët e shqiptarëve kanë qenë banorë te hershëm në G. ILIRIA (Ballkanik) Ilirët përfshinin territor të gjerë; truallin e ish Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë Veriore, disa pjesë të Panonisë deri në Vjenë, dhe disa pjesë Veriore dhe Jugore të Gadishullit Apenine.
Prandaj të vetëdijesohemi, se koha e shtrembërimeve të fakteve historike ka mbaruar dhe të ecim në hap me kohën duke respektohet vlera njerëzore. Të shuhet njëherë e përgjithmonë urrejtja ndaj kombit dhe popullit shqiptarë kudo. Pra siç thotë edhe Lamartini se: Ky komb e ky popull nuk merret nëpër. këmbë... kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave...

Qemal Musliu

25.02.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 525 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi