Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SERBIA DHE SHQIPTARO-TITISTËT, NË TË NJËJTËN VIJË ANTISHQIPTARE
Publikuar më 25 shkurt, 2018 në orën 21:02 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një deklaratë shqiptare e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e thënë në Prishtinë, i zgjoi nga gjumi i sherrit polar të gjithë antishqiptarët e rafinuar të Prishtinës, Tiranës, Beogradit e Brukselit antishqiptar.

Valles antishqiptare i priu kryeministri i “Republikës së Kosovës”, Ramush Haradinaj, i cili, siç raportojnë mediat, shpërtheu njësoj siç shpërthente dikur Jugosllavia, Beogradi e Prishtina, kundër Shqipërisë, citojmë: “Merru me Shqipërinë, se ke boll probleme!”, e, që, kjo i bie siç i thoshin dikur, Beogradi e Prishtina shqiptaro-titiste, Tiranës shqiptare, në një gojë: “Mos u përzi më punët tona të brendshme!” Dhe, ky gjest, për çdo shqiptar, tamam, është kulmi i turpit “shtetëror”.

Por, valles antiRamë, për një President shqiptar, iu bashkangjit një lukuni e tërë antishqiptare, e njohur prej kohësh, politike e partiake, shqiptaro-titiste, e Prishtinës, Beogradit dhe ajo brukseliane.

Në krye të valles, krah kryetarit të partisë serbe, Nenad Popoviç, që e shpalli Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, “persona non grata”, apo person i padëshirueshëm në Serbi, doli një lukuni e tërë “patriotike” e “kombëtare” e shqiptaro-titistëve, e, ndër më të zëshmit ishte njëfarë Abdullah Hoti, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, e njohur për vijën e saj antishqiptare dhe antiluftë çlirimtare, se, citojmë: “është mungesë respekti ndaj aspiratave të kosovarëve”, që qet në shesh “fytyrën” e vërtetë të partisë më të madhe antishqiptare të popullit shqiptar, në Kosovën e trepushtuar shqiptare.

Menjëherë pas tij, u zgjua vija tjetër antishqiptare e Tiranës, e kryesuar nga dyshja e njohur “shqiptare”, Berisha-Basha, duke thënë se Shqipërisë nuk i duhet “një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët”. E, këtu, do ta shtronim pyetjen logjike: Pse Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i duhet një udhëheqësi e vetme politike, e cila do të afronte e përbashkone gjithçka tjetër, gjë që i tremb “patriotët” si Lulzim Basha&Co.

Por, ajo që çuditë mëse shumti, është fakti se atë që e thotë kryetari i partisë serbe, Nenad Popoviçi, citojmë: “Deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe shteti i rremë i Kosovës do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe president, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësor ndaj Serbisë”, i bashkohen edhe dy (k)”analistë” të njohur “shqiptarë”, Milazim Krasniqi e Ibrahim Berisha. Madje Krasniqi, e quan Edi Ramën, citojmë: “aventurier, të pabesë dhe përçarës”, derisa Berisha, duke e ndjekur vijën antishqiptare të “Presidentit historik” dhe të shqiptaro-titistëve, ka thënë se “udhëheqja e Kosovës nuk duhet të nënshtrohet para matrapazve qeveritarë nga Shqipëria”. Pra, Edhe çka tjetër duhet t’u shtohet këtyre deklaratave antishqiptare të shqiptaro-titistëve të njohur prej një shekulli e tepër. Dhe, këtë e bëjnë, “profesorët” Krasniqi e Berisha, sepse, po u bë Shqipëria-SHQIPËRI, ata dhe soji i tyre shqiptaro-titist i humbasin të gjitha privilegjet që ua ka dhënë Titoja dhe Ibrahim Rugovë Titica!…

Valles antishqiptare iu bashkua edhe Brukseli antishqiptar, tok me shumë (k)”analistë” ‘shqiptarë’ të Prishtinës dhe Tiranës “patriotike” e “shqiptarre”.

Reagimi ndaj deklaratës së Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e tregon qartë vijën antishqiptare, sistematike, të shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co.

Cili shqiptar është ai që mund të ketë e të shfaq kundërshti kundër deklaratës së mëposhtme të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, citojmë: “Kosova dhe Shqipëria do të kenë politikë të jashtme dhe jo vetëm ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

Shih skandalin tjetër të radhës, atë të këshilltarit të Kryeparlamentarit të Kuvendit të “Republikës së Kosovës”, njëfarë Blerim Latifi, i cili, me plot finokëri, thotë, citojmë: “Përfytyrimi i bashkimit kombëtar në formën e një Kuvendi të Lezhës apo të Lidhjes së Prizrenit është përfytyrim romantik, që në rrafshin e politikës, jo që nuk sjell asnjë dobi, por për më tepër, sjell vetëm lajthitje anakronikësh”.

Pastaj, njëfarë Qamil Xhani, në “Koha e jonë”, thotë, citojmë: “Sherri i qëndrimeve të tilla të papjekura dhe pa konsultuara në Tiranë dhe as në Prishtinë mund të shihet më vonë. Kjo i jep dorë presidentit serb Vuçiç që të turret kah copëtimit të tokës kosovare, me argumentin e tyre se “derisa Kosova do bashkohet me Shqipërinë, atëhere ta ndajmë një pjesë të Kosovës dhe le të bashkohet me Shqipërinë”. Kjo i shërben vetëm Serbisë dhe Vuçiç.”

Por, edhe zëdhënësja e KE-së, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papërshtatshme, citojmë: “Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Këtu, shihet qartë se “udhëheqësit shqiptarë” të “Republikës së Kosovës” e kanë humbur çdo arsye, tok me (k)”analistët” e tyre, në zë për të keq e për antishqiptarizëm.

Po, përse ndodhi lufta e lavdishme e UÇK-së dhe e Kryekomandantit të saj, Adem Jashari? Kush po e shkelë Betimin e UÇK-së për liri e për Shqipëri të shqiptarëve? Kush dhe cili po përpiqet të përfitojë prej asaj lufte titanike të UÇK-së? Pyetje mund të bëjmë fare pa fund, por, duhet thënë qartë e prerë se nga lufta e lavdishme e UÇK-së po përpiqen të përfitojnë mëse shumti ata që e shanë dhe e shantazhuan luftën tonë të lavdisë shqiptare, dhe, ata janë LDK-istët shqiptaro-titistë&Co.

Këtë, tashmë, e kanë marrë vesh edhe sorrat në mal, se laraskuqet e LDK-së po bëjnë lojëra e lojëra në kurris të shqiptarëve e të Shqipërisë së shqiptarëve, dhe, loja e laraskuqëve të tillë po na dëmton pafundësisht.

Tashmë e dy dekada të plota pas luftës së lavdishme të UÇK-së, po i shohim dhe po e vërtetojmë se Serbia dhe shqiptaro-titistët nuk kanë lëvizur për asnjë presje nga vija e tyre antishqiptare…
Turpi qoftë i tyre!

Burojë, më 20 Shkurt 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 562 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi