Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dosjet sekrete për Gjykatën Speciale të krye-UDB-ashëve që punojnë në Policinë e Kosovës (2)
Publikuar më 25 shkurt, 2018 në orën 22:24 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ju jeni në dorë të UDB-së, e jo në dorë të Allahut! UDB-ja u ruajt, ndihmoftë dhe shpërbleftë! Ju i frikësoheni vetëm UDB-së, e jo Allaut! UDB e di më së miri!

Këto thënie shkojnë për të gjithë ata të indoktrinuar, të cilët qëllimisht i mbyllin sytë përballë realitetit duke u bërë pengesë në kundërshtimin e së keqes dhe ndëshkimin e krimit. Parimisht, sa herë që ju ndërmerrni diçka kundër krimit, ata të cilët nuk “i frikësohen askujt pos Allahut”, u thonë “Allahu t’rujt”, gjersa vetë shashtrisen nga përpjekja e juaj dhe indiferenca e tyre. Nëse sfida është e vështirë dhe vërehet se po jep rezultate por nuk i dihet përfundimi, duke qenë të pasigurtë nëse do t’ia dilni mbanë, u thonë: “Allahu t’ndihmoftë.” Kryesorja është që ata nuk të ndihmojnë për të fituar edhe vetë kundër së keqes, sepse mendojë se këtë punë e kryen Allahu. Nëse dështoni dhe dëmtoheni, mendojnë se kjo ka ardhur nga Allahu, e jo nga UDB-ja, dhe u përqeshin. Kur ia delni mbanë kundër asaj nga e cila ata vuajnë më shumë se ju, s’kanë çka u thonë tjetër pos “Allahu t’shpërbleftë.” Vetë nuk janë në gjendje të shpërblejnë. Si çdo punë dhe problem tjetër, ia kanë lënë Allahut të merret me të dhe ta zgjidhë, ndërkaq UDB-ja vazhdon e pa sfiduar misionin e saj kundër tyre. Nëse krimet vazhdojnë dhe heshten, thonë: “Allahu e di më së miri!” Përveç Allahut, a kemi nevojë edhe ne të dijmë, apo të mbesim të painformuar dhe injorantë? Nuk mjafton vetëm Allahu të dijë sepse mosinformimi dhe mosdija e jonë na kushton.

Ishte kjo një hyrje në këtë shkrim, e frymëzuar nga poema më e madhe e Mehmet Akifit me titullin “Vaizi (Predikuesi) në katedër” nga kryevepra e tij “Safahat.” I njëjti mentalitet i përcjellë shqiptarët edhe sot, të cilët e kultivojnë bindjen me shprehjen: “Hajt se dalin n’shesh tana.” Jo shoq, jo. Asgjë nuk del në shesh derisa ti nuk do. Madje, edhe kur dalin në shesh, ti nevrikosesh dhe frikësohesh. Po, po. Sepse ashtu do UDB-ja, prandaj edhe ta ka formësuar trurin në këtë mënyrë. Ti frikësohesh më shumë nga ajo që lexon se sa nga personazhet që i përmban shkrimi. Nga ajo që lexon, ti nuk ke guxim të diskutosh publikisht, pos në raste private skutave të restoranteve, kafeneve dhe me bashkëudhëtarë. Të vie çudi se si kam guxuar të shkruaj, më bënë pyetje se “si po guxon, a s’po tutuesh, a po t’kërcënojnë boll”, por në realitet je ti ai/ajo që po shashtrisesh nga frika si rezultat i mungesës së informatave. Nëse ka kërcënues të bollshëm, ti nuk je në gjendje ta përmendesh qoftë një emër, çka do të thotë se ty të është instaluar frika në mendje, pra trurin tënd e ka dikush tjetër në dorë dhe manipulon me të si të dojë. Shkaku i kësaj, edhe je pajtuar që UDB-ja të përgatisë çfarëdo raportesh, për t’i mveshur ty dhe të tjerëve vepra të cilat ose nuk i keni bërë, ose atyre u është dhënë domëthënie tjetër. Në vijim po u sjellim raportin e një UDB-ashi që punon si hetues në policinë e Kosovës. Raporti është i datës 27/05/2004.

Dosja sekrete e kry-UDB-ashit Hysen Berisha, aktualisht hetues në Policinë e Kosovës

























Kush janë të gjithë të apostrofuarit në raportin sekret?
Së pari, kush është Hysen Berisha ose vetë hartuesi i raportit? Është hetues në stacionin policor të Istogut. Është nga fshati Staradran i komunës së Istogut. Ju mund ta njihni vetëm si trup fizik, e jo çka ka bërë, çka bënë, dhe çfarë misioni ka. “Mos është Hyseni njani me flokë t’zeza e t’l’pime njanës anë, e me nifar xholle t’zezë në ballë?” Po, pikërisht ky është Hyseni. Mbaroj njohuria e juaj dhe e shumë të tjerëve për të. Vërtetë, shumicës së popullit nuk i intereson fare, ose “hiç” siç thonë në gjuhën popullore, tjetër gjë, pos “qysh doket me pa?” Në momentin që i tregoni se si duket, çfarë flokësh, mustaqesh apo mjekrre ka, thonë: “Po more, e njoh.” Kështu i njihni njerëzit, pra në bazë të pamjes. Kjo ndodhë për shkak se në funksion i keni sytë, e jo aq shumë trurin. Aty-këtu, dikush prej jush e njeh Hysen Berishën si montues rastesh të ndryshme. Kjo nuk mjafton, sepse:

1. Hysen Berisha, hartuesi i raportit sekret, është këlysh i Tomisllav Baboviqit
Hysen Berisha është ortaku ose këlyshi i Tomisllav Baboviqit. Kanë punuar së bashku në një zyre në SPB (Sekretariati i Punëve të Brendshme) në Istog. Zyret e SPB-së kanë qenë të vendosura në objektin ku tani gjendet ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, në pjesën përendimore të saj. Me datën 3 tetor 1989, ditën e marte, Naser Shatri shkon në SPB, diçka për pasaportë. Punonjësi i SPB-së, Tomisllav Baboviq e kishte zuzatur dhe maltretuar shumë Naserin për punën e pasaportës. Kur hynë në zyre Naseri, aty ishin Tomisllavi dhe Hyseni. Pas bisedës hyrëse dhe qëndrimit një kohë të shkurtë në zyre, Hyseni, sipas planit me Tomisllavin, del prej zyrës për të sjellë patrullën e policisë (e cila atëherë quhej “milicija”) që ta arrestojnë Naserin. Tomisllavi, duke e ditur se çka do t’i ndodhë Naserit brenda minutave, fillon ta ofendojë, shajë, e kërcënoj Naserin. Naseri e plagosë me revole në boshtin kurrizor, duke e lënë të paralizuar. Kur dëgjohet krisma e revoles, Hyseni dhe bashkëpunëtorët e tij shtangen dhe nuk goxojnë të futen brenda në zyre për më shumë se një orë. Naseri shfrytëzon rastin dhe del nga dritarja kah veriu dhe arratiset maleve të Istogut. Për një javë rresht, malet dhe bjeshkët e Istogut, Sinajës, Mojstirit dhe Shushicës janë kontrolluar nga toka dhe ajri, me automjete të policisë dhe helikopter në kërkim të Naser Shatrit. Një milic i asaj kohe, nëse nuk gaboj duhet të ketë qenë Sadiku i Mujë Qerimit, i thoshte ekspeditës: “O mos u lodhni, e mos u munoni badihava se ai s’o ksajde hiç; ja ka therë larg dikun ai për një javë.” Kërkimi intensiv u ndërpre vetëm pasi vetë Naseri u lajmërua nga Suedia dhe njoftoj që të mos e kërkojnë kot në Kosovë e Jugosllavi. Për rrjedhjen e ngjarjeve nga ai rast për Naserin dhe Hysenin kemi edhe dosje tjera, por për shkak të hapësirës dhe natyrës në këtë pjesë të analizës, do t’i lëjmë për vazhdimet e radhës. Kopuku anglez nga MI6, gjersa me pat bërë “bërbatë” me satirat e tij rreth raportit të Januz Bujupajt të cilat i keni lexuar në vazhdimin e parë të kësaj analize, për raportin sekret të Hysenit, thoshte: “Let’s look at another confidential report. This one is also bullshit and is classified as confidential. What’s the matter of these bastards in the Kosovo Police Service? Have they attended any formal education? I mean, in my country, such police inspectors should be investigated by ordinary citizens, and never to be let investigate anyone else. These are notoriously ridiculous.” (Të shohim një raport tjetër sekret. Ky raport është poashtu bërllog dhe është i klasifikuar si sekret. Çka është puna e këtyre kopilëve në Shërbimin Policor të Kosovës? A kanë vijuar ata ndonjë arsimim formal. Po mendoj, në vendin tim, inspektorët e tillë të policisë duhet të hetohen nga qytetarët e zakonshëm, dhe nuk duhet të lejohen kurrë për hetuar dikë tjetër. Këta janë tmerrësisht qesharak).

2. Skënder Shatri

Kthehemi te raporti “UN CONFIDENTIAL” (Sekret i KB – Kombeve të Bashkuara) i Hysen Berishës. Personi i parë që përmendet, është Skënder Shatri, dhe për të thuhet: “tani i njohur për shërbimin.” Nuk ceket se për cilin shërbim, dhe kjo ka rëndësi sepse në vijim do ta kuptojmë se për cilin shërbim e ka fjalën, ka punuar dhe punon Hyseni gjatë tërë kohës.
Kush është Skënder Shatri? Është vëllai i Naserit. Aktualisht punon në Ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale në Istog. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Pas luftës ishte pranuar polic në Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK). Këtë detyrë e kishte ushtruar deri në gjysmën e dytë të vitit 2002, kur ishte përjashtuar vetë i dhjeti, pra në atë vit janë përjashtuar dhjetë policë në Istog, që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në atë kohë, SHPK ishte nën ombrellën e policisë së UNMIK-ut. Kryesori i policisë së UNMIK-ut për rajonin e Pejës në atë kohë ishte rus. Emrin dhe mbiemrin e tij, së bashku me një dosje, do t’ua bëjmë të ditur në vazhdimin e radhës të kësaj analize. Edhe pse unë e kuptova menjëherë se kur kryesori i policisë për atë rajon ka qenë rus dhe shkaku pse është bërë spastrimi sistematik (gjithsej 10 pjesëtarë të policisë nga UÇK) në Istog, kopuku anglez nga MI6 më thoshte se rusët janë kalibër më i madh që ju te merreni me ta, por shikoj njëherë raportet sekrete të këtyre kopilëve qesharak shqiptar të quajtur hetues policorë. E kuptova historikun se kur dhe si ka filluar spastrimi në policinë e Istogut me ndihmën e komandantit rus, dhe si ka ardhur në gjendje të sotme 100% nën komandën e UDB-së. Nuk ka nevojë t’ua përmend vazhdimisht se kush janë ata ish-UDB-ashë dhe pasardhësit e tyre prej komandantit të tanishëm e deri te hajnat e pulave. Pas spastrimit dhe nështrimit të SHPK-së në Istog nga UDB-ja, kjo e fundit kishte vënë lajmërimin, ose paralajmërimin, për qyetarët që të kenë kujdes nga 10 ish-pjesëtarët e SHPK-së që i kishte larguar, dhe vërejtjen që kush shihet duke u shoqëruar me ta, është i dyshimtë për SHPK-në, e që në interpretimin e drejtë do të thotë se jeni në shënjestër të UDB-së. Këtë paralajmërim të UDB-së në Istog, i cili e kishte mbështetjen e përfaqësuesit rus të ish-KGB-së në Pejë, dy pjesëtarë të larguar nga SHPK-ja e Istogut e dërgojnë nëpër media në Prishtinë. Refuzojnë të gjitha ta botojnë këtë skandal, me përjashtim të gazetës “Epoka e Re”, botues dhe kryeredaktor i së cilës ishte Muhamet Mavraj nga Staradrani i Istogut. Por çka ndodhë edhe kur botohet? Ditën që del në gazetë skandali, në Istog ndalohet hyrja e gazetës “Epoka e Re.” Kush mendoni se e ka ndaluar, dhe me çfarë qëllimi? Unë, apo ti? Atëherë, pjesëtarëve të përjashtuar nga SHPK-ja u është dashur të sjellin me thes ekzemplarët e gazetës “Epoka e Re” në Istog, për ta kuptuar qytetarët paralajmërimin që ua kishte bërë zyrtarisht SHPK-ja e uzurpuar nga UDB-ja. Arkiva e gazetës “Epoka e Re” për vitin 2002 ekziston, dhe nëse ju që doni fakte por as nuk lexoni, çone bythën pak dhe nxjerrni faktet që u interesojnë më shumë. Ju edhe ashtu kur lexoni diçka, llapallani për “fakte” edhe kur i keni të gatshme. Aq e keni trurin dembel, sa që më mirë do të ishte të mos e kishit fare.
Raporti sekret i Hysen Berishës fillon dhe përfundon me Skënder Shatrin. Në paragrafin e parë tregon për “letra të fotografuara”, në të dytin me kë është i shoqëruar Skënderi, dhe në të tretin për “enigmën” e një zarfi nga Greqia pse është gjetur tek Skënderi. Kësaj “enigme” do t’ia kushtojmë një pjesë të veçantë në fund të kësaj analize. Vazhdojmë me personazhet tjerë që i përmend qëllimshëm Hysen Berisha në raportin sekret të tij.

3. Zeqir Loshi ka qenë vrasës, por ndoshta hero?
Zeqir Loshi është djali i Qazim Danit nga fshati Padalishtë (tash njihet edhe si Pemishtë). Padalishta është fshat që i përket dy komunave me dy gjysma, aty ku kalon lumi Kujafçë. Gjysma përendimore e tij i përket komunës së Istogut, e gjysma tjetër në lindje komunës së Skënderajt. Shtëpia e Zeqir Loshit gjindet në kodër, në pjesën lindore ose asaj që i përket komunës së Skënderajt. Zeqiri është dhëndër i Sylë (Bekë) Sadikajt nga Shushica. Në vitet 1980-ta vërtetë e ka vrarë një njeri. Personin që e ka vrarë quhej Muharrem (Miftar) Metaj, ose siç njihej ndryshe, Muharremi i Miftaroviqe nga Shushica. Pse dhe për çka e vrau Zeqiri Muharremin?
Miftarovit në atë kohë e kanë pasur një kafene, disa qindra metra larg shtëpisë së tyre, aty te Hani i Sarës. Objekti i asaj kafeneje ishte në trekendëshin e rrugës që shkon për Gurrakoc-Pejë në jugpërendim, Rakosh-Mitrovicë në lindje, dhe për Istog në përendim. Sot, të njëjtin objekt të asaj kafeneje mund ta identifikoni si pompë të karburanteve me emrin “Besa Petrol.” Përbri tij, mbi rrugën që shpie për Istog, Miftarovit kanë një mulli. Kafeneja e atëhershme tërhiqte njerëz të ndryshëm. Në të punonin edhe kamariere, të cilat shqiptarët i quanin me emrin serb “konobarica.” Emri “konobaricë” në atë kohë gjithmonë është përdorur si sinonim si prostitutës. Më shumë ka qenë ofendues emri “konobaricë” se prostitutë ose rrospi, edhe pse kishin dallime të theksuara. Mirëpo, për kamarieret ose konobaricat e asaj kohe mendohej se merreshin edhe me shërbimin si prostituta. Këtë e vërteton edhe ngjarja që ndodhi në kafenenë e Miftaroviqe, pas së cilës ndodhi edhe vrasja. Si ndodhi kjo?
Zeqir Loshi dhe Rexhep “Shumari” ngatërrohen në kafene rreth një “konobarice.” Rexhep “Shumari” e ka mbimerin Bujupaj. Është kushëri i Januz Bujupajt, dhe e ka shtëpinë në të njëjtin krah me Januzin, nja 170-180 metra më poshtë Januzit, në hyrje të Istogut. Januzi e ka shtëpinë me ngjyrë të bardhë, aty në hyrje të Istogut ku qëndrojnë disa bagera, e Rexhepi më poshtë me blloka të kuq pa fasadë, një shtëpi tri katëshe, ku në katin përdhes gjendet vetëshërbimi “Deni.” Përballë “Denit” në anë tjetër të rrugës gjendet pika grumbulluese e grurit “Mokna”, pronë e Miftaroviqe. Miftarovit dhe Bujupt e kanë një lloj karteli për grumbullimin e drithërave dhe përpunimin e tyre (pika grumbulluese në Istog, mulliri i Januz Bujupit në Dushkajë, dhe mulliri i Miftaroviqe në Shushicë përbri ish-kafenesë, tash pompa e karburanteve “Besa Petrol”). Pas ngatërresës ndërmjet Zeqir Loshit me Rexhep “Shumarin” në kafene të Miftaroviqe, me ç’rast i pari thuhet se i kishte rënë shuplakë të dytit, ndërhyn Muharremi i Miftar Dautit dhe i bie boks Zeqirit. Në pamundësi për të rezistuar ose t’i hakmerret aty për shkak se kafeneja ishte e Miftaroviqe, Zeqiri i thotë Muharremit: “Rumu veç 24 orë se kam me t’hjekë! Qe s’muj me t’hjekë mrena qeti afati, kam me ardhë e me ta falë me ni killë shiqer.” Sheqeri në atë kohë ka pasur tjetër vlerë (më të madhe) në krahasim me atë që e ka sot. Ishte malli më i shpeshtë që dërgohej si dhuratë në ceremoni të ndryshme (martesore, mortore, banketeve, ditëlindjeve, etj.). Nuk iu dha mundësia Zeqirit t’ia falë Muharremit me një kilogram sheqer. E nxori hakun po atë ditë kah mbrëmja, dhe atë me vrasje. Para saj, Zeqiri me njërin nga Uça, e kishin takuar Xhevdetin (vëllain e Muharremit) i cili po e sillte bukën në kafene. Xhevdeti ishte shashtrisur nga frika.
Si ndodhi vrasja? Zeqiri me grupin e tij vazhdojnë të kërkojnë Muharremin nëpër Shushicë, sidomos në relacionin prej Miftaroviqe deri te kafeneja. Kah mbrëmja, Muhameti (vëllai i Muharremit), Muharremi, Isufi (vëllai i Muharremit) dhe Miftari (babai i tyre) më duket, nisen me veturë nga shtëpia e tyre. Si e kalojnë lumin, aty te kthesa, afër shtëpisë së Shpend Selmanit, Zeqiri ua qet një therrë në rrugë. Veturën e ngiste Muhameti. Kur ndalet vetura, Zeqiri gjuan në të. Plumbi sa për një qime floku i shkon kah kunda Muhametit dhe e godet Muharremin në ulësen e prame, në kokë. Rrugës për në spital Muharremi ndërron jetë.

3.1. Si u mitizua vrasja e Muharremit, dhe çka ndodhi në vijim?
Edhe sot e kësaj dite ka mbetur mit, se si plumbi i Zeqirit i shkoj kah hunda Muhametit dhe nuk e goditi tjetër kënd në veturë pos Muharremin, dhe atë në kokë. Ka vend këtu për mite, pasi shumëkush edhe sot beson se po të ishin dhjetëra persona në ndonjë atubus, plumbi do ta rrokte në kokë vetëm Muharremin. Pavarësisht se ishte vrasje e paramenduar por Zeqiri as që e dinte se ku është ulur Muharremi, ende vazhdon miti se plumbi e ka kapur vetëm atë që e ka “lypë.” Vështirë t’ia heqësh nga mendja shumëkujt këtë mit. “A pe sheh, Zeqiri ia ka terezitë dhe e ka gjujt me vra Muhametin, por Përenia ka dashtë me vra veç Muharremin”, janë pretendimet e thuajse të gjithë atyre që e dijnë atë ngjarje. Meqenëse është ende gjallë, edhe Zeqiri mund ta ketë versionin e mitit të tij se si plumbi e huqi Muhametin për një qime floku, dhe e goditi Muharremin në kokë, se po ta godiste në diku në trup, nuk do t’i bënte gjë (ka qenë i madh dhe i fuqishëm). Ky ishte miti i parë.
Miti i dytë për Muharremin, të cilin prej kohës e transmetojnë Miftarovit, ishte se me rastin e palgosjes për vdekje, Muharremi kinse i paska thënë Muhametit: “Muhamet vlla, kqyr hiqma ni kime qitu n’kry”, që do të thotë se plumbin në kokë e ka cilësuar si qime. Se a ka thënë kështu Muharremi apo këtë ia kanë shpikur Miftarovit, nuk dihet. Ajo që dihet është se në publik qarkullon ky mit edhe sot.
Miti i tretë, siç më tregonte Bashkimi kur luanim me të çilipirka, është se Muharremi i ka pasur dy zemra. Se a i ka pasur vërtetë Muharremi dy zemra, nuk dihet sepse askush nuk e ka bërë operacion në trup për ta konstatuar se sa zemra i ka pasur. Sidoqftë, edhe ky mit doli nga Miftarovit.
Miti i katërt është pasojë e mitit të parë apo rrethanave se si plumbi e kapi vetëm Muharremin. Zeqiri arrestohet dhe dërgohet në burg për vrasje. Miftarovit ishin llaqumi dhe dyshohej se patjetër do ta nxjerrin gjakun, pavarësisht se vrasësi ishte dënuar dhe po vuante dënimin. Mirëpo, psikologjia e mitit të parë i ndaloj. Dyshohej se, po që se dikush nga familja e Zeqir Loshit shkrep një plumb diku në Mokën, Radushë ose Kosharishtë, ai plumb do të godaste në kokë dikë nga Miftarovit, sidomos atë që synonte t’i hakmerrej ose nxjerrë gjakun.
Si në shumicën e vrasjeve që ndodhnin nëpër Kosovë, fillojnë inciativat për falje ose ndërprerje të armiqësive të mëtejme ndërmjet familjeve të përfshira në konflikt. Këto inciativa i kanë refuzuar Miftarovit. Burime nga Miftarovit bënin me dije se faljen e gjakut nuk e lejonte vazja e Muharremit, Shemsija, e cila ishte zotuar do ta nxjerrë gjakun e babain, përkundër se Miftarovit për nga mëshkujt ishin llaqumi. Shemsijen e kam njohur nga shkolla. Ka qenë një vajzë shtat hollë dhe e gjatë, me flokë të zeza dhe të gjata. Muharremi ka lënë edhe një djalë.
Pas dështimit të iniciativave private për pajtim ndërmjet familjes Metaj nga Shushica dhe Loshi nga Padalishta, në skenë del një lëvizje në nivel të Kosovës për t’u marrë me, dhe zgjidhë, problemet e tilla – Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve, të cilin e udhëhiqte Anton Çeta. Këshilli kishte arritur rezultate të jashtëzakonshme nëpër tërë Kosovën, sidomos me ngjarjen më madhështore të tij tek Verrat e Llukës. Këshilli kishte arritur pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave nga më të ndryshmet. Aq shumë ka pasur gjaqe e ngatërresa në Kosovë sa që po të zbatoheshin, do t’a tejkalonin dukshëm numrin e vrasjeve që janë bërë në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999, për shkak se do të zgjerohej dhe intensifikohej rrjeti i gjakmarrjes. Janë bërë falje të gjaqeve edhe në grupe, për shembull kur janë vrarë për gjakmarrje disa anëtarë të një familje, të fëmijëve dhe djemve të hasretit krejt të pafajshëm, e shumë raste tjera interesante. Përkundër se Këshilli në krye me Anton Çetën disa herë janë drejtuar tek Miftarovit për t’u pajtuar me familjen e Zeqir Loshit, kanë refuzuar pajtimin dhe mbeten ndër tepër të rallët në Kosovë të këtij lloji. Aq më tepër ishte shprehur habia në publik për refuzimin e pajtimit nga Miftarovit kur dihej se vrasja kishte ndodhur pas konfliktit verbal rreth “konobaricave”, i cili ka vazhduar me një shuplakë, e pastaj një boks, pra ka evoluar shkallë-shkallë si shkak që ka prodhuar pasojat. Motivi i vrasjes kuptohej. Në bazë të mitit të parë që e përmendem më lartë, plumbi nuk deshi ta kapë askë pos atë që kishte ndërhyrë në konflikt për llogarinë e njërit (Rexhep “Shumarit”) dhe në kurriz të tjetrit (Zeqir Loshit). Përse nuk është arritur pajtimi ndërmjet familjes Metaj dhe Loshi, shkaktar është Hysen Berisha dhe struktura e UDB-së. Nëse Miftarovit kanë dashur dhe ende duan të pajtohen, kjo nuk varet nga ta por nga UDB-ja. Ndërkohë, Zeqiri shëtit teposhtë e përpjetë Istogut dhe nuk e rruan fare!
Pas vrasjes së Muharremit, gruan e tij, Zyrafetin, e merr vëllai i tij Xhevdeti. Më vonë Xhevdeti e lëshon dhe martohet më një tjetër. Motra e Zyrafetit, Kimeti, është e martuar për vëllain e Muharremit, Muhametin. Kimeti dhe Zyrafeti janë vajzat e Zeqir Kajtazit nga Shushica.

4. Ahmet Ademaj i PDK-së bëhet hisedar i UDB-së (LDK-së)
Ahmet Ademaj është nga Shushica dhe me banim në Istog. Është me trup të trashë, bark të madh, e po ashtu edhe me kokë të trashë dhe tullac. Nuk ka qenë në AKSH apo UÇK. Është nga mahalla e Hajrije Spikericës (Hajrie Jahaj, emri i saj origjinal Mihrije). Hajrija ka qenë më burrë se Ahmeti. Ahmeti kohëve të fundit i doli në ndihmë pushtetit të UDB-së pasi u pajtua që PDK të bëjë koalicion për bashkëqeverisje me LDK-në në komunën e Istogut, ende pa u shpallur vendimi i Gjykatë Kushtetuese rreth zgjedhjeve për kryetar të K.K. të Istogut. PDK e shpëtoj pushtetin e LDK-UDB-së në Istog në minutat e fundit, duke pranuar që të bëhet pjesë e atij pushteti. Partitë tjera nuk pranonin koalicion me LDK-në për shkak të krimeve të shumta që i kishte bërë LDK, dhe nga prokuroria e Gjakovës zyrtarisht u njoftua se Haki Rugova është nën hetime. Në mungesë koalcioni, Istogu duhej të shkonte përsëri në zgjedhje. Por një gjë të tillë nuk e lejoj Ahmeti dhe PDK. Mbetet të shihet strategjia e tyre për mbrojtjen e Haki Rugovës edhe në gjykatë.

5. Imer (Hasan) Shala ose Adem Jashari i gjallë i Padalishtës
Është nga fshati Padalishtë. Ka qenë gardian në Burgun e Dubravës por nuk është më. Ishte suspenduar, e pastaj përjashtuar pas një afere dhe keqpërdorimi të detyrës zyrtare. Është pshtjellaq, leshkuq dhe me mustaqe. Ka qenë në UÇK, dhe ja kontributi i tij: I ka gjuajtur serbët në Padalishtë, dhe serbët në shenjë hakmarrje masakrojnë 19 antëtarë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeç. Pra, e ka sakrifikuar familjen Imeraj sikur Adem Jashari që e sakrifikoj familjen dhe një pjesë të farefisit të tij. Po të ishte vrarë edhe Imeri në kohën kur ndodhi masakra e familjes Imeraj (më 26-27 mars 1999) në Padalishtë, do të shpallej “komandant legjendar” si Adem Jashari. Skenari i njëjtë i “sakrificës” së civilëve ishte zbatuar edhe nga Adem Jashari një vit më herët. Dallimi ishte se edhe Adem Jashari i gjuajti serbët, por u tëhoq tek familja ku edhe u vra, ndërkaq Imer Shala u tërhoq dhe shpëtoj. Deri më tani, asnjë aktakuzë nuk është ngritur kundër masakrës në Padalishtë, dhe askush nuk është marrë në pyetje si i dyshuar. Çelësi i asaj masakre si dëshmitar, e ndoshta pjesërisht edhe si kontribues i nxitjes, është Imer Shala. Ndaj këtij mund të ngritet aktakuza nga Gjykata Speciale. Tregoni një magari të Drenicës me emrin Milaim Zeka për këtë, sepse edhe ky mund të paraqitet në Gjykatën Speciale si dëshmitar për masakrën e Prekazit të cilën ky e quan betejë. A po shërbeheni ende ju portalet e internetit me listën e këtij magari se kë do ta arrestoj Gjykata Speciale? A e keni vërejtur kund Imer Shalën në listën e tij? A do ta vëreni kund në listën e tij një emër të cilin serbët e kanë akuzuar për gjenocid tek OKB-ja, KFOR-i dhe Tribunali i Hagës? Këtë do t’ua tregojmë në vazhdimin radhës të kësaj analize, e atëherë do t’i kuptoni përrallat e magarit të Drenicës.
Kush tjetër është i dyshuar për masakrën në Padalishtë? Disa emra serbësh janë identifikuar si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në masakër. Dy prej tyre janë nga fshati Cërkolez, i cili gjindet afër në veri të Padalishtës. Ata janë Goran Vuqiq dhe Malisha Tijaniq, që të dy “Roje të Urës së Ibrit në Mitrovicë”, dhe kohëve të fundit janë pranuar policë në Policinë e Kosovës në Istog, ku e ushtrojnë detyrën e rojeve të kishës ortodokse serbe. Pjesëmarrësit tjerë të dyshuar në masakrën e Padalishtës mund t’i gjëni në KMDLNJ. Inkuadrimin e tyre në Policinë e Kosovës më së shumti e ka mirëpritur Hysen Berisha. Hyseni nuk tregon si në rastin e pjesëtarëve të UÇK-së se kush janë këta serbë dhe me kë shoqërohen. Nuk thotë se janë jo vetëm vrasës, por kanë kryer edhe masakra. Haj Zot ruana! A e njihni ju Hysenin, misionin dhe punën e tij?

6. Sefadin Salihaj
Gjersa Hyseni e ka të ndaluar të thotë edhe një fjalë të vetme për të dyshuarit serbë të masakrës së Padalishtës sepse i ka edhe kolegë të punës, atij nuk i shpëton thuajse asnjë që ishte në UÇK së paku pa e përmendur dhe t’ia krijoj lidhjet dhe shoqërinë e tyre me kë do ai. Raporti i tij sekret përqëndrohet vetëm tek UÇK të cilën ky e shënon si AKSH, pavarësisht se UÇK nuk ishte ilegale. Për Hysenin legal janë vetëm kolegët e tij të punës, ish-rojet e urës në Mitrovicë, dhe pejesëmarrësit e masakrës në Padalishtë. Hysenit ia zë udhën edhe Sefadin Salhiaj nga Shushica. Kush është Sefadini?
Është i biri i Isë Hysenit, përdryshe vëllai i dëshmorit Shaban (Isa) Salihaj nga Shushica. Sefadini nuk kishte lidhje me UÇK apo AKSH. Pse Hysen Berisha e përfshin atë? Sepse, Sefadini është vëllai i Shaban Isës, e ky ka pasur jo pak, por shumë lidhje me UÇK. Kontributi i Shabanit në UÇK ishte i konsiderueshëm, ose shumë më i madh se i Adem Jasharit. Ka qenë një prej organizatorëve kryesorë për bartjen e armatimit nga Shqipëria. Fillimisht i stacionuar në Vojnikë të Skënderajt, Shabani në maj 1998 ishte caktuar për ta udhëhequr një grup prej 24 ushtarësh për furnizim me armatim. Grupi prej 25 vetave që i printe Shabani bie në pritë të forcave serbe në rrethinat e Gllogjanit, ku pas shkëmbimeve të zjarrit me armikun tërhiqen duke e lënë armatimin dhe arrijnë të rigrupohen ne Drenicë vetëm me armët e tyre personale. Në javën e tretë të qershorit 1998, Shabani udhëhoqi formacioni prej 470 vetave për furnizim me armatim nga Shqipëria. Në atë grup të udhëhequr nga Shabani përfshiheshin pjesëtarët e tri zonave operative të UÇK-së, ku ishte edhe Rrahman Rama, që sot po e quajnë gjeneral i FSK-së. Këtë aksion të Shabanit e raportonte edhe Hajrije Spikerica nga TVP e okupuar, se “Shaban Salihaj ka futur 500 terroristë të armatosur nga Shqipëria në Kosovë.” Përpos logjistikës, Shabani është shquar edhe për trimëri në luftë. Në një natë qershori 1998, Shabani likuidon kriminelin më të tmerrshëm në Rrafshin e Dukagjinit, Rajko Gajiq nga Veriqi, në shtëpinë e tij në Veriq. Për vrasjen e Rajkut, komandanti i policisë serbe në Istog ishte shprehur se “ma qejf kam pasë me m’i pas vra 5 të tjerë se Rajkun.” Armët të cilat Shabani ia konfiskon Rajkut, i dorëzon në Drenicë sepse kishte nevojë për to. Pas kësaj, Shabani bashkë me djalin Hysenin dhe nipin Nazmiun nga Vojniku, në hyrje të fshatit Kërrninë organizojnë pritën dhe vrasin dy pjesëtarë të uniformuar të milicisë serbe që po shkonin në ndrrim në një postbllok. Në fshatin Zhakovë, Shabani i shkon në shtëpi dhe e çarmatos Draganin e Zhivkut (milic), të cilit ia konfiskon një automatik “Zastava”, revolen zyrtare dhe një automatik të tipit “maxhar.” Të nesërmen, Dragani komplet me familje shpërngulet për strehim në Istog. Ka edhe vepra dhe kontribute tjera të Shabanit për UÇK-në por nuk kemi hapësirë t’i trajtojmë këtu.
Shabani bie heroikisht me datën 28.08.1998 në shtëpinë e tij në Shushicë. Ai e vizitonte familjen e tij në Shushicë kohë pas kohe shkurtimisht sepse me bazë ishte në Drenicë dhe vazhdimisht në lëvizje, brenda Kosovës dhe jashtë saj (në Shqipëri për logjistikë). Prej se ishte inkuadruar në UÇK, familjen e kishte vizituar gjithsej dy herë. Për çudi, herën e tretë të vizitës, më 27.08.1998, e kishin vizituar edhe dy mysafirë të cilët kishin qëndruar duke pirë deri vonë pas mesnate. Shabani nuk e kishte kuptuar qëllimin e vizitës së tyre. Vetëm pak orë pasi kanë shkuar ata dy “mysafirë”, në ora 4 të mëngjesit rrethohet shtëpia e tij me forca të shumta serbe, ku Shabani së bashku me vëllain, djalin, babain dhe nipin bien në luftime me ta, me datën 28.08.1998. Thuhet se njëri nga ata “mysafirë” ka qenë vëllai i Hajrie Spikericës. Sidoqoftë, emri i njërit dhe tjetrit gjinden lehtë. Me rëndësi është se atë natë kishte “mysafirë” dhe ata ishin shqiptarë nga Shushica. Pyesni Hysen Berishën për ta, dhe Hyseni patjetër e di hollësisht se kush ishin, për çka u dërguan, me çfarë misioni, dhe si pati sukses operacioni i milicisë dhe ushtrisë serbe kundër familjes Salihaj. Hyseni e di fort mirë. Është tjetërgjë nëse nuk don t’iu tregoj. Ai po din diçka për Sefadinin, e si nuk mund të dijë shumëçka për dy “mysafirët” e Shaban Isës natën ndërmjet 27 dhe 28 gushtit 1999.

“Enigma” e zarfave për Hysen Berishën
Ajo pjesa përfundimtare e raportit sekret të Hysen Berishës iu duket e parëndësishme dhe tendencioze të cilën e ka bërë me ndonjë qëllim ose prapavi të caktuar. Për atë qëllim edhe e ka bërë. Paska pranuar letër (zarf) të fotografuar nga KFOR-i spanjoll, e cila qenka gjetur tek Skënder Shatri në adresë të Zeqir Loshit, me shkrim grek, në kohë e tollovisë së madhe të trazirave më 2004, kur kontrollet ishin shumë të theksuara sa që mund t’ua fotografonin edhe llojin e këpucëve. Spanja dihej se prej asaj kohe ka mbajtur një qëndrim të hapur kundër pavarësisë së Kosovës, prandaj edhe KFOR-i spanjoll u tërhoq nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë.
Por çfarë peshe kanë ato gjëra (zarfi) për t’i shndërruar në raporte sekrete për OKB-në? Pikërisht kjo është enigma, e jo zarfi me shkrim greqisht i dërguar për Zeqir Loshin në adresën e tij në Vjenë. Për Hysenin, enigmë mbetet letra që ka mundur të jetë në zarf, e shumë më enigmë pse është gjetur te Skënderi. “Enigma” e Hysenit për zarfin është se ka përmbajtur një letër e cila nuk është brenda. Por edhe sikur të ishte, çfarë enigme paraqet garancioni për vizë Schengen që kërkohej nga Greqia? Unë njoh plot shqiptarë të cilët aplikojnë për viza Schengen në Greqi, për shkak se është më afër dhe atje i lëshojnë më lehtë. Problemi mund t’iu dalë me Hysenin pasi ta merrni vizën nëse u gjindet diku zarfi i garancionit apo dokumenteve.
Ta shtjellojmë edhe pak këtë “enigmën” e zarfave dhe letrave për të cilat Hysen Berisha përgatit raporte sekrete për OKB-në. Unë kam shumë zarfa, disa të zbrazët, e disa tjerë me plot letra, me adresa nga gjuhët e ndryshme, si: anglisht, gjermanisht, hungarisht, bullagrisht, sllovakisht, sllovenisht, turqisht, rusisht, etj. Hyseni do të pyeste: pse pikërisht nga Anglia, Amerika, Gjermania, Hungaria, Rusia?! Janë zarfa që kanë përbajtur dokumente dhe shkresa të ndryshme, sidomos garancione për viza, ftesa për konferenca shkencore, dërgesa postare (të literaturës, dokumenteve, etj.), njoftime, raporte, urime, etj. I kam diku ata zarfa, dhe dua t’ia dërgoj Hysenit që t’i fotografoj dhe të shkruaj raporte sekrete për ta. Disa edhe më kanë mbetur nëpër shtete të ndryshme, për shembull në Angli nga Rusia, me cirilicë ruse. Ishte garancion për ambsadën ruse në Londër rreth një konference të GDN-së në Shën Peterburg (ish-Leningrad). Letrën më kujtohet se e kam marrë nga zarfi dhe ia kam bashkangjitur disa dokumenteve tjera, ndërsa zarfi ka mbetur diku. Por nuk shkova. Ku me shku prej Anglisë qendrore e në Londër për një vizë ruse, kthehu prapë, shpenzime andej e këndej, e lash krejt. Le të interesohet Hyseni ta gjëjë zarfin me cirilicë ruse për ta fotografuar, dhe le të shpreh habinë pse nga Rusia, pse në adresë të Isa Mulajt, dhe pse nuk gjindet letra!
Për fund të këtij vazhdimi, merakun e Hysenit për enigmën e zarfave dhe letrave po ia heqim shumë thjeshtë. Mua më arrijnë zarfa nga Anglia, Amerika, Gjermania dhe disa vende tjera, të cilat i përmbajnë edhe letrat brenda. Gjersa Hysenit i duket enigmë lloji i shkrimit dhe vendi prej nga ka ardhur zarfi, e aq më shumë shqetësimi i tij se çfarë letrash kanë mundur të jenë brenda tyre, unë po ia zgjidhi këtë të dytën që është më e ndërlikuar. Ata zarfa përmbajnë raportet sekrete të vetë Hysen Berishës dhe shumë UDB-ashëve tjerë. Nuk është më enigmë se çka përmbajnë zarfat, sepse letrën ose raportin sekret të përgatitur nga vetë Hysen Berisha, po ua bëjë publike edhe juve, e jo vetëm Hysenit. Kjo më është dukur më e rëndësishme, e jo zarfat. A po shihni kund se kam fotogruar zarf në këtë analizë? Për shkak se zarfat e raporteve sekrete të Hysenit nuk më hynin në funksion të analizës, me ta e kam fshirë prapanicën, kështu që Hyseni mund t’i kërkoj për t’i fotografuar ata që mundet, dhe në bazë të tyre, të përgatisë raporte sekrete për OKB-në.
******************************
Analiza është bërë nga NSSMWP*
Raportin e përgatiti: Isa Mulaj
Shkrel, 25.02.2018

Vazhdon....


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 527 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi