Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Europa, presion shqiptarëve me Demarkacionin ashtu siç i kërcënoi me 1880-ën për Ulqinin
Publikuar më 27 shkurt, 2018 në orën 00:47 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Europa e pafytyrë; Europë, pse mbete antishqiptare gjithmonë kur shqiptarët janë më të hershmit e Europës.
Europa, armik i madh i shqiptarëve e cila ua coptoi trojet, e ndau dhe e përdori Shqipërinë etnike si mall tregu duke ua falur dhe dhuruar trojet e saj shovinizmit ardhacak sllav e grek. A nuk u ngope Europë me zullume dhe me padrejtësi që u bëre gjithmonë shqiptarëve.
Pse, e nuk je Ti Europë që e krijove Malin e Zi si shtet me trojet shqiptare.

A nuk je Ti Europë ajo kur në Vitin 1880 demonstrove dhe kërcënove me floten detare tënde pankristiane dhe prosllavo-ortodokse me anije franceze, britanike, gjermane, ruse, italiane dhe austrohungareze kundër shqiptarëve e që bëre të mundur dorëzimin e Ulqinit krejtësisht shqiptar Malit të ZI, duke edhe i mashtruar shqiptarët se do të “shpërbleheshin” me të drejta autonomiste, dhe përfundimisht a nuk je Ti Europë që në kancelaritë e tua bëre pazaret, tradhetinë dhe tragjedinë mbi shqiptarët.
Ti je autorja e paturpësisë që i rrudhose trojet shqiptare dhe Shqiptaret në 1/3 e tokave të tyre, Ti lejove genocidin sllavo-grek 160 vjeçar mbi shqiptarët. Ti Europë, edhe atë Shqipëri të cunguar që t’i e njohe ,por që edhe atë gjithnjë deshe haptazi por edhe me Konferenca të Fshehta edhe ta zhdukësh nga harta.
Ja se si Ti Europë vazhdon të sillesh akoma edhe sot si antishqiptare, dhe u bën presion shqiptarëve që të falin përsëri trojet e tyre, presioni mbi shqiptarët sot me Demarkacionin që t’ia japin Malit të Zi edhe 8000 hektarë tokë, dhe madje u vë kushtin shqiptarëve se pa demarkacionin nuk ka për ju liberalizim vizash. Kjo ishte dhe kjo mbetet Europa për Shqiptarët, gjithnjë e pabesë dhe antishqiptare.

Sikur të mos mjaftonte vetëm ky presion i Europës mbi politikën dhe shqiptarët e Kosovës, vjen edhe “leksioni “ i Kryeministrit të Shqipërisë, E. Rama në Ditën e Pavarësisë së Kosovës se: demarkacioni ishte shpikje e politikës, pra për Kryeministrin e Shqipërisë rezistenca, dinjiteti e patriotizmi për mbrojtjen e trojeve shqiptare qënka “shpikje politike”, por realisht falja dhe pazaret e politikës shqiptare ne dem te integritetit territorial është dhe shënohet si tradhëti kombëtare. Këtë mos ta harrojë politika aktuale e Kosovës.

Skë nder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 434 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi