Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHTËPIA E MALEVE E FSHATIT STRUZHË
Publikuar më 22 mars, 2018 në orën 17:13 ( ) Faridin Tafallari | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të dashur lexues!
Këtë shkrim e bëra për të treguar një shembull shumë të thjeshtë, por me rëndësi të madhe për shitjen e tokave shqiptare, toka të mbrojtura dhe të fituara me gjak edhe pse ishin tokat tona, toka shqiptare!!! Po, me gjak, me mund me sakrifica të mëdha të shumë brezave, me dekada e dekada, edhe me shumë mundime, në mbarimin e shekullit të kaluar dhe afro dy dekada të shekullit të ri XXI sikur u krye Demarkacioni me Malin e ZI, një shtet, që për fatin tonë të keq, u ndërtua mbi trojet shqiptare!?


Por edhe sot e kësaj dite, u arrit që, pas tre vjet diskutimesh e bisedimesh, poshtë e përpjetë, brenda e jashtë Kosove, me dirigjimin e ndërkombëtarëve, me rrugën e mashtrimit në popullin e lodhur e të stërmunduar, t’i merren Kosovës 8300 ha tokë, denbabaden troje shqiptare dhe t’i jepen po Malit të Zi!?!Dhe sot këtë tradhëti ndaj tokës shqiptare e vulosi dhe e firmosi kuvendi i Kosovës, e miratuan pushtat tanë, krerët e këtij shteti gjoja sovran, krerë pa din e pa iman!!! Hija e kësaj tradhëtie do t’i ndjekë për jetë të jetëve dhe historia do t’i ndëshkojë pa mëshirë! Populli nuk e fal kurrë tradhëtinë!!!...

….Dhe shembulli im, i thjeshtë….se si fshatarët struzhjanë nuk e lëshuan për asnjë çmim tokën e tyre, Shtëpinë e Maleve, duke u organizuar që të dilnin te kufiri Struzhë-Llokvicë. Edhe pse ajo ndodhej në mes fshatit me fshat, ata kurrë nuk ja lanë fshatit Llokvicë…Dhe kështu Shtëpia e Maleve ishte dhe është e Struzhës! Për këtë kam shkruar edhe në librin “FAT LUMBARDHI DHE STRUZHA E TIJ”, ku në këtë shkrim është marrë edhe një pjesë libri, ndaj dua t’ju sqaroj pak rreth përmbajtjes së kësaj pjese të librit, që i kushtohet fshatit tim, Struzhës, e rrethuar me fshatra, banorë të të cilëve janë boshnjakë e serbë dhe ne, struzhianët, shqiptarë. E kemi në mexh fshatin Manastrec, i banuar me torbeshë dhe fshatin Llokvicë me banorë torbeshë dhe serbë. Kishim një “Shtëpi të Maleve”, në serbisht “Planinarski Dom Struzhje-Stanicë” i thonim, në vendin e quajtur Sllupe, vend në mes Struzhës dhe Llokvicës, që i takonte Struzhës, meqë ishim akoma nën Serbin dhe deri në vitin 1974 me Krahinën Autonome të Kosovës. Dhe nga qershori i vitit 1999 Republika e Pa(v)arur e Kosovës!.
Lexues të nderuar! Këtë shkrim e bëra, për të kuptuar se, sa përpjekjet janë bërë që, serbët ta bëjnë të tyren “Shtëpinë e Maleve”, por struzhjanët atdhedashës e mbrojtën dhe e bënë të tyren!!! Po sot, ç’po ndodh me tokën e shtrenjtë të Kosovës??! I falet një territor mbi 8300 ha Malit të Zi!!! Dhe këtë e bëjnë krerët tanë, sahanlëpirsa e tradhëtarë, pa i vrarë asnjë fije ndërgjegjëje, që nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me vet nënshkrimin e presidentit tradhëtar dhe kryetarit të Kuvendit, të kryeministrit Ramush Mushka edhe me 80 vota që e tradhëtuan Kosovën dhe Kuvendin e Kosovës, pa VV, e cila e ka kundërshtuar në vazhdimësi
pa u lëkundur, ashtu si e kundërshtoi fuqishëm edhe sot me 22 mars 2018...por pasukses se...tradhtarët kriminelë i larguan me polici nga salla e Kuvendit 7 deputetët e VV!...E ”Lala Krosët” e parlamentit e votuan Demarkacionin!?!
***
Fshati Struzhë ndodhet në juglindje të qytetit të Prizrenit, në një largësi rreth 18 km. Ai shtrihet në një terren kodrinor-malor, në shpatet e malit të Sharrit, në lartësinë deri në 1000 m mbi nivelin e detit. Struzha kufizohet me fshatrat Lez, Opojë, Manastrec, Llokvicë dhe Jabllanicë. Deri në vitin 1973 askund në fshat nuk ekzistonte rrugë e hapur për automjete, apo rrugë të shtruara me zhavor, gurë (shrodër) apo rërë. Në fshat kalonte vetëm rruga e quajtur “Udha e Madhe”, nëpër të cilën kalonin dikur kuajt nga qyteti i Prizrenit për në Tetovë. Në fshat, rruga kryesore dhe disa rrugica janë të shtruara me kocka, me kontributin dhe punën e vetë fshatarëve. E në veçanti janë ndihmuar edhe nga mërgimtarët, që punojnë jashtë. Sot, për të shkuar në Prizren janë hapur dy rrugë për automjete, njëra nga Reçana-Llokvica dhe tjetra nga Poiskat-Sllupë-Shtëpia e Maleve.
Shtëpia e Maleve ka një “biografi” të dy anëshme, e cila ka shërbyer sipas nevojave të pushtuesve. Sipas tregimeve, gjatë luftës së dytë botërore dhe gjatë pushtimit nazistofashist gjerman e herë ai fashistoitalian, në këtë shtëpi i kanë marrë njerëzit e fshatit dhe janë munduar që t‘i bëjnë për vete, në shërbim të pushtuesit, duke i rrahur e maltretuar në mënyrën më brutale… Dhe më vonë Shtëpinë e Maleve e okupuan serbo-jugosllavët, pra përsëri ka dominuar serbi.. dhe kjo ka qenë biografia e kësaj shtëpie!? Por me forcë dhe këmbëngulje nga struzhianët, ky vend i bukur ka mbetur si pronë në territorin e Struzhës. Ndaj sipas territorit, ajo i takon Struzhës, por sipas interesave dhe lakmive, mos të harrojmë dhe përkrahjen e dikurshme nga pushteti serb, është tentuar t’i jepet Llokvicës, meqënëse kjo e fundit banohet nga torbeshë e serbë. Por struzhianët kurrë nuk e kanë lëshuar dhe e kanë mbrojtur me forcë këtë vend të bukur e të begatë. Shtëpia e maleve në Struzhë-Sllupe kishte edhe ca vikendica të modelit të vjetër, që shërbenin edhe për turizëm, për ata, që vinin nga qyteti i Prizrenit, në fund javë, por edhe gjatë gjithë stinëve të vitit, ku dhe i bënin pushimet. Ka pasur dhe ka edhe shitore dhe ushqime për vizitorët. Vizitorë vinin më shumë ata, që ishin njerëz të besuar të pushtetit, se kushdo dhe cilido nuk i kishte ato mundësi dhe atë besim...
Një shok dhe bashkëveprimtar i imi, në Gjermani, më tregonte se e njihte mirë Struzhën, meqë atje e kishin dërguar forcat e „rendit“ gjatë vuajtjes së dënimit pas marsit 1981. Dhe ky ishte T. Ramadani, për ndryshe nga Bujanovci. Aty ai kishte punuar bashkë edhe me ish të burgosur të tjerë, sipas nevojave të pushtetmbajtësve për mirëmbajtjen e ambjentit dhe rregullimin e pyjeve… Një gjë është për tu habitur se, në këtë shtëpi, gjithmonë kujdestar apo njeri i punësuar ka qenë i nacionalitetit serb, i cili bënte edhe detyrën e spiunit, pra ishte njeri i besuar i pushtetit serb…!
Po sot ku është Shtëpia e Maleve??! Është e struzhjanëve, aty ku ka qenë!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 639 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi