Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjaku i dëshmorëve – inspirim për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme për mbrojtjen e Atdheut!
Publikuar më 27 mars, 2018 në orën 18:55 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Si në shumë, protesta, aksione, dhe padëgjueshmëri tjera të popullit shqiptar ndaj pushtuesit serb, edhe në demonstratat e fuqishme të para 29 vjetëve, të cilat konsiderohen më të përgjakshmet në Kosovë, njëherësh edhe më rezistueset ndaj pushtimit serbo-sllav, trimi dhe patrioti i madh shqiptar Ismet Krasniqi ishte në ballë të organizmit, duke qenë inspirim i madh për rininë shqiptare se ia vlen të jetë në krye të obligimit ndaj atdheut, pa e kursyer aspak veten, për çka dëshmia më e mirë ishte rënia e tij heroike në fushën e nderit më 27 mars të vitit 1989 në Prishtinë.

Ismet Krasniqi gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën jugosllave arrestohet dhe burgoset, duke u maltretuar rëndë nga oficerët e asaj ushtrie antishqiptare, ndërsa në burgun e Zagrebit përjetuan tortura çnjerëzore.
Pas kthimit në Kosovë, Ismeti sërish arrestohet dhe burgoset, duke vuajtur në burgjet e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës. Më pas disa herë merret në pyetje. Sërish UDB-a serbe e kishte përndjekur Ismetit. Dhe, pesë ditë para se të binte dëshmor, Ismeti arrestohet nga policia, duke u mbajtur në stacionin e atëhershëm në lagjen Dardania në Prishtinë. Aty merret në pyetje dhe i kërkohet të heqë dorë nga veprimtaria e tij kundër ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, duke e kërcënuar edhe me likuidim fizik. Megjithatë Ismet Krasniqi, duke treguar mospërfillje ndaj kërcënimit të UDB-ës, ishte i vendosur në qëndrimet e tij se rezistenca për liri dhe bashkim kombëtar duhet të jetë një përpjekje e pandalshme deri në arritjen përfundimtare të saj, duke u sendërtuar në vepër i amanetit të dëshmorëve të kombit por edhe vullneti i shqiptarëve për një shtet të përbashkët shqiptar.

Ishte 27 marsi i vitit 1989. Në qendër të Prishtinës filluan demonstratat, si dhe përleshjet e para të demonstruesve shqiptarë me forcat e shumta policore të armatosura deri në dhëmbë. Rinia shqiptare ishte më e vendosur se kurrë. UDB-a kishte filluar të dallonte demonstruesit më të vendosur dhe filloi t’i arrestonte disa sish. Ismeti duke iu falënderuar zhdërvjelltësisë që posedonte iu shmang kapjes, duke i plandosur për tokë dy UDB-ash. Pas kësaj rinia shqiptare mori hov dhe filloi marshimin e tyre kundër policisë serbe, duke kërkuar largimin e pushtetit okupues serb nga Kosova, dhe me brohoritje të fuqishme për Republikën e Kosovës. Ismeti me shokë u gjend përballë kriminelëve serbë, para gazit lotsjellës, tankeve dhe autoblindave, duke brohoritur për liri e për fitore deri në bashkim. Pas intervenimit brutal të policisë serbe, demonstruesit u shpërndanë për t’u organizuar sërish më vonë edhe më fuqishëm. Por, më pas policisë që ishin të pajisura edhe me autoblinda, tanke, si ndihmë u shkuan edhe disa helikopterë të cilët nga ajri përcillnin përleshjet me demonstruesit sypatrembur shqiptarë ndaj forcave të shumta policore serbo-jugosllave. Dhe, nën krismat e kallashnikovëve, hedhjen e gazit lotsjellës, si dhe helikopterëve të cilët ishin shumë afër vendndodhjes së demonstruesve, Ismeti me shokët sypatrembur nuk u ndalën së thirruri për liri dhe për fitore definitive deri në çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Mirëpo guximin, idealin e Ismetit dhe shokëve të tij nuk kishte kush ta ndalë pos plumbave të kriminelëve të regjimit serb, dhe kështu ai u bë një nga shembujt e shumtë se si duhet sakrifikohet për liri dhe kauzën e drejtë kombëtare deri në bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Vlen të theksohet se në demonstratat e 27 dhe 28 marsit në Kosovë ranë 28 dëshmorë , si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të tjerë. Vetëm në Prishtinë, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.
Në këto përballje të fuqishme të rinisë shqiptare ndaj forcave policore okupuese serbo-jugosllave, vlen të përmendet edhe heroizmi i demonstruesit Sevdat Xhafolli, i cili duke u përpjekur t’i shkelte policët serbë me buldozerin që e kishte siguruar në Fabrikën e Tjegullave afër Xhamisë së Llapit, bie dëshmor.

H. Abdullahu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 277 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi