Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jo barbarë, këtu s’kaloni, është vatra ime
Publikuar më 29 mars, 2018 në orën 02:48 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Besnik (Beçiq) 25 mars 2018: Kujtohet dëshmori Bekim Shaban Zenuni në përvjetorin e rënies heroike i cili ra heroikisht në mbrojtje në luftë me pushtuesit serb nëntëmbëdhjetë vjet më parë, me 25 mars.

Bekim Shaban Zenuni
Fshati
Besnik (Beçiq),shtrihet rrëzë Çyqavicës në anë perëndimore të saj. I rrethuar me Kodrat e Presllovcit dhe Kodrën e Pëllumave i mundësohet pamja hapësinore në drejtim veriperëndimor ku shtrihen të rrethuara me kodra fshatrat Dubovc, Galicë e Lubovec. Ky regjion malor i largët ishte gjithmonë harruar nga pushtetet, por kujtoheshin vetëm kur sillnin orgji pushtuese qe nga koha e turkut, e kralit dhe se fundi koha e Jugosllavisë komuniste. Popullsia e këtyre fshatrave dhe bashkë me to edhe Besniku (Beçiqi) nuk u shtua dallueshëm asnjëherë, por nga shpërnguljet e shumta shpeshherë u pakësuan banorët e tij. Në jetën shekullore të fshatit dihen gjurmët e tij rreth shtatë shekuj më parë. Besniku njihet në rrethinën e tij me burimin e ujit të fuqishëm siç e quajnë vendësit Kroni i Mollës, malet dhe kullosat e tij. Mbi të gjitha banorët e tij të urtë, punëtor e trima, të cilët dalloheshin me bujarinë e tyre. Qysh dy shekuj më parë i doli zëri në tregimet popullore dhe vargjeve nga letërsia gojore “Ujë Krasaliqi e bukë Beçiqi”. Kjo ishte ardhur nga shprehjet e komitëve (kaçakëve) të maleve për lirinë e trevave shqiptare të cilët gjithmonë e kishin gjetur konakun e hapur me bukë e krip e mikpritje shqiptare tek banoret e tij. Kjo bujari u përsëritë edhe në luftën e fundit të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në këtë fshat të Drenicës me vetëm 30-të shtëpi u strehuan me mijëra të larguar nga fshatrat e shkatërruara përreth, pasi Beçiqi ishte një vend malor rrëzë Çyqavice ku strehimet ishin akoma te mundura.
Ofensiva e parë e ushtrisë serbe në shtatorin e vitit 1998 i detyroj banorët të shpërngulën për disa ditë në Çyqavicë prej nga u kthyen menjëherë në shtëpitë e djegura e rrënuara. Në fshat, edhe pse i shkatërruar nga ofensiva e parë u vendosen krahas banorëve edhe refugjatë të shumtë deri më 13 mars të vitit 1999 kur hynë forcat serbe të armatosura me tanke e mjete tjera të blinduara dhe shkatërruan fshati tërësisht duke shemb e kallë shtëpitë, kjo ishte ofensiva e dytë serbe e cila shkretoi tërësisht fshati dhe vrau e masakroi tetë prej banorëve.

Lufta
Nga ky fshat i vogël me rreth 30 shtëpi, pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën armë ishin aq sa i bie për secilën shtëpi nga një ushtar, çka është unikatë në gjithë Kosovën e jo vetëm në Drenicë. Duke filluar nga ushtari 60 vjeçar Sadik Idrizi e deri tek më të rinjtë në mesin e tyre edhe dëshmori Bekim Shabani. Lëvizja për kryengritje të armatosur kishte zanafillë të hershme ku me aktivitetin e tij u dallua si pjesë e ilegales Afrim Shabani. Ai me aktivitetin e tij krijoj rrethana të lidhjes së shumë të rinjve nga fshati në radhët e UÇK-së, mes tyre dhe vëllai i tij, Bekim Shaban Zenuni, Dëshmor i Kombit. Me kohë do kemi formimin e formacioneve luftarake të zonës me Komandant të Kompanisë 3, Bedri Mehmetin nga shtatori i vitit 1998. Kjo Kompania i përkiste Batalioni-t 2 të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
Ndër ata që iu bashkuan radhëve të ushtrisë me 6 mars 1998 ishte edhe Bekimi. Ai u gjend aty ku e kërkonte nevoja e Kompanisë 3 e cila vepronte e komanduar nga Bedri Mehmeti dhe përfshinte fshatrat: Beçiq, Krasaliq, Preollovc, pjesërisht Kozhicën, Baksin, Qirezin dhe së fundi fshati Dubovc. Kjo Kompani në zonën ku vepronte përjetoj momente të lavdishme në luftë dhe në mbrojtjen e popullsisë së pa armatosur nga sulmet serbe. Aty ishte dhe sypatremburi, luftëtari i lirisë Bekim Shabani i cili do mbetët i pa vdekshëm në themelet e Kosovës së lirë. Falë njohjes së terrenit, respektit dhe trimërisë luftëtarët ia arritën të korrin sukses ndaj armiqve duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme në vazhdim, nga të cilat më e njohura është shpërthimi i rrethimit në Kodrën e Llogorit ku mbetën të vrarë disa ushtarë serb kurse nga shqiptarët vritet një civil i pa armatosur.

Përjetësia
Në datën 24 mars 1999 filluan bombardimet e NATO-së duke ringjallë shpresën e fitores ndaj forcave serbe. Tek një pjesë ky moment shkaktoi eufori, se fitorja që tani erdhi, kur dihej se ushtria serbe tani ishte shumë herë më agresive sidomos ndaj popullsisë civile. Kjo u vërtetua që të nesërmen, me 25 mars në fshatin Beçiq kur herët në mëngjes forcat serbe kapin gjashtë banorë të tij civil të cilët dëshironin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Pa u hamendur ushtari trim Bekim Shaban Zenuni zë pozicion duke lufton grykë më grykë kundër ushtarëve serb derisa bie heroikisht. Qe kur e kishte kapur armën i kishte vu qëllim vetit; luftën deri në vdekje për liri. Forcat e shumta serbe pas shuarjes së pushkës së Bekimit, vranë dhe masakruan banorët tjerë të pa armatosur: Habib, Kadir, Xheladin e Enis Idrizi dhe Vesel Ismaili. Nga shënimet dokumentohet se masakra u bë nën komandën e nënkolonelit serb Ljubisa Dikovic.
Dëshmori Bekim Shabani, u lind me 24 shkurt 1973 në Besnik(Beçiq) nga prindërit Mihanja dhe Shabani. Ai kishte tri motra: Xheziden, Fatmirën dhe xhevën kurse pesë vëllezër: Brahimin, Abedinin, Afrimin, Zenelin dhe Bashkimin. Prej tyre Bekimi dallohej me qëndrimin parimor, i shoqërueshëm dhe vendosur. Emri i Bekim Shabanit renditet me krenari në vargun e dëshmorëve të kombit i cili ra për lirinë e Kosovës. Le të jeton gjithmonë kujtimi për TE dhe veprën e tij! Lavdi!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 1,417 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi