Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mimoza Kusari shkeli Kushtetutën kur kandidoi për deputete!
Publikuar më 02 prill, 2018 në orën 15:42 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ish-kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës, e cila në paraqitjet e saj para opinionit mbanë ‘leksione’ për shtetin e së drejtës dhe demokracinë, në zgjedhjet e 11 qershorit të viti që e lamë pas, kishte paraqitur kandidaturën e saj për deputete pa hequr dorë nga pozita e kryetares së Komunës.

Në fakt ish-kryetarja e Gjakovës për të cilën thuhet se punoi fare pak, për te mos thënë aspak për qytetarët qe i kishin dhënë votëbesimin në zgjedhjet e parafundit komunale, e cila plot gojën e ka ligj e demokraci, e kishte shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këtë shkelje ajo e kishte bërë në momentin e kandidimit për t'u bërë deputete e Kuvendit e Kosovës, pa hequr dorë paraprakisht nga pozita e Kryetares së Gjakovës.
Sa për t’i rikujtuar opinionit publik, në Nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili bën fjalë për pamundësinë e kandidimit për deputetë në Kuvendin e Kosovës, pika 3 e këtij neni thotë: Kryetarët dhe zyrtarët e tjerë, të cilët mbajnë përgjegjësi ekzekutive në nivel komune, nuk mund të zgjedhën si deputetë të Kuvendit, pa hequr dorë paraprakisht nga detyra e tyre.

Në fakt për ketë shkelje të Kushtetutës së vendit, çuditërisht ajo nuk u akuzua nga askush, madje kjo shkelje nuk u përfill as nga zonja Daka e cila është kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndër të tjera këtë shkelje nuk e "vërejti" as Avokati i Popullit i cili merr pagë koti, madje jo çfarëdo page. Sidoqoftë në një realitet të tillë politik, ku shkelja e Kushtetutës është bërë normë, pak ka shpresë për shtet ligjor, shtet të së drejtës.
Sidoqoftë, çdo përpjekje imja për tejzgjatje të kësaj përqasjeje rreth asaj se si deputetja Kusari shkeli Kushtetutën e Kosovës, është e panevojshme. Deputetja Kusari shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në këtë rast nuk do duhej të mbetej pa dhëne përgjegjësi edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, por edhe Avokati (avokat i thënçin) i Popullit Hilmi Jashari.
Kaq tash për tash, ngase jam i vetëdijshëm se opinionet e gjata dinë të jenë të bezdisshme! Europë na prit se po vijmë!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 291 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi