Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova nuk është zotërim kolonial as i Erdoganit, as i Thaçit e as i Behgjet Pacollit
Publikuar më 02 prill, 2018 në orën 15:46 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Por, shtet i pavarur dhe sovran, të cilin e ka njohur edhe Turqia, kur e njohën edhe Amerika me aleatët e saj të Evropës Perëndimore (17 shkurt 2008).

Prandaj, si presidenti Erdogan, ashtu edhe qeveria dhe parlamenti turk, patjetër, sipas konventave, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe dispozitave dhe neneve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duhet të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje arbitare qoftë sekrete, apo të hapur në çështjet e brendshme të Repubikës së Kosovës.

Në këtë kontekst si politika e brendshme, ashtu edhe ajo e jashtme e Turqisë me presdidentin Erdogan në krye, duhet ta respektojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, sepse kjo është e vetmja formë e logjikshme, e dobishme dhe e drejtë e bashkëpunimit dhe e mirëbesimit për inteteresat dhe për marrëdhëniet e ndërsjella ndërshtetërore mes Kosovës dhe Turqisë, pavarësisht se kush është në krye të saj, sot, Erdogani, apo nesër ndonjë lider tjetër turk.

Ndërhyrja sekrete e Ankarasë në punë të brendshme të Kosovës, nuk ka të bëjë me "turpin" e kryeministrit Ramush Haradinaj, por me përgjegjësinë juirdike ligjore ndërkombëtare të Turqisë

Erdogani, duhet ta mbështetë popullin dhe shtetin e SOVRAN të Kosovës, JO individët e sëmurë për pushtet dhe për pasuri (që tradhtojnë popullin dhe shtetin e Kosovës) siç po dëshmohen Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, që në rastin konkret të arrestimit dhe të ekstradimit të gjashtë shtetasve turq në Stamboll, e anashkaluan kryeministrin (Ramush Haradinaj) dhe kryekuvendarin e Kosovës(Kadri Veseli). Ky është një atak i fshehtë kundër qeverisë dhe kundër kuvendit të Kosovës ngase pa dijeninë dhe pa vendimin e tyre u cenua sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës.

Pavarësisht nga raportet vëllazërore, miqësore, ekonomike e tregtare të presidentit Hashim Thaçi dhe të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Kjo nuk nënkupton, në asnjë mënyrë se Kosova është ndonjë “hallkë e vogël” në zinxhirin e gjatë të aleancës së re ruso-serbo-turke qoftë në Ballkan, në Evropë, apo më gjerë. Përkundrazi, që nga 24 Marsi 1999, kur Amerika dhe NATO-ja bombarduan Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, Kosova nuk i përket asnjë aleance tradicionale ballkanike, evropiane, aziatike, afrikane, arabe rajonale, por vetëm AMERIKËS dhe ALEATËVE TË SAJ EVRO-PERËNDIMORË (BE-së dhe NATO-s). Ky është FATI dhe ARDHMËRIA E KOSOVËS, përkatësisht i KOMBIT SHQIPTAR DHE I SHQIPËRISË ETNIKE, jo Turqia, as Rusia, as Azia, as Arabia, as Serbia e as Greqia etj.

Esadistët e rinj, mirë me Turqinë sikurse dikur Esat Pashë Toptani kundër Kosovës dhe Shqipërisë

Këtë fatekqësi kombëtare dhe shtetërore, veç monopolizimit tregtar dhe ekonomik biznesor 18-vjeçar (2000-2018), së fundi e provoi edhe ndërhyrja direkte politike e Turqisë në çështje të brendshme të Kosovës, me rastin e arrestimit dhe të kidnapimit sekret të 6 shtetasve turq në Kosovë, të ndihmuar dhe në bashkëpunim me organet policore dhe sekrete të Kosovës, pa dijeninë e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, në rastin konkret, nuk ka pse të hidhërohet dhe të hedhë akuza presidenti Rexhep T. Erdogan kundër kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, sepse ndërhyrja sekrete e Turqisë (duke cenuar të drejtën e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës) ka bërë shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë rast fatkeq, jo Erdogani, POR kryeministri, kryekuvendari dhe kryeatari i Kosovës, do të duhej ta kritikonin dhe të kërkonin përgjegjësi ligjore nga Ankaraja zyrtare, për shkak të përzierjes sekrete politike në punë të brendshme të Kosovës.

Pra, gabimi, faji dhe përgjegjësia ndërkombëtare, është në anën e Turqisë (sepse ka shkelur të të gjitha rezolutat dhe konventat ndërkombëtare të OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare që kanë bëjnë me mosndërhyrjen e një shteti në çështje të brendshme të një shtet tjetër), jo në anën e qeverisë së Ramush Haradinaj, e cila është anashkaluar nga puçistët politikë sekretë të policisë së Kosovës, si dhe nga ana e urdhëdhënësve të tyre, Hashim Thaçi (kryetar) dhe Behgjet Pacolli (minister i Jashtëm). Këta dy funksionarë të lartë të shtetit të Kosovës mbajnë përgjegjësinë kryesore për “regjinë filmore” të kidnapimit dhe të deprotimit të gjashtë (6) shtetasve turq, si dhe për mosnjohtimin dhe për mosbashkëpunimin me kryeminsitrin e qeverisë, Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Këtë akt penal kundër popullit dhe shtetit, Qeveria dhe Kuvendi nevojitet ta debatojnë seancat e tyre të jashtëzakonshme, në mënyrë që, të mos përsëriten gabime dhe tradhti të tilla kundër shtetit dhe popullit të Kosovës.

Për këtë “incident” penal kombëtar dhe ndërkombëtar, është përgjegjëse vetë Turqia, e cila pa e njohtuar dhe pa marrë pëlqimin e ligjshëm nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Kosovës, ka kryer vepër penale ndërkombëtare, duke dërguar në Kosovë agjentët operativë dhe aeroplanin sekret për kidnapimin e shtetasve turq në Kosovë.

Prandaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nuk ka të drejtë morale e as ligjore, që ta kërcënojë dhe ta krtikojë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pse ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Drtion Gashin për shkak të përfshirjes në aksionin e arrestimit dhe të deporetimit sekret (pa marrë pëlqimin e kryeministrit të qeverisë së Kosovës), sepse ai ishte një akt piratesk antiligjor, antikushtetues dhe antijuridik ndërkombëtar i përzierjes direkte të Turqisë në punë të brendshme të Kosovës.

Kjo lloj ndërhyrjeje e paprecedencë në çështje të brendshme të Kosovës, është e dënueshme sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe normave e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Një pyetje e thjeshtë për presidentin Rexhep Taip Erdogan, a do të lejonte qeveria turke, që agjentët e policisë dhe të shërbimit sekret të Kosovës, të hynin në Turqi për kryerjen e një operacioni të tillë sekret policor për arrestimin dhe kidnapimin e qytetarëve të saj, PA NJOFTIMIN, PA PëLQIMIN DHE PA LEJEN PëRKATËSE LIGJORE TË QEVERISË DHE TË PARLAMENTIT TË TURQISË?

-Po qese do të ndodhte diç e tillë, përgjigjja dihet, të gjithë agjentët dhe policët e Kosovës, do të arrestoheshin dhe do të përfundonin në pranga me procedurë të shkurtur për shkak të përzierjes në punë të brendshme të Turqisë.

Fundja, si Erdogani, ashtu edhe Thaçi, edhe Pacolli, duhet ta kenë të qartë se Kosova nuk është kurrfarë vetëshërbimi privat "hy e merr e lë çfarë të duash", por është shtet, që ka ligjet dhe Kushtetutën e vet. Prandaj, ata që shkelin ligjet dhe Kushtetutën e saj në fuqi, edhe do të marrin përgjigjen adekuate, sipas veprës dhe sjelljes së tyre të jashtëligjshme dhe jashtëkushtetuese. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kurfarë "turpi", por vetëm me drejtësinë dhe me zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës, si dhe të ligjeve ndërkombëtare, që garantojnë pavarësinë dhe sovranitetin nga çdo agresion dhe ndërhyrje e jashtme.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 2 vizitorë
Lexuar: 464 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi