Jusuf Zenunaj: Poezi |
Publikuar më 03 prill, 2018 në orën 21:16 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
NË MEJTEPET GYLENIT
Dikur me ushtri
sulltanë e pashallarë
tokat iliriane i patën marrë.
Sot me shkolla të larta
e me mejtepe,
turqit e Stabollit
duan t'na bëjnë për vete.
Politikanët tanë
n'dy shtetet shqiptare ,
zhveshin fëmijët
nga ndjenjat kombëtare.
Gjergji i Kastriotit
për ta është tradhtar,
nga mësuesit e Stambollit
kështu mësim kanë marrë.
Turku e shqiptari na qenkan vëllezër,
por ndonjë kaurr n'dorë do t'ua lëshojë vezën.
Kur pati ikur Gjergji
një grusht ishte Arbëria
pesë shekuj atë tokë e mbrojti Turqia.
KUSH ËSHTË HASHIMI
Është ligji është vendimi,
êshtë gjykatë e kushtetutë,
flet ëmbël e pret "butë".
Syrin pishë e duart e gjata;
thotë është ditë , kur bie nata,
kështu nuk ish as Ali Pasha !
Flet e përflet ç'të dojë mileti,
miqtë e fortë i ka mbas veti.
Era fryen e s'bëhet nami,
bën siç thotë Erdogani.
PYET HANKO HALLA
Sot, lëshohen fjalët
si pluhurin n'erë,
dikush na e bën dimër,
të tjerët verë.
Vatha na është mbushur
me lloj-lloj gjallesash,
ara e livadhe pa vija e pa presa.
Ah, mori loke, çka nuk po dinë!?
Farën e kungullit e shesin për shalqin!
A di kush t'më thotë,
kur do të kthejllemi ne,
siç kthjellët moti,
kur nuk ka re?
SA ZGJATI MASHTRIMI
Për aq sa të veshur verës rrimë në plazh
e pranë zjarrit s'digjet mullari me kashtë,
mashtrimi për viza pati jetë të gjatë.
Keqas korrupsioni i doli në pritë,
kalbur jo me muaj e as me ditë.
Kosova të ngelë një kasaba,
për parinë s' është ndonjë hata!
KU NA SOLLI POLITIKA
Politika jonë si askund tjetër,
Kushteutën e vendit e sheh veç si letër.
Si letër bixhozi moti e përdor,
përton ta lexojë i gjori doktor,
lufta e zuri me tetë vjet shkollë.
E mjera Hanko Halla,
për vendin kush i prinë,
tek Lista Serbe kërkon shpëtim!!!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
398 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|