Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush do ta mbrojë Luginën e Preshevës!
Publikuar më 05 prill, 2018 në orën 08:09 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ditëve të fundit, shihet ngjarje dhe veprime politike dhe ushtarake, që vështirë të kuptohen nga popullata, madje edhe për faktin që ato shtrembërohen dhe interpretohen sipas qëllimeve të ngushta politike, ideologjike etj! Veprime dhe ngjarje këto që lidhen me Republikën e Kosovës, me Luginën e Preshevës dhe së fundmi edhe me shtetin Amë- Shqipërinë (në shkatërrimin e pikëpagesave të Rrugës së Kombit) në njërën anë dhe Serbisë dhe Turqisë në anën tjetër!

U arrestu dhe u dëbu nga Kosova Marko Gjurqi; u prenë në besë 6 qytetarë turq që u rrëmbyen nga Kosova; mbi Luginë të Preshevës vërshojnë avionët ushtarak të Serbisë dhe makineri ushtarake; pikëpagesat në Rrugën e Kombit shkatërrohen( madje edhe duke marrë pjesë edhe bashkëpunëtorë të Serbisë nga Lugina e Preshevës!)!
Kush do e mbrojë Luginën e Preshevës!?
Këto ditët e fundit, mbi qiellin e Luginës së Preshevës, në vazhdimësi sipas lajmërimeve të Ministrisë serbe të mbrojtjes, zhvillojnë manovra ushtarake! Avionët e tillë ushtarak, janë të vjetër, nuk përdoren më në ushtritë Europiane, por Serbia arrinë ta frikësojë popullatën civile! Edhe në Luftën e UÇPMB-së, dy avion të tillë kanë bombarduar në Brijë të Bukocit, së paku nga lartësia mbi 1500 metra( shkaku i rrezikut që mund t’ia goditnim me kundërajrorë)! Asnjë reagim as nga politikanët e Luginës së Preshevës, duke e pranu një veprim të tillë si diç normale! E mos të flasim më për reagim të Institucioneve të Shteteve Shqipëtare( Kosovës, Shqipërisë)! Organizata të vetëquajtura, vetëformuara pa asnjë legjitimitet dhe me veprimtari në pajtim me Serbinë, që thirren gjoja të Luftës së UÇPMB-së, heshtin!
Askush s’do e Mbrojë Luginën e Preshevës, pos Bijëve të Vërtetë të saj!
E keqja filloi më parë, madje fillet e saj mund t’i rrëmojmë edhe më larg deri tek tjetërsimi Kombëtar që na shkaktoi Perandoria Osmane dhe pushtuesit sllavo-grek!
Me mbarimin e Luftës së Kosovës, partitë politike-bandat politiko-kriminale të partive të ndryshme, filluan plaçkën e luftës( uzurpimin e banesave dhe pronave), luftën politike për pushtet e deri qërim hesapesh e hakmarrjesh!
Harruam se Lufta më lehtë fitohet, por më vështirë Paqja ndërtohet (siç na porositi edhe miku yne Bill Clinton)!
Në tetor-nëntor 2000-2001 filloi marrja e kompetencave nga Misioni i UNMIK-ut, ndarja e Mitrovicës veriore, kapitullimi i UÇPMB-së etj! E më pas edhe procese tjera politike që nuk ishin të gjitha në favorë ose ishin pjesërisht të favorshme për Shqipëtarët e Kosovës, madje pa përfshirë edhe ndërlidhjet dhe ndikimet që patën në Trojet tjera Shqipëtare( edhe në Luginë të Preshevës)!
Madje jopak ndikim kishin partitë e mëdha politike të Kosovës, në kapitullimin e UÇPMB-së (fakt ky që tentohet të mohohet, dhe t’i ngarkohet kundërshtarëve politikë)! Ndikim negative kishin edhe në proceset dhe periudhat e mëvonshme!
Terrori dhe terrorizmi i Serbisë dhe shërbëtorëve të saj kundër Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, i ndihmuar dhe bashkërenduar edhe me spastrimin dhe tjetërsimin kombëtar edhe nga organizata islamike të dyshimta nga vendet arabe dhe Turqia. Për më keq Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, heshtën nuk vepruan mjaft, në parandalimin dhe ndalimin e dukurive të tilla, e aq edhe ishin të zëna në luftën e tyre të ndyrë për pushtet!
Për më keq, bisedimet gjoja teknike mes Kosovës dhe Serbisë, bisedohet për Sovranitetin dhe Integritetin territorial të Republikës së Kosovës (territor ky i aneksuar pas vitit 2001), derisa Çështja e Luginës së Preshevës, harrohet plotësisht! Madje në disa raste sërish trajtohet si çështje e brendshme e Serbisë (edhe për kundër faktit që Lugina e Preshevës është pushtuar më 16-18 tetor 1912, nga forcat pushtuese serbe, dhe që është ndarë nga Kosova më 1945 gjegjësisht me ligje të mëvonshme)! Nga e kaluara, kemi pa që mjaft kemi akuzu të tjerët që Trojet e Atdheut tonë, i kishin bë mjet këmbimi p.sh: në Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës etj!
Ne Shqipëtarët edhe sot, si edhe më parë, jemi duke pranuar hapur apo edhe heshtur bërjen mjet këmbimi të tokave tona!

Skender Jashari

04. 04. 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 409 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi